Bajram Begaj i ftuar në dasmën mbretërore Archives - Albeu.com

Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III
Presidenti, Bajram Begaj dhe zonja e Parë, Armanda Begaj, janë ftuar nga pallati mbretëor në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj 2023.

Ditën e premte, më 5 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Ëestminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

Mbreti dhe Mbretëresha do të kurorëzohen në një shërbim që do të ruajë disa elementë historikë të kurorëzimit të kaluar, por gjithashtu do të njohë frymën e kohës.

Charles do të lyhet me vaj të shenjtë, do të marrë rruzullin, unazën e kurorëzimit dhe skeptrin, më pas do të kurorëzohet me kurorën madhështore të Shën Eduardit dhe do të bekohet gjatë ceremonisë.

Camilla gjithashtu do të lyhet me vaj të shenjtë dhe do të kurorëzohet, siç ishte Nëna Mbretëreshë kur u kurorëzua Mbretëreshë në 1937.

Charles, 73 vjeç, u bë automatikisht mbret me vdekjen e nënës së tij Mbretëresha Elizabeth muajin e kaluar.

“Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut sot dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra dhe madhështinë”, tha pallati në një deklaratë.

Ceremonia, një ngjarje solemne dhe fetare e cila do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, kreu shpirtëror i Kungimit Anglikan, zakonisht vjen disa muaj pas pranimit të monarkut të ri.

Mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë, më vonë Britania dhe Mbretëria e Bashkuar, janë kurorëzuar në Westminster Abbey që nga Uilliam Pushtuesi në vitin 1066. Charles është monarku i 41-të në një linjë që e ka origjinën nga Ëilliam, dhe ai do të jetë monarku më i vjetër për t’u kurorëzuar.

Nëna e tij, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare në shtëpinë e saj të pushimeve skoceze, mban rekordin për mbretërimin më të gjatë me 70 vjet.

Mediat britanike kanë raportuar se Charles dëshiron të zvogëlojë një pjesë të madhështisë së zakonshme rreth kurorëzimit, duke pasur parasysh se vendi përballet me një krizë të kostos së jetesës.

Pallati tha se do të ruajë “elementet thelbësore” të ceremonisë tradicionale “duke njohur frymën e kohës sonë”.

Kurorëzimi i Elizabeth si mbretëreshë më 2 qershor 1953, ishte i pari që u transmetua në televizion dhe u konsiderua si një moment historik në modernizimin e monarkisë, një lëvizje që burri i saj Princi Philip thuhet se e kishte shtyrë fuqishëm.

Charles është mbret dhe kreu i shtetit jo vetëm i Mbretërisë së Bashkuar, por i 14 mbretërive të tjera duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Xhamajkën, Zelandën e Re dhe Papua Guinenë e Re.

/albeu.com/

The post Bajram Begaj  do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III appeared first on Albeu.com.