bagëtitë Archives - Albeu.com

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë. Në një njoftim për media, AUV ka kërkuar që fermerët “të evitojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë”, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes në territorin e Kosovës. AUV tutje u bëjnë thirrje të gjithë mbajtësve të kafshëve që “të mbajnë kafshët e tyre të monitoruara” dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.

“Shenjat e sëmundjes përfshijnë ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, AUV thekson rëndësinë që “të mos lejohet futja e kafshëve tjera në tufat ekzistuese”, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

“Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë,” thuhet në fund të njoftimit.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës kërkohet që të zbatohen këto urdhra:

Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;

Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;

Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);

Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 11 qershor njoftoi se ka ndaluar përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të kësaj sëmundje.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, ka njoftuar javë më parë AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”./ Monitor

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Meta tregon zgjidhjen: Është e thjeshtë, vaksinimi që nuk po kryhet
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar situatën si një katastrofë për blegtorinë shqiptare.

Ai thotë se ky sektor jetik është lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë po përballet me rrezikun e shuarjes për shkak të mungesës së subvencioneve dhe veprimit shtetëror. Sipas tij, Zgjidhja është vaksinimi, që nuk po kryhet.

Postimi i plotë:

Murtaja e bagëtive të imta është një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë i rrënuar edhe nga mungesa e subvencioneve. Zgjidhja është e thjeshtë: vaksinimi, që nuk po kryhet. Me vetëm 3 euro mund të blihen 100 doza vaksine, ose me 30 mijë euro, më pak se një shishe verë që pi në ditë Kryerilindasi, mund të shpëtohet një sektor i tërë, të gjitha tufat, stanet dhe fermat e ndërtuara me shumë mund dhe sakrificë, që rrezikojnë të shfarosen vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së një Qeverie, që paralelisht me shpopullimin e Shqipërisë po shkreton edhe blegtorinë.

The post Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Meta tregon zgjidhjen: Është e thjeshtë, vaksinimi që nuk po kryhet appeared first on Albeu.com.

Kriza e blegtorisë, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion nga mungesa e subvencioneve
Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët dhe mungesa e subvencioneve mbetet ndër arsyet kryesore që po detyron shumë blegtorë të braktisën bagëtitë dhe të largohen në emigracion.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ishte 19,547 krerë më pak se në 2020 (rënia 3%), numri i deleve ishte 59,000 krerë më pak (5%) dhe i gjethëve 25,000 krerë më pak (-7%).

I tillë është rasti i Martin Tartaraj nga fshati Topojan i Këlcyrës që për shkak të pamundësisë financiarë për të përballuar koston e rritjes së bagëtive dhe mungesës së subvencioneve ka nxjerrë për shitje kopenë me 400 krerë dhi. I kontaktuar nga Monitor, Martin Tartaraj tha se e ka të pamundur të përballojë ushqimin për kopenë e dhive, ndërkohë që nga shteti nuk iu miratua aplikimi për subvencione.

Me skemat mbështetëse parashikohen subvencione direkte për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360, 000 lekë për subjekt.

“Këtë vit në muajin shkurt aplikova për të përfituar subvencione, por kërkesa nuk u miratua dhe nuk i di arsyet e refuzimit. Ndërkohë që vjet në tokën tonë ngritëm një stallë me llamarina dhe drurë për kopenë e dhive, por u gjobitëm nga AKU me gjobë në vlerën e 1,400,000 lekëve. Në zonën tonë dimri nis shumë herët dhe me çmimet e dyfishuara të lëndëve ushqyese të kafshëve e kemi të pamundur t’i përballojmë financiarisht blerjet. Për të gjitha këto arsye jam i detyruar të nxjerr kopenë me 400 krerë dhi në shitje dhe të largohem në emigracion në Greqi apo Itali”, pohon 25-vjeçari.

Martin Tartaraj thotë se aktualisht mbajtja e bagëtive është kthyer e paleverdishme, ndërsa më parë ai prodhonte 300 litra qumësht në ditë dhe shiste 400 krerë keca.

Ervin Resuli ekspert blegtorie thotë se ka shumë fermerë që po shesin bagëtitë e tyre dhe po largohen në emigracion. “Janë të shumtë rastet e fermerëve që po shesin bagëtitë dhe po largohen në emigracion, për shkak se prej vitesh ky biznes është me humbje. Mbajtja e bagëtive për shkak të kostove të larta është kthyer e paleverdishme. Shteti duhet të ndërhyjë me politika subvencionuese për të frenuar emigrimin”, thotë ai.

Largimi i fermerëve në emigracion po dëmton edhe industrinë e përpunimit të qumështit. Kompanitë përpunuese shprehen se prej muajsh janë në vështirësi të gjetjes së qumështit dhe çmimit të lartë për shkak të kostove të shtrenjtuara për mbajtjen e bagëtive.

Sipas të dhënave të INSTAT totali i qumështit të grumbulluar në 2021 ishte me rënie rreth 4% në raport me 2020, ndërsa grumbullimi i qumështit të lopës pësoi rënie 7%, i dhisë u rrit 8% dhe i deles u rrit 26%./MONITOR

Burimi: INSTAT

The post Kriza e blegtorisë, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion nga mungesa e subvencioneve appeared first on Albeu.com.