babai i xneseit te plagosur Archives - Albeu.com

“A shpëtuan?” babai i nxënësit të plagosur nga krimi në Deçan: I thashë djalit se jetojnë në parajsë!
Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan, ka bërë një postim prekës për djalin e tij dhe bashkëmoshatarët e tij, që vdiqën pas një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan.

Ai ka njoftuar se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh t’i them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në Gllogjan.

Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Express

The post “A shpëtuan?” babai i nxënësit të plagosur nga krimi në Deçan: I thashë djalit se jetojnë në parajsë! appeared first on Albeu.com.