Babai i Naim Murselit Archives - Albeu.com

Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, në sesionin e pasditës po jep mbrojtjen i akuzuari Plava, i cili tha se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Murselin, i cili i kishte premtuar se do ta nxjerrte nga burgu pas dy vitesh, me pretendimin se është person që ka pushtet.

Plava tha se nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë në Polici dhe se sot do ta thotë të vërtetën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Atë deklaratë që e kam dhënë ka qenë nën presion të policisë”, tha Plava, duke shtuar se deklaroi sipas marrëveshjes që kishte me Murselin, dhe i ishte thirrë ambulanca dhe ia kishin dhënë një ineksion.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (që do ta vriste), edhe m’ka thanë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurgjë tjetër. Unë pa u ba dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava.

Sipas tij, Murseli i ka thënë se për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behgjet Pacolli.

“Me fjalë të Naimit qysh m’ka thanë Naimi, m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, më ka thanë. Nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet”, u shpreh Plava.

Ai pretendon se Murseli i ka ofruar punë, pagë 1300 euro, një veturë G-Classs. Tha se kur e ka pyetur se kë do ta vriste, Naimi i kishte thënë se nuk ka nevojë ta dijë vetëm të marrë përgjegjësinë.

Më tutje, Plava thotë se deklaratën në Polici e kishte dhënë ashtu sikurse ishte marrë vesh me Naim Murselin.

Dy të akuzuarit tjerë ai tha se i njeh- Kokallën për shkak se janë nga i njëjti fshat, kurse Murselin e njeh më pak.

I akuzuari thotë se me Naim Murselin është takuar 7-8, dhe se ditën kritike janë takuar pikërisht për këtë marrëveshje.

Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.

“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodh. Gjithmonë ka thënë se është ja serbe ja boshnjake, veç ti ki me marrë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

Paraprakisht, Plava tha se është i gjendjes së dobët ekonomike dhe se ka qenë punëtor krahu. Tha se më parë nuk ka qenë i dënuar apo i ndjekur për ndonjë vepër penale. /BetimipërDrejtësi/

The post Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast appeared first on Albeu.com.

Babai i Naim Murselit zbulon bisedën e fundit me Liridonën: Djalin tim e njihnin Dua Lipa dhe Rita Ora
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH ka rikonfirmuar takimin me djalin e tij në burg dhe ka hedhur poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të të birit.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naimit.

Pjesë nga intervista:

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

The post Babai i Naim Murselit zbulon bisedën e fundit me Liridonën: Djalin tim e njihnin Dua Lipa dhe Rita Ora appeared first on Albeu.com.

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë,” tha Shaban Murseli.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, dje është arrestuar edhe personi i katërt lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, që dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Telegrafi/

The post Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë appeared first on Albeu.com.

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin
Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik. Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Indeksonline ka kontaktuar babanë e Naimit, Shaban Murselin, i cili tha se dje ishte vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës. Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka  se çfarë të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhur sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “ne kërkojmë gjak”. Thonë se duan përmes Kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem me i thanë dikujt “mos më vrit”.

Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj. S’kam zgjidhje. Policia më ka thënë që pas çdo lëvizjeje, çdo mesazhi, na lajmëroni. I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë.

Iu thashë që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tani kam dy patrulla të policisë që janë duke e ruajtur shtëpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mua të më vrasin kur të duan” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë. Por një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.

Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë” ka thënë Leonardi për Indeksonline.

The post “Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin appeared first on Albeu.com.

Arsyeja e vrasjes së Liridonës? Babai i Naim Murselit flet për një sekret
Babai i Naim Murselit, në një intervistë për gazetaren Blerta Dalloshi për emisionin “Opinion” është pyetur lidhur me detajet dhe dyshimet që qarkullojnë tashmë lidhur me vrasjen e Liridona Ademit.

Ndër të tjera ai është pyetur për pistën e një biseksualizmi të dyshuar të të birit, që mund të jetë zbuluar nga ana e Liridonës.

Shaban Murseli e ka mohuar këtë mundësi, ndërsa është shprehur se megjithatë një sekret i zbuluar nga Liridona mund të ketë qenë shkak për vrasjen.

Pjesë nga intervista me Shaban Murselin

Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.

Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtretën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.

Po fëmijët, i kërkojnë prindërit?

Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.

Keni komunikuar me ta?

Është gjendje e tensionuar, të vetmin komunikim e kam pas, ja dërgova një mesazh kisha dëshirë me marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.

A lanë patur ndonjë herë telashe?

Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë patur mosmarrëveshje.

Sa i përket financave është në borxhe?

Unë nuk e di të ketë borxhe, e ka patur një presion por prej kujt nuk e di.

Mund të jetë ndonjë sekret?

Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.

The post Arsyeja e vrasjes së Liridonës? Babai i Naim Murselit flet për një sekret appeared first on Albeu.com.