babai i aldi rames Archives - Albeu.com

“E kanë tërhequr zvarrë”, babai i Aldi Ramës i përlotur ngre akuza të rënda: Ambulanca ka ardhur me 10km/h
Babai i Aldi Ramës, Rufani, ka hedhur akuza të forta ndaj ambulancës së Lezhës por edhe ndaj efektivëve të policisë.

Sipas tij trupi i djalit të tij, Aldi Ramës, është tërhequr zvarrë, pasi ishte tepër i dhunuar.

Ai gjithashtu shtoi se ambulanca është vonuar jashtëzakonisht shumë, pasi ka ardhur në vendngjarje më një orë vonesë.

“Ambulanca ka vonuar, duhej të vinte për 10 minuta dhe ka bërë 1 orë”. Kështu u shpreh sot babai i Aldi Ramës, Rufan Rama, për emisionin “Shqipëria Live”, teksa fliste për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.

Teksa u shpreh se kishte 3 vite pa e parë djalin e tij, Rufani tha se hoxha në varrim i kishte thënë që nuk ishte mirë ta shikonte.

“Kisha 3 vite pa e parë djalin, nuk donin të më linin ta shihja. Hoxha më tha nuk është mirë ta shohësh. Djali im ishte i dhunuar, zvarrë e kanë tërhequr? Ambulanca ka ecur me 10km/h, ka vonuar për t’i dhënë ndihmën e duhur”, tha Rufani.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Pas një informacioni të marrë, policia e Lezhës u nis për operacion në një parcelë kanabisi. Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me dy pjesëtarë të patrullës kundër kultivimit të kanabisit shkoi menjëherë në vendngjarje.

Gjatë operacionit ata asgjësuan mbi 100 rrënjë kanabisi dhe më pas pikasin një automjet, brenda së cilit ndodheshin tre persona.

Pasi ndaluan mjetin, policia i kërkon dokumentet shoferit dhe më pas zbresin edhe pasagjerin. Ndërkohë, vrasësi i Hoxhës, Aldi Rama refuzon të zbresë nga automjeti.

“S’ke shance të më kontrollosh ti mua,” mësohet t’i ketë thënë Rama nënkomisarit para se të nxirrte armën dhe ta qëllonte për vdekje./albeu.com

The post “E kanë tërhequr zvarrë”, babai i Aldi Ramës i përlotur ngre akuza të rënda: Ambulanca ka ardhur me 10km/h appeared first on Albeu.com.

Pas nënës flet nga burgu babai i Aldi Ramës: Nuk jemi terroristë, por të varfër! Gjithsesi falenderoj RENEA-n
Pas vdekjes së të birit, Rufat Rama, i ati i Aldi Ramës, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që përfundoi me dy viktima.

Rufat Rama ka folur në një lidhje me telefon për “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që mori jetën e policit dhe 21-vjeçarit. Babai i të riut që ekzekutoi efektivin në krye të detyrës fajëson shtetin se po vret rininë me varfëri e papunësi.

Nuk hezitoi të falënderonte RENEA-n që bëri të pamundurën të shpëtonte jetën e djalit të tij, ndërsa shpjegoi se kishte menduar të thyente ligjet e të merrte djalin në Greqi për ta larguar nga shoqëria e keqe, por nuk ia kishte dalë.

Teksa po shprehte ngushëllimet për familjen e të ndjerit Saimir Hoxha, Rufat Rama u përlot… Më e vështirë për të është t’i tregojë prindërve të tij se Aldi ka ndërruar jetë pasi e dinë se ndodhet në burg. Sipas Rufat Ramës, nuk kanë informacion për ngjarjen e rëndë sepse jetojnë në varfëri dhe nuk kanë televizor.

Fjala e plotë e Rufat Ramës:

Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.

Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.

Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.

Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…

Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.

Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër./albeu.com

The post Pas nënës flet nga burgu babai i Aldi Ramës: Nuk jemi terroristë, por të varfër! Gjithsesi falenderoj RENEA-n appeared first on Albeu.com.