azilkerkuesit shqiptare Archives - Albeu.com

Home Office rrëzon marrëveshjen Çuçi-Patel! Azilkërkuesit shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Angli nuk deportohen
Një kthesë të fuqishme duket se po njohin qëndrimet e Britanisë së Madhe ndaj emigracionit dhe azilkërkuesve pas fitores së zgjedhjeve brenda konservatorëve nga kryeministrja e re Liz Truss.

Vetëm pak ditë pasi u njoftua se po diskutohet një plan i ri për të furnizuar me punëtorë të kualifikuar edhe për profesione jo të nivelit të lartë, Britaninë e Madhe nëpërmjet lehtësimit të skemës së vizave dhe sistemit të pranimit, një tjetër vendim i rëndësishëm është marë.

Siç raporton TheGuardian, vendimi lidhet në veçanti me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nëpërmjet kanalit të “La Manshit” me gomone për të mbërritur në ishull dhe për të cilët ishte hartuar një skemë dëbimi nga ish-ministrja e Brendshme, Priti Patel.

Por, Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë.

Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësinë e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk hyjnë, por mbërrijnë dhe duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët që mbërrijnë”, thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”, mësohet të ketë thënë një zëdhënës i Home Office, kur ka konfirmuar letrën.

Për mediat britanike pas vendimit të Home Office, foli themeluesja e organizatës së mbrojtjes së emigrantëve “Care4Calais”, Clare Moseley.

“Blitz-i PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, deklaroi Moseley.

Sipas saj, qeveria britanike “nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, ka kryer një tërheqje të rëndësishme.

“Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të presin përgjigje për të në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e mirësjelljes njerëzore”, shtoi Moseley.

Ndërkohë, më herët Home Office e kishte mbrojtur marrëveshjen Patel-Çuçi për përshpejtimin e procedurave të largimit të shqiptarëve duke pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin bërë rrugën e tyre nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin.

Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan teksa mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 që kaluan “La Manshin” në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Home Office rrëzon marrëveshjen Çuçi-Patel! Azilkërkuesit shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Angli nuk deportohen appeared first on Albeu.com.

“Ndaleni avionin, do vras veten”, azilkërkuesi shqiptar refuzon dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda (VIDEO)
Një shtetas shqiptar që është dëbuar nga Britania e Madhe, ka kundërshtuar me forcë vendimin.

Ka qenë plani i qeverisë së Britanisë së Madhe për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, i cili është anuluar në minutën e fundit pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë, që ka sjellë këtë situatë të tensionuar.

Deri në shtatë persona që kishin mbërritur në Britani për të kërkuar strehim pritej të largoheshin në vendin e Afrikës Lindore një orë e gjysmë përpara se fluturimi të nisej.

Mes tyre një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për TheGuardian se ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.

Media britanike shkruan se 26-vjeçari shqiptar ishte një prej shtatë azilkërkuesve që nisën sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Pjesa tjetër përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez, të cilët mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në mes të majit.

Ndërkohë djali shqiptar tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”.

Burri tha se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.

“Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj. Unë kam një djalë në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse më dërgojnë në Ruanda, nuk do të mund ta shoh. Kam shumë stres dhe unë dhe djali im kemi një situatë shumë të keqe të shëndetit mendor. Familja ime në Iran është shumë e shqetësuar për atë që po më ndodh. Gjithmonë kam menduar se këtu ka drejtësi, por nuk kam gjetur drejtësi në këtë vend”, tha një nga burrat iranianë.

“Isha i përfshirë në politikë paqësore, demokratike kundër regjimit iranian. Qeveria e ekzekutoi kushëririn tim dhe e mbajti e torturoi xhaxhain tim për katër vjet. Nëse do të qëndroja në Iran, do të më ekzekutonin gjithashtu, ose të paktën do të më dënonin me 30 vjet burg. Ika nga një regjim brutal. Unë nuk jam kriminel. Dua që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të dijë se unë dua të jetoj vetëm në paqe. Për shkak të marrëdhënieve të mira diplomatike midis Iranit dhe Ruandës, unë jam i shqetësuar se nëse më dërgojnë në Ruanda … qeveria e Ruandës do të më kthejë në Iran”, tha një tjetër iranian.

The post “Ndaleni avionin, do vras veten”, azilkërkuesi shqiptar refuzon dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët po “ja mbathin”, vendi ynë i pari në listën e vendeve azilkërkuese në Francë
Shqipëria u rendit e para në listë për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Francë.

Ajo la pas 12 vende të tjera, të cilat po ashtu kishin një numër të lartë azilkërkuesish në Francë.

Lista u publikua nga OFPRA.

Në listë vendet e  publikuara mund të konsiderohen si vende të sigurta të origjinës, në lidhje me garancitë e mbrojtjes që autoritetet e këtyre vendeve ofrojnë kundër persekutimit dhe keqtrajtimit si dhe sanksionet që në rast të një shkelje e provuar e të drejtave individuale, ato përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të OFPRA .

“Franca është një nga vendet më të mira për të kërkuar azil në Evropë pas Gjermanisë, e cila pret të marrë vetëm 200,000 kërkesa për azil ne vit”,– thuhet në një deklaratë të drejtorit të OFPRA.

Lista e vendeve:

Republika e Shqipërisë

Republika e Armenisë

Bosnjë dhe Hercegovinë

Republika e Kepit të Verdës

Gjeorgjia

Republika e Indisë

Maqedonia e Veriut

Republika e Mauritius

Republika e Moldavisë

Republika e Mongolisë

Republika e Malit të Zi

Republika e Serbisë

Republika e Kosovës/albeu.com/

The post Shqiptarët po “ja mbathin”, vendi ynë i pari në listën e vendeve azilkërkuese në Francë appeared first on Albeu.com.