azilkerkuesi Archives - Albeu.com

Kufizime ndihmës financiare për azilkërkuesit në Gjermani
Kur Erdina Laca del për të blerë ushqime në qytetin gjerman Eichsfeld, ajo përdor për të paguar një kartë të posaçme që është vetëm për azilkërkuesit.

Ajo nuk paguan më me para të thata për mollët, vezët dhe peshkun, siç bëjnë shumica e gjermanëve që qëndrojnë në radhë bashkë me të.

45-vjeçarja mbërriti nga Shqipëria së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre dhe aplikuan për azil në Gjermani në shtator. Familja jeton tani në bashkinë Eichsfeld të landit Thuringia, në lindje të vendit. Ata janë ndër të parët në Gjermani që filluan ta marrin gjysmën e ndihmës financiare drejtpërdrejt në një kartë.

“Me gjysmat e parave që gjenden në kartë, mundem të blej ushqime, ndërsa me gjysmën tjetër në para të thata mund të blej në dyqane çfarë nevojitet tjetër për veten dhe fëmijët”, thotë zonja Laca.

Rregulli i ri që u miratua nga parlamenti muajin e kaluar, parashikon që azilkërkuesit ta marrin ndihmën financiare nëpërmjet kartave, të cilat mund t’i përdorin nëpër dyqane dhe për të paguar për shërbimet. Ata do të mund të tërheqin vetëm shuma të kufizuara parash dhe nuk do t’u lejohet t’i transferojnë paratë jashtë Gjermanisë. Synimi është që t’u ndalohet emigrantëve dërgimi i parave për familjarët apo miqtë jashtë vendit, apo për trafikantët e qenieve njerëzore.

Organizatat për të drejtat e emigrantëve i kanë kritikuar rregullat e reja si diskriminuese, në veçanti pasi po zbatohen në një vend që vazhdon të preferojë përdorimin e parave të thata, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Disa biznese në Gjermani, në veçanti restorantet, shpesh nuk pranojnë të paguhen me karta.

Aktivistët për të drejtat e emigrantëve thonë se njerëzit që u largohen luftërave dhe persekutimit nuk do të dekurajohen nga ardhja në Gjermani, vetëm për shkak se ndihma financaire nuk do t’u jepet më vetëm në para të thata. Aktivistët thonë se këto karta në të vërtetë do t’i veçojnë në publik emigrantët dhe se ata mund të refuzohen më tej nga pikëpamja sociale.

Gjermania është përpjekur prej muajsh të frenojë emigracionin dhe masat e reja u morën vetëm disa javë para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian më 9 qershor.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shfrytëzuar qëndrimin e ashpërsuar të gjermanëve ndaj emigrantëve. AfD-ja, e cila mban një qëndrim kundër emigracionit, pritet të marrë mbështetje më të madhe se niveli 10.3% që fitoi gjatë zgjedhjeve të fundit federale në vitin 2021.

Qëndrimet ndaj emigracionit janë ashpërsuar në Gjermani pasi kanë mbërritur një numër i madh azilkërkuesish, krahas refugjatëve nga Ukraina, dhe autoritetet lokale kanë vështirësi për t’u siguruar atyre strehim.

Numri i personave që aplikuan për azil në Gjermani vitin e kaluar arriti në mbi 350 mijë, një rritje me mbi 50% krahasuar me një vit më parë. Numri më i madh i azilkërkuesve ishin nga Siria, të pasuar nga turqit dhe afganët.

Në janar, ligjvënësit miratuan legjislacionin që synon të lehtësojë dëbimin e azilkërkuesve të cilëve nuk u miratohet aplikimi. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë vazhdimisht se autoritetet duhet t’i përshpejtojnë deportimet.

Gjermania, si disa vende të tjera evropiane, gjithashtu ka filluar të klasifikojë disa vende, si Moldavia dhe Gjeorgjia, si “vende të sigurta të origjinës” – që do të thotë se azilkërkuesit nga këto vende mund të refuzohen dhe të dëbohen më shpejt se në të kaluarën./voa

The post Kufizime ndihmës financiare për azilkërkuesit në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Iu refuzua kërkesa për azil, hetuesit i përgjojnë postën të riut shqiptarë dhe e vënë nën akuzë
Një azilkërkues i dështuar shqiptar organizoi të dërgonte dokumente të rreme identiteti greke në adresën e shtëpisë së tij në Qarkun Durham në një përpjekje të paligjshme për të gjetur punë.

Gjykata e Durham Crown dëgjoi se Julian Çela, shtetas shqiptar, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor 2021 dhe paraqiti një kërkesë për azil. Timothy Jacobs, procedues, tha se teksa u arratis nga adresa ku ishte vendosur nga autoritetet e imigracionit ndërsa po shqyrtohej kërkesa për azil, hetimet vazhduan. Zoti Jacobs tha se oficerët e Forcave Kufitare përgjuan një paketë postare, të dërguar nga kryeqyteti grek Athina dhe drejtuar “Niko Vasili” në një adresë me një kod postar në Hartlepool.

Nga ekzaminimi i asaj pakete u zbulua se ajo përmbante një leje drejtimi dhe pasaportë greke në emër të Niko Vasilit, plus një pasaportë tjetër me një emër tjetër grek. Pakoja u rivulos dhe u postua në vazhdim, duke mbërritur në adresën ku jetonte Cela, në Fourth Street, Blackhall, County Durham, më 27 nëntor. Çela u arrestua menjëherë dhe i dha emrin “Niko Vasilit” para se të dilte në dritë identiteti i tij i vërtetë.

Z. Jacobs tha se fotografitë në dokumentet e rreme që pretendohet të jenë “Vasili” ishin ato të të pandehurit. Pas arrestimit të tij u kontrollua adresa dhe u gjetën dokumente të tjera të rreme identiteti greke, me fotografi të tij. Kur u intervistua më pas, Cela mohoi të kishte njohuri për dokumentet false.

Por, në seancën e 21 dhjetorit për pranimin e fajësisë, në gjykatë, duke u paraqitur përmes video-lidhjes nga HMP Durham aty pranë, ku ishte në paraburgim që nga akuza, i pandehuri 23-vjeçar pranoi dy akuza për posedim të dokumenteve të identitetit me qëllime të paligjshme. Kur çështja u kthye përpara gjykatës për dënim të premten (5 janar), seancës iu tha se përfaqësuesit e Home Office ishin të pranishëm në galerinë publike për të vëzhguar procedurat.

Martin Scarborough, avokat, tha se pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor 2021, i pandehuri kishte qëndruar në Birmingham dhe Liverpool, por ishte vetëm në adresën e Blackhall për rreth gjashtë javë përpara se të arrestohej. Z. Scarborough tha se për shkak të statusit të tij të imigracionit ishte e vështirë për Celën të gjente punë legjitime në këtë vend.

Gjykatësi Jo Kidd tha se sapo i pandehuri u arratis nga adresa që i ishte caktuar fillimisht, ai po qëndronte në mënyrë të paligjshme në MB pasi kërkesa e tij u hodh poshtë. “Ju keni marrë një vendim të qëllimshëm për të kërkuar dokumentacion të rremë identiteti nga Greqia. Ju e dinit se nuk kishit të drejtë ligjore të jeni në MB. “Ju kërkuat dokumentacion në dy emra të ndryshëm dhe, më thanë, qëllimi ishte të siguronit atë dokumentacion të rremë që të mund të punësoheshit”.

Gjyqtarja Kidd tha se do të kishte vendosur një dënim 16-mujor pas gjyqit, por ajo e reduktoi atë në 12 muaj për të pasqyruar pranimin e tij fajtor në paraqitjen e parë në gjykatën e kurorës. Ajo tha se pas lirimit të tij në mes të dënimit do të dëbohet automatikisht dhe do të riatdhesohej në Shqipëri.

The post Iu refuzua kërkesa për azil, hetuesit i përgjojnë postën të riut shqiptarë dhe e vënë nën akuzë appeared first on Albeu.com.

Britania zhvendos azilkërkuesit në një zonë ushtarake, mes tyre edhe shqiptarët
Britania filloi të zhvendosë sot disa emigrantë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia Laburiste e opozitës, momentalisht gëzon një epërsi të fortë në anketat e opinionit.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

Vendimi ka ndarë komunitetet lokale, me disa që e cilësojnë kushtet e strehimit për shtetas që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani, ose Shqipëria, si çnjerëzore.

Të tjerë janë zemëruar nga ndikimi te shërbimet lokale dhe janë të shqetësuar nëse vendet ku do të strehohen migrantët do të bëhen objektiva për protesta.

Një person që ka njohuri për situatën tha se emigrantët e parë kishin filluar të arrinin sot në ndërtesën platformën lundruese, rreth mesditës, ndërsa të tjerë priten të mbërrinin më vonë gjatë ditës.

Më shumë se 50,000 azilkërkues po jetojnë në hotele në Britani pasi bënë pjesën e fundit të udhëtimit të tyre me gomone të vogla nga Franca. Qeveria thotë se hotelet kushtojnë 7.6 milionë dollarë në ditë.

Ministrja e Brendshme, Sarah Dines tha për televizionin ‘Sky Neës’ se dërgimi i migrantëve në zona ushtarake dërgon një mesazh se Britania do të ofrojë “strehimin e duhur, por jo luksoz” për të ardhurit në mënyrë të paligjshme. /VOA

The post Britania zhvendos azilkërkuesit në një zonë ushtarake, mes tyre edhe shqiptarët appeared first on Albeu.com.