azilkerkues Archives - Albeu.com

Britani / Dy azilkërkues në Britani kërcënuan se do të vetëvriteshin
Është publikuar një video ku tregon dy azilkërkues teksa kërcënojn se do të hidhen nga një ndërtesë në një bazë të ish-RAF, e cila ishte shndërruar në një vend strehimi. Skenat tronditëse vijnë mes paralajmërimeve për një krizë të shëndetit mendor në vendstrehimin e RAF Wethersfield mes një rritje të vetëdëmtimit dhe përpjekjeve për vetëvrasje.

Kjo nuk është rasti i vetëm pasi ka pasur midis 5 dhe 10 përpjekje për vetëvrasje dhe 10 incidente të vetëlëndimit vetëm në janar 2024 në vendstrehimin në Essex, sipas organizatave bamirëse që operojnë në vend. Aazilkërkuesit shihen duke qëndruar në katin e tretë të një ndërtese duke paralajmëruar se do të hidhen, ndërsa shërbimet e urgjencës i rrethojnë. Ndërkohë burrat komunikojnë nga parvazi me rojet e sigurisë.

Video të tjera tregonin rojet e sigurisë duke debatuar me disa azilkërkues. Ndërsa një tjetër skenë tronditëse tregon një burrë që pretendon se ka ikur nga talebanët dhe i thotë një gazetari të gjithë donin të vrisnin veten. Wethersfield është shtëpia aktuale e 580 meshkujve dhe është një nga vendet e akomodimit masiv që përdoret së bashku me hotelet për të strehuar azilkërkuesit, ndërsa ata presin që kërkesa e tyre të shqyrtohet.

Për shkak të vendndodhjes së tyre të largët larg komuniteteve lokale, ato kanë rezultuar të diskutueshme. Vende të tjera përfshijnë Bibby Stockholm në Dorset, e cila ka funksionuar që nga vera e kaluar. Në dhjetor, azilkërkuesi Leonard Farruku u gjet i vdekur në Bibby Stockholm, me policinë që konfirmoi se nuk kishte rrethana të dyshimta.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2024/06/02/2556004489414331793/1024x576_MP4_2556004489414331793.mp4

The post Britani / Dy azilkërkues në Britani kërcënuan se do të vetëvriteshin appeared first on Albeu.com.

VOA: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37.

Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.

Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje.

Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.

Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kështë në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.

Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptaërve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Ndërkohë këtë vit nurmi i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme./VOA

The post VOA: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së
Ndërsa ritmet e kërkesave për azil janë ulur ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në raport me 2022, shtetasit shqiptarë vijojnë të përballen me kërkesa të larta për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Sipas Eurostat, 1975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas Indisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit. I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia (110) dhe Austria (115).

Europa

Sipas Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2023, ishin 27 880 shtetas nga vendet joanëtare të BE, të kthyer në një vend tjetër (përfshirë në vendet e tjera të BE-së), pas një urdhri për t’u larguar. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm (TM4 2022), kthimet u rritën, por vetëm pak, me 0.4%, por nëse krahasojmë shifrat me të njëjtin tremujor të 2022, kthimet u rritën ndjeshëm, me 37%.

Në të njëjtin tremujor, 111 275 shtetas nga vendet jashtë BE-së, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, që tregon një rënie prej 10%, krahasuar me TM4 2022. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, ky numër u rrit me 24%.

Kthimet e raportuara nga vendet e BE-së

Në rastin e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190. Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve.

Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).

Gjeorgjianët (2 465) kryesuan listën e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, që u kthyen në një vend tjetër, në tremujorin e parë të 2023, të ndjekur nga indianët (2 250), shqiptarët (1 975), turqit (1 365) dhe moldavët (1 250).

Urdhrat për largime të lëshuar nga vendet e BE-së

Në tremujorin e parë të vitit 2023, midis vendeve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj: 37 860 persona, që përfaqësojnë 34% të totalit.

Franca u pasua nga Gjermania (9 905), Holanda (7 500), Italia (6 920), Belgjika (6 470) dhe Greqia (6 350).

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022, Hungaria regjistroi rritjen më të lartë relative të numrit të personave të urdhëruar të largoheshin (+178%), duke u rritur nga 625 në 1740.

Për sa i përket shtetësisë së njerëzve, të urdhëruar të largohen nga një territor i një vendi të BE-së, marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245)./monitor

The post Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së appeared first on Albeu.com.

BE planifikon procedura më të shpejta për azilkërkuesit
27 ministrat e brendshëm të BE-së negociuan të enjten gjatë gjithë ditës në takimin e Këshillit në Luksemburg, në mënyrë që të mund të miratonin një reformë gjithëpërfshirëse të procedurave të azilit dhe menaxhimit të imigracionit, të përgatitur prej vitesh. “Ka dritë në fund të tunelit,” tha një delegat nga negociatat ende në vazhdim pas gati 12 orësh diskutimi. Kryetarja suedeze e Këshillit, Maria Malmer Stenergard, kishte ndërprerë seancat tre herë dhe disa herë i kishte ndryshuar tekstet pas deklaratave të refuzimit nga delegacionet.

Më pas, më në fund, vendet e mëdha anëtare të BE si Gjermania dhe Italia ishin në bord, por jo ato më të voglat. Vendimi në fund nuk u mor unanimisht, por nga shumica e kualifikuar e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së. Polonia dhe Hungaria, të cilat ende nuk duan të respektojnë rregullat e përbashkëta të BE-së për migracionin, votuan kundër.

Për vite me radhë, shtetet anëtare të BE-së kanë luftuar për reformën e azilit. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në Luksemburg, megjithëse nuk arritën të arrijnë unanimitet.

Planet kërkojnë trajtim dukshëm më kufizues të migrantëve pa asnjë perspektivë qëndrimi. Marrëveshja lejon procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të Evropës për herë të parë, në mënyrë që njerëzit me pak mundësi për të qëndruar në BE as mos të hyjnë as në BE. Për këtë do të krijohen qendra azili pranë kufijve. Nga atje, emigrantët do të dëbohen drejtpërdrejt.

Prano ose paguaj

Ministri polak i Brendshëm, nacional-konservatori Mariusz Kaminski, për shembull, njoftoi se Polonia nuk do t’i paguajë kompensim një fondi të BE-së për azilkërkuesit që nuk pranohen. Ky kompensim, 20000 euro për azilkërkues, është i detyrueshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, nëse një vend nuk mirëpret aq azilkërkues sa duhet sipas popullsisë së tij.

Ekspertja e migracionit, Helena Hahn, nga Qendra e Politikave Evropiane, dyshon se sistemi i ri do të funksionojë mirë: “Ne pamë deri në fund që u ndesh me rezistencë nga disa shtete anëtare, përfshirë Poloninë. Ata thonë se këto kosto janë shumë të larta. Kjo është arsyeja pse mund të presim më shumë opozitë”.

Vendet me një normë pranimi nën 20 përqind

Pavarësisht kundërshtimit masiv ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet shumë të ngarkuara të hyrjes së parë si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser beson se vendimi i marrë në Luksemburg është një vendim “historik” që nuk ishte i lehtë për askënd.

Kush preket nga procedurat kufitare?

Procedurat në kufijtë e jashtëm fillimisht do të zbatohen vetëm për migrantët nga vendet, shkalla e njohjes së të cilëve është nën 20% mesatarisht në BE; pra kërkesa e të cilëve është haptazi e pabazuar, sepse ata vijnë nga një vend relativisht i sigurt. Kjo ka të bëjë, për shembull, për njerëz nga Turqia, India, Tunizia, Serbia apo Shqipëria. Procedurat duhet të zgjasin maksimumi dymbëdhjetë javë.

Shumica e refugjatëve – për shembull nga Siria, Afganistani apo Sudani – pritet të vazhdojnë të kenë të drejtën për një procedurë normale. Vitin e kaluar, rreth 966.000 kërkesa për azil u depozituan në BE, nga të cilat më shumë se një në katër – 252.000 – u bënë në Gjermani.

Kthimi në vendet e treta

Personat, kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar gjatë procedurës kufitare, sipas rregullave të reja, mund të kthehen shpejt në vendin e tyre të origjinës ose në vende të tjera të treta.

Në të ardhmen, shtetet dëbuese, pra Greqia dhe Italia, mund të vendosin vetë nëse një vend i tretë është i përshtatshëm për riatdhesim. Nuk do të ketë më një listë në mbarë BE. Italia, Greqia dhe Austria këmbëngulin që emigrantët e refuzuar të deportohen në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta. Këto vende përfshijnë për shembull Tunizinë ose Shqipërinë.

Gjermania donte ta parandalonte këtë nëse të dëbuarit nuk kishin lidhje të ngushta me këto vende të treta, për shembull nëpërmjet familjes së tyre. Por sipas Komisionit Evropian dhe Presidencës suedeze të Këshillit, mjafton që emigrantët thjesht të kenë kaluar tranzit nëpër një vend.

Cili është qëndrimi i qeverisë gjermane?

Qeveria gjermane dëshiron të bëjë ndryshime në marrëveshjen e fundit evropiane të azilit. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit e bëri të qartë në Berlin se donte të përfitonte nga negociatat e ardhshme me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Hebestreit tha në Berlin se marrëveshja ishte një kompromis në të cilin duheshin gëlltitur pilula të hidhura. Për qeverinë gjermane, ndryshimet e dëshiruara synojnë mbi të gjitha mbrojtjen më të mirë të familjeve me fëmijë të mitur. Hebestreit iu referua notës së protokollit që qeveria gjermane hartoi për këtë temë në bashkëpunim me Luksemburgun, Portugalinë dhe Irlandën.

Si është pritur kompromisi?

Organizata Pro Asyl e sheh kompromisin si një “sulm frontal ndaj të drejtës për azil”. Drejtori i departamentit evropian të organizatës për të drejtat e njeriut, Kopp, e ka quajtur në Redaktionsnetzwerk Deutschland një “gabim historik” të koalicionit tringjyrësh në pushtet në Gjermani. Amnesty International u shpreh në të njëjtin drejtim.

Hungaria dhe Polonia duan ta rikthejnë këtë temë në agjendën e samitit evropian më 29 dhe 30 qershor në Bruksel. Përveç kësaj, vendet e BE ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Parlamentin Evropian. Kjo konsiderohet shumë e vështirë, pasi pozicionet ndryshojnë “me kilometra” sipas diplomatëve. Qeveria gjermane po bën presion që reforma e azilit të përfundojë përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024./dw

The post BE planifikon procedura më të shpejta për azilkërkuesit appeared first on Albeu.com.

Grindje për azilkërkuesit para samitit të posaçëm në Gjermani
Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit – këtë kërkojnë krerët e landeve gjermane nga qeveria gjermane e koalicionit para samitit të planifikuar të qeverisë gjermane me landet.

Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme Faeser i sheh kërkesat me sy kritik. Para samitit të posaçëm të mërkurën (10.05.) kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë. Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein kërkoi në një bisedë me rrjetin redaksional gjerman “Redaktionsnetzwerk Deutschland” më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet.

“Federata duhet të paktën dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh”, tha politikani i CDU-së. Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve. Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet tek shifrat e refugjatëve. “E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës”, thekson Rhein. Sepse federata vetë është përgjegjëse për të kontrolluar dhe kufizuar migracionin, sipas tij. Nga samiti i federatës dhe landeve duhet të dalë sinjali i qartë “që qeveria federale më në fund duhet ta nxjerrë kokën si struci nga rëra, të kuptojë emergjencën e komunave dhe të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët. Edhe nga kryeministrat e landeve nga partitë qeverisëse kanë ardhur kritika. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë, se “federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lerë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë në krizën e refugjatëve”. Kurse kryeministrja e landit të Zarës, Anke Rehlinger (SPD) propozon që “mjetet e papërdorura për mbështetjen e banimit” të vihen në përdorim “për të krijuar mundësi banimi të përballueshme financiarisht, që përkohësisht të përdoren për strehimin e refugjatëve”.

Ndërsa kryeministri bavarez, Markus Söder është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnëazilkërkuesit e refuzuar, psh duke shkurtuar ndihmat. Sipas Söder komunat dhe landet kanë arritur limitet e kapaciteteve të tyre në lidhje me migrimin. “Nevojitet financim më i madh i komunave, një kontrollim më i mirë i migracionit dhe mundësi të tjera strehimi nga federata.” Nga ana tjetër duhet të zgjerohet më tej numri i shteteve të shpallura si shtete origjinë të sigurta. “Qeveria federale duhet më të fund të kujdeset për të kontrolluar migracionin. Nëse ne në Gjermani nuk jemi të aftë të veprojmë kjo do të rrënojë gjithnjë e më shumë besimin tek demokracia”, ka thënë kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) tregohet optimiste para takimit. Ajo shikon shanse të mira për një zgjidhje nëpolitikën e migracionit brenda BE, është shprehur Faeser për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Unë dua që ne si europianë të veprojmë së bashku, megjithë kundërshtitë.”. Sipas Faeser bllokada disavjeçare brenda BE është thyer. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet origjinë. Por Faeser mbetet skeptike ndaj kërkesave për shume fonde nga federata për landet gjermane./dw

The post Grindje për azilkërkuesit para samitit të posaçëm në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i azilkërkuesve në BE nga Ballkani Perëndimor
Afër 966.000 persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian më 2022, që janë 50 për qind më shumë se më 2021. Kjo është shifra më e lartë e azilkërkuesve që nga kriza me refugjatë më 2013, tha Agjencia për Azil e BE-së (EUAA) më 22 shkurt.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë mbi 4 milionë refugjatë ukrainas që kanë marrë status të posaçëm të mbrojtjes së përkohshme nga BE-ja në marsin e vitit të kaluar.

Shumica e kërkesave për azil u bënë nga sirianët, afganët dhe turqit, por numri i aplikimeve nga Ballkani Perëndimor, veçmas nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po ashtu u rrit, tha EUAA.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 3.197 banorë të Kosovës aplikuan për azil dhe kjo e drejt iu njoh 8 për qind prej tyre. Prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, 727 ishin kërkesa të përsëritura për azil.

Numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës ka shënuar rritje më 2022, pasi në vitin paraprak për azil në BE kishin aplikuar 2.360 persona.

Ndërkaq, më 2019, një vit para pandemisë së COVID-19, 3.818 shtetas të Kosovës kishin aplikuar për azil në bllokun evropian.

Më së shumti aplikime për azil ishin regjistruar më 2015, kur afër 73.000 shtetas të Kosovës kishin kërkuar azil në bllokun evropian.

Ndërkaq, 4.172 shtetas të Serbisë aplikuan për azil, apo 900 më shumë se në vitin 2021. Sipas të dhënave, vetëm 3 për qind e aplikimeve për azil u pranuan.

Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve, përkatësisht 13.043. Prej këtij numri, 2.349 ishin kërkesa të përsëritura, ndërkaq vetëm 6 për qind e aplikimeve u pranuan.

Në Maqedoninë e Veriut, 6.476 persona aplikuan për azil dhe afër 3.000 prej këtyre ishin kërkesa të përsëritura, ndërkaq përqindja e pranimit të kërkesave për azil ishte 1 për qind. Më 2021, numri i shtetasve maqedonas që kishin aplikuar për azil në BE ishte 11.210.

Sipas raportit, rreth 4 për qind e azilkërkuesve (43.000) ishin persona nën moshën madhore, që nuk kishin një shoqërues. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2015.

Agjencia e BE-së e lidhi rritjen e numrit të kërkesave për azil me lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, rritjes së pasigurisë ushqimore dhe konflikteve në shumë pjesë të botës.

Pas më shumë se 10 vjet luftë dhe krizë ekonomike, Siria vazhdon të jetë shteti me më së shumti azilkërkues, përkatësisht janë regjistruar 132.000 aplikime për azil.

Pas sirianëve, janë afganët që po ikin për shkak të problemeve të sigurisë, gjendjes humanitare dhe financiare, që kur talibanët u kthyen në pushtet në gushtin e vitit 2021. Gjatë vitit të kaluar, 129.000 afganë kanë aplikuar për azil në BE.

Në vendin e tretë është Turqia me 55.000 aplikime, shifër dyfish më e lartë se në vitin 2021. Rritja e inflacionit, “kthimi prapa i demokracisë” dhe për disa faktorë të tjerë që besohet se kanë çuar në rritjen e numrit të aplikimeve, tha agjencia e BE-së.

“Lëvizja pa viza në shtetet joanëtare të BE-së në Ballkanin Perëndimor ka të ngjarë të ketë kontribuar po ashtu në rritjen e numrit të kërkesave nga Turqia dhe Tunizia”, tha EUAA.

Kjo agjenci e BE-së nuk tregoi se cilat shtete kanë pranuar më së shumti kërkesa për azil vitin e kaluar, por sipas një raporti të brendshëm të BE-së për migrim, që AP ka pasur qasje në të, Gjermani, Franca, Spanja, Austria dhe Italia janë shtetet që kanë pranuar më së shumti kërkesa për azil.

The post Rritet numri i azilkërkuesve në BE nga Ballkani Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Gjermania miraton ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm
Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 deputetë abstenuan, raporton tagesschau.

Sipas planeve të Qeverisë Federale, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për migrantët e mirë integruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.

Përjashtohen kriminelët dhe personat që fshehin identitetin e tyre për të shmangur dëbimin, transmeton Telegrafi.

Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer një krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.

VIDEO

The post Gjermania miraton ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm appeared first on Albeu.com.

Shtetasit e Maqedonisë të dytët nga rajoni si azilkërkues në BE
Kërkesat e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për azil në ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian janë vazhdimisht në rritje.

Gjatë vitit 2021, 5,345 qytetarë aplikuan në një nga shtetet e BE-së, katër mijë aplikues më shumë se një vit më herët.

Sipas Eurostat, vendet ku qytetarët tanë më së shpeshti kërkojnë azil janë Gjermania dhe Franca.

Numri i azilkërkuesve në BE për katër vitet e fundit

2021- 5,345 kërkesa

2020 – 1,360 kërkesa

2019 – 4,230 kërkesa

2018 – 4,885 kërkesa

/Alsat.mk

The post Shtetasit e Maqedonisë të dytët nga rajoni si azilkërkues në BE appeared first on Albeu.com.

Dyfishohen aplikimet për azil në janar-shkurt 2022, cili është destinacioni më i preferuar
Hapja e rrugëve ka rikthyer dhe “dëshirën” e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në janar-shkurtr të këtij viti u shënuan gjithsej gati 2 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2021, kur aplikoheshin kufizimet e udhëtimeve, por mbetet rreth 20% më e ulët sesa në periudhën e para pandemisë.

Shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca, me gati gjysmën e aplikimeve në total, për shkak të politikave më sociale që ai ndjek ndaj emigrantëve. Drejt këtij shteti aplikimet u rritën me 130% në janar-shkurt në raport me dy muajt e parë të 2021-t.

Gjermani është vendi i dytë që pret më shumë aplikime, me 24% të totalit, me pothuajse trefishim në raport me një vit më parë. Shumë individë në Gjermani shkojnë edhe me leje pune dhe nuk figurojnë të regjistruar si azilantë.

Italia dhe Greqia, dy shtetet që më parë prisnin fluksin më të lartë të emigrantëve, tashmë renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Që pas pandemisë, fluksi më i lartë i kërkesave për azil u shënua në shtator 2021, me mbi 2 mijë aplikime. Më pas kishte një tendencë rënieje, por janari i këtij viti sërish pa një rritje të kërkesave për azil.

Europa

Sipas Eurostat, në shkurt 2022, 54 565 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 85% më shumë krahasuar me shkurtin 2021 (29 470) dhe 3% më shumë krahasuar me janarin 2022 (52 810).

Rritja nga janari në shkurt 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 355 në janar në 2 370 në shkurt; +568%).

Në shkurt 2022, afganët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (7 075 aplikantë për herë të parë).

Ata u pasuan nga sirianët (6 775), përpara venezuelianëve (4 205), kolumbianët (3 110) dhe ukrainasit (2 370)./monitor

The post Dyfishohen aplikimet për azil në janar-shkurt 2022, cili është destinacioni më i preferuar appeared first on Albeu.com.

Zbardhet progres-raporti i KE: Të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil mbeten shqetësim
Komisioni Europian ka prezantuar sot progress-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sa i takon Shqipërisë në të është evidetuar fakti se vendi ynë paraqet përmirësim në fushën e gjyqësorit. Por nga ana tjetër, problem mbeten azilkërkuesit.

Sipas raportit, numri i shtetasve shqiptarë që paraqitën kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE -së u ul me 66% në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 dhe kjo për shkak të pandemisë.

Pavarësisht uljes së shofrave, KE kërkon angazhim nga autoritetet shqiptare për të informuar qytetarët e tyre që kërkesat për azil në vendet e BE-së nuk do të pranohen, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

“Shqipëria rriti veprimet për të trajtuar migrimin e parregullt dhe vazhdoi të forcojë bashkëpunimin operacional me Shtetet Anëtare më të prekura nga migrimi i parregullt nga Shqipëria. Gjithashtu forcoi përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, si dhe ndëshkimet për shkeljet e tyre.

Çështja e shtetasve shqiptarë që bëjnë kërkesa të pabazuara për azil në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Shengenin ende kërkon përpjekje thelbësore nga autoritetet shqiptare. Përveç fushatave informative, kontrolleve të plota kufitare, ndërgjegjësimit mbi të drejtat dhe detyrimet nën regjimin pa viza dhe identifikimin dhe adresimin e arsyeve themelore, dialogun dhe bashkëpunimin me vendet më të prekura nga çështja e kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë.

Tre oficerë ndërlidhës të policisë shqiptare janë vendosur në BE dhe një oficer ndërlidhës nga BE punon në Tiranë për të ndihmuar me kontrollet e daljes. Komisioni po monitoron trendin nga afër në kuadrin e mekanizmit të monitorimit të pas liberalizimit të vizave.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i shtetasve shqiptarë që paraqitën kërkesa për azil në Shtetet Anëtare të BE -së u ul me 66% në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, nga 20,415 në 6,935 aplikime. Pandemia COVID-19 kontribuoi në pjesën më të madhe në këtë rënie të mprehtë.

Në vitin 2020, 6,180 shtetasve shqiptarë iu refuzua leja për të dalë nga territori shqiptar në pikat kufitare krahasuar me 14,224 në vitin 2019 (një reduktim prej rreth 56%). Kjo është për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe për shkak të masave të vendosura nga autoritetet shqiptare dhe fushatave të ndërgjegjësimit të ngritura mbi të drejtat dhe detyrimet që lidhen me udhëtimin pa viza në zonën Shengen. Kishte një rritje të mprehtë të numrit të dokumenteve të falsifikuara të sekuestruara, përfshirë pasaportat e BE -së, të përdorura kryesisht nga shtetasit shqiptarë për të arritur destinacionet në BE.

Të miturit e pashoqëruar që udhëtojnë nga Shqipëria në Shtetet Anëtare të BE -së mbeten një burim shqetësimi. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë me Shtetet Anëtare më të prekura. Vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet riintegrimit të suksesshëm të të kthyerve, veçanërisht atyre më të cenueshëm, siç janë romët dhe egjiptianët. Riintegrimi i të kthyerve duhet të përmirësohet me caktimin e qartë të përgjegjësive midis aktorëve kombëtarë dhe vendorë. Ekzistojnë pak të dhëna për numrin e të kthyerve në Shqipëri” thuhet në raport./albeu.com

The post Zbardhet progres-raporti i KE: Të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil mbeten shqetësim appeared first on Albeu.com.