azili Archives - Albeu.com

Mijëra emigrantëve ju refuzua azili në Gjermani, morën para për t’u larguar
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.

Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.

Sipas Qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro.

Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.

Leif-Erik Holm, deputet i Parlamentit gjerman, prej partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se shteti “duhet të shfrytëzojë secilën mundësi për t’i bindur azilkërkuesit dhe të huajt tjerë, që duhet të largohen nga shteti, që të veprojnë sa më shpejt ashtu”.

Numri i personave që janë ndihmuar financiarisht për t’u larguar nga vendi është pak më i lartë këtë vit, në krahasim me vitin paraprak./REL

The post Mijëra emigrantëve ju refuzua azili në Gjermani, morën para për t’u larguar appeared first on Albeu.com.

“Të moshuarit i lidhnin”, ish-infermierja rrëfim tronditës për trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari
Të ulur pranë njëri tjetrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve.

Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajetë prej andej, fillimisht u dërgua në një agjenci funerale si një i moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku.

Kur grupi i hetimit ka zbardhur skemën se çfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të Gjykatës, Prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të moshuarve, njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë, edhe të dhëna mbi administratorët.

Ajo çka ka kërkuar Prokuroria orët e fundit është sekuestrimi i kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë  e mjekut te punësuar në azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim për ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin”, deklaron në dosje mjeku i azilit, “mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale”

Një ish-punonjëse që ka punuar si infermiere, në kushtet e anonimitetit tregon për Top Channel mbas krimit se cilat janë kushtet aty.

Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës.

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë.

Por i vetmi institucion që duhet të kontrollojë qendrat publike dhe jo publike për të moshuarit është Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, që o kontaktuar nga TCH nuk pranoi të prononcohet, nëse mbas ngjarjes ka nisur apo jo kontroll në këtë qendër.

Ish-infermierja: Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjeëna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Ka vetëm një grafi të kryer nga KLSH mbi azilet në Shqipëri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime që nga kujdestarët deri tek paketa ligjore që duhet ndërhyrë.

The post “Të moshuarit i lidhnin”, ish-infermierja rrëfim tronditës për trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari appeared first on Albeu.com.

Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, arrestohen nga Policia kryeinfermierja dhe infermierja e turnit
Kryeinfermierja dhe infermierja që kanë qenë në punë gjatë kohës kur ka ndodhur krimi në azilin privat në Tiranë, janë ndaluar nga policia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në një nga dhomat e azilit, ku një 78-vjeçar goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës.

Raportohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).

78-vjeçari i është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima Virxhil Vesho, ka ndërruar jetë në vendgjarje.

Autori i ngjarjes, i moshuari Zyhdi Shehu, është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

The post Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, arrestohen nga Policia kryeinfermierja dhe infermierja e turnit appeared first on Albeu.com.

Moment “historik” për Europën! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin.Ja çfarë përfshin paketa
Moment “historik” për Europën, pasi Pakti për Migracionin dhe Azilin u miratua pak më parë nga seanca plenare e Parlamentit Europian.

Votimi ishte afër mbylljes me deputetët që shprehën shqetësimin se disa nga legjislacionet nuk do të miratoheshin, gjë që do të çonte në një “efekt domino”, me disa që madje pranuan se kishin votuar me “zemër të rëndë”.

Diskutimi i eurodeputetëve u zhvillua në prani të “arkitektëve” të Paktit, nënkryetarit të Komisionit Margaritis Schinas dhe komisioneres përgjegjës Ylvas Johansson. Të dy nënvizuan nevojën për të votuar për Paktin, me të parin paralajmëruar se “një votë kundër paketës është një votë kundër Evropës së zgjidhjeve” dhe duke vënë në dukje se ai ndihet i nderuar që ka qenë “i pranishëm” gjatë gjithë procesit historik që në fillim.

Nga ana e tyre, shumica e raportuesve (nga Partia Popullore Evropiane, Socialistët dhe Demokratët dhe Liberalët) pranuan kritikat e bëra nga eurodeputetët, veçanërisht nga e majta dhe të gjelbërit, për tekstin e Paktit, por nënvizuan se ata nuk do të gjendet së shpejti një mundësi tjetër për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj emigracionit, pasi tashmë janë dashur gjithsej tetë vjet negociata të vazhdueshme dhe zgjidhje ad hoc, të zbatuara në kohë krize.

Të shqetësuar për forcimin e mëtejshëm të së djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme evropiane, shumë theksuan se Pakti duhet votuar, pasi, pavarësisht çdo dobësie,  ai ofron për herë të parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse evropiane, ndërkohë që do të ndërtojë besimin midis vendeve anëtare dhe ndërmjet BE-së dhe qytetarëve.

Me disa referenca për krizat dhe “barrën” disproporcionale që Greqia, Italia dhe Spanja kanë mbajtur vitet e fundit si vende pritëse, eurodeputetët nga tre Eurogrupet më të mëdha iu referuan mekanizmit të “solidaritetit”, i cili u integrua për herë të parë dhe garantimin e ligjit europian dhe të drejtave të azilkërkuesve nëpërmjet një sistemi më të përbashkët europian si dhe kontrollin efektiv të kufijve të përbashkët europianë.

Nga ana e tyre, eurodeputetët e së Majtës dhe të Gjelbërve pohuan se marrëveshja në fjalë nuk zgjidh asnjë nga çështjet që kërkohej të zgjidhte si mbytjet në Mesdhe apo se vendet e mbërritjes mbeten përgjegjëse. Përfaqësuesit e Eurogrupit (ID) të ekstremit të djathtë dolën kundër Paktit, duke thënë se duan që të gjithë emigrantët të largohen, se qytetarët evropianë nuk duan të zëvendësohen nga kombësi të tjera.

Çfarë përfshihet në “paketë”

Pakti përfshin përditësimin e Eurodac (bazës së të dhënave të gjurmëve të gishtave të BE-së), rregulloren për të forcuar kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ai përfshin gjithashtu Rregulloren e Procedurës së Azilit, e cila vendos një procedurë të përbashkët për Shtetet Anëtare që duhet të ndjekin kur njerëzit kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, si dhe Rregulloren e Menaxhimit të Azilit dhe Migracionit, e cila do të zëvendësojë Rregulloren aktuale të Dublinit.

Rregullorja e re përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e një kërkese për azil (duke kombinuar solidaritetin e detyrueshëm për të mbështetur shtetet anëtare me fleksibilitet se si të kontribuojnë).

Pakti përmban ligje, duke vendosur kornizën, e cila u lejon shteteve anëtare të merren me situata krize, duke lejuar fleksibilitet në rregulla të caktuara, për shembull, në lidhje me regjistrimin e kërkesave për azil ose procedurën e azilit në kufi.

Reforma u prezantua për herë të parë nga Komisioni në shtator 2020 dhe kaloi në disa faza derisa Parlamenti dhe Këshilli arritën një marrëveshje mbi parimin dhjetorin e kaluar.

The post Moment “historik” për Europën! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin.Ja çfarë përfshin paketa appeared first on Albeu.com.

Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve.

Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare.

Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023. Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit.

Në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate zgjat rreth pesë muaj, ndërkaq në shtetet sikurse Hese dhe Saksoninë e Ulët kohëzgjatja mesatare e procesit të azilit zgjat në një mesatare prej më shumë se dy vjetësh. Ndërkaq në Brandenburg është kohëzgjatja më e madhe, ku azilkërkuesit kryesisht presin mbi tre vjet.

Duke folur për rrjetin RND, Calra Bunger, anëtare e partisë së krahut të majtë, Die Linke, subjekt që kërkoi nga Qeveria këto të dhëna, bëri thirrje për “kuadër më të mirë të punonjësve dhe operim më efektiv të gjykatave administrative, në veçanti në reduktimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore”.

Procedurat e gjata për azil janë rënduese për refugjatët sepse ato ua parandalojnë atyre integrimin dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë, tha Bunger.

“Është e papranueshme që azilkërkuesit duhet të presin një mesatare prej një viti e gjysmë derisa statusi i tyre të bëhet i qartë”, tha ajo.

The post Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin
Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes.

Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.

“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin e azilit. Sipas planeve, aplikimet e migrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve.

Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohet të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e azilit. Ata që nuk kanë mundësi për të fituar azil, do të kthehen menjëherë mbrapsht. Përveç kësaj, rregullorja parasheh që ata persona që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendra të pranimit, afër kufijve.

Situatë krize konsiderohet kur një shtet tjetër tenton të përdorë krizën me refugjatë për t’i shtyrë përpara interesat e veta, siç ka qenë kriza në kufirin bjelloruso-polak. Përgjatë negociatave, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi./REL

The post Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin appeared first on Albeu.com.

Qeveria gati ligjin për t’i ndaluar, por a ka një rrugë “të sigurt dhe legale” që refugjatët të hynë në Britani
Qeveria britanike po shton përpjekjet e saj për të ndaluar migrantët që kalojnë Kanalin me gomone.

Këtë javë, Projektligji i Migracionit të Paligjshëm do të paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe thuhet se do të përfshijë një ndalim të kërkesave për azil për këdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar, ilegalisht.

Grupet e refugjatëve kanë thënë se kjo në mënyrë efektive do të “mbyllte” rrugët e mbetura ligjore për refugjatët që kërkojnë azil.

Cili është plani?

Mes numrit në rritje të gomoneve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka bërë premtime të përsëritura rreth emigracionit të paligjshëm në vitet e fundit.

Ajo paraqiti planin e saj të ri për imigracionin në vitin 2021, i cili pasoi Ligjin e Kombësisë dhe Kufijve të miratuar në prill të vitit të kaluar.

Kjo rriti dënimet me burg për njerëzit që kontrabandojnë emigrantë në Mbretërin e Bashkuar dhe vetë emigrantët, nga gjashtë muaj në katër vjet.

Ligji gjithashtu prezantoi rregulla të reja “papranueshmërie”, që do të thotë se Home Office tani nuk është i detyruar të përpunojë një kërkesë për azil nëse ai person ka udhëtuar ose është lidhur me një “vend të tretë” tjetër.

Por projektligji i ri i paraqitur këtë javë raportohet të shkojë një hap më tej me tre propozime të reja:

Ata janë:

• Për të ndaluar këdo që arrin me gomone dhe që  më pas kërkon azil.

• Të tërheqin të drejtën e tyre për të apeluar kundër përjashtimit automatik nga sistemi i azilit, ose të apelojnë përsëri pasi të jenë dëbuar.

• Për të parandaluar njerëzit që përdorin Aktin e të Drejtave të Njeriut për të bllokuar dëbimet e tyre përmes gjykatave.

Kryeministri Rishi Sunak tha në dhjetor se këto ndryshime do të siguronin “e vetmja mënyrë për të ardhur në MB për azil do të jetë përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore”.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman shtoi: “Duhet të jetë që nëse vini këtu ilegalisht do të ndaloheni dhe do të dëboheni me shpejtësi”.

Kërkesat për azil kundrejt rrugëve “të sigurta dhe të ligjshme” të imigracionit

Për të pasur të drejtën për të kërkuar azil, duhet të keni lënë tashmë vendin tuaj dhe të mos jeni në gjendje të ktheheni nga frika e persekutimit për shkak të racës, kombësisë, fesë, opinionit politik ose orientimit seksual.

Ju nuk mund të kërkoni azil nga jashtë MB.

Kërkimi i azilit nuk është i njëjtë me aplikimin për vizë, e cila jepet përpara se dikush të udhëtojë në MB.

Në mënyrë të ngjashme, rrugët “të sigurta dhe legale” të imigracionit të qeverisë për refugjatët janë të ndryshme nga sistemi i azilkërkuesve.

Aktualisht “rrugët e sigurta dhe të ligjshme të imigracionit” janë:

-Skema e rivendosjes në MB – për refugjatët në kampe, vendet fqinje të të cilëve janë në luftë ose ka paqëndrueshmëri.

-Sponsorizimi i komunitetit – ku refugjatët e zhvendosur tashmë krahasohen me organizatat lokale.

–Mandati i Skemës së Risistemimit – për refugjatët që tashmë kanë një anëtar të ngushtë të familjes në MB.

-Viza për bashkimin e familjes së refugjatëve – për të afërmit e afërt të refugjatëve tashmë në MB.

Shumë më tepër njerëz mbërrijnë legalisht në MB përmes një numri të vogël skemash specifike për një vend sesa përmes atyre më të përgjithshme të zhvendosjes së refugjatëve.

Rrugët ligjore shpesh të paarritshme

Sipas njoftimit të fundit për deputetët: “Rrugët e sigurta dhe legale janë shpesh të paarritshme” sepse “njerëzit që po persekutohen nuk kanë kohë të hulumtojnë rrugët e sigurta dhe ligjore për në një vend të caktuar”.

Deputetët gjithashtu thanë se “Zyrtarët e Home Office pranojnë se, në praktikë, ka rrugë të sigurta dhe të ligjshme nga disa vende dhe jo nga të tjera”.

Nga 33,029 personat që mbërritën me gomone midis janarit dhe shtatorit 2022, shumica ishin nga Shqipëria (11,241), Afganistani (4,781), Irani (3,594), Iraku (3,074), Siria (2,191), Eritrea (1,509) dhe Sudani. (1211).

Në dhjetor, kryeministri tha se udhëzimet e reja të Home Office nuk do ta konsiderojnë më Shqipërinë një vend të pasigurt, duke refuzuar automatikisht “mijëra” aplikime nga atje dhe duke hequr efektivisht të drejtën e tyre për të kërkuar azil./albeu.com

Marrë me shkurtime nga SkyNews.

The post Qeveria gati ligjin për t’i ndaluar, por a ka një rrugë “të sigurt dhe legale” që refugjatët të hynë në Britani appeared first on Albeu.com.

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në azil, Gjykata e Apelit vendos 30 ditë paraburgim për infermieret
Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në Pejë.

Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për A.P., A.R., dhe R.K., të përfshira në rastin ku shihej një e moshuar duke u dhunuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, disa infermiere të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht./albeu.com

The post Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në azil, Gjykata e Apelit vendos 30 ditë paraburgim për infermieret appeared first on Albeu.com.

Flet pronari i azilit në Pejë: Ja çfarë më kërkoi Aurona Pelaj një ditë para publikimit të video-s
Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nur, tha se infermierja e cila e dhunoi, Aurona Pelaj, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje me arsyen se do fillonte masterin.

Ai thotë se kanë një rregullore për pranimin e infermiereve të reja në punë, ndërsa shtoi se punonin 8 orë në ditë.

“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.

Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.

Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.

“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”– tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

The post Flet pronari i azilit në Pejë: Ja çfarë më kërkoi Aurona Pelaj një ditë para publikimit të video-s appeared first on Albeu.com.

Punonjëset argëtohen teksa dhunojnë të moshuarën në Kosovë, arrestohen dy prej tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, Kosovë.

Pamjet kanë bërë bërë xhiron e rrjetit ku shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

Raportohet se dy nga punonjëset që dhunuan të moshuarën janë vënë në pranga.

The post Punonjëset argëtohen teksa dhunojnë të moshuarën në Kosovë, arrestohen dy prej tyre appeared first on Albeu.com.