azil Archives - Albeu.com

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari
Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie.

Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar.

Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës.

Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune, është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor

The post INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari appeared first on Albeu.com.

Kërkesat e Trump për ashpërsim ndaj emigracionit, SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për azil
Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington. Vendimet për azilin do të pezullohen “derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur”, shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganë. Ai theksoi se për SHBA-në “nuk ka përparësi më të lartë, sesa mbrojtja e kombit dhe popullit tonë”.

Ushtarja e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit

Të mërkurën (26.11.) u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Njëra nga viktimat, një gardiste 20-vjeçare, vdiq nga plagët e marra, kurse viktima e dytë, një gardist 24-vjeçar, është në gjendje kritike, njoftoi Prokurorja e Shtetit të Uashingtonit Jeanine Pirro.

I dyshuari për vrasje është arrestuar. Ai është nga Afganistani. 29 vjeçari kishte qenë pjesë e një “force partnere” të mbështetur nga CIA, që luftonte talebanët në Afganistan dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve pas tërheqjes ushtarake të amerikanëve nga Afganistani në vitin 2021.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje kundër afganit, dhe e quajti atë “përbindësh”./DW

The post Kërkesat e Trump për ashpërsim ndaj emigracionit, SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për azil appeared first on Albeu.com.

Franca dhe Spanja kalojnë Gjermaninë në numrin e kërkesave për azil në Evropë gjatë gjysmës së parë të vitit 2025
Franca dhe Spanja kanë pranuar më shumë kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa Gjermania, e cila ka qenë më parë destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Bashkimin Evropian. Të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregojnë se deri në fund të qershorit, Franca ka regjistruar rreth 78,000 kërkesa, ndërsa Spanja 77,000, duke kaluar Gjermaninë me 70,000 kërkesa.

Megjithatë, në gjithë BE-në, përfshirë edhe Norvegjinë dhe Zvicrën, ka pasur një rënie prej 23% të kërkesave për azil krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024, me total prej 399,000 aplikimesh. Një ulje e ndjeshme është regjistruar tek aplikimet nga qytetarët sirianë, për shkak të ndryshimeve politike në vend.

Nga ana tjetër, Venezuela është bërë vendi kryesor i origjinës së azilkërkuesve në Evropë për këtë periudhë, me rreth 49,000 kërkesa, një rritje prej thuajse 30% krahasuar me një vit më parë.

The post Franca dhe Spanja kalojnë Gjermaninë në numrin e kërkesave për azil në Evropë gjatë gjysmës së parë të vitit 2025 appeared first on Albeu.com.

Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s/ Eurostat: Më pak se 1 mijë kërkesa
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE), kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 apkikime për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit.

Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.

Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit.

Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.

Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar.

Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt.

Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.

Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia, vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit.

Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime).

Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).

Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë.

Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./Monitor

The post Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s/ Eurostat: Më pak se 1 mijë kërkesa appeared first on Albeu.com.

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024
Agjencia europiane e Azilit, thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova, kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227 , nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023, ku sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë, për të kërkuar azil dhe më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia.

Raporti i Agjencisë europiane për Azilin, thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e Bashkimit Europian që kishin ikur nga Ukraina, ku gjysma e tyre u pritën në Gjermani dhe Poloni, ndërsa Çekia priti më shumë përfitues në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e raportit, vihet re një rënie e lehtë e kërkesave për azil krahasuar me vitin 2023, ndërsa sirianët ishin grupi më i zakonshëm që kërkonte mbrojtje në vendet e Bashkimti Europian ndonëse gjatë vitit 2024, ata paraqitën më pak aplikime se në 2023 pas rënies së regjimit të Asadit./VOA

The post Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024 appeared first on Albeu.com.

I moshuari me probleme mendore, nipi dhe partnerja i grabisin pasurinë
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dhe avokatja e saj Nertila Qordja denoncojnë, se të moshuarit me probleme të shëndetit mendor u grabitën në vitin 2015 nga nipi, Emil Babameto. Ajla përfitoi në atë kohë rreth 100 milionë lekë kompensim me vendim nga Strasburgu, si pronare e tokës së ish-ambasadës kineze.

Nipi duke abuzuar me gjendjen e tyre mendore i futi në sherr me vajzën Irindën duke nxjerrë pretendimin se ajo nuk ishte bijë gjaku. Ai mori çiftin e moshuar Shala, e çoi në bankë duke thënë se banka do të falimentonte e duhet t’i merrnin lekët në shtëpi. Ajla dhe Silvio bashkë me nipin Emilin i tërhoqën paratë që i mori ky i fundit. Irinda, vajza e çiftit bëri denoncim në prokurori, por prokurori që kishte dosjen e pushoi çështjen me justifikimin se çifti i kishte tërhequr vetë paratë nga banka.

“Irinda është një fëmijë i birësuar në një moshë shumë të vogël 6 mujore. Është birësuar nga prindërit e saj Ajla dhe Silvio. Në vitin 2015 nëna e saj përfitoi një fond nga Gjykata e Strasburgut në vlerën 97 milion lekë të vjetra si rrjedhore e shpronësimit të një ish-prone që kishin në bashkëpronësi të ish-ambasadës Kineze. Nga ky moment në familjen Shala na vijnë, afrohen familjarë të zonjës, konkretisht vetëm nipi i saj Emil Babameto. Ky tregon një afrimitet, bën vizita më të shpeshta, domethënë gjithçka ndryshon në një rutinë në familjen Shala. Të dy prindërit e familjes Shala janë të sëmure, me kartelë që nga viti 2015. Mësojnë që këtë fond nuk do e lemë në bankë sepse do të falimentojnë, do të mbyllen dhe të gjitha këto. Dhe i shoqëron vetë Emil Babameto për t’i marrë këto lekë në bankë sepse ishin më të sigurta sipas tij në shtëpi. U bë një kallëzim në lidhje me lekët nga Irinda sepse lekët që mamaja pretendoi, që shkoi bashkë me Emilin në bankë nuk erdhi me lekë me vete. Nga ky moment u bë një kallëzim sepse u mashtrua. Shkoi në bankë dhe erdhi pa asnjë lekë. Ky kallëzim është pushuar sepse prokurori e gjeti të arsyeshme që këto lekë janë tërhequr nga vetë zonja në bankë dhe nuk kemi një çështje penale se çfarë ka ndodhur më pas”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” avokatja Nertila Qordja.

Nga videoja e filmuar në vitin 2016 para se Ajla Shala të ndërronte jetë, kuptohet se për shkak të probleme me shëndetin mendor, nuk ka qenë e vetëdijshme për veprimet që ka bërë i nipi.

Dëshmi ekskluzive e Ajla Shalës e sëmurë e shëndetit mendor në vitin 2016 përpara se të ndërtonte jetë po në atë vit.

Irinda Shala: Pra ti ishe bashkë me Milin (nipi, Emil Babameto) atje në sportel tek banka. Të dy bashkë  i tërhoqe? Po ku i vutë? Në ndonjë vend tjetër, apo i mori ai?

Ajla Shala: Bashkë, bashkë më Milin… Ai i mori më duket, ato të voglat na i dha neve, i mori ai, i bëri ato veprimet me të, se ç’bëri veprimet, edhe i mori. S’ia vlen t’i lesh, se nuk dihet, se çdo bëjnë këta, tha…

Irinda Shala: Ju dha ndonjë lek juve?

Ajla Shala: Ja me ato të voglat, që janë si kusure…

Irinda Shala: Sa? 100 mijë lekë ? 200 mijë lekë? Sa?

Ajla Shala: Po jo hiç, këto të voglat, s’i mbaj mend fare.

“Sipas dëshmive të dhëna nga shtetasi Emil Babameto në prokurori është deklaruar që halla i tërhoqi në lek dhe e kam shoqëruar në shtëpinë e saj se ishin më të sigurta lekët”, thotë më tej avokatja.

Irinda Shala thotë se prindërit nuk i kanë thënë asnjëherë që është fëmijë i birësuar dhe këtë e ka mësuar shumë vonë.

“Mua nuk më është thënë asnjëherë nga prindërit e mi që jam një fëmijë i birësuar, kemi pasur një familje normale dhe kemi jetuar si gjithë njerëzit e tjerë me gjithë të mirat dhe të këqijat që mund të jenë brenda një familjeje. Vetëm shumë vonë unë kam kuptuar thelbin që gjithçka që ka ndodhur në jetën time dhe në gjithë këtë histori tragjike që i është krijuar familjes sime dhe mua personalisht është fakti që unë kam qenë një fëmijë i birësuar dhe unë e kam marrë vesh pikërisht shumë vonë”, tha denoncuesja, Irinda Shala.

Në vitin 2018, pasi Ajla Shala kishte dy vjet që kishte ndërruar jetë Emil Babameto fut në sherr Silvion me vajzën duke shfrytëzuar sëmundjen e tij mendore pas së cilës ai merrte mbeturina e i fuste në shtëpi. Emili i hoqi ilaçet Silvios, që të rëndonte situatën dhe ta manipulonte atë.

Irinda 28-vjeçare, që nuk kishte dijeni, që ishte e birësuar shkon të punojë si mësuese anglishteje në Kinë dhe i moshuari mbeti plotësisht në dorë të nipit, Emilit, i cili i mori gjithë pasurinë.

“Me ndërrimin e jetës së mamasë, në Mars të vitit 2016 më saktë, situata është agravuar nga nipi i mamasë, djali i dajës duke kundërvënë babain dhe duke hapur urdhra mbrojtje e duke stisur situata nga më të ndryshmet në mënyrë që të më konfuzonte dhe unë të mos merresha realisht me thelbin se çfarë po ndodhte, po të merresha me çështje ligjore apo prokurorie. Më pas duke u gjendur dhe në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, mu ofrua një mundësi shumë e mirë punësimi. Jam larguar në Kinë”, tha më tej denoncuesja.

Në vitin 2020 nipi, Emili, ndërroi jetë nga Covidi. Bashkëjetuesja e tij Elda Dedja, ditën e vdekjes përmes një prokuroreje që i jepte të drejtë të administronte pronat e firmës që të ndjerit Babameto, kaloi pasuritë në emër të saj dhe të bijës përfshirë apartamentin e Silvio Shalës.

“Silvio ia ka dhënë në këtë fond, që unë po të dhuroj meqë ti po më thua do të bëhem bir shpirti yt. Që ti do të kujdesesh për ilaçet, mjekimet, për çdolloj gjëje derisa unë të kem jetë, e më pas do e kalosh në emrin tënd. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur. Është bërë një kontratë e rendies jetësore pa pasur certifikatë e asnjë gjë. Kontrata e rendies jetësore është bërë në këtë formë që duhet të kalonte pronësia pas vdekjes së zotit Silvio. Në rastin konkret nuk ka ndodhur kështu, kjo kontratë ka kaluar në ASHK, ka kaluar në emrin e Emil Babameto”, sqaroi avokatja.

“Djali i dajës pasi përvetësoi pjesën ¾ të babait tim, ai ndërroi jetë në Gusht të vitit 2020 dhe e dashura e tij, ose bashkëjetuesja kaloi brenda ditës, ditën që ai ka ndërruar jetë ia ka kaluar këtë prona të tjera të bijës së vetë“, tha denoncuesja.

Pas vdekjes së Emil Babameto në skenë hyn bashkëjetuesja e tij Elda Dedja.

“Ka pasur një prokurë të përgjithshme ku disponohej që të gjitha pronat e shoqërisë dhe të personit fizik Emil Babameto, mund t’i tjetërsonte, t’i shiste e të gjitha me radhë. Ai është shtruar që prej muajit Korrik të vitit 2020 në intubim, vërtetohet nga dokumentacioni mjekësor. Dhe pikërisht në ditën që ka ndërruar jetë, po në datën 6 Gusht që ka qenë në intubim të gjitha veprimet nga bashkëjetuesja janë kryer duke ia dhuruar vajzës së saj. Elda Dedja të gjitha pronat ia ka dhuruar vajzës së saj, po me prokurë nga vajza  dhe në një moment të dytë ka bërë pranimin e dhurimit të kryer po nga mamaja e saj”, tha avokatja Nertila Qordja.

Elda Dedja: Po nga data 8 gusht, kur e kam takuar për herë të parë Silvion, mbas vdekjes së Emilit. Po të siguron Elda, që jo vetëm, që i kam dhënë lekë…

Irinda Shala: Kur e ke takuar për herë të parë babin?

Elda Dedja: 8 Gusht, mbas vdekjes së Emilit, 2020.

Irinda Shala: Ke qenë ndonjë herë në shtëpinë e babit më parë?

Elda Dedja: Ç’më duhet shtëpia jote mua…?!

Irinda Shala: Ç’të duhet.. për çfarë më duhet shtëpia mua…

Irinda Shala: Për të kaluar firmat të duheshe, normale, ti ke marrë pasurinë e babit, ia ke kaluar vajzës tate…

Elda Dedja: Ia ka marrë Emil Babameto, jo unë. Ia ka marrë…

Irinda Shala: E di, e di…!

Elda Dedja: Ia ka marrë Emil Babameto dhe ti këtë e di shumë mirë.

Irinda Shala: Emil Babameto ia ka marrë me rentën jetësore. Pa vdekur babi, nuk mund të kalonte apartamenti në emër të Emilios…

Elda Dedja: Emil Babameto, aaa e mirë vazhdojmë gjyqin, siç e kemi nisur dhe jemi në rregull.

Elda Dedja: Ti s’je e bija, ti s’je e bija…, kur të vdes Silvio, do t’i bëjë varrin, siç ma ka lënë që sot e tutje kujdesu ti, mua ma ka lënë amanet.

Irinda Shala: Jo, jo me amanet, me dokumente të shkruara…

Elda Dedja: Edhe unë me të shkruara i kam…

The post I moshuari me probleme mendore, nipi dhe partnerja i grabisin pasurinë appeared first on Albeu.com.

Skandal në Fier/ 7 vite në azilin e pleqëve, vajza bën denoncimin: Nëna ime ka zënë krimba!
Në emisionin “Fiks Fare” u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që prej një viti gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar duke u paralizuar.

Denocimi vjen për stafin e këtij azili , të cilët nuk u shërbejnë të moshuarve. Nëse ata duan ndonjë shërbim nga stafi duhet të paguajnë nën dorë.

Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim. Por edhe kjo nuk ndodh, pasi punonjëset mbajnë inat për shumat që mund të marrin koleget. Nga kjo situatë Afërdita e cila jeton në Itali thotë se nëna e saj ka zënë krimba. ”Ajo kruhej ngaqë ishte pa ndërruar dhe nxori krimbin” tregon Afërdita duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

Fiksi pa nga afër situatën dhe takoi vetë të moshuarën e cila tregoi jetesën ferr sidomos vitin e fundit, ku kishte humbur aftësitë për të lëvizur e kujdesur për veten. E moshuara tregon se punonjëset e azilit e kanë lënë mbi 4 ditë pa batanije në këto temperatura të ulëta edhe pse ajo ua ka kërkuar. Tjetër shqetësim ishte ai i ndërrimit të bebelinave. Të moshuarën e linin 24 orë pa e ndërruar. “U kam dhënë nga 100 lekë kur ma ndërrojnë bebelinën dhe çarçafët. Këtu është ferr, por nuk kam mundësi financiare dhe ndaj jam e detyruar të qëndroj këtu” shprehet 78 vjeçarja. Ndërkohë gazetarët e Fiksit folën edhe me të tjerë të moshuar që jetojnë në këtë azil. Njëri prej tyre u shpreh se kishte 7 ditë me dhimbje krahu edhe pse ishte ankuar ende nuk e kishin çuar për vizitë. Pyetjes nëse kishte shkuar tek mjekja e azilit ai shprehet ” Kam shkuar, por nuk më ka dhënë zgjidhje , s’më ka bërë derman”.

Fiksi shkon e viziton të moshuarën edhe ditës tjetër. Ditën e dytë pamja është edhe më e frikshme. Dhoma e papastruar dhe kundërmonte era urinë. Një nga punonjëset sjell mëngjesin, të cilin e servirin pa pjata, por që e vendosin mbi komodinat e papastruara. 78 vjeçarja i drejtohet punonjëses duke i kërkuar t’i ndërrojnë bebelinën dhe për dyshekun që ia kishin ndërruar para pak kohësh. I kishin dhënë dyshekun e papastër të një të moshuari tjetër.

Përsa i përket ilaçeve e moshuara pohoi se i blinte vetë, kurse shoqja e dhomës ishte pa ilaçe, pasi nuk kanë mundur t’ja gjejnë.

Fiksi pas gjithë atyre çka faktoi me zë dhe figurë iu drejtua përgjegjëses së azilit. Kjo e fundit shpjegon se stafi e ka bërë punën korrekt dhe për të moshuarën janë kujdesur më shumë sesa të tjerët. Madje shkon deri aty sa thotë që 78 vjeçarja nuk di ça flet prej moshës që ka. Përgjegjësja flet fare lirshëm edhe për pagesat që i behën stafit nën dorë për të marr shërbim, por kjo e fundit justifikohet me ” ja ka dhënë me dëshirë se nuk ia ka kërkuar njeri”.

Fiksi i kërkon përgjegjëses ta shoqërojë në dhomën e të moshuarës për të parë nga afër gjendjen e saj. Në dhomë 78 vjeçarja i tregon se nuk i është ndërruar ende bebelina nga një ditë më përpara, gjë të cilën e konfirmon edhe shoqja e dhomës së saj.Përgjegjësja kërkon emrat e punonjëseve që duhet të shërbenin dhe thotë se kundrejt tyre do merren masa. Në lidhje me pastrimin e dhomës e moshuara i tregon se ka paguar sanitaret për t’i pastruar dhomën se ndryshe nuk shkonin ” i kam dhënë nga xhepi im se dhoma ishte zhul, nuk mund të rrija dot”, por që për përgjegjësen situata është mëse normale./Top Channel

The post Skandal në Fier/ 7 vite në azilin e pleqëve, vajza bën denoncimin: Nëna ime ka zënë krimba! appeared first on Albeu.com.

VIDEO e re nga zjarri në azilin privat/ Reagon zyrtarisht policia dhe publikon PAMJET: U lënduan 4 të moshuar
Një azil në Tiranë u përfshi nga flakë në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.

Sipas policisë të lënduar mbetën katër të moshuar të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti kur shpëtohen të moshuarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.

Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

The post VIDEO e re nga zjarri në azilin privat/ Reagon zyrtarisht policia dhe publikon PAMJET: U lënduan 4 të moshuar appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë, lëndohen disa të moshuar transportohen për në spital
Në rrugën “Ali Visha”, një azil privat është përfshirë nga flakët teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa raportohet se ka disa të moshuar, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. /BW

The post FOTO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë, lëndohen disa të moshuar transportohen për në spital appeared first on Albeu.com.

Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime
Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni.

Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut.

Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm.

Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela.

Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022. /REL

The post Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime appeared first on Albeu.com.