AZia Archives - Albeu.com

Shqiptarët me sytë nga Azia për makina, pas Koresë, Kina renditet e dyta për importet
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Për krahasim, në 2021-n, me origjinë nga Koreja e Jugut u regjistruan vetëm 1.2 mijë mjete. Rendja drejt Koresë erdhi pasi ky shtet ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Në dy muajt e parë të vitit 2026, një tjetër tendencë ka qenë rritja e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve nga Kina.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për periudhën janar-shkurt u regjistruan gjithsej 2253 mjete nga Kina, ose rreth 16% e totalit.

Për krahasim, për gjithë vitin 2025 ishin regjistruar 9126 mjete nga Kina (e katërta pas Koresë, Gjermanisë e Italisë), ose 9.2% e totalit.

Rritja e blerjeve nga Kina, lidhet kryesisht me orientimin drejt makinave elektrike, që jo vetëm që vijnë me çmime më të lira sesa po ti blesh në Europë, por kanë dhe një kursim të lartë në raport me mjetet me naftë e benzinë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për dy mujorin 2026 u regjistruan për herë të parë gjithsej 1712 mjete elektrike në vend, ose 12% e totalit dhe 608 hibride (përfshirë opsionin elektrik). Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

Regjistrimet për herë të parë të makinave për dy mujorin rriten me 5%

Në 2024-n dhe 2025-n u regjistruan për herë të parë mesatarisht rreth 100 mijë makina në vit. Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë regjistruar për herë të parë 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koreja e Jugut vijon të ruajë vendin e parë, duke rritur dominimin, me 3526 mjete, ose 25% e totalit. E dyta është Kina, e ndjekur nga Gjermania (1940) dhe Italia (1822).

Ndonëse blerjet e mjeteve elektrike janë në rritje, vijojnë të dominojnë ato me naftë, që përbënin 52% të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në janar e shkurt./Monitor

The post Shqiptarët me sytë nga Azia për makina, pas Koresë, Kina renditet e dyta për importet appeared first on Albeu.com.

Studentët nga Afrika dhe Azia në Gjirokastër mbushin auditorët e mbetura bosh, pritet vendim nga Ministria
Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, është përballur këtë vit të ri akademik me një rritje masive aplikimesh, nga studentë nga Afrika Veriore dhe Azia.

Gazetari Rigels Malile, bëri të ditur se shumica e tyre janë nga Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera.

Sipas tij, qëllimi i tyre mbetet pajisja me lejeqëndrimi për të kaluar më pas në Europë.

“Fenomeni që vihet re, sipas rektorit Jaho Canaj është aplikimi në mënyrë masive i të rinjve nga vendet e treta Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Kjo nuk është thjesht një dëshirë për të studiuar, por mbetet në kuadër të përfitimit të dokumentacionit për të ardhur në Shqipëri dhe për të kaluar më pas në Europë”.

Bazuar në deklaratat e rektorit të këtij Universiteti, gazetari raportoi se ende nuk ka një kuadër ligjor për pranimin e tyre dhe një pjesë janë në listë pritje, deri sa të merret një vendim nga Ministria e Arsimit.

“Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor për të pranuar studentë nga vende të huaja, përpos bashkëpunimeve me universitete dhe në këtë prizëm universiteti “Eqerem Çabej” nuk ka pranuar studentë që aplikojnë në faqen zyrtare, por po bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit për të vendosur një kuadër ligjor dhe të vendosen disa kritere se cilët studentë mund të pranohen dhe cilët jo, sepse kërkesat masive mbeten për t’ u pajisur me lejeqëndrimi këtu. Deri tani nuk ka studentë të pranuar, ka studentë që janë lënë në pritje, por është në varësi të vendimit që do të merret nga ministria e Arsimit”, raportoi gazetari.

Studentët e huaj në Gjirokastër, janë të pranishëm prej disa vitesh falë bashkëpunimeve Erasmus mes universitetit “Eqerem Çabej dhe Universiteteve të tjera, kryesisht spanjolle dhe italiane.

Në Gjirokastër, ka edhe studentë nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu, gazetari thekson se studentët nga vendet e huaja, kërkojnë më shumë turizmin dhe degë që kanë të bëjnë me historinë.

Aktualisht, nuk ka asnjë degë të mbyllur në Gjirokastër, regjistrimet vazhdojnë. Por problematika mbetet e njëjtë se degët e mësuesisë janë të gjitha të rrezikuara.

Ka degë me një ose dy studentë dhe presin plotësimin në faza të tjera.

Ndërkohë, ka 800 studentë të huaj që studiojnë në një universitet në Tiranë, 50% e të cilëve janë për mjekësi. Pedagogu Klodian Muço, flet për rritje të kërkesave të të huajve për të studiuar në Shqipëri.

“Numër shumë i lartë kërkesash të studentëve të huaj. Këtë vit ka qenë një konkurrencë e ashpër për të zgjedhur ata 150 vetë që marrim çdo vit nga Italia në vit të parë. Janë mbi 800 italianë. Ka edhe studentë të tjerë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i zi e të tjerë. Te Mjekësia zënë 50% në rang universitar zënë mbi 1/3”./ A2 TV

The post Studentët nga Afrika dhe Azia në Gjirokastër mbushin auditorët e mbetura bosh, pritet vendim nga Ministria appeared first on Albeu.com.

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, trembet Ronaldo, refuzon të udhëtojë për Championsin Aziatik
Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë. Al Nassr i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugez Cristiano Ronaldo, po planifikon t’i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytet i Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.

“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të punojmë në ditët në vijim për ta zhvendosur ndeshjen në një terren neutral”, tha një burim i Al Nassr për Al Riyadiya. Megjithatë, ai burim saktësoi se nuk është bërë ende kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes:

“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për të zhvendosur përplasjen e shumëpritur kontinentale”.

Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre. Në atë periudhë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Al Nassr debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të Azisë me barazimin 1-1 në transfertën e Al Shortas të Irakut, në një ndeshje që Cristiano Ronaldo nuk luajti. Në raundin e dytë portugezi shënoi golin e fitores ndaj Al Rayyan të Katarit (2-1).

Skuadra saudite është e katërta në zonën perëndimore, me katër pikë, dy më pak se Al Hilal dhe Al Ahli, dhe një më shumë se Esteghlal, rivali i saj i radhës.

The post Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, trembet Ronaldo, refuzon të udhëtojë për Championsin Aziatik appeared first on Albeu.com.

Putin ndryshon komlet strategji, si pritet të jetë eksporti i energjisë?
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje për eksportin e energjisë ruse drejt vendeve të lindjes kryesisht Azisë.

Putin paralajmëroi se sanksionet e vendeve evropiane po destabilizonin tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse.

“Përpjekjet për të larguar furnizuesit rusë, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative, do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë globale,” tha ai.

Duke folur më herët sot, ai tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj “hap pas hapi” në “tregjet me rritje të shpejtë të jugut dhe lindjes”.

Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga Bashkimi Evropian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga vendi./albeu.com

The post Putin ndryshon komlet strategji, si pritet të jetë eksporti i energjisë? appeared first on Albeu.com.