azia qendrore Archives - Albeu.com

Eksperti amerikan i çështjeve politike: Dobësimi i Rusisë mund ta forcojë Azinë Qendrore
Eksperti i çështjeve politike dhe filozofi amerikan, Francis Fukuyama, ka thënë se një Rusi më e dobësuar, për shkak të humbjeve në luftën në Ukrainë, mund t’i shmangë kërcënimet territoriale që i kanosen Kazakistanit dhe t’iu ofrojë më shumë mundësi vendeve të Azisë Qendrore që të mund t’i caktojnë vetë politikat e tyre.

Fukuyama, drejtor i Qendrës për Avancim të Demokracisë dhe Sundim të Ligjit në Universitetin Stanford, ka folur për Shërbimin kazak të Radios Evropa e Lirë, lidhur me situatën në Ukrainë, dhe se si janë duke ndikuar humbjet e Rusisë në qeverisjen e Moskës, por dhe për skenarët që mund t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Ai ka qenë në Allmati për publikimin e librit të tij më të ri, Liberalizmi dhe Pakënaqësitë e tij.

Sipas tij, lufta e Rusisë në Ukrainë përbën gabim strategjik, por mund të ketë ndikim tjetër në shtetet e Azisë Qendrore.

“Mendoj se [presidenti rus, Vladimir] Putini ka menduar se mund ta nisë të ashtuquajturin operacion special ushtarak dhe që regjimi në Kiev do të mund të rrëzohej brenda dy apo tri ditëve, dhe që do të mund ta instalonte dikë që e pëlqen Moska. Mirëpo, pas më shumë se një viti e gjysmë, ushtria ruse është përballur me humbje shumë të mëdha. Ky vendim ka qenë shumë më i madh sesa që e ka menduar Putini në fillim”.

Sipas tij, detyra thelbësore e ushtrisë ukrainase është që ta shkatërrojë korridorin tokësor që e ka krijuar Moska në mes të qytetit rus Rostov dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që forcat ukrainase ta thyejnë linjën hekurudhore dhe të mund ta bombardojnë urën rreth Ngushticës së Kërçit, përmes së cilës mundësohen furnizimet e ushtrisë ruse.

Sipas Fukuyamas, nëse forcat ukrainase arrijnë t’i kryejnë këto veprime, “pozicioni i Rusisë do të bëhet shumë më i vështirë. Ndoshta atëherë do të kenë kuptim negociatat për armëpushim apo për lehtësim të konfliktit. Mirëpo është shumë herët të thuhet që kundërofensiva ukrainase ka dështuar dhe që vazhdon të ketë bllokadë”.

Përmes një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Fukuyama ka parashikuar se fundi i luftës do të çojë në rrëzim të regjimit të Putinit.

Duke i përmendur pakënaqësitë, të cilat e kanë nxitur një rebelim të shkurtër të ish-liderit të mercenarëve të grupit rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe më pas vdekjen e tij, Fukuyama ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërcënimi real për regjimin e Putinit nuk vjen prej rrugëve, por nga “dikush brenda udhëheqësisë në fushën e sigurisë”.

“Shumë regjime autoritare duken shumë të fuqishme deri në momentin kur rrëzohen”, ka thënë ai.

“Është shumë e mundshme që [Putini] mund të arrijë të mbijetojë, sepse Rusia ka shumë burime dhe ai është politikan goxha i mençur”.

Një Rusia e dobësuar mund të rezultojë me Azi Qendrore të përforcuar

Ndër punimet më njohura të Fukuyamas si ekspert politik janë artikulli dhe libri me emrin e njëjtë, Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit, i publikuar më 1992, në të cilin ai pretendon se me shpërbërje të Bashkimit Sovjetik, demokracia liberale perëndimore ka triumfuar si sistem politik “përfundimtar” dhe i ka dhënë fund “historisë” në atë aspekt.

Sa i përket situatës aktuale në Euroazi, 70-vjeçari ka thënë se çdo dobësim i regjimit rus, si rezultat i humbjeve në Ukrainë, mund t’iu mundësojë shteteve të Azisë Qendrore që të jenë më të pavarura në atë se çfarë është më e rëndësishme për to.

Sipas Fukuyamas, rënia e Ukrainës në duart e ushtrisë ruse përbën kërcënim të madh për Kazakistanin, pasi disa politikanë ultra-nacionalistë të Moskës, pretendojnë se disa pjesë në veri të Kazakistanit duhet t’i jepen Rusisë.

“Çdo dobësim i Rusisë mund t’iu mundësojë shteteve të Azisë Qendrore dhe [sidomos] Kazakistanit – një mundësi më të madhe për t’i caktuar politikat e veta [pa ndërhyrje ruse]”, ka thënë ai.

“Mund ta imagjinoni të kundërtën, nëse rusët e pushtojnë Ukrainën, apo e marrin një pjesë të Kazakistanit, sikur që e kanë marrë në Ukrainë. Mirëpo një Rusi e dobësuar do t’iu mundësonte vendeve të Azisë Qendrore që të marrin vendime pa u shqetësuar se çfarë do të thonë rusët dhe si do të reagojnë”.

Fukuyama e ka përmendur edhe rëndësinë e zhvillimit liberal të shoqërisë në atë rajon.

“Është e rëndësishme ta formojmë një identitet kombëtar që përfshin të gjithë ata që jetojnë në Kazakistan, sesa që t’i lejohet një grupi të dominojë. Gjatë epokës sovjetike ka pasur tentime [prej Moskës] për të bërë gjithçka ruse, për ta detyruar secilin të flasë rusisht, për ta bërë kulturën ruse disi dominuese. Ky është gabim. Njerëzit kanë nevojë për liri që të jetojnë në një ambient kulturor pa u bllokuar nga tjerët”, ka thënë ai.

Fukuyama është i befasuar nga rregullat strikte që ekzistojnë në kufijtë e Azisë Qendrore dhe ka thënë se zbatimi sa më i madh i një tregu të lirë dhe hapja e kufijve do të çonte në rritje të zhvillimit ekonomik rajonal.

“Një prej gjërave që më ka lënë përshtypje gjatë vizitës në këtë rajon është se sa pak ka qarkullim tregtar në mes të shteteve të Azisë Qendrore”, ka thënë ai.

“Do të mund të kishte tregje më të mëdha dhe më shumë prosperitet nëse shtetet e këtij rajoni nuk do të vendosnin kontrolle kufitare dhe nuk do të zbatonin politika nacionaliste. Ky është projekt që liderët e këtyre shteteve do të mund ta çojnë përpara në të ardhmen”.

Pavarësia është kyçe

Doktrina e Fukuyamas për liberalizmin e pozicionon atë te qëndrimi se njerëzit e një shoqërie të hapur trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht racës, gjinisë apo ndonjë kategorizimi tjetër.

I pyetur për presidentin e Kazakistanit Qasym-Zhomart Toqaev, Fukuyama e ka vënë theksin te rëndësia e lirisë së një individi.

“Mendoj se Kazakistani e ka një regjim autoritar të centralizuar. Megjithatë, mendoj se tranzicioni i zotit Toqaev ua ka hapur dyert mundësive që ndoshta nuk kanë ekzistuar nën presidentin e parë, vetëm sepse [ish-presidenti kazak, Nursultan] Nazarbaev ka qenë në pushtet për kohë të gjatë dhe e ka centralizuar shumë pushtetin… por edhe nëse nuk ka demokraci të plotë, mendoj se ende mund ta ketë regjim autoritar që lejon një shkallë më të madhe të lirisë individuale”, ka thënë Fukuyama, duke e përmendur Kinën si shembull të një realiteti të tillë.

“Nëse e analizoni Kinën, ekziston një dallim i madh në mes të Kinës së vitit 2010 dhe Kinës së vitit 2023, sepse individët kinezë më 2010 kanë pasur më shumë liri për të udhëtuar, për të menduar më shumë për veten e tyre. Nën liderin kinez Xi Jinping, këto liri janë zhdukur. Është ende regjimi autoritar që ka qenë atëherë, mirëpo shkalla e lirisë individuale është kufizuar. Këto janë llojet e zgjedhjeve që ekzistojnë në Kazakistan, edhe nëse regjimi vazhdon të jetë shumë i centralizuar”.

Shkalla e ulët e edukimit çon lehtë në diktaturë

Fukuyama ka thënë se mundësitë për demokraci më të madhe në Azinë Qendrore janë të kufizuara për shkak të dy fqinjëve autoritarë: Kinës dhe Rusisë.

Mirëpo, ai folur me doza shprese, duke e marrë shembull Mongolinë.

“Mongolia është, po ashtu, në mes të Rusisë dhe Kinës, dhe prej vitit 1991 organizon zgjedhje demokratike”, ka thënë ai.

“Qytetarët atje gëzojnë liri të madhe. Prandaj, nuk mendoj se lokacioni gjeografik me domosdo e dikton formimin e brendshëm të Qeverisë. Mirëpo nëse dobësohet fuqia e Rusisë dhe Kinës, diçka e tillë lejon më shumë hapësirë për liri në shtetet e Azisë Qendrore”.

Fukuyama ka folur edhe për nivelin e ulët të edukimit si faktor përshpejtues për diktaturë në rajon, duke e vënë theksin te rëndësia e edukimit të gjeneratave të reja.

“Nëse e keni një popullatë që nuk është mirë e edukuar, rrëshqitja në diktaturë është më e lehtë. Mirëpo nëse jeni shtet që ka përqindje të madhe me klasë të mesme, pra njerëz që udhëtojnë jashtë vendit, kanë ide të ndryshme, atëherë rritet kërkesa për shoqëri të hapur dhe kjo është duke ndodhur në Kazakistan. Numri i të rinjve që po studiojnë jashtë Azisë Qendrore është goxha mbresëlënës, dhe ata do ta bëjnë dallimin. Pra ka pasur ndryshim të madh shoqëror të gjeneratës”./rel

The post Eksperti amerikan i çështjeve politike: Dobësimi i Rusisë mund ta forcojë Azinë Qendrore appeared first on Albeu.com.

Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore
Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Duke iu drejtuar Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në Kinën veriperëndimore, presidenti Xi shprehu gatishmërinë e Kinës për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Ai theksoi promovimin e modernizimit për të gjitha këto vende.

“Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.

“Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm”, tha ai.

Duke u përfshirë në mënyrë aktive, Kina e ka pozicionuar veten si një kryesuese në garën për ndikim politik dhe akses në burimet e energjisë në rajonin e Azisë Qendrore. Për Kinën, një gjë e tillë është bërë më e lehtë për shkak se Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë, si dhe për shkak të pranisë së reduktuar të SHBA-së në rajon, si rezultat i tërheqjes së forcave nga Afganistani.

Pesë republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore i ofrojnë Kinës rrugë alternative transporti për karburant, ushqim dhe mallra të tjera në rast të ndërprerjeve në rajone të tjera.

Angazhimet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të bëra gjatë samitit dy-ditor shërbejnë si një kontrast i fortë me portretizimin “negativ” të Kinës gjatë samitit të fundit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni.

Mbështetja e Kinës për Azinë Qendrore duket se është gjithashtu një kundërpeshë ndaj akuzave të SHBA-së për diplomacinë e saj shtrënguese.

Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet të thellojnë besimin dhe të ofrojnë “mbështetje të qartë dhe të fortë” për interesat thelbësore si sovraniteti, pavarësia, dinjiteti kombëtar dhe zhvillimit afatgjatë.

Ai nuk përmendi Ukrainën, e cila ashtu si vendet e Azisë Qendrore, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Kina është e gatshme të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit, sigurinë dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse”, tha ai.

Tregti dhe investime

Xi deklaroi se Kina planifikon të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe të investimeve dhe të rrisë vëllimin e eksporteve të mallrave me rajonin.

Ai tha se do të inkurajojë bizneset e financuara nga Kina në Azinë Qendrore për të krijuar më shumë vende pune, për të ndërtuar fabirka dhe për të nisur një linjë të veçantë të trenave që synon promovimin e turizmit.

“Për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e Azisë Qendrore, Kina do t’u sigurojë vendeve të Azisë Qendrore një total prej 26 miliardë juanë (3.5 miliardë euro) mbështetje financiare dhe grante”, tha Xi.

Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore.

Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis Kinës dhe Azisë Qendrore, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik në industri të ndryshme dhe nxitjen e bashkëpunimit në burimet e reja të energjisë dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Kina mbështet gjithashtu ndërtimin e një korridori transporti ndërkombëtar ndër Detin Kaspik dhe synon të forcojë zhvillimin e qendrave të transportit për shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, tha Xi.

The post Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore appeared first on Albeu.com.