Azerbajxhani Archives - Albeu.com

Pse është e rëndësishme marrëveshja e paqes Armeni-Azerbajxhan e ndërmjetësuar nga Trump
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA.

Kjo marrëveshje do të kishte qenë e paimagjinueshme para pak kohësh. Për tri dekada, konflikti ka përcaktuar Kaukazin e Jugut.

Ai është ndërmjetësuar dhe manipuluar nga diplomatët rusë, është patrulluar nga paqeruajtësit rusë dhe është formësuar sipas interesave ruse. Tani, Uashingtoni po shkruan fundin e një kapitulli të trishtë në histori.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti azer Ilham Aliyev i kanë dhënë fund një armiqësie që ka përndjekur Kaukazin e Jugut që nga fillimi i viteve 1990.

Nga betejat e përgjakshme të fillimit të viteve 1990, te fitorja e Azerbajxhanit në vitin 2020, deri tek ofensiva rrufe e vitit 2023 që e boshatisi Nagorno-Karabakun nga popullsia armene, ky konflikt ka përndjekur breza të tërë.

Megjithatë, kjo marrëveshje përfaqëson më shumë sesa një zgjidhje dypalëshe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit; ajo shënon një riorientim themelor të gjeopolitikës së Kaukazit të Jugut.

Në qendër të saj është një korridor 43.5 km i gjatë përmes territorit armen që lidh Azerbajxhanin me enklavën e tij të Nakhçivanit në kufi me Turqinë.

Ky territor do të zhvillohet nga SHBA dhe do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare” (TRIPP).

I njohur gjithashtu si korridori i Zangezurit, zona shtrihet përgjatë kufirit verior të Iranit.

I ndërthurur me fushatën e re të presionit të presidentit Donald Trump ndaj Teheranit, kjo marrëveshje vendos ndikim të ri amerikan në pragun e derës së Iranit, duke ofruar një levë strategjike në një rajon ku ndikimi iranian ka qenë tradicionalisht i fortë.

Prej dekadash, Bakuja ka kërkuar qasje në Nakhçivan; Jerevani ka refuzuar, nga frika e humbjes së sovranitetit dhe e ndërprerjes së lidhjes me Iranin.

Zgjidhja amerikane, sipas raportimeve, ia delegon një entiteti amerikan kontrollin kufitar dhe doganor të Armenisë, duke i dhënë Azerbajxhanit rrugën e tij, duke ruajtur kontrollin e Armenisë dhe duke siguruar një rol të përhershëm amerikan në terren.

Suksesi i këtij ndërmjetësimi sinjalizon një ringjallje më të gjerë të ndikimit amerikan në rajon.

Fakti që Trump ia doli aty ku dështuan ndërmjetësues të tjerë ndërkombëtarë tregon se fuqia amerikane mbetet e pakrahasueshme kur Uashingtoni vendos të angazhohet në mënyrë vendimtare.

Kjo gjithashtu e nxjerr Rusinë jashtë loje në një rajon që ajo ka tentuar ta kontrollojë për mbi dy shekuj. Armenia ka qenë dikur aleati më besnik i Moskës në Kaukaz.

Me kalimin e viteve, në dëm të Jerevanit, kjo marrëdhënie u shndërrua në varësi: Rusia kontrollonte kufijtë e Armenisë, mbante një bazë ushtarake në vend, furnizonte shumicën e energjisë dhe pretendonte të ishte garantuesi i sigurisë së saj.

Por kur Azerbajxhani sulmoi në vitin 2023, Rusia nuk bëri asgjë. Këtë tradhti, Jerevani e mbajti vath në vesh.

Qeveria e kryeministrit Pashinyan prej atëherë ka ftohur marrëdhëniet me Moskën, ka flirtuar me Teheranin për t’u ekuilibruar kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa ka kërkuar partnerë perëndimorë.

SHBA për vite me radhë është përmbajtur nga një rol më qendror.

Kjo marrëveshje hap gjithashtu derën për normalizimin e marrëdhënieve Armeni–Turqi. Ankaraja e mbylli kufirin me Armeninë gjatë luftës së parë të Karabakut dhe e ka mbajtur të mbyllur që atëherë, duke e kushtëzuar rihapjen me paqen me Azerbajxhanin.

Tani Jerevani ka një mundësi reale për t’i dhënë fund tri dekadave të izolimit ekonomik dhe diplomatik nga fqinja e saj më e madhe në perëndim, duke hapur lidhjet me Perëndimin.

Marrëveshja riformëson gjithashtu Rrugën moderne të Mëndafshit. Deri tani, rruga kryesore lindje-perëndim nëpër Kaukazin e Jugut kalonte përmes korridorit Baku–Tbilisi–Ceyhan.

Lidhja e re krijon një arterie shtesë tranziti, duke zgjeruar mundësitë e transportit dhe duke hapur perspektiva të reja ekonomike.

Për Armeninë, kjo ofron një rol në rrjetet tregtare rajonale nga të cilat ka qenë prej kohësh e përjashtuar; për Azerbajxhanin, forcon pozicionin e tij si nyje kryesore mes Europës dhe Azisë.

Është e rëndësishme të theksohet se ky hap u bë i mundur pjesërisht sepse Rusia është e zënë me Ukrainën.

Me ukrainasit që e mbajnë Rusinë të përqendruar në luftën atje, Moska nuk pati kapacitet të mbronte Armeninë apo të bllokonte ndërmjetësimin amerikan, duke krijuar hapësirë që Uashingtoni të mbyllte një marrëveshje që do të ishte shumë më e vështirë me një Kremlin jo në kohë lufte.

Hapi i Uashingtonit do të lexohet përtej Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në Tbilisi, Gjeorgji, ku qeveria ka thelluar marrëdhëniet me Moskën dhe ka shtypur disidencën e brendshme, mesazhi është i qartë: fuqia amerikane është kthyer.

Përshtatja kundër prirjeve pro-perëndimore të popullsisë dhe drejt Kremlinit mund të jetë një rrezik politik kur Uashingtoni vendos të angazhohet.

Sfida të ardhshme nuk do të mungojnë. Armenia duhet të ndryshojë kushtetutën për të hequr referencat për Nagorno-Karabakun.

Ky proces është politikisht i ndjeshëm dhe i prekshëm nga ndërhyrja ruse, sidomos duke marrë parasysh përpjekjet e Kremlinit për të minuar udhëheqjen armene nga brenda.

Besimi mes Jerevanit dhe Bakusë mbetet i brishtë. Dhe Kaukazi është një vend ku marrëveshjet e paqes kanë prirje të bien nën peshën e historisë.

Megjithatë, rëndësia e këtij momenti nuk duhet nënvlerësuar.

SHBA nuk po ndërmjetëson vetëm paqen. Ajo po e hedh rrënjë në infrastrukturën e rajonit, në arkitekturën e sigurisë dhe në të ardhmen e tij.

Rusia është jashtë, Irani përballet me një realitet të ri në kufirin e tij, dhe ekuilibri i fuqisë është zhvendosur, larg Moskës dhe në përfitim të Amerikës.

The post Pse është e rëndësishme marrëveshja e paqes Armeni-Azerbajxhan e ndërmjetësuar nga Trump appeared first on Albeu.com.

Azerbajxhani shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Njëzet e pesë parti politike do të konkurrojnë më 1 shtator 2024 në Azerbajxhan.

”Për herë të parë, 25 nga 26 partitë politike në Azerbajxhan do të konkurrojnë për vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme”, njoftoi Mazahir Panahov, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në zgjedhjet e 1 shtatorit, ai konfirmoi se ishin 950 kandidatë të regjistruar nga 1508 individë që aplikuan. Dy partitë kryesore opozitare të Azerbajxhanit po marrin qasje të ndryshme për votimin parlamentar. Partia e Frontit Popullor të Azerbajxhanit, siç pretendojnë ekspertët vendas, për shkak të dobësisë së saj, do të vazhdojë serinë e bojkotit të zgjedhjeve, duke i bërë këto zgjedhjet e shtata radhazi në të cilat partia nuk do të marrë pjesë.

Parlamenti i Azerbajxhanit ka 125 vende, të zgjedhura për një mandat pesëvjeçar. Nevojiten 63 vende për të fituar shumicën në Parlament.Sipas Kushtetutës, detyrat e një Parlamenti të zgjedhur gjatë zgjedhjeve të parakohshme mund të zgjasin më pak se pesë vjet. Azerbajxhani ka ftuar 20 organizata ndërkombëtare për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 1 shtatorit.

Do të ketë vëzhgues nga një një numër vendesh, përfshirë Shqipërinë.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të kryesojë misionin e OSBE-ODIHR (Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) gjatë këtij procesi. Misioni i OSBE ODIHIR i drejtuar nga Bushati përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë që do të vendosen në të gjithë vendin.

Me të mbërritur në Azerbajxhan, ai pati takime me Jeyhun Bayramov, Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit dhe Mazahir Panahov, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Azerbajxhanit (KQZ). ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.

Për më tepër, për monitorimin e zgjedhjeve janë akredituar 18 467 vëzhgues vendorë. Gjatë procesit të zbardhjes së listave të zgjedhësve, në konstatimin e bërë deri më 28 qershor 2024, u konfirmua se Azerbajxhani ka 6 334 444 qytetarë me të drejtë vote.

The post Azerbajxhani shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Albeu.com.

Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit
Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.

Ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov në një postim në rrjetin social X, bën me dije se “nga sot, edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa vizë”.

Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi dhe konfirmuar angazhimin e përbashkët të të dyjave vendeve që në takimin e radhës të flitet mbi rezultate konkrete në të gjitha fushat ku janë evidentuar mundësitë për të punuar së bashku, me ekonominë në plan të parë.

Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe dakordësimi i zbatimit të projektit pilot të gazifikimit të Korçës, terminali i rigazifikimit në Gjirin e Korçës si edhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dyja vendet në projekte të energjisë së rinovueshme.

Heqja e vizave krijon mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve, raportet e të cilave kanë shënuar një hov të rëndësishëm në forcimin konkret të bashkëpunimit në veçanti gjatë vitit të fundit, që shënoi edhe hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë dhe në pritje këtë vjeshtë të hapjes edhe të ambasadës së Shqipërisë në Baku.

The post Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit appeared first on Albeu.com.

Kuqezinjtë e Bulkut fitojnë 2-0 përballë Azerbajxhanit
Shqipëria U-19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Arlind Kurti, Adi Kurti, Elton Fikaj, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Behar Ismaili, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Skerdi Xhixho

90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Pjesa e parë e takimiy u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të 51-ën, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës, ku sulmuesi i Perugia, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në të 75-ën Shqipërinë U-19 shënoi sërish, me Sulejmanin, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Këto dy gola i mjaftuan 19-vjeçarëve të Shqipërisë për të marrë fitoren në këtë përballje. Në të 85-ën, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq.

Të hënën do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30.

Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

The post Kuqezinjtë e Bulkut fitojnë 2-0 përballë Azerbajxhanit appeared first on Albeu.com.

Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të takohen me Blinkenin
Armenia tha se ministri i saj i Jashtëm do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas në Nju Jork. Ky do të jetë takimi i parë i kryediplomatëve që nga shpërthimi i fundit i luftimeve vdekjeprurëse në kufi, që lanë të vrarë mbi 200 persona.

Takimi trepalësh midis ministrit të Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, atij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pritet të zhvillohet më 19 shtator, tha Ministria e Jashtme armene.

Njoftimi për këtë takim vjen pasi Armenia tha se luftimet e javës së kaluar – më të këqijat që nga lufta gjashtëjavore e vitit 2020 – lanë të vdekur ose të zhdukur 207 persona nga pala armene.

Shifra e fundit e prezantuar nga Armenia përfshin edhe dy civilë që janë të zhdukur, u tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Armenisë që më 19 shtator u kryesua nga presidenti armen, Nikol Pashinian. Në këtë mbledhje u tha se 293 ushtarë dhe tre civilë janë plagosur si dhe 20 trupa janë kapur.

Deri më tani, Azerbajxhani ka raportuar se në luftime i janë vrarë 79 ushtarë.

Më herët gjatë 19 shtatorit, zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka kritikuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila më 17 dhe 18 shtator vizitoi Armeninë.

Ai tha se komentet e Pelosit në Armeni “sabotojnë përpjekjet diplomatike” për zgjidhjen e mospajtimeve midis Jerevanit dhe Bakusë.

Gjatë qëndrimit në Jerevan, Pelosi dënoi luftimet e fundit dhe fajësoi Azerbajxhanin për nisjen e luftimeve, duke thënë se Bakuja kreu “sulme të paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë.

Që edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për kontrollin e rajonit malor të Nagorno-Karabakut. Forcat etnike armene morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur më 1994. Por, më 2020, Azerbajxhani largoi forcat armene nga pothuajse tërë territori i këtij rajoni dhe nga qarqet përreth.

Në luftimet e fundit, të dyja shtetet kanë sulmuar njëra-tjetrën me artileri dhe mortaja në kufi dhe forcat azerbajxhanase madje kanë kryer sulme edhe brenda territorit të Armenisë.

Rusia, që ka raporte të mira me të dyja palët, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi pak kohë pas nisjes së luftimeve, por megjithatë përleshjet vazhduan. /Rel

The post Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të takohen me Blinkenin appeared first on Albeu.com.

Konflikti me Armeninë, Turqia me Azerbajxhanin: Nuk i lëmë kurrë vetëm
Teksa duket se është rindezur sërish konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket se Turqia do të vijojë të mbajë krahun e aleatit tradicional, Azerbajxhanit.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që rifilluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Duke folur në një konferencë, Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

The post Konflikti me Armeninë, Turqia me Azerbajxhanin: Nuk i lëmë kurrë vetëm appeared first on Albeu.com.

“Sytë” nga Ukraina, “ndizet” sërish konflikti në Nagorno-Karabakh! Azerbajxhani publikon pamjet e sulmeve ndaj forcave armene (VIDEO)
Teksa të gjithë sytë janë nga lufta në Ukrainë, duket se një tjetër vatër e nxehtë është në Nagorno-Karabakh.

Azerbajxhani tha se forcat e tij kishin shtypur një sulm armen pranë enklavës së këtij rajoni të mërkurën, duke nxitur thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftimeve në një rajon që ka qenë një pikë zjarri për 30 vjet.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, anëtarët e ushtrisë armene në territorin e Azerbajxhanit, ku është vendosur përkohësisht kontingjenti paqeruajtës rus, kanë shkelur rëndë dispozitat e marrëveshjes së paqes nga nëntori 2020 dhe kanë kryer, siç thuhet, një akt sabotimi terrorist kundër njësive të Azerbajxhanit, raporton Reuters.

“Përveç kësaj, anëtarët e grupit të armatosur armen u përpoqën të kapnin kodrën Kirgistan, e cila ndodhet në vargmalin që mbulon territorin e Kelbayar dhe Lachin dhe të vendosin pozicione të reja luftarake atje. Si rezultat i operacionit “Hakmarrja”, forcat e Azerbajxhanit kapën kodrën e Kirgistanit dhe një numër postesh të tjera komanduese në zonat malore dhe i vunë nën kontroll”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie ministria.

The post “Sytë” nga Ukraina, “ndizet” sërish konflikti në Nagorno-Karabakh! Azerbajxhani publikon pamjet e sulmeve ndaj forcave armene (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes forcave armene dhe azerbajxhanase, raportohen për 3 të vrarë
Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanas rifilluan të mërkurën në rajonin separatist të Nagorno-Karabakh, ku u raportuan të vrarë tre ushtarë. Abc News shkruan se zyrtarët ushtarakë të Nagorno-Karabakh thanë se sulmet me dronë të kryera nga forcat Azerbajxhane vranë dy nga trupat e tyre dhe plagosën 14 të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se një nga ushtarakët e vendit vdiq në atë që pretendohej se ishte një “akt terrorist” nga “formacionet ilegale ushtarake armene”. Ushtria e Azerbajxhanit kreu një “operacion hakmarrës” në përgjigje, duke vrarë dhe plagosur një numër të paspecifikuar “militantësh të paligjshëm armenë”. Udhëheqësi separatist i Nagorno-Karabakut, Arayik Harutyunyan, njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, duke nxitur më tej tensionet në rajon.

Armenia dhe Azerbajxhani janë bllokuar në një mosmarrëveshje dekadash mbi Nagorno-Karabakun, i cili shtrihet brenda Azerbajxhanit, por ishte nën kontrollin e forcave armene etnike të mbështetura nga Armenia që nga përfundimi i një lufte separatiste atje në 1994. Një luftë e vitit 2020 në rajon vrau më shumë se 6600 njerëz. Pas gjashtë javësh luftimesh intensive, një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Rusia i lejoi Azerbajxhanit të rimarrë kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe zonave përreth që kontrollonin separatistët e mbështetur nga Armenia.

Moska ka dërguar rreth 2,000 trupa që i quajti paqeruajtës në rajon. Zyrtarët në Armeni dhe Azerbajxhan shkëmbyen fajin për përleshjet e ripërtërira të mërkurën. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se ishte Azerbajxhani ai që shkeli armëpushimin e vitit 2020. Tensionet janë ngritur në kufirin e përbashkët të dy vendeve që nga maji i vitit të kaluar, kur Armenia protestoi atë që e përshkroi si një inkursion nga trupat Azerbajxhan në territorin e saj. Azerbajxhani ka këmbëngulur që ushtarët e tij janë vendosur në zonat ku kufiri ende nuk është përcaktuar. Përplasje sporadike kanë ndodhur vitin e fundit.

The post Përplasje mes forcave armene dhe azerbajxhanase, raportohen për 3 të vrarë appeared first on Albeu.com.

Dimri rus, Azerbajxhani “ngroh” Europën!
Bashkimi Evropian dhe Azerbajxhani nënshkruan të hënën një marrëveshje që do të dyfishojë importin e gazit natyror të Azerbajxhanit në mënyrë që të reduktojë varësinë energjetike të bllokut nga Rusia.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për partneritetin strategjik në fushën e energjisë, njoftoi organi ekzekutiv i BE-së.

“Azerbajxhani është një partner kyç energjetik për ne që ka qenë gjithmonë i besueshëm”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi me Aliyev pas ceremonisë së nënshkrimit të mbajtur në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Siç tha ajo, Azerbajxhani aktualisht furnizon Evropën me më shumë se tetë miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatik.

“Ne do të zgjerojmë kapacitetin në 20 miliardë metra kub deri në vitin 2027”, konfirmoi von der Leyen, duke shtuar se importi i gazit azerbajxhanas do të rritet në 12 miliardë metra kub tashmë vitin e ardhshëm, gjë që do të ndihmojë në kompensimin e shkurtimeve të furnizimit nga Ruia dhe do të kontribuojë ndjeshëm në sigurinë  furnizimit të Evropës.

Marrëveshja e re synon gjithashtu të kontribuojë në neutralitetin klimatik dhe bashkëpunimin në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, raporton Anadolia.

Aliyev theksoi se “çështjet e sigurisë së energjisë janë më të rëndësishme sot se kurrë më parë”.

“Bashkëpunimi afatgjatë, i parashikueshëm dhe shumë i besueshëm ndërmjet BE-së dhe Azerbajxhanit në fushën e energjisë është një avantazh i madh”, tha presidenti i atij vendi, një ndër ata udhëheqës që ka për mentor politik Presidentin Erdogan.

Së fundi, me ndërhyrjen e liderit turk, edhe Shqipëria lidhi një marrëveshje energjitike me Azerbajxhanin, vendin që fitoi një luftë dymujore me Armeninë, aty ku Bayraktari turk mundi Pancirin rus.

Korridori jugor që transporton gazin nga Azerbajxhani drejt BE-së është në funksion që nga viti 2020.

Gazi nga Azerbajxhani mbërrin në Evropë nëpërmjet Turqisë, pra gazsjellësit Transanatolian, i cili lidhet me tubacionin Trans-Adriatik të bllokut.

Në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë, Komisioni Evropian njoftoi planet në mars për të reduktuar varësinë nga furnizimet ruse me energji.

Për këtë qëllim, blloku synon të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe të sigurojë furnizimin me lëndë djegëse fosile nga partnerë të rinj.

BE-ja vendosi gjithashtu një paketë prej gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës së papërpunuar dhe qymyrit.

The post Dimri rus, Azerbajxhani “ngroh” Europën! appeared first on Albeu.com.

I shpallur “non grata” nga SHBA, Berisha bën vizitën e parë jashtë vendit pasi u zgjodh në krye të PD-së (VIDEO)
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, në të parën vizitë pas zgjedhjes në krye të PD.

Berisha po merr pjesë në Forumin Global te IX ne Baku.

Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë!

“Pjesëmarrje ne Forumin Global te IX ne Baku, Azerbajxhan

Te dashur miq,

Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’

Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetëra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.

Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha./albeu.com/

The post I shpallur “non grata” nga SHBA, Berisha bën vizitën e parë jashtë vendit pasi u zgjodh në krye të PD-së (VIDEO) appeared first on Albeu.com.