Azem Archives - Albeu.com

Mungoi në homazhe/ 26-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit reagon e bija: Sot, vendosa të dërgoj mbesën tënde në shkollë dhe…
Këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Rudina Hajdari ka munguar në ceremoninë e homazheve të organizuar për të shënuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari.

Ceremonia, e zhvilluar pranë monumentit të tij në Tiranë, përfshiu përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, miq dhe të afërm, por Rudina Hajdari nuk ishte e pranishme.

Azem Hajdari, një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes studentore të viteve ’90, u qëllua për vdekje më 12 shtator 1998, vetëm disa metra nga ndërtesa e Parlamentit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, që çoi në rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Rudina Hajdari ka ndarë arsyen e mungesës së saj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo tregon se për 25 vjet ka ndjekur të njëjtën rutinë në këtë ditë, duke vizituar memorialin dhe varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e babait të saj, Azem Hajdari. Por këtë vit, ajo vendosi të dërgojë vajzën e saj në shkollë.

Në postimin e saj, Rudina shkruan: “Babi, për 26 vjet, kjo ditë më ka pritur gjithmonë me të njëjtën rutinë: vizita te memoriali, varrezat dhe takime me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, vendosa të dërgoj mbesën tënde në shkollë. Më kujtohet që ti nuk do të kesh mundësinë ta takosh Sihanën, mbesën tënde, e cila shpesh thonë se ngjan me ty. Sa shumë do të kishe dashur ta shihje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Shpresoj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.”

The post Mungoi në homazhe/ 26-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit reagon e bija: Sot, vendosa të dërgoj mbesën tënde në shkollë dhe… appeared first on Albeu.com.