avokatin Archives - Albeu.com

Përvetësoi 20 mln lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin
Prokuroria e Vlorës, ka kërkuar arrestimin e shtetasit D.M., me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë, i dyshuar për tre vepra penale të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, D.M. akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet është konstatuar se avokati ka përvetësuar 19.2 milionë lekë nga shtetasit S.S. dhe B.E., duke përdorur mashtrimin dhe shpërdoruar besimin e tyre.

Gjithashtu, pas analizës së lëvizjeve në llogarinë bankare të të hetuarit, u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e shumës (2.000.000 lekë) është transferuar në llogarinë e shtetasit E.A., me përshkrimin “këst për blerje apartamenti”, duke ngritur dyshime të arsyeshme për pastrim parash.

Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg”, por Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e cila u ekzekutua sot.

The post Përvetësoi 20 mln lekë nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin appeared first on Albeu.com.

Deputetja e PS Klotilda Bushka vazhdon të prishë provat, takohet me avokatin e Ajola Xoxës (FOTO)
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, vazhdon të jetë aktive në prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Siç edhe duket në foton e publikuar nga SYRI.tv, Bushka është duke folur me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta, i cili bën pjesë e studios së Arben Rakipit.

Fotoja është bërë ditën e sotme në orën 13:05 minuta të mesditës së sotme, pranë urës së Shallvareve në Tiranë.

Deputetja Klotilda Bushka, akuzohet nga SPAK për prishje të provave dhe pengim të drejtësisë. Ajo akuzohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

Sipas SPAK, dëshmitarja Ina Goxhaj, pas njoftimit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë.

Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili, i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj.

Në takim ka gjetur Klotilda Bushkën, dhe një djalë tjetër të cilin nuk e di kush është. Fillimisht, ka biseduar me Klotildën, për të cilën sqaron se ajo e mësonte se çfarë duhej të thoshte, gjërat që do të mohoheshin në mënyrë kategorike. Klotilda i ka treguar Inës se gjatë deklarimit duhej të thoshte që ajo (Ina) ishte nismëtare e projektit të dancit, por është marrë Harabeli me organizimin’,

‘Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s’duhet të dilte që ishte shtëpia e saj.

Po kështu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës që të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim, është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar Inës që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte.

Ina Goxhaj, ka deklaruar se nuk ka dashur që t’i jepte telefonin e saj të markës Samsung A35, por është ndjerë e detyruar nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se Ajola Xoxa, ka lexuar komunikimet e zhvilluara ndërmjet saj (Inës) dhe Adela Kondakçiut, apo e dhe me Ketrina Brahon dhe ishte e shqetësuar, por Ina deklaron se personalisht nuk u ndie në faj pasi mesazhet ishin një e vërtetë e madhe.

Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo (Ina) të mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa, më ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjesonin.

Po kështu, deklaruesja shprehet se avokatët ishin të shqetësuar pasi në Prokurori ishte paraqitur dhe Adela Kondakçiu. Duke nisur nga zgjatja e deklarimeve të kësaj shtetase, ata ishin në merak mos Adela kishte folur para hetuesve.

Deklaruesja shprehet se është larguar nga ky takim, për të vijuar takimin me Klotildën në banesën e prindërve të saj. Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin Samsung A35, me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t’ia kthente sërisht për asgjesim. Ina Goxhaj, shpjegon se edhe në fakt kështu ka ndodhur. Në datë 12.12.2024, kjo shtetase deklaron se i ka dhënë Klotildës telefonin Samsung A35 me qëllim asgjesimin e tij. Shpjegon se sipas udhëzimeve të avokatit, Ajolës dhe Klotildës, ka lajmëruar oficerët se nuk mund të paraqitej në prokurori për arsye shëndetësore.

‘Takimi tjetër është zhvilluar në datë 14.12.2024, ditën e shtunë, në të njëjta ambiente. Shpjegon se në takim ishte Klotilda, Ajola dhe Avokati dhe ata dukeshin të shqetësuar se nuk kishin patur kontakte me Adelën, e cila një ditë më parë kishte qenë në Prokurori. Gjatë takimi, deklaruesja shpjegon se i është thënë që duhet të bënte rezistencë dhe të mos tregonte realitetin e situatës. Kjo shtetase deklaron se i kanë kërkuar që të mohonte çdo gjë në lidhje me Ajolën dhe Bylën etj.

Po kështu, Ina Goxhaj, sqaron se gjatë këtij takimi i kanë bërë presion duke i thënë se në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim, ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. I kanë thënë, që ata do e merrnin vesh se çfarë do të deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njerëz brenda Prokurorisë, dhe se do njiheshin me deklarimin e saj.

Edhe Greta Domi, shpjegon deklaruesja ishte mësuar nga ata se çfarë duhej të deklaronte, dhe pas deklarimit i kishte njoftuar mbi ecurinë. Në përfundim të takimin, i kanë kërkuar që pas deklarimit të saj, në orën 18:30 të paraqitej te zyrat e avokatit për të diskutuar për çfarë ishte pyetur.

Gjatë deklarimit të saj, kjo shtetase ka shpjeguar se ajo është bërë drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, pas rekomandimit të Klotilda Bushkës, e që më pas bordi i BYL-A në atë kohë e miratoi. Shpjegon se organizata në vitet 2019-2021 ka qenë jo- aktive, për t’u riaktivizuar sërisht dhe ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës deri në vitin 2023, kur u zëvendësua nga një vajzë me emrin Rea, të cilën e ka njohur në zyrat e qendrës Harabel. Shpjegon se është marrë vendimi që Rea të bëhej drejtoreshë, por nuk e di se kush e ka vendosur.

Ka shpjeguar se në momentin kur ka nisur angazhimin e saj te BYL-A, nuk kishte një zyrë fikse. Selia zyrtare e organizatës nuk ka qenë zyrë, ka qenë apartamenti i Klotildës./Syri Tv

The post Deputetja e PS Klotilda Bushka vazhdon të prishë provat, takohet me avokatin e Ajola Xoxës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Bëri thirrje publike për veprime të dhunshme, policia nis procedimin ndaj avokatit
Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për avokatin e kreut të PD Sali Berisha, Genc Gjokutaj, për shkak se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme.

Mëngjesin e sotëm, Gjokutaj postoi një status në rrjetet sociale, ku reagonte në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara mbrëmjen e djeshme në Kuvend.

Ai ka bërë thirrje për revoltë, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.

Gjokutaj, ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Postimi i plotë i Gjokutajt:

Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

The post Bëri thirrje publike për veprime të dhunshme, policia nis procedimin ndaj avokatit appeared first on Albeu.com.

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi/ Nis seanca për masën e sigurisë për dy të arrestuarit
Ka nisur seanca për vendosje e masës së sigurisë për dy të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nanon e Dorian Alian.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasja e funksionarëve publik mbetur në tentativë”, në “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria kërkon masën e “Arrestit me burg” si për dy të ndaluarit, edhe tre autorët e shpallur në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku

The post Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi/ Nis seanca për masën e sigurisë për dy të arrestuarit appeared first on Albeu.com.