Avokati i berishes Archives - Albeu.com

Pasi u mor i pandehur u shfaq me avokat të ri, Meta tregon arsyen përse nuk do mbrohet më nga Genc Gjokutaj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë nga bugu, ku ka folur për akuzat e Prokurorisë së Posaçme dhe për avokatin e tij të ri, Kujtim Cakrani.

Në intervistën e tij për Syri.Tv, Meta është shprehur se akuzën si i “pandehur” e ka marrë pozitivsht, ndërsa thekson se pas këtij vendimi fshihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si “fletërrufe”.

Gjithashtu, ish-presidenti ka folur dhe për avokatin Genc Gjokutaj, cili më parë merrej me çështjen e Metës, duke shprehur falenderime për punën e tij me të, ku nënkupton se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Intervista e Ilir Metës në Syri Tv:

Ardit Zeneli: Zoti Meta, tani ju jeni i pandehur zyrtarisht. Çdo të thotë kjo për ju?

Ilir Meta: Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër.

Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës.

Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.

Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.

Ardit Zeneli: Ndërkohë që në këtë moment të ri ju jeni paraqitur me një avokat të ri, Z. Kujtim Cakrani. Çdo të thotë kjo?

Ilir Meta: Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”.

Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë.

Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd.

Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë.

Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses.

Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi.

Duke qenë falenderues për punën e Avokat Gjokutajt deri tani besoj se Avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun.

Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre.

The post Pasi u mor i pandehur u shfaq me avokat të ri, Meta tregon arsyen përse nuk do mbrohet më nga Genc Gjokutaj appeared first on Albeu.com.

Çfarë i ndodhi? Avokati i Berishës përfundon në spital
Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin.

Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim.

Por, “uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën”, nënvizoi ai ndër të tjera.

“Doja të shuaja kureshtjen e publikut, sepse ka pasur disa portale që e kanë konsideruar mungesën tuaj në seancën e fundit si një tërheqje nga çështja “Berisha”. A është e vërtetë kjo, tërheqje nga mbrojtja e z. Berisha në proceset gjyqësore ndaj tij tashmë, që po zgjasin prej muajsh?”, e pyeti gazetarja.

“Mua më vjen vërtet shumë keq që abuzohet në këtë lloj niveli. Nuk mund të konceptohet një tërheqje  e imja nga çështja Berisha, sepse ajo nuk është çështje thjesht e një personi, çështje penale e regjistruar nga SPAK. Ajo është një çështje, zgjidhja e së cilës zgjidh shumë raporte jetësore për Shqipërinë, zgjidh çështjen kombëtare, zgjidh çështjen e identitetit gjinor, zgjidh çështjen e familjes, të integritetit të njerëzve, zgjidh çështjen e shpopullimit, pra, pjesë integrale të programit të PD, të liderit të saj, zotit Sali Berisha dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave që mbart, lideri i PD dhe Partia Demokratike në vetvete me aleatët e saj, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera, ky ka qenë dhe qëllimi i procesit, i “fake proces”it.

Sa i përket gjendjes sime, është e vërtetë: në datën 11 korrik unë kam pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, se këta dhe i ironizojnë këto, thonë … “nuk shkon dot në gjykatë se ka thyer gishtin”… Ky është problem dashakeqësie i përzier edhe me injorancë sepse nuk është problemi thjesht i një gishti apo thoi, por është problemi i këmbës së tërë e cila është në allçi e mobilizuar, që do të hiqet pas 6 deri 8 javësh sipas mjekëve. Unë jam në kontroll mjekësor dhe nuk mund të eci pa paterica dhe kjo është e dokumentuar edhe në gjykatë. Uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën,” tha Gjokutaj.

The post Çfarë i ndodhi? Avokati i Berishës përfundon në spital appeared first on Albeu.com.