Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt Archives - Albeu.com

Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “torturës flagrante” të liderit opozitar, Aleksei Navalny, që po mbahet në izolim në një burg në rajonin rus të Vladimirit.

Ky apel, i publikuar në formën e një letre në një kanal në Telegram më 16 janar, i bashkohet thirrjeve të fundit nga një grup i profesionistëve shëndetësorë rusë, që kërkuan nga Qeveria të mos e “ngacmojë” Navalnyn, i cili me profesion është avokat.

Letra u nënshkrua nga 14 avokatë dhe u publikua në Facebook nga avokati i Shën Petersburgut, Victor Drozdov. Në të bëhej thirrje që edhe avokatët e tjerë t’i bashkohen kësaj letre.

“Sot ne nuk mund dhe nuk kemi të drejtë të shikojmë me qetësi shkeljet e të drejtave kushtetuese dhe denigrimin e dinjitetit njerëzor të kolegut tonë, të privuar nga statusi i avokatit lidhur me rastin penal ndaj tij për shkak të aktivizmit të tij politik në Rusi”, u tha në letër.

“Refuzimi i përfaqësuesve të Shërbimit të Burgjeve për t’i dërguar ilaçet e nevojshme kritikut opozitar, krijon një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”, u shtua në letër.

Navalny dhe avokati i tij, Vadim Kobzev, thanë se për disa ditë kritiku i Kremlinit është përballur me kollë dhe temperaturë. Kobzev tha më 10 janar se rojet e burgut kanë refuzuar që t’i japin ilaçe klientit të tij.

Po të njëjtën ditë, një grup i mjekëve rusë i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë “torturimin e Navalnyt” në burg dhe të lejojë mjekët nga institucionet shëndetësore jashtë burgut që ta kontrollojnë dhe transferojnë atë në një spital të rregullt për trajtim, nëse është e nevojshme.

Kritiku i Putinit po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht dhe për keqpërdorim fondesh. Ai gjendet në një burg rreth 260 kilometra në lindje të Moskës./rel/

The post Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt appeared first on Albeu.com.