avokat i popullit Archives - Albeu.com

U zgjodh si Avokat i Popullit mes tensioneve, Shabani: Nuk e kam trazuar unë politikën, garova me mbështetjen e opozitës
Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post.

“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në raste të tilla përdoret një person si kauzë. Nuk besoj se Avokati i Popullit është aq i rëndësishëm për partitë sa të përdoret rasti im si zhurmë”, tha Shabani.

Ai shtoi se garimi i tij ka qenë me firmat e PD-së dhe aktorëve të tjerë opozitarë, ndërsa u votua nga PS dhe disa parti të tjera të vogla, përfshirë PSD, PAA dhe disa të tjera.

“Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorëve të tjerë opozitarë, që firmosën për kandidimin tim, dhe u votova nga PS dhe parti të tjera të vogla. Nuk di kush më ka votuar pro dhe kundër, por qartazi PS ka votuar pro në bllok për mua”, deklaroi ai.

Shabani theksoi gjithashtu se kandidatura e tij ka pasur mbështetje të gjerë: “Unë jam propozuar nga PD dhe parti të tjera të vogla, 35 deputetë. Kandidaturë më konsensuale zor se gjen”.

The post U zgjodh si Avokat i Popullit mes tensioneve, Shabani: Nuk e kam trazuar unë politikën, garova me mbështetjen e opozitës appeared first on Albeu.com.

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO)
Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensioneve.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare, duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani, u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit, përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së, për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

The post Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U zgjodh Avokat Populli me votat e PS, reagon Endrit Shabani: Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, i falenderoj për firmat që më dhanë mundësi të kandidoj
Endrit Shabani i cili u zgjodh nga Kuvendi Avokat Populli me 85 votat e PS mbrëmë pas një seance maratonë (11 dhjetor) ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook.

Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, 0 abstenime dhe 3 vota kundër.

Përmes shkrimit në Facebook Endrit Shabani falanderon mazhorancën për votat që i dhanë.

“Nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie”, shprehet Endrit Shabani.

Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur opozitën, e cila fillimisht i dha votat për kandidaturë, por që më pas u tërhoq nga kandidatura e tij.

Shabani shprehet i befasuar lidhur me ndryshimin e qendrimit te opozitës karshi kandidaturës së tij. Sakaq ai falenderon 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre i dhanë mundësinë të kandidojë për postin e Avokatit të Popullit.

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja… Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues”, shkruan Shabani në Facebook.

Reagimi i Endrit Shabanit

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.

Faleminderit!

Kujtojmë se procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.

Në Kuvend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme, por u fut në sallë pak para nisjes së votimit për Avokatin e Popullit.

Si u ndan votat për 6 kandidatët:

Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder

Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim

Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.

Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

The post U zgjodh Avokat Populli me votat e PS, reagon Endrit Shabani: Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, i falenderoj për firmat që më dhanë mundësi të kandidoj appeared first on Albeu.com.

Shabani zgjidhet Avokat Populli, Adriatik Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i doli koka
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ka deklaruar se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament. Gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj u shpreh se sot Rama e shpërbleu Shabanin duke e bërë Avokat Populli.

Adriatik Lapaj: Ai është i shqetësuar sepse e di ç’do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezituar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish. PO flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjikë në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjyakta shqiptarë nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhë shkarkojnë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive.  Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera, që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëhsmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama.

Ylli Rakipi:  Në këtë moment po votohet partneri yt, po bëhet Avokat Populli, mos duhet të ndryshosh trajektore, të hedh ai një gjë, me ndihmën edhe të opozitës?

Adriatik Lapaj: Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka. Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre ,për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e SHqipërisë.

The post Shabani zgjidhet Avokat Populli, Adriatik Lapaj: Tradhtarin e përdori Rama, sot i doli koka appeared first on Albeu.com.