avionet Archives - Albeu.com

Zjarret në vend/ Mbyllin misionin avionët rumunë! Për 5 ditë hodhën 141 mijë litra ujë
Pas një përpjekjeje intensive prej pesë ditësh, misioni i shuarjes së zjarreve në Shqipëri ka përfunduar me sukses. Dy avionët ushtarakë rumunë, të tipit C-27J Spartan dhe C-130 Hercules, të cilët u angazhuan në këtë mision në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, punuan pareshtur për shuarjen dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit që kishin përfshirë disa nga zonat më të rrezikuara të vendit tonë.

Gjatë këtyre ditëve, avionët rumunë kanë kryer dhjetëra fluturime mbi disa nga vatrat më të nxehta të zjarrit, duke ndihmuar në izolimin dhe fikjen e flakëve në parqet kombëtare, zonat e banuara, si dhe në terrenet më të vështira dhe të paarritshme. Përpjekjet e tyre kanë qenë vendimtare për të ndaluar dëmet e mëtejshme. Gjatë gjithë misionit në Shqipëri, avioni rumun kreu gjithsej 23 hedhje, duke përdorur një total prej 141,000 litrash uji në zonat e: Liqenit të Prespës, Malit të Tomorrit, në fshatin Nënshetaj, në Orosh të bashkisë Mirditë, në Fushë Bulqizë dhe në fshatin Arrën në Bashkinë e Kukësit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shprehur mirënjohje të thellë për stafin rumun të angazhuar në këtë operacion të ndërlikuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë misionit. Ministri Vengu ka falënderuar gjithashtu Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e ngushtë në koordinimin e këtyre përpjekjeve.

“Ky mision ishte një shembull i shkëlqyer i solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në momente kritike. Ndihma e dhënë nga Rumania dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile ka qenë e paçmueshme për menaxhimin e situatës emergjente në vendin tonë,” tha ministri Vengu.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila ka luajtur një rol kyç në koordinimin dhe mbështetjen e operacionit në terren, duke bërë të mundur që përpjekjet ndërkombëtare dhe ato vendase të bashkërendohen në mënyrë efikase.

I pranishëm në këtë aktivitet Ambasadori rumun në Shqipëri, Oktavian Serban, falënderoi Bashkimin Evropian për vendimin që morën për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Avionët rumunë, që prej datës 14 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.

The post Zjarret në vend/ Mbyllin misionin avionët rumunë! Për 5 ditë hodhën 141 mijë litra ujë appeared first on Albeu.com.

FOTO/VIDEO – Hapet baza ajrore e NATO-s, 6 avionë EuroFighter F-2000 show në qiellin e Kuçovës
I PERDITESUAR – U hap sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, transmeton AlbEu.com.

6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës gjatë ceremonisë së inaugurimit. Po ashtu janë ngritur në fluturim 2 helikopterët ‘Black Hawk’.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në vitet 1950, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

The post FOTO/VIDEO – Hapet baza ajrore e NATO-s, 6 avionë EuroFighter F-2000 show në qiellin e Kuçovës appeared first on Albeu.com.

Autoritetet: Nuk dihet se kur do të fluturojnë sërish “Boeing 737 Max” pas shpërthimit të dritares
Rregullatorët amerikanë nuk do të nxitojnë të japin dritën jeshile për të lejuar aeroplanët e bllokuar Boeing 737 Max 9 që të fluturojnë pas një shpërthimi gati fatal në njërin prej tyre, tha qeveria amerikane.

Avionët e këtij lloji, të cilët nuk po fluturojnë pas incidentit në një fluturim të Alaska Airlines, “duhet të jenë 100 për qind të sigurt”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttige.

Është e paqartë se kur aeroplanët do të lejohen të fluturojnë përsëri, shton BBC.

Ndërkohë, kreu i Boeing, Dave Kalun, pranoi se incidenti lidhej me një dështim në kontrollin e cilësisë së avionit , i cili hyri në shërbim vetëm tetë javë para shpërthimit.

Duke folur për CNBC, Kalun tha se ka ende pyetje për t’u përgjigjur se si u lejua të ndodhte incidenti.

“Çfarë shkoi keq në kontrollet që bëmë? Çfarë shkoi keq që e lejoi këtë të ndodhte,” tha ai.

Askush nuk u lëndua kur kapaku i dritares u hoq, duke e detyruar avionin të bënte një ulje emergjente.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) të shtunën ndaloi 171 avionë Boeing që ishin pajisur me një mbulesë të ngjashme, në thelb një derë false, jofunksionale në një hapësirë ​​ku do të ishte dalja e emergjencës.

The post Autoritetet: Nuk dihet se kur do të fluturojnë sërish “Boeing 737 Max” pas shpërthimit të dritares appeared first on Albeu.com.

Frikë nga Rusia? Rumania pajiset me avionë luftarakë F-35
Në sfondin e agresionit rus kundër Ukrainës, Rumania po ndërton forcën e saj ajrore.

Bukureshti dëshiron të blejë disa avionë luftarakë F-35 të prodhuar nga SHBA, njoftoi zyra e presidentit pas një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes të vendit të kryesuar nga presidenti Klaus Iohannis.

Sasia e avionëve më të avancuar që do të blihen nuk u zbulua.

Këshilli i Mbrojtjes diskutoi gjithashtu situatën e sigurisë në rajonin e Detit të Zi në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Rumania, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën.

Në nëntor 2022, Bukureshti nënshkroi një kontratë me Norvegjinë për të blerë 32 avionë luftarakë F-16 të përdorur, duke trefishuar gati flotën e Rumanisë F-16./Albeu.com/

The post Frikë nga Rusia? Rumania pajiset me avionë luftarakë F-35 appeared first on Albeu.com.

Si u shmang tragjedia në aeroportin e Nju Jorkut: Avionët për pak u përplasën, nisin hetimet
Zyrtarët amerikanë kanë nisur një hetim pasi dy avionë plot me pasagjerë për pak u përplasën në një aeroport të Nju Jorkut javën e kaluar.

Ngjarja  ndodhi të premten në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy, midis një Boeing 777 të drejtuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe një Boeing 737 të drejtuar për në Republikën Domenikane.

Njëri avion ishte gati të ngrihej ndërsa tjetri po kalonte të njëjtën pistë. Përplasja u shmang kur një kontrollues ajror i vuri re të dy.

Kontrollori i trafikut ajror u përpoq të ndalonte aeroplanin Delta teksa po përgatitej të merrte krahun.

“Delta 1943, anuloje ngritjen! Delta 1943, anuloje ngritjen!”, u dëgjua  kontrollori  duke thënë në një regjistrim audio të bërë nga LiveATC, një faqe interneti që poston komunikimet e fluturimit.

Aeroplani Boeing 737 i Delta Air Lines u ndal më pas në pistë, ndërsa Boeing 777 i American Airlines kaloi në mënyrë të sigurt para tij, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

FAA tha se avionët ishin rreth 300m larg njëri-tjetrit kur avioni Delta u ndal. Që atëherë ajo ka nisur një hetim për përplasjen e afërt.

Avioni i Delta Air Lines mbante në bord 145 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa avioni i dytë, nga American Airlines, mbante 137 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. /albeu.com

The post Si u shmang tragjedia në aeroportin e Nju Jorkut: Avionët për pak u përplasën, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

Problemt me fluturimet në SHBA, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka shenja për sulm kibernetik
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nuk ka pasur indikacione për një sulm kibernetik ndaj sistemit të aviacionit civil amerikan dhe sqaroi se presidenti Joe Biden është informuar për situatën.

Njoftimi i Karin Jean-Pierre u nxit nga fakti se ndodhi një problem teknik, i cili rezultoi në ndalimin e fluturimeve në të gjithë vendin.

“Nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik në këtë fazë, por presidenti ka udhëzuar Departamentin e Transportit që të kryejë një hetim të plotë për shkakun. FAA do të bëjë përditësime të rregullta”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Në fakt, presidenti amerikan deklaroi se “aeroplanët mund të ulen përsëri në mënyrë të sigurt, por jo të ngrihen në këtë moment”.

Vihet re se anulimet dhe vonesat e fluturimeve ndodhën sot në SHBA pasi FAA po përpiqej të rregullonte një problem teknik në sistemin e saj, ndërsa u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë linjat ajrore për përditësime.

FAA njoftoi se ka udhëzuar linjat ajrore që të pezullojnë të gjitha nisjet e fluturimeve të brendshme deri në orën 16:00 (në SHBA), në mënyrë që të mund të vërtetojë saktësinë e informacionit të fluturimit dhe sigurisë. /albeu.com

The post Problemt me fluturimet në SHBA, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka shenja për sulm kibernetik appeared first on Albeu.com.

Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve.

Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi, derisa ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin.

Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte tjera: hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.

Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve tjera shtetërore, por edhe në qytete tjera si në Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur më 26 tetor.

Ai ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për “luftë hibride, për futjen e frikës në mesin e popullatës dhe destabilizimin e vendit” dhe se institucionet janë në kontakt me NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtar për ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje tjera./REL

The post Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba appeared first on Albeu.com.

Spektakël në qiell, Rama: Avionët “B52” ishin të ushtrisë amerikane
Ditën e sotme një ngjarje historike ka ndodhur për shqiptarët.

Dy avionë u ngritën në ajër me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur fluturimin e dy prej avionëve më të mëdhenj të ushtrisë amerikane.

Rama shkruan se avionët B52 fluturuan në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Eventi ishte organizuar nga organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë ku mori pjesë edhe ambasadorja, Yuri Kim.

Me buzën gaz, ajo përshëndeti dy avionët amerikanë, teksa u takua në shesh me të rinj dhe fëmijë shqiptarë./albeu.com

The post Spektakël në qiell, Rama: Avionët “B52” ishin të ushtrisë amerikane appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy avionë në SHBA, humbin jetën tre persona
y avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, SHBA, thanë autoritetet, duke vrarë tre.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), dy persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe një i tretë në një Cessna 152 kur dy avionët u përplasën.

Dy avionët e vegjël “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos, shpjegoi FAA.

Qyteti i Watsonville tha në Twitter për aksidentin me “fatalitete”, pa dhënë detaje të mëtejshme. FAA siguroi se nuk kishte të lënduar në terren.

Aksidenti do të hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të SHBA-së.

The post Përplasen dy avionë në SHBA, humbin jetën tre persona appeared first on Albeu.com.