avionet amerikane Archives - Albeu.com

Avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton
Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHB) do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës pasditen e së hënës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë.

Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të festimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska.

Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejon”.

“Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Ajo shtoi se Bosnja e Hercegovina është partnere kyçe e SHBA-së dhe se ato kanë synim të përbashkët në sigurimin e stabilitetit rajonal.

“Ky mision do të mbështetet nga avioni KC-135 Stratotanker, i cili do të sigurojë furnizim me karburant në ajër për avionët F-16 mbi territorin e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë,” tha ajo.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Forcave të Armatosura Amerikane për shkëmbimin e taktikave, metodave dhe procedurave operacionale me Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës.

Deklarata gjithashtu thekson se njësitë e Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën angazhohen rregullisht ushtarakisht me partnerët rajonalë me qëllim të ofrimit të trajnimit, përmirësimit të ndërveprimit dhe demonstrimit të një angazhimi të përbashkët për të njëjtat qëllime sigurie.

“Aeroplani amerikan do të kthehet në bazë menjëherë pas përfundimit të misionit. Aftësia për të vendosur shpejt, për të lokalizuar objektivin dhe për t’u kthyer në bazë tregon aftësinë e SHBA-së për të projektuar fuqi kudo në kohën më të shkurtër të mundshme dhe për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, thuhet në komunikatë.

F-16 është një avion i lehtë luftarak që hyri në shërbim për herë të parë në vitin 1979. Forcat Ajrore të SHBA-së e përdorën atë gjerësisht në të dy luftërat në Irak, si dhe gjatë luftës në Afganistan.

Më shumë se 4.600 avionë F-16 u ndërtuan në vitin 1976, kur prodhimi u miratua zyrtarisht.

Çfarë i parapriu fluturimit të avionit?

Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina.

Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë.

“Millorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë duarkryq derisa ai e shtyn Bosnjë e Hercegovinën drejt konfliktit”, tha Ambasada amerikane më 28 dhjetor 2023.

Ajo tha se Republika Sërpska është një entitet brenda shtetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe se Kushtetuta e shtetit nuk parashikon të drejtën e një entiteti për t’u shkëputur.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në disa raste se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet kundër Dejtonit dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit,” tha ambasada amerikane.

The post Avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton appeared first on Albeu.com.

Avionët amerikanë sulmojnë dy qendra të Hezbollahut si përgjigje ndaj goditjeve mbi bazat e tyre
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë goditur dy qendra të Hezbollahut irakian, si përgjigje ndaj sulmeve mbi bazat amerikane që janë përshkallëzuar gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Associated Press.

Gjatë sulmeve në bazat amerikane të martën u përdorën për herë të parë raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi kundër trupave amerikane, sipas dy zyrtarëve amerikan të Mbrojtjes.

Avionët luftarakë amerikanë i goditën qendrat e veprimit të Kataib Hezbollah dhe një qendër komandimi dhe kontrolli të Kataib Hezbollah në jug të Bagdadit të martën, thanë zyrtarët në kushte anonime.

Kishte pjesëtarë të Kataib Hezbollah në të dy zonat gjatë kohës së sulmeve, por zyrtarët nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse ka të vrarë.

Të hënën, një avion ushtarak AC-130 kreu një sulm të paplanifikuar hakmarrës pasi ndodhej në ajër kur militantët e mbështetur nga Irani i shkrepën dy raketa balistike me rreze të shkurta veprimi mbi Bazën Ajrore Al-Asad në Irak.

Avioni ishte në gjendje ta gjurmonte origjinën e raketave dhe shtiu ndaj disa militantëve që po iknin me një automjet.

Zyrtarët thanë se SHBA-ja po përpiqet të komunikojë se nuk po kërkon konflikt të gjerë, por se sulmet e mbështetura nga Irani ndaj forcave amerikane duhet të ndalen dhe se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të mëtejme po qe nevoja.

Deri më sot, bazat amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 66 herë prej 17 tetorit, ditës kur pati një shpërthim në një spital në Gazë ku u vranë qindra njerëz./REL

The post Avionët amerikanë sulmojnë dy qendra të Hezbollahut si përgjigje ndaj goditjeve mbi bazat e tyre appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut kërcënon me rrëzimin e avionëve amerikanë
Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shkelur hapësirën e saj ajrore duke kryer fluturime vëzhguese. Phenjani tha se po tregonte vetëpërmbajtje pasi avionët amerikanë mund të rrëzohen.

Veprimet provokuese ushtarake nga SHBA-ja po e sjellin gadishullin korean më pranë konfliktit bërthamor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA.

Kjo media raportoi se në deklaratë u tha po ashtu se përdorimi i avionëve dhe dronëve vëzhgues nga Uashingtoni po përshkallëzon tensionet, duke akuzuar Uashingtonin se po dërgon nëndetëse bërthamore pranë gadishullit.

“Nuk ka garanci që një aksident i tillë tronditës, sikurse rrëzimi i një avioni të forcave ajtore amerikane, nuk do të ndodhë” në ujërat në lindje të Koresë, tha zëdhënësi.

Në deklaratë u përmendën edhe incidente në të kaluarën kur Veriu kishte rrëzuar ose penguar avionë amerikanë në kufi.

Koreja e Veriut shpesh ankohet që SHBA-ja kryen fluturime vëzhguese pranë gadishullit.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga ushtria amerikane që janë të vendosur në Korenë e Jugut.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimet e Veriut se i është shkelur hapësira ajrore janë të pavërteta. Ushtria në Seul tha se asetet vëzhguese amerikane kanë kryer fluturime rutinë të vëzhgimit përreth gadishullit, duke shtuar se aleatët punojnë ngushtë për të monitoruar Veriun.

Sipas KCNA-së, vendosja e aseteve bërthamore strategjike të SHBA-së në Gadishullin Korean “është shatantazhi më i pështirë bërthamor” kundër Koresë së Veriut dhe shteteve në rajon, si dhe, sipas Phenjanit, kjo paraqet një kërcënim të madh të paqes.

Forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti. Në këto stërvitje kanë marrë pjesë edhe avionmbajtësit dhe bombarduesit e rëndë. Po ashtu, muajin e kaluar në stërvitje mori pjesë edhe një nëndetëse bërthamore amerikane.

Në prill, liderët jugkoreanë dhe amerikanë u pajtuan që një nëndetëse bërthamore amerikane do të lundronte në ujërat e Koresë së Jugut për herë të parë që nga vitet ’80.

Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryer vazhdimisht testime të armëve./rel/

The post Koreja e Veriut kërcënon me rrëzimin e avionëve amerikanë appeared first on Albeu.com.

“Zotët” e qiejve mbi Sheshin Skënderbej, dalin pamjet nga fluturimi i B52 amerikan (VIDEO)
Dy avionë amerikanë, B52, kanë fluturuar mbi Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Ky patrullim i tyre u bë me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Në Sheshin Skënderbej janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, për të parë spektaklin e ofruar prej tyre./albeu.com/

The post “Zotët” e qiejve mbi Sheshin Skënderbej, dalin pamjet nga fluturimi i B52 amerikan (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

ORA/ “B52” amerikanë mbi Sheshin Skënderbej, kur duhet t’i mbani sytë nga qielli
Dy avionë të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, të tipit “B52”, do të fluturojnë ditën e sotme mbi Sheshin Skënderbej.

Ky fluturim pritet të mbahet mes orës 14:45-15:00 dhe do të bëhet me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shprehet fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO./albeu.com/

The post ORA/ “B52” amerikanë mbi Sheshin Skënderbej, kur duhet t’i mbani sytë nga qielli appeared first on Albeu.com.

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj, por jo ato amerikanë
Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që Shtetet e Bashkuara t’i ndihmojnë Kievit që të sigurojë më shumë avionë luftarakë për t’u përballur me pushtimin e Rusisë dhe për të mbajtur kontrollin e hapësirës së tij ajrore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë ide dhe aktualisht po shikon “në mënyrë shumë, shumë aktive” për një propozim, sipas të cilit, shteti fqinj i Ukrainës, Polonia, ta furnizojë Kievin me avionë luftarakë të kohës sovjetike dhe në këmbim të marrë avionë amerikanë të tipit F-16.

Megjithatë, ky propozim është i mbushur me pasiguri dhe Polonia publikisht ka qenë më pak entuziaste për të, gjerësisht për shkak se Rusia ka paralajmëruar se ndihma ndaj forcave ajrore të Ukrainës do të shihej nga Moska si pjesëmarrje në konflikt dhe do të mund të hapte mundësinë për kundërpërgjigje. Ndërkaq, komentet zyrtare nga NATO dhe Polonia kanë qenë vetëm për të konfirmuar vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje.

Pse i duhen Ukrainës avionë luftarakë?

Forcat ajrore ukrainase përdorin avionë sovjetikë MiG-29 dhe Su për të mbrojtur qiejt dhe territorin e tyre nga pushtimi ushtarak i Rusisë që nisi më 24 shkurt. Ukraina ka bërë thirrje për avionë shtesë në mënyrë që të mund të vazhdojë këtë mision në terma afatgjatë.

Forcat ajrore ukrainase janë në disavantazh numerik në krahasim me forcat ajrore ruse, por pilotët ukrainas kanë vazhduar të kryejnë misione luftuese dhe kanë pretenduar se kanë vrarë ushtarë rusë, pavarësisht se ushtria ruse ka pretenduar se ka shtypur fuqinë ajrore ukrainase.

Pse jo avionë luftarakë amerikanë?

Pilotët ushtarakë të Ukrainës nuk janë të trajnuar që të fluturojnë avionë luftarakë amerikanë dhe janë më të përgatitur që të manovrojnë MiG-29 apo avionët Su, që aktualisht përdoren nga ish-shtetet sovjetike që janë anëtare të NATO-s, siç janë Polonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Pilotët ukrainas do të ishin në gjendje që të operonin menjëherë me avionët MiG, por Polonia duket se nuk është shumë entuziaste që të humbë një pjesë të konsiderueshme të flotës së saj ajrore pa marrë avionë zëvendësues. Avionët F-16, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, po bëhen shtylla kryesore e forcave ajrore të Polonisë, teksa ky shtet po modernizon ushtrinë.

Cila është përgjigja e Polonisë?

Blinken tha se ka “dritë të gjelbër” për Poloninë që t’i dërgojë avionë Ukrainës.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive për çështjen e avionëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si ne mund të kompensojmë nëse Polonia vendos të furnizojë [Kievin] me këta avionë. Nuk mund të flas për afate, por mund t’iu them se ne po e shikojmë këtë çështje në mënyrë shumë, shumë aktive”, tha Blinken të shtunën gjatë vizitës në Moldavi.

Megjithatë, përgjigja e Polonisë ka qenë e përmbajtur.

“Sa i përket dërgimit të avionëve, vetëm mund të përsërisë se ende nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller.

Mueller hodhi poshtë pretendimet se Polonia mund t’i ofrojë bazat e saj ajrore për avionët luftarakë ukrainas. Rusia ka pretenduar se Rumania dhe disa shtetet të tjera, që nuk ka treguar se për cilat bëhet fjalë, kanë pranuar që avionët luftarakë ukrainas të vendosen në shtetet e tyre.

Ndërkaq, Polonia ka mbështetur Ukrainën, si në aspektin politik duke mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe në aspektin humanitar pasi kahapur dyert për refugjatët nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Pse Polonia nuk është e vendosur?

Pavarësisht qëndrimit mbështetës ndaj Ukrainës, Varshava po përballet me një vendim qenësor dhe sfidues sa i përket furnizimit të Kievit me avionë.

Rusia ka paralajmëruar fqinjët e Ukrainës kundër pranimit të avionëve luftarakë në territoret e tyre, duke thënë se Moska do ta konsiderojë këtë si “përfshirje ushtarake në konflikt” të këtyre shteteve. Ky paralajmërim mund t’i hapë rrugë armiqësive.

Fjalët e Rusisë mund të merren si një paralajmërim më i gjerë kundër ndihmës ndaj forcave ajrore ukrainase.

Polonia po ashtu është në kufi me Rusinë, përmes enklavës së Kaliningradit, dhe ndan një kufi të gjatë me aleaten e Rusisë, Bjellorusinë. Raportet midis Varshavës dhe Moskës kanë qenë në pikë të ulët që prej se Qeveria e krahut të djathtë erdhi në pushtet në Poloni më 2015.

Probleme të tjera

Një prej problemeve kryesore do të jetë – nëse vendoset që Ukraina të furnizohet me avionë – se ku avionët MiG do të vendosen, pasi ata nuk mund të vendosen në territorin e NATO-s. Është e paqartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje t’i pranojë avionët dhe t’i mirëmbajë ata në terma afatgjatë, duke pasur parasysh luftën që po zhvillohet në këtë shtet.

Një tjetër pyetje që ende nuk ka përgjigje është se si do të dërgoheshin këta avionë në Ukrainë. Pilotët polakë, të cilët po ashtu janë pilotë të NATO-s, nuk mund t’i fluturojnë avionët për në Ukrainë pa rrezikuar përfshirjen e NATO-s në konflikt, dhe nëse pilotët ukrainas shkojnë në Poloni për t’i marrë këta avionë, sërish do të paraqitej një problem i ngjashëm.

Po ashtu është edhe problemi i bllokadave në prodhimin e avionëve F-16, që nënkupton se çdo shtet që do t’i japë Ukrainës avionët MiG dhe Su, do të duhet të presë që t’i vijnë si kompensim avionët e prodhimit amerikan.

Senatori amerikan, Marco Rubio, e ka përmbledhur këtë situatë kështu: “Ka komplikime që vijnë me këtë çështje. Nuk është aq e lehtë thjesht të dërgohen avionët. Ju duhet t’i fluturoni këta avionë, duhet t’i dërgoni diku dhe t’i ateroni. Dhe… rusët kanë lëshuar diku mes tetë deri në 12 raketa në një aeroport në perëndim të Ukrainës. Dhe është thjesht pjesë e një strategjie për të penguar ata që të lëvizin avionët”, tha Rubio, senator republikan nga shteti i Floridës./REL

The post Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj, por jo ato amerikanë appeared first on Albeu.com.