avion Archives - Albeu.com

Berisha zbulon detaje: Në 2015, kryeministri fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i PD, Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me dosjen amerikane për ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Berisha tha se; “në vitin 2015 Rama fluturoi me një avion special të shërbimeve të zbulimit kinez për të marrë pjesë në një ekspozitë për piktura”. “Kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat, me pikturat gjoja të Edi Ramës, në sallën më prestigjioze të Hong Kongut, ku metri katror në mure për ekspozim, kushton qimet e kokës dhe aty varen shkarravinat e Edi Ramës, të cilat për nivelin artistik, siç kanë vlerësuar dy kritikë të njohur të artit të Bienales së Venecias, janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar”, tha Berisha.

Sali Berisha: “Por ku del përveçse me Dorian Duçkën, Edi Rama në dosjen kineze? Në dosjen kineze Edi Rama është më i hershëm. Në vitin 2015, një aeroplan special, i veçantë, i agjencisë së zbulimit të Kinës, për aq sa vlerësohet tani CEFC, vjen në Rinas dhe merr Edi Ramën në një fluturim 13-15 orë Tiranë-Hong Kong. Dhe, po kjo kompani, presidenti dhe kryetari i fondacionit që do dënoheshin më vonë në SHBA sepse kishin korruptuar në Afrikë politikanë, për ata që thonë se ligji amerikan nuk vepron, ligji amerikan vepron kudo që është korrupsioni.

Pra, për korruptimin e liderëve afrikanë, u arrestuan të dy në një operacion të përsosur të organizuar nga FBI, duke bajpasuar si McGonigalin, ashtu edhe burimet e tyre të tjera, dhe Dorian Duçkën.

Edi Rama, pikërisht me avion special të këtyre, të kryetarit Jang Xemin dhe Patrick Ho, ndërmerr fluturimin Tiranë-Hong Kong.

Dhe jo vetëm kaq, por kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat, me pikturat gjoja të Edi Ramës, në sallën më prestigjioze të Hong Kongut, ku metri katror në mure për ekspozim, kushton qimet e kokës dhe aty varen shkarravinat e Edi Ramës, të cilat për nivelin artistik, siç kanë vlerësuar dy kritikë të njohur të artit të Bienales së Venecias, janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar.

Ky është vlerësimi artistik i një mediokri që nuk ka ekspozuar kurrë në jetën e tij, përveçse kur u bë kryeministër.

Për të vjedhur, nuk ka njeri në botë që të ketë dorë në vjedhjen e veprave të artit, ikonave siç ka ky. Shitës ikonash të vjedhura.

Po vetë, asnjë krijim. Ky është dimensioni”, u shpreh Berisha.

The post Berisha zbulon detaje: Në 2015, kryeministri fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze appeared first on Albeu.com.

Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës.

Në përgjigje të tij kreu i qeverisë thotë se zjarret e ditëve të fundit nuk janë çështje avionësh, pasi edhe fqinjët tanë dhe Europa po përballen me flakët.

Kryeministri sqaroi se Shqipëria ka sot më shumë mjete ajrore se çdo vit tjetër, falë flotës së vet dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!

Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!” shprehet Rama.

Sipas tij, kjo nuk mjafton për të ndalur flakët, të cilat po godasin rëndë edhe vende me kapacitete të larta teknike.

“Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pak a shumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

The post Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen? appeared first on Albeu.com.

Tragjedi ajrore në Finlandë: Dy helikopterë përplasen në ajër, pesë viktima
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë fundjavë në jugperëndim të Finlandës, ku dy helikopterë civilë janë përplasur në ajër dhe më pas janë rrëzuar, duke lënë pesë persona të vdekur – pa asnjë të mbijetuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 17 maj, në zonën pyjore të Kauttua-s, pranë aeroportit të Eura-s. Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimeve të Finlandës (NBI), një helikopter kishte dy pasagjerë dhe tjetri tre. Të dy mjetet u shkatërruan plotësisht nga përplasja dhe rrëzimi.

Sipas autoriteteve, helikopterët ishin regjistruar jashtë Finlandës dhe po udhëtonin nga Tallinn-i i Estonisë drejt Piikajärvi-t në Kokemäki, rreth 15 kilometra larg vendngjarjes.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën shpejt pas thirrjes së orës 12:35 të mesditës, por fatkeqësisht, të gjithë pasagjerët u shpallën të vdekur në vendngjarje. Helikopterët u gjetën të ndarë nga njëri-tjetri me një distancë prej rreth 100 metrash.

Hetimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve finlandeze dhe atyre estoneze, ndërkohë që fokusi është te distanca dhe lartësia e helikopterëve në momentin e përplasjes.

Autoritetet e sigurisë ajrore janë gjithashtu në terren për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie që ka tronditur të dy vendet.

The post Tragjedi ajrore në Finlandë: Dy helikopterë përplasen në ajër, pesë viktima appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e dytë brenda pak orësh! Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët
Tjetër tragjedi!

Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA. Avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G. Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord. Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.

The post Tragjedia e dytë brenda pak orësh! Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët appeared first on Albeu.com.

Përplasja e helikopterit me avionin në Uashington, Trump: Tragjedi e madhe, SHBA është në zi!
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dalë në një deklaratë për mediat në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me aksidentin tragjik, përplasjen e helikopterit me avionin në Uashington.

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, Trump kërkoi një moment heshtjeje për viktimat ndërsa u shpreh se helikopteri ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

“Unë po ju flas këtë mëngjes në një orë ankthi për kombin tonë,” tha Trump. Ai konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar dhe e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka tronditur shumë njerëz.

“Nuk ka të mbijetuar. Ne të gjithë jemi të thyer, është një tragjedi me përmasa të tmerrshme”, tha Trump.

Fjalimi i tij shpejt mori një kthesë politike, duke kritikuar administratat e mëparshme për standardet e kontrollorëve të trafikut ajror. Trump akuzoi ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden për rekrutime bazuar në diversitet dhe përfshirje, duke e quajtur ish-sekretarin e transportit Pete Buttigieg një “katastrofë”. Ndërkohë, hetimet për aksidentin vazhdojnë.

Avioni, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit po kthehej nga Kansasi ndërsa helikopteri, i cili ishte në një fluturim stërvitor, kishte në bord tre ushtarakë.

The post Përplasja e helikopterit me avionin në Uashington, Trump: Tragjedi e madhe, SHBA është në zi! appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari
Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët në bordin e një avioni që udhëtonte nga Italia në Tiranë.

Piloti vendosi të mos ulej në Aeroportin e Rinasit për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Pulia.

Situatë kjo që krijoi panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë mëngjesin e datës 29 janar, pasi piloti, pas disa tentativash, i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant.

Si pasojë ka vendosur të mos ulet për shkak të motit të keq, duke i kthyer pasagjerët në Bari.

The post Moti i keq/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari appeared first on Albeu.com.

SHBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), i kanë dhënë dritën e gjelbër Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për blerjen e helikopterëve ushtarakë “Balck Hawk”.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë një vizite të tij në ShBA-së.

“Në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë radarë të mbrojtjes ajrore. Dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve”, ka deklaruar Maqedonci.

Ministri madje i bëri një vizitë edhe fabrikës “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët “Black Hawk”.

Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.

Lidhur me këtë hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka thënë se kjo është arritja më e madhe e Kosovës.

Fetoshi thekson se ky hap është një element kyç në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili përforcon aftësitë e saj për të mbrojtur vendin dhe rajonin.

“Avancimi i kapaciteteve të FSK-së me helikopterët amerikanë “Black Hawk” është një zhvillim tejet i rëndësishëm për konsolidimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Fetoshti duke shtuar se “veprimet e koordinuara me partnerët e NATO-s në tranzicionin e FSK-së, jo vetëm që i kanë demantuar skeptikët, por janë konfirmuar si domosdoshmëri për ngritjen e aftësive mbrojtëse në një mjedis gjithnjë e më të sfiduar të sigurisë”.

Fetoshi ka vlerësuar se kalimi në fazën finale të zhvillimit të FSK-së, me fokus në sistemin e mbrojtjes ajrore, është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Ai ka theksuar se “përmbyllja e fazës së dytë me kapacitetet e plota luftarake të këmbësorisë, sistemet e armatimit të rëndë dhe pajisjet e sofistikuara, i mundëson FSK-së kalimin në fazën finale të zhvillimit me sistemin e mbrojtjes ajrore”.

Drejtori i Institutit Octopus tutje ka shtuar se ky zhvillim ka një rëndësi të madhe për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, duke shtuar se miratimi i helikopterëve “Black Hawk” nga Shtetet e Bashkuara është arritja më e madhe e Kosovës, jo vetëm në aftësimin e saj për mbrojtje nga kërcënimet e jashtme, por edhe në afirmimin ndërkombëtar si faktor ndërveprimi me aleatët për paqen dhe sigurinë në botë.

Përveç kësaj, Fetoshi ka nënvizuar se Kosova ka dëshmuar përgjegjësi dhe angazhim konstruktiv në stabilitetin rajonal, pavarësisht provokimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nga Serbia.

Ai ka theksuar se mbështetje e vazhdueshme nga partnerët si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia ka siguruar një forcë moderne sipas standardeve të NATO-s.

“Tranzicioni i koordinuar dhe mbështetur nga aleatët kryesorë jo vetëm që ka siguruar ndërtimin e një force moderne sipas standardeve të NATO-s, por po ashtu i ka neutralizuar ‘shqetësimet’ dhe zërat kundërshtues për FSK-në,” ka shtuar Fetoshi.

Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, ai ka theksuar se kërcënimet reale për sigurinë që ka shkaktuar agresioni i Rusisë në Ukrainë, kanë imponuar një dinamikë të re në prioritizimin e sigurisë.

“Duke pasur parasysh specifikat e veriut të Kosovës dhe në kuadrin e bashkëveprimit me misionin e NATO-s, nuk mendoj se do të ketë pengesa. Në raport me Serbinë, ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore është edhe një mesazh i qartë për realitetin tonë fqinjësor, të cilin, sa më parë që e pranon, do të jetë në të mirën e përbashkët të dy vendeve dhe të rajonit në përgjithësi”, tha Fetoshi.

Fetoshi ka theksuar se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO është përgjigja më e mirë ndaj kërcënimeve hibride dhe qëllimeve ruse në rajon.

Ai thekson se blerja e helikopterëve si hapi më i rëndësishëm në ngritjen e sistemit të mbrojtjes ajrore, do ta përforcojë Kosovën si faktor të paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Duke pasur parasysh rrezikun e vazhdueshëm të ndikimit rus nëpërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës si shtete jashtë NATO-s, tranzicioni i FSK-së në forcë mbrojtëse do t’i rriste kapacitetet e saj për parandalimin e ndërhyrjeve malinje kundër interesave strategjike të Perëndimit. Për këtë arsye, integrimi sa më i shpejtë në NATO do të ishte përgjigja më e mirë ndaj kërcënimeve hibride dhe qëllimeve ruse në rajon”, u shpreh Fetoshi.

Fetoshi tutje ka deklaruar se një përfshirje më e madhe siç do ishte ‘Partneriteti për Paqe’ fillimisht dhe një rritje presioni mbi Serbinë për ta pranuar realitetin me Kosovën e pavarur, përveç se do ta forconte sigurinë rajonale, do të garantonte gjithashtu mbushjen e boshllëkut që Rusia po tenton vazhdimisht ta shfrytëzojë për qëllimet e saj kundër Perëndimit.

Në përfundim, Fetoshi ka vlerësuar se tranzicioni i FSK-së është një hap i rëndësishëm për të garantuar përkatësinë euro-atlantike të Kosovës. “Tranzicioni i FSK-së është rruga që etablon përkatësinë euro-atlantike të Kosovës,” ka përfunduar ai.

Çka janë helikopterët “Black Hawk”?

Helikopterët “Black Hawk” janë helikopterë ushtarakë shumëfunksionalë të prodhuar nga kompania amerikane Sikorsky Aircraft, dhe janë përdorur gjerësisht nga ushtritë e shumë vendeve të botës.

Disa specifika kyçe për helikopterët “Black Hawk” janë: Transporti i trupave, evakuim, kërkim-shpëtimi, mbështetje ajrore me armë, transporti i ngarkesave

Mund të transportojë rreth 12 ushtarë të armatosur, ose 2,600 kg ngarkesë të pajisjeve dhe armëve. Ka një sistem të avancuar navigimi dhe komunikimi.

Funksionin me dy motorë. Mund të pajiset me armë automatike dhe raketa, si dhe mund të mbajë deri në dy mitralozë për mbrojtje.

“Black Hawk” është përdorur për dekada nga ushtria amerikane, si dhe nga shumë aleatë të saj, përfshirë shumë shtete të NATO-s.

Helikopterët “Black Hawk” janë të njohur për qëndrueshmërinë e tyre, fleksibilitetin dhe aftësitë e shumta që mundësojnë operacione të ndryshme ushtarake, duke e bërë këtë model të një helikopteri kyç në arsenalin e ushtrive moderne.

The post SHBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë appeared first on Albeu.com.

Tjetër aksident tragjik në ajër, rrëzohet avioni me 10 udhëtarë, asnjë i mbijetuar
Një tjetër tragjedi në ajër është shënuar ditën e sotme ku kanë mbetur të vdekur të gjithë udhëtarët. Ngjarja e rëndë u regjitrua në veri të Kolumbisë ku një avion i vogël u rrëzua. Nga 10 viktimat e aksidentit tragjik, 5 persona ishin anëtarë të një familje.

Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se “nuk u gjet asnjë i mbijetuar” nën rrënoja.

Ndërsa një hetim ka nisur mbi shkakun e rrëzimit të avionit, kontrollet e trafikut ajror treguan se ata humbën kontaktet papritur me avionin.

Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë për këtë zonë.

Në vitin 2023, katër fëmijë të vegjël u gjetën të gjallë pasi mbijetuan 40 ditë në xhunglën e Amazonës pasi avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua. Fëmijët ishin të vetmit të mbijetuar dhe historia e tyre bëri bujë në mbarë botën.

The post Tjetër aksident tragjik në ajër, rrëzohet avioni me 10 udhëtarë, asnjë i mbijetuar appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shmanget tragjedia në SHBA/ Avioni Delta ngrihet pak para se të përplaset me avionin
Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit, këtë herë në Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë që kujtimet e Kazakistanit dhe Koresë së Jugut janë ende të freskëta.

Sipas informacioneve nga ana tjetër e Atlantikut, Administrata Federale e Aviacionit të vendit ( FAA ) ka nisur zyrtarisht një hetim për një incident që dyshohet se ka ndodhur pasditen e së premtes, 27 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, kur një avion i Delta Airlines u ngrit pak para se të përplasej me avionin tjetër.  Avioni mbante Skuadra e basketbollit të Kolegjit Gonzaga, për një ndeshje kundër UCLA.

NEW: The FAA has launched an investigation after the men's Gonzaga basketball team nearly got eliminated by a Delta plane taking off.

"Stop! Stop! Stop!" the air traffic controller could be heard saying.

The chartered Embraer E135 jet, carrying the team, had just landed at… pic.twitter.com/6UAUOG5wiP

— Collin Rugg (@CollinRugg) December 30, 2024

FAA tha se avioni që transportonte ekipin e kolegjit arriti të shmangte pistën kryesore ndërsa avioni Delta u ngrit dhe një zëdhënës i kompanisë tha se fluturimi vazhdoi siç pritej.

Në videon e publikuar në internet, e cila përshkruan plotësisht atë që ndodhi javën e kaluar në Los Angeles, kontrolluesi i trafikut ajror mund të dëgjohet duke i bërtitur me zë të lartë dhe këmbëngulës pilotit të Embraer-it që sapo kishte zbritur nga Uashingtoni: “Stop, stop, stop!”

“Në të gjitha vitet që kam bërë këtë, nuk kam dëgjuar kurrë një kontrollor t’i thotë një aeroplani “Stop, stop, stop. Ne e kuptojmë se incidenti në aeroportin e Los Anxhelosit është nën hetim dhe do ta shqyrtojmë këtë informacion kur të bëhet i disponueshëm. Anëtarët e ekipit tonë në bordin e avionit nuk ishin në dijeni të situatës që ndodhi dhe ne jemi mirënjohës që incidenti përfundoi i sigurt për të gjithë,” tha në një deklaratë Kolegji Gonzaga.

The post VIDEO/ Shmanget tragjedia në SHBA/ Avioni Delta ngrihet pak para se të përplaset me avionin appeared first on Albeu.com.

“Qëndronte i vetmuar, dhe në kokë mbante kapele” – Erion Veliaj niset drejt SHBA-së?
Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të aeroportit të Rinasit.

“Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.

A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?

Katër pistat për të cilat SPAK shpalli se dyshon për Veliajn, midis të cilave ajo e pastrimit të parave që shkon deri në 15 vite burg, dëshmuan se pozita e tij është rënduar së tepërmi. Këtë e dëshmoi edhe fakti se, për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe bashkisë u angazhuan në një sulm frontal ndaj SPAK, duke e akuzuar atë se po bëhet instrument i luftës së brendëshme në PS. Një burim i pakonfirmuar tha për Lapsi.al se Veliaj do të kthehet pas disa ditësh (nuk dihet saktësisht) dhe se ka kapëcyer oqeanin në një tentativë të dëshpëruar për të lobuar trajektoren e fatit të vet personal, që ka marrë për keq.

Ai mohoi të përdorë fjalën arratisje dhe shmangie nga drejtësia, pavarësisht se vetë Veliaj mendon që ndaj tij po bëhet një gjueti shtrigash.

Ai mohoi gjithashtu edhe pretendimin se Erioni i paskësh thënë Ramës, që “nëse më ndodh gjë mua do të të marr me vete”. / Lapsi.al

The post “Qëndronte i vetmuar, dhe në kokë mbante kapele” – Erion Veliaj niset drejt SHBA-së? appeared first on Albeu.com.