autoritetet franceze Archives - Albeu.com

Dëmi mbi 1 milion euro, SPAK operacion me autoritetet franceze kundër Call Center-ave, ndalohet një shtetas shqiptar
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet franceze një operacion kundër call center-ave, ndërsa është ndalur edhe një shtetasi shqiptar, si pjesë e kësaj skeme.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ditën e djeshme më 22 prill 2026, në bashkëpunim me autoritetet franceze, u ushtruan kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë.

Hetimi nisi pas shkëmbimit të informacionit përmes Eurojust, ku autoritetet franceze referuan të dhëna mbi mashtrimin e disa qytetarëve francezë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.

SKEMA E MASHTRIMIT

Sipas hetimeve të autoriteteve franceze, skema e mashtrimit realizohej përmes platformës “UNIVERSAL TRADE”, ku qytetarët kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme franceze dhe orientoheshin të investonin në kriptomonedha.

Dëmi i dokumentuar për katër shtetas francezë arrin në 845,400 euro, ndërsa për nëntë persona të tjerë të identifikuar, dëmi kap vlerën e rreth 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt–maj 2023.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan një sërë provash materiale, përfshirë pajisje kompjuterike dhe elektronike, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme, vula biznesesh, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin e parave, si dhe shuma monetare në valuta të ndryshme me një vlerë totale rreth 5 milionë lekë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shtetas shqiptar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Divizionit Financiar dhe Dixhital të Kërkimeve të Xhandarmërisë së Pau (Francë) zhvilluan më 22.4.2026, kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me një hetim të përbashkët për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.

Nga shkëmbimi spontan i informacionit, i dërguar nga Eurojust, seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme të dhënat mbi hetimin për mashtrimin e disa qytetarëve franceze për investime në kriptomonedha. Mbi bazën e këtij informacioni është regjistruar procedimi penal nr. 39/20255 për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave hetimore, Prokuroria e Pau po zhvillon hetime paraprake për mashtrim përmes investimeve në kriptomonedha, të kryera në kuadër të një grupi të organizuar, përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas disa kallëzimeve të paraqitura nga katër shtetas francezë.

Dëmi i shkaktuar katër shtetasve francezë është në vlerën e 845,400 euro, ndërsa ndaj 9 kallëzuesve të tjerë, tashmë të identifikuar, dëmi ka arritur shifrën e 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt 2023 – maj 2023.

Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin qyetarët francezë të investonin në kriptomonedha, përmes platformës https://universaltrade.io.

Hetimi i përbashkët ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas dyshimeve të arsyeshme, të bazuara në prova, këta shtetas kanë hapur portofole kriptovalutash me qëllim transferimin e fondeve drejt autorëve të mashtrimit.

Shtetasit e identifikuar janë:

A. B.,

E. Sh.,

B. Z.,

F. B.,

G.P.,

Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të shtetasve A. B., E. Sh. dhe B.Z., rezulton se shtetasi G.P. ka qenë personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve të kriptovalutave, i cili ka bërë edhe transferimin e fondeve të viktimave.

Në këto kushte, urdhri i ndalimit i lëshuar nga prokurori i posaçëm është ekzekutuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar; njësi kompjuterike, pajisje elektronike memorizuese, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme të lidhura me viktimat dhe personat e përfshirë, vula të subjekteve ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave, si dhe shuma monetare në dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, euro, paund dhe lekë, me një vlerë totale rreth 5,000,000 lekë.

Lidhur me personat dhe subjektet e përfshira në këtë veprimtari kriminale, vijon analiza e hollësishme e të dhënave hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale.

Kontrollet e kryera më 22.4.2026, u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit.

The post Dëmi mbi 1 milion euro, SPAK operacion me autoritetet franceze kundër Call Center-ave, ndalohet një shtetas shqiptar appeared first on Albeu.com.

Autoritetet hetojnë PSG-në, klubi francez mund të përballet me një skandal
Paris Saint-Germain po përballet me një tjetër skandal të mundshmë, pasi tre individë, të akuzuar për pastirm parash në favor të klubit të Ligue 1, u referuan në një gjykatë të Parisit për t’u marrë në pytje dhe dëshmi, si pjesë e një hetimi të hapur që ka vazhduar që prej korrikut të vitit 2021.

Dy nga këta tre persona janë ish-oficerë policie dhe tjetëri një ish-punonjës i klubit të PSG-së.

Sipas “Le Parisien”, të gjithë ata u morën në paraburgim nga policia dhe raportohet se hetohen për shkelje të sekretit profesional, tregi me ndikim, korrupsion, falsifikim dhe përdorim të falsifikimit, si dhe ndihmë për hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm në organizatën e bandës.

Ata thuhet se dyshohet se kanë kërkuar ose përdorur informacione sekrete për përfitime të subjekteve, përfshirë PSG-në.

Kush janë tre të dyshuarit në këtë skandal të PSG-së?

I pari nga tre të dyshuarit është Malik N, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2018 dhe së fundmi i dha fund bashkëpunimit me klubin.

Ai dyshohet se kërkonte informacione nga një miku i tij për të marrë elemente konfidenciale nga policia ose informacione private në lidhje me numra të ndryshëm telefoni.

“Le Parisien” raporton se PSG ka përfituar nga i dyshuari kryesor për të marrë informacion mbi procedurat ligjore që përfshijnë lojtarët e tyre, si kur Neymar goditi një tifoz të Rennes në vitin 2019.

I arrestuar i dytë është një polic me leje që punonte në departamentin e bashkëpunimit të sigurisë ndërkombëtare të policisë kombëtare.

Pavarësisht se ka mohuar akuzat, ai akuzohet se ka ndërhyrë për të marrë një leje qëndrimi për përfitimin e një investitori të Lindjes së Mesme.

I pandehuri i tretë, Tayeb B, ishte gjithashtu në lajme këtë javë për pretendimin se ai ishte arrestuar në mënyrë të parregullt në Katar për të pasur dokumente komprometuese për Nasser Al-Khelaifi.

Ai denoncoi mungesën e gjumit, kërcënimet me vdekje dhe simuloi rrahjet ndaj autroteteve franceze sapo shkeli në tokën franceze në nëntor 2020 pasi ishte ndaluar në Katar për disa muaj.

Ai kishte arritur më parë një marrëveshje me avokatët parizianë për të heshur dhe i dorëzoi një disk dhe një USB që supozohej se ksihte informacione që mund ta kishin vënë presidentin e PSG-së në një pengesë./ h.ll/albeu.com

The post Autoritetet hetojnë PSG-në, klubi francez mund të përballet me një skandal appeared first on Albeu.com.