autobusit Archives - Albeu.com

Prokuroria bullgare: Shoferi i autobusit ka bërë dy shkelje (VIDEO)
Aksideti tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut sipas hetimeve të deritanishme është shkaktuar si pasojë e dy gabimeve të vozitësit, shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin. Kështu kanë deklaruar udhëheqësi i hetimeve Marin Marinov dhe Profesori Stanimir Karapetkov, për televizionin bullgar NOVA. Sipas tyre për momentin nuk ka parakushte për të kërkuar përgjegjësi penale për ndonjë person tjetër.

Marin Marinov, udhëheqësi I hetimeve

“Nuk ka parakushte për ngritjen e përgjegjësisë penale për person tjetër që lidhet me shkak-pasojë. Përgjegjësia kryesore është e vozitësit të autobusit. Nga ana e tij janë konstatuar së paku dy shkelje – shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin”

Stanimir Karapetkov, profesor

“Dëshmuam se autobusi ka lëvizur me rreth 108 kilometra në orë, nga 90 sa lejohet. Rruga ka qenë e lagësht. Kemi vërejtje për infrastrukturën rrugore, por kjo nuk ishte vendimtare për këtë tragjedi”.

Profersori Karapetkov, ka hedhur posht versionin se vozitësi ka gabuar dhe është kthyer drejt daljes së rrugës. Megjithatë, sqaroi se rreth 100 metra para daljes nga rruga, vozitësi përnjëherë ka kthyer në të djathë.

Stanimir Karapetkov, profesor

“Atëherë autobusi godet në rrethojën që depërton rreth tetë metra në brendësi të autobusit. Vozitësi menjëherë fillon të frenojë dhe ka gjurmë të gjata frenimi. Vozitësi rrotullon timonin në të majtë dhe shkon drejt mburojave mes dy korsive. Autobusi çau mburojën dhe vazhdoi të lëvizë rreth 30 metra mes të dyjave. Autobusi ka marrë flakë menjëherë pasi ka përplasur rrethojën e parë mbrojtëse”.

Hetuesi Marinov ka sqaruar se dyert e autobusit nuk janë hapur menjëherë, por dera tek shoferi i autobusit është dëmtuar dhe ajri që ka hyrë ka ndezur zjarrin.

Sipas hetuesve, viktimat që kanë qenë në ulëset e para kanë humbur jetën menjëherë. Krahas kësaj, është konstatur se autobusi ka qenë më i vjetër se sa thuhej paraprakisht, dhe nuk ka pasur lëndë djegëse në autobus.

The post Prokuroria bullgare: Shoferi i autobusit ka bërë dy shkelje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Si ndodhi tragjedia, Policia kroate deklaron me detaje lëvizjen fatale të autobusit
Departamenti i Policisë së qarkut Brod-Posavina në Kroaci ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod, nga i cili humbën jetën 10 persona dhe u lënduam më shumë se 40 të tjerë. Të gjithë ata ishin duke ardhur nga Frankfurti në Kosovë.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana -Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për të marrë trupat e të lënduarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.“Në orën 10.40, shoferi 52-vjeçar i autobusit u arrestua dhe, pas një hetimi penal, do t’i dorëzohet mbikëqyrësit të kujdestarisë së Administratës së Policisë Brod-Posavina me një kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së një vepre penale sipas nenit 227 të Kodit Penal Shkaktimi i aksidentit të trafikut, dhe më pas në zyrën e avokatit shtetëror kompetent”, njoftoi Policia.Si pasojë e aksidentit, trafiku në këtë pjesë të autostradës u mbyll në orën 7:40 dhe u lëshua një korsi e saj në orën 11:35, bën të ditur Policia kroate.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

The post Si ndodhi tragjedia, Policia kroate deklaron me detaje lëvizjen fatale të autobusit appeared first on Albeu.com.