auron tare Archives - Albeu.com

Homazhet në nder të Artan Lames/ Auron Tare: Nuk e mendoi kurrë që mund të mos kthehej më në Shqipëri, një nga koleksionistët më unikalë në Europë
Ditën e sotme, po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, i cili ndërroi jetën vetëm pak ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër.

Historiani Auron Tare, u shpreh për News24 se i ndjeri është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie, ndërsa theksoi se është një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballkan dhe më unikalët në Europë.

“Nuk është kollaj të flasësh në këtë ditë, por unë dhe miqtë e ngushtë tij kemi vendosur ta kujtojmë duke qeshur e duke treguar histori humori. Mendoj se ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë private dhe publike. I kujtojmë me humor të gjitha betejat dhe debatet që ziheshim, pasi në fund sërish e merrnim në telefon njëri tjetrin.

Lamja është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie.

Është një koleksionistët më të mëdhenj në rajon dhe unikal në Europë në lidhje me atë që ka koleksionuar.

Ai donte që koleksioni i tij t’i mbetet popullit shqiptar”, tha Tare.

Ai ka theksuar se Lame nuk e mendoi kurrë që nuk do të vinte, sepse deri në ditën e fundit jepte porosi në lidhje me muzeumin.

The post Homazhet në nder të Artan Lames/ Auron Tare: Nuk e mendoi kurrë që mund të mos kthehej më në Shqipëri, një nga koleksionistët më unikalë në Europë appeared first on Albeu.com.

Auron Tare: Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, e refuzuan
Gazetari Auron Tare ka treguar një histori të rralë nga e shkuara por që lidhet drejtpërdrejt me çështjen më të nxehtë të momentit, atë të afganëve.

Tare ka thënë se Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, por e refuzuan.

Historia e plotë e Auron Tares:

Zhurmës së ardhjes së afganëve në Shqipëri po i bashkohem edhe unë me një histori të padëgjuar më parë:

Për brezin tonë të viteve ’80, lufta e afganëve me sovjetikët ndiqej me shumë kureshtje. Zakonisht dëgjonim apo shikonim imazhe që vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja portë informacioni që kishim. Me antenat gjysëm ilegale që ishin në tarracat e pallateve ndër të tjera kapnim edhe lajme që vinim nga ky vend malor i cili për çudi po i rezistonte fuqisë sovjetike.

Nuk dinim shumë, por emri i Muxhahedinëve na mbeti në mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe armë në sup ndiznin bisedat që mosha jonë bënte mbi rezistencën guerrile që një popull mund t’i bëjë një superfuqie. Në një shkollë ushtarake si jona biseda të tilla ishin gjithsesi në rrethe të ngushta; ishte me zarar të flisje “kundër” doktrinës zyrtare. Por Muxhahedinët mbetën në memorien time si figura interesante të viteve ’80. Ndaj në 2004 kalova kufirin me Iranin për ta parë sadopak peizazhin afgan atje ku kishin luftuar dikur Muxhahedinët, por kjo është një histori më vete.

Në 1998 në Tropojë takova një Muxhahedin të vërtetë! Ishte një nga takimet më interesante te karrierës sime. Për ironi të fatit ishim të dy anëtarë të ekipit britanik të televizionit Channel Four.

U vendos që unë dhe gazetarja Saira Shah do të përpiqeshim të binim në gjurmët e UÇK. Asokohe UÇK ishte një emër që po lakohej gjithnjë e më shpesh, por nuk dihej ende shumë. Një mbrëmje në shtëpinë që morëm me qira (shtëpia e mjekut të nderuar tropojan Din Selimi) duke kontrolluar xhirimet që kishim bërë atë ditë, si me shaka Saira Shah qeshi dhe përmendi Muxhahedinët.

Të nesërmen pranë kufirit duke vëzhguar rojet serbe që lëviznin me disa xhipa rus e pyeta Sairen se çfarë do të thoshte me atë pasazhin e mbrëmshëm mbi Muxhahedinët. Ndoshta UÇK në sytë e saj ishte një lloj organizate fetare? Duke buzëqeshur Saira Shah (e cila pas kohës së gjatë që shpenzoi në Shqipëri dhe Kosovë u bë e njohur për filmin e saj të famshëm Behind dhe Veil ku e maskuar jetoi muaj të tërë në Kabul duke dokumentuar brutalitetin e Talebanëve kundrejt grave afgane) shkurtimisht më tregoi se në vitet ’80, si gazetare ende e re kishte mundur të maskohej si djalë. U ishte bashkuar trupave Muxhahedinë në male duke dalë prej Afganistanit me disa reportazhe që e bënë atë shume shpejt një emër të njohur të gazetarisë botërore.

Më vonë kur u bëmë miq të mirë, mësova shumë më tepër për aventurën e saj me Muxhahedinët dhe pjesëmarrjen në luftime ku kishte mundur të mbante edhe një ditar sekret për jetën nëpër shpella plot rreziqe. Ky ditar më vonë u bë baza e librit të saj të njohur “Storytellers Daughter”, “Vajza e rrëfimtarit”.

Afganistani dhe historitë e tij sa të mrekullueshme aq edhe tragjike kanë qenë pjesë e bisedave të gjata në Tropojën e viteve ’98-’99 sëbashku me mjaft uiski të fortë skocez i cili shpërndahej bujarisht tek komshinjtë e pallatit ku ne jetonim si miq të mjekut Din Selimi dhe familjes së tij.

Por ajo që doja të ndaja në këtë tregim të shkurtër është se “muxhahedini Saira Shah” vjen nga një linjë e afërt me Familjen Mbretërore Afgane, megjithëse kishte lindur dhe ishte rritur në Londër. Me të qeshur më tha që nëse Halla e saj do të kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund të kishim një dinasti të re Shqiptaro-Afgane.

Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Leka i Shqipërisë i vendosur në Spanje po përpiqej të gjente një kandidate të mundshme me gjak mbretëror për të lidhur një krushqi dinjitoze. Ndoshta përpjekjet e tija nuk kishin dhënë rezultat dhe ndonjë i njohur i kishte treguar se në Londër gjendej një princeshë afgane që vinte nga një Familje e rëndësishme me gjak Mbretëror.

Saira i kujtonte mjaft mirë përgatitjet që familja e saj kishte bërë për të pritur Princin e Shqipërisë në rezidencën e tyre në Londër. Nuk e di përse Princesha Afgane, (emrin e të cilës e kam harruar) refuzoi dorën e Lekës, ndoshta gjatësia, ndoshta prejardhja jo e mjaftueshme e gjakut Blu apo ndoshta fakti që Leka nuk kishte një Fron të vetin por fakti është që sot fatkeqësisht nuk kemi një Dinasti Afgano- Shqiptare e cila do të kishte qenë për mendimin tim një kombinim i shkëlqyer i dy popujve malorë dhe me tradita të hershme tribale.

Saira Shah sot është një gazetare e jashtëzakonshme e cila ka marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura. Është nderuar me shumë çmime prestigjioze dhe është autore e disa librave mjaft të shitur.

Saira është gjithashtu vajza e filozofit të njohur Afgano-Pers, Idriz Shah i cili për herë të parë prezantoi në mënyrë analitike sufizmin në Perëndim. Për një kohë, ai u bë udhërrëfyes shpirtëror i Bitëllsave. Influenca e tij është mjaft e dukshme në eksperimentimin e tyre me muzikën orientale.

Veç këtyre, Saira Shah, kjo intelektuale afgane e jashtëzakonshme ka qenë një zë i fortë në mbështetjen e kauzës kosovare duke treguar për publikun britanik vuajtjet dhe aspiratën për liri të popullit kosovar./albeu.com

The post Auron Tare: Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, e refuzuan appeared first on Albeu.com.

Auron Tare tregon si e dhunuan në Tepelenë: Kam kryer kallëzim penal
Në Bëncë të Tepelenës është zhvilluar sot një protestë nga banorët kundër një firmë që po kryen punime në zonë.

Pjesëmarrës në protestë ka qenë dhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjeve është dhunuar.

Tare është shprehur se ka qenë aty në kuadër të mbrojtjes së zonave turistike dhe gjatë protestës është sharë dhe dhunuar nga një punonjës i firmës.

“Isha në kuadër të mbrojtjes së zonave turistike. Jam sharë dhe goditur nga një person për të cilin kam kryer dhe kallëzim në polici. Firma po e kthen kantierin në gurore që në dijeninë time është pa leje”, është shprehur Tare./albeu.com

The post Auron Tare tregon si e dhunuan në Tepelenë: Kam kryer kallëzim penal appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës në Tepelenë, Auron Tare në komisariat
Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka përfunduar në komisariat, pas përplasjeve mes banorëve dhe punonjësve të një firme në Bënçë të Tepelenës.

Konflikti me firmën ka nisur pasi banorët akuzojnë se punimet nga marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.

Sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte dritën jeshile nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.

Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet./albeu.com

The post Përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës në Tepelenë, Auron Tare në komisariat appeared first on Albeu.com.