auditimi Archives - Albeu.com

Auditimi i ZKA-së nxjerr parregullsi financiare në Komunën e Prishtinës për vitin 2025
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka konstatuar një numër parregullsish në administrimin financiar të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, duke përfshirë mbivlerësim të detyrimeve dhe të llogarive të arkëtueshme, klasifikim të gabuar të shpenzimeve, vonesa në kryerjen e pagesave, mangësi në prokurim dhe dobësi në menaxhimin e projekteve kapitale. Për pasqyrat financiare vjetore, raporti i auditimit i ka dhënë komunës opinion të kualifikuar, përcjell KosovaPress.

Në raport sqarohet se ky opinion i kualifikuar lidhet me mbivlerësimin e detyrimeve të papaguara, mbivlerësimin e llogarive të arkëtueshme, keqklasifikimin e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike, si dhe paraqitjen jo të saktë të detyrimeve kontingjente në pasqyrat financiare.

Auditorët kanë vlerësuar gjithashtu se një pjesë e proceseve dhe transaksioneve të Komunës nuk janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas gjetjeve, janë evidentuar vonesa në zbatimin e vendimeve lidhur me ankesat e tatimpaguesve, pasaktësi në përllogaritjen e tarifave për ndikimin nga rritja e densitetit të infrastrukturës, mangësi në mbikëqyrjen e projektit të realizuar me UNDP-në, si dhe shkelje në procedurat e prokurimit dhe në menaxhimin e investimeve kapitale.

Raporti nënvizon edhe se Komuna ka marrë obligime kontraktuale për projekte kapitale pa pasur fonde të mjaftueshme në dispozicion, ka hapur procedura të prokurimit pa i siguruar më herët lejet e nevojshme, ka vonuar pagesën e faturave përtej afatit ligjor në 42 raste me vlerë mbi 8.1 milionë euro, si dhe ka kryer pagesa për investime kapitale prej mbi 10.1 milionë euro duke marrë mjete nga projekte të tjera pa miratimin paraprak të Kuvendit Komunal.

Sipas ZKA-së, gjatë auditimit janë vërejtur dobësi edhe në kontrollin e brendshëm dhe në menaxhimin financiar. Këto përfshijnë pasaktësi në regjistrimin dhe paraqitjen e pasurisë, në inventarizimin e saj, në arkëtimin e borxheve dhe në monitorimin e projekteve kapitale. Po ashtu, komuna është përballur me vështirësi financiare si pasojë e pagesave të larta të bëra mbi bazën e vendimeve gjyqësore, të cilat deri më 31 dhjetor 2025 kishin arritur në 45.69 milionë euro.

ZKA bën të ditur se nga ky raport kanë dalë 25 rekomandime gjithsej. Prej tyre, 14 janë rekomandime të përsëritura, tetë janë të reja, tre rezultojnë pjesërisht të zbatuara, ndërsa dy janë trajtuar gjatë vetë procesit të auditimit. Institucioni ka njoftuar se zbatimi i këtyre rekomandimeve do të monitorohet në auditimin e ardhshëm.

The post Auditimi i ZKA-së nxjerr parregullsi financiare në Komunën e Prishtinës për vitin 2025 appeared first on Albeu.com.

MSH përshëndet raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025
Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur publikimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2025, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në një komunikatë, MSH-ja thekson se raporti konfirmon se institucioni ka marrë opinion të pamodifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore, çka nënkupton se ato paraqesin një pasqyrë të drejtë në të gjitha aspektet materiale dhe janë në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi. Sipas së njëjtës komunikatë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar gjithashtu se, me përjashtim të çështjeve të identifikuara në raport, transaksionet e realizuara gjatë ekzekutimit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer, në të gjitha aspektet materiale, sipas kritereve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Ministria ka reaguar edhe ndaj interpretimeve që, sipas saj, janë paraqitur pjesërisht gjatë ditës në raportimet mediale, duke nënvizuar se raporti zyrtar i Zyrës Kombëtare të Auditimit e konfirmon opinionin e pamodifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të saj. Po ashtu, në raport përfshihen rekomandime që synojnë avancimin e mëtejshëm të proceseve të kontrollit, monitorimit dhe dokumentimit në fusha të caktuara të menaxhimit financiar dhe administrativ.

Sipas MSH-së, raporti nxjerr në pah disa fusha ku nevojiten përmirësime të mëtejme në drejtim të menaxhimit, monitorimit dhe dokumentimit të proceseve të caktuara administrative dhe operative. Ministria thekson se të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e auditorit trajtohen me prioritet dhe se do të ndërmerren veprime për adresimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se gjatë auditimit për vitin 2025 është konstatuar se të tri rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin paraprak janë zbatuar plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë, duke dëshmuar përkushtimin institucional për forcimin e kontrollit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe avancimin e llogaridhënies.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se mbetet e angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të menaxhimit financiar dhe administrativ, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët dhe për të siguruar përdorim sa më të përgjegjshëm të fondeve publike.

The post MSH përshëndet raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025 appeared first on Albeu.com.

KLSH auditim për tenderat: Bashkitë vendosin kritere të ekzagjeruara, janë hasur anomali
Problematika ku autoritetet kontraktore vendosin kritere përjashtuese të paargumentuara përveçse nga ankimimet në Komisionin e Prokurimeve Publike vit pas viti është hasur edhe në auditimet Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë një sërë raportesh për bashki të ndryshme në vend të cilat dalin në finale në të njëjtin rezultat.

Kështu për shembull një auditim për Bashkinë Krujë i zhvilluar gjatë këtij viti për aktivitetin ekonomik të viteve të mëparshëm nënvizon se kriteret që vendosen janë të ekzagjeruar.

“Nga auditimi i 13 procedurave të prokurimit për vitin 2020-2021 me vlerë të fondit limit 1,1 miliard lekë lekë pa TVSh, ka rezultuar se në DT janë aplikuar kritere të ekzagjeruar dhe të paargumentuara në rastin e 5 procedurave me vlerë të fondit limit 1miliard  lekë pa TVSh ose 89%” thuhet në dokumentin e KLSH.

Një tjetër auditim këtë herë për Bashkinë e Beratit ndalet pikërisht tek prokurimet ku duket se edhe këtu hartimi i dokumentacionit ku konstatohen kritere që s’kanë lidhje me natyrën e kontratës.

“Janë konstatuar anomali në hartimin e kritereve të veçanta të DST në procedurat e prokurimit publik, pasi janë vendosur kritere të cilat nuk kanë lidhje të ngushtë me natyrën dhe madhësinë e kontratës. Janë konstatuar anomali në procesin e kualifikimit dhe vlerësimit të ofertave të operatorëve ekonomik, si dhe në zbatimin e kontratave të punimeve, si pasojë e të cilave është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 8,6 milionë lekë” thuhet në auditim.

Përjashtim nuk bën as Bashkia Kuçovë për të cilën KLSH vlerëson se në auditimin e 12 procedurave prokurimi me vlerë kontrate 429 milionë lekë me TVSH, janë konstatuar shkelje në aplikimin e kritereve jo në zbatim të akteve ligjore/nënligjore të LPP, ku kriteret nuk janë në përputhje me zërat e preventivit, veprime të cilat direkt ose indirekt kanë çuar në pjesëmarrjen e ulët të operatorëve ekonomikë.

Për një tjetër Bashki siç është ajo e Shkodrës sa i takon prokurimeve edhe pse KLSH nuk citon pjesën e kritereve nënvizon se ha konstatuar një tjetër problematikë që lidhet me zhvillimin e procedurave për projekte ndaj të cilave nuk ka në dispozicion ende fondin e nevojshëm./monitor

The post KLSH auditim për tenderat: Bashkitë vendosin kritere të ekzagjeruara, janë hasur anomali appeared first on Albeu.com.