Athine Archives - Albeu.com

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë (FOTOT)
Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Edhe tre persona të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën. Ata janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Trupat e shqiptarëve me shtetësi amerikane, që ndodheshin për turizëm në Athinë, u zbuluan gjatë mëngjesit të sotëm nën rrënojat e ndërtesës.

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, deklaroi: “Bëhet fjalë për një katastrofë të jashtëzakonshme”.

Ndërtesa trekatëshe u shemb plotësisht si pasojë e forcës së shpërthimit, ndërsa ndërtesat fqinje pësuan dëmtime dhe mbeturina u shpërndanë nëpër rrugë.

Mediat vendase raportuan se pati persona të lënduar nga materialet e shpërndara në rrugët përreth dhe se disa ndërtesa u desh të evakuoheshin.

Raportohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, por hetimet vazhdojnë ende. Në vendngjarje janë përdorur ekskavatorë dhe kamera termike për të kërkuar të mbijetuar.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë të vogël, e cila ndodhet midis dy prej vendeve më të vizituara të Athinës: Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik.

The post Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Athinë/ Tre shqiptarë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në një ndërtesë (EMRAT)
Tre shtetas shqiptarë rezultojnë të humbur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në lagjen historike Plaka, në zemër të Athinës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin grek mëngjesin e së premtes, 25 shtator, rreth orës 07:30, në rrugën Lysikratous, ku shpërthimi shkaktoi shembjen e menjëhershme të strukturës.

Sipas të dhënave të siguruara, mes personave që vijojnë të kërkohen nën rrënoja janë motër e vëlla, Florida Hoxha dhe Flori Hoxha, si dhe bashkëshorti i Floridës, Eris Cani. Familjarët dhe autoritetet po ndjekin me ankth çdo zhvillim nga vendngjarja.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë deri më tani dy trupa pa jetë. Në orët e para të mëngjesit u bë e mundur nxjerrja e trupit të një gruaje, ndërsa më pas u nxorr edhe trupi i një burri 77-vjeçar me shtetësi britanike, siç u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve.

Aksioni për gjetjen e personave të tjerë po zhvillohet në mënyrë intensive dhe pa ndërprerje. Në vendngjarje ndodhen rreth 30 zjarrfikës të mbështetur nga gjashtë automjete, përfshirë dy mjete të specializuara të njësisë speciale EMAK dhe tre qen të trajnuar për kërkim-shpëtim.

Për të kapur çdo sinjal jete në hapësirat e mbetura nën ndërtesën e shkatërruar, shpëtuesit po përdorin mjete për identifikimin e zërave apo lëvizjeve, si dhe kamera speciale me fibra optike për kontrollin e thellë të rrënojave.

Autoritetet policore dhe zjarrfikëse greke kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie. Hetimet paraprake mbështesin pistën e një rrjedhjeje të mundshme të gazit natyror, e cila ka çuar në shpërthimin shkatërrues.

Vala e goditjes ishte aq e fuqishme sa përveç shembjes së ndërtesës kryesore, shkaktoi dëmtime të rënda strukturore në objektet ngjitur dhe shkatërroi dhjetëra automjete të parkuara pranë zonës.

The post E rëndë në Athinë/ Tre shqiptarë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në një ndërtesë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa dhe përfshihet nga zjarri, 3 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar shembjen e një ndërtese në kryqëzimin e rrugëve Lysikratous dhe Vasilissis Amalias, në qendër të Athinës. Pas shembjes, në rrënojat e ndërtesës ka shpërthyer edhe një zjarr, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit mund të ketë qenë një rrjedhje gazi natyror. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje, ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, konfirmoi se tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sipas ministrit, një prej të plagosurve ishte një këmbësor, i cili u godit nga rrënojat e ndërtesës, ndërsa dy persona të tjerë u shpëtuan nga një ndërtesë ngjitur. Chrysochoidis tha se operacioni i kërkim-shpëtimit vijon dhe se autoritetet nuk kanë ende informacion nëse mund të ketë persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

“Operacioni është në kulmin e tij”, deklaroi ministri për radion SKAI, duke shtuar se nga pamjet e dërguara nga ekipet në terren duket se “nuk ka më nivele të ndërtesës”. Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u njoftua për incidentin rreth orës 07:45 të mëngjesit të 25 shtatorit 2026. Në vendngjarje u dërguan 16 zjarrfikës, gjashtë automjete dhe një automjet special shpëtimi i EMAK-ut të Parë. Edhe Bashkia e Athinës është mobilizuar për të ndihmuar ekipet e ndërhyrjes me makineri të rënda. Ndërkohë, Ekipi i Hetimit të Krimit të Zjarrvënies në Athinë ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth. Xhamat e ndërtesave fqinje janë thyer, ndërsa disa automjete të parkuara në rrugën Lysikratous kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ka vendosur kufizime dhe masa për menaxhimin e trafikut në zonë, e cila ndodhet në një pikë të rëndësishme të qendrës së Athinës, përballë Kolonave të Zeusit Olimpik.

The post Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa dhe përfshihet nga zjarri, 3 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Athinë/ Humbin jetën tre të rinj shqiptarë, plagosen rëndë dy të tjerë
Një aksident tragjik është regjistruar në Athinë, ku për pasojë kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktimë ka mbetur një 26-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar ende. Të plagosurit janë dy 18-vjeçarë.

Ngjarja e rëndë, sipas mediave greke, është shënuar në orët e para të së enjtes në Glyfada të Athinës, kur makina me të cilën udhëtonin pesë të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një hoteli.

Sipas raportimeve, dyshohet se automjeti i pesë të rinjve është përplasur me një automjet tjetër dhe ka humbur kontrollin.

Të rinjtë dyshohet gjithashtu se po regjistronin një video për TikTok dhe nuk përjashtohet as fakti që mund ta kenë filmuar momentin e aksidentit tragjik.

Një banor përshkroi momentet dramatike: “Rreth orës 02:00 dëgjuam një zhurmë shurdhuese. Dola në ballkon dhe kishte vetëm tym, pluhur. Në një moment motori i makinës po merrte flakë. Ishte shkëputur nga automjeti”.

The post Aksident tragjik në Athinë/ Humbin jetën tre të rinj shqiptarë, plagosen rëndë dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

U plagos sot në Athinë, identifikohet 55-vjeçari shqiptar (EMRI)
Eduart Mullaj 55-vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës. Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.

Megjithatë, policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjecarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motorr hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.

Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.

The post U plagos sot në Athinë, identifikohet 55-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Atentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, autorët e qëlluan para banesës së tij
Në orët e para të mëngjesit, një atentat me armë zjarri është bërë ndaj një 55-vjeçari shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Patisia të Athinës kur u dëgjuan të shtënat.

Sipas raportimeve, dy burra që udhëtonin me motoçikletë i janë afruar 55-vjeçarit teksa ai po dilte nga shtëpia dhe e kanë qëlluar.

Shqiptari u plagos në gjymtyrët e poshtshme dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje mblodhën tre gëzhoja dhe një plumb. Autoritetet greke po hetojnë dhe identifikojnë autorët dhe motivet e mundhshme të sulmit.

Policia po heton disa pista, mes të cilave dhe larjen e hesapeve.

The post Atentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, autorët e qëlluan para banesës së tij appeared first on Albeu.com.

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari Geron Cecja
Geron Cecja, 48-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi u krye nga një task-forcë speciale e policisë greke, pas informacionit mbi vendndodhjen e tij.

Cecja u arrestua mesditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë, nga oficerë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke.

48-vjeçari, i datëlindjes 27 nëntor 1978, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një bashkëatdhetari në Tiranë, në vitin 2006. Sipas akuzës, viktima është qëlluar me armë zjarri.

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa prej rreth 20 vitesh ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Pas arrestimit, Cecja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi.

Tashmë pritet vendimmarrja e autoriteteve greke lidhur me procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

The post I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje, arrestohet në Athinë shqiptari Geron Cecja appeared first on Albeu.com.

U vra nga një i pastrehë që ajo po ndihmonte? Detaje të reja nga vdekja misterioze e britanikes në Athinë
Detaje të reja kanë dalë në dritë për rastin e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit në Athinë.

Hetuesit grekë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që ajo të jetë bërë viktimë e një personi të cilin po përpiqej ta ndihmonte.

Sipas mediave britanike, nga hetimet rezulton se Ross, e njohur nga miqtë e saj si Lisa, ishte shumë aktive në veprimtari humanitare dhe prej shtatë vitesh vizitonte shpesh Greqinë, ku bashkëpunonte me organizata joqeveritare që mbështesnin të pastrehët dhe grupet vulnerabël të shoqërisë.

Britanikja, e përshkruar si një person thellësisht fetar, njihej nga të afërmit dhe miqtë e saj për dëshirën e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për përkushtimin ndaj kauzave sociale.

Banorë të zonës kanë deklaruar se pak ditë para zhdukjes së saj, kishin parë 38-vjeçaren duke biseduar me persona të pastrehë pranë një hapësire parkimi të braktisur në Kypseli, një vend ku shpesh qëndrojnë njerëz që jetojnë në rrugë.

Një banore pensioniste e zonës tha se kishte vënë re një grua të huaj duke folur me të pastrehë, por në atë moment nuk i kishte bërë përshtypje, pasi shumë vullnetarë vizitojnë zonën për të ofruar ndihmë.

Megjithatë, pasi pa më vonë fotografitë e gruas së gjetur të vdekur brenda valixhes, ajo kuptoi se bëhej fjalë për të njëjtin person. Policia greke po heton tashmë nëse kontakti i saj me persona të zonës mund të lidhet me zhdukjen dhe vdekjen e saj.

Në qendër të hetimeve është një burrë i pastrehë me tatuazhe të shumta, i njohur me emrin Markos, i cili dyshohet se përdorte drogë dhe konsumonte sasi të mëdha alkooli.

Sipas informacioneve të bëra publike, ai kishte qenë më parë në vëmendjen e autoriteteve dhe dyshohet se qëndronte në të njëjtën ndërtesë të braktisur ku u gjet trupi i britanikes. Megjithatë, deri tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë dhe autoritetet vijojnë mbledhjen e provave.

Policia greke i ka dhënë përparësi absolute kësaj çështjeje, raportojnë mediat britanike, ndërsa efektivët e Departamentit të Hetimit të Krimeve kundër Jetës po punojnë për zbardhjen e saj.

Në vijim janë autopsia, analizat toksikologjike dhe ekzaminimet histologjike, nga të cilat autoritetet presin të marrin të dhëna të rëndësishme për shkakun e saktë të vdekjes së 38-vjeçares.

Ndërkohë, hetuesit vlerësojnë se personi që vendosi trupin në valixhe është kujdesur të mos lërë gjurmë gishtash apo prova ADN-je, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e rastit.

Mesazhet misterioze nga telefoni i saj

Një tjetër pistë e rëndësishme e hetimit janë një seri mesazhesh të dërguara nga telefoni i Elizabeth Ross pas zhdukjes së saj.

Babai i saj, një avokat në Edinburg, ka deklaruar se vazhdoi të merrte mesazhe nga telefoni i së bijës për rreth dy javë pas vdekjes së saj.

Në një prej tyre thuhej se 38-vjeçarja “kishte nevojë për pak kohë për veten” dhe se “donte të qëndronte vetëm për një periudhë”.

Hetuesit dyshojnë se mesazhet janë dërguar nga një person i tretë me qëllim që të vononte zbulimin e zhdukjes së saj.

Analiza e të dhënave të telefonit ndihmoi autoritetet të përcaktonin se mesazhet ishin dërguar nga Athina, ndërsa sipas mediave lokale pajisja u fik menjëherë pasi çështja mori vëmendje ndërkombëtare.

Një dëshmi e konsideruar vendimtare është ajo e një personi të pastrehë që gjeti valixhen më 18 korrik. Ai ka deklaruar se dy ditë më parë valixhja nuk ndodhej në ndërtesën e braktisur, duke i çuar hetuesit në përfundimin se trupi është transportuar aty mbrëmjen e 17 korrikut ose në orët e para të ditës pasuese.

Në të njëjtën kohë, autoritetet po përpiqen të identifikojnë persona që britanikja mund të ketë njohur në Kypseli, pasi çifti me të cilin ajo jetonte në Keratsini ka deklaruar se Ross u kishte thënë se do të takohej me disa të njohur amerikanë në atë zonë.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia përpiqet të rindërtojë ditët e fundit të jetës së 38-vjeçares dhe të zbulojë se çfarë ndodhi para se ajo të gjendej e pajetë brenda valixhes.

The post U vra nga një i pastrehë që ajo po ndihmonte? Detaje të reja nga vdekja misterioze e britanikes në Athinë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy shqiptarët
Policia greke, ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Sipas autoriteteve, dy nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë Jerasimo Korkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 27 vjeç, si dhe një shtetas grek.

Një person i katërt ka arritur t’i shmanget prangosjes dhe është ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi me armë zjarri pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze. Viktima u plagos në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Pas sulmit, autorët u larguan me një automjet tip BMW ngjyrë gri, ku ndodheshin katër persona. Gjatë arratisjes, ata kryen manovra të rrezikshme dhe u përplasën me disa automjete.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u ndal në rrugën “Tsounta”, në bulevardin “Kifissou”, në drejtim të Lamias. Aty, makina u përplas me disa mjete të tjera.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi tre persona, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e të katërtit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post EMRAT/ Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura
Kryeministri Edi Rama, ka takuar në Athinë homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare thotë se me kreun e qeverisë greke i lidh një miqësi e posaçme.

Rama e përshkruan rrugën mes dy vendeve të vështirë, por që ka pasur komunikime dhe respekt “pa darashka”, siç thotë ai.

Kryeministri thekson se po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama.

The post Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura appeared first on Albeu.com.