Athine Archives - Albeu.com

Aksident tragjik në Athinë! Makina ku po udhëtonte adoleshenti shqiptar bashkë me dy shokët e tij u përplas me pemën, humb jetën 15-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Dhimokratias” në periferi të Athinës.

Policia greke bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një  15 vjeçar, ndërsa dy adoleshentë të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së bashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.

Dyshohet se për shkak të shpejtësisë, makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej dy pasagjerëve 15 vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe adoleshenti tjetër u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen detaje të plota rreth kësaj ngjarje të rëndë.

The post Aksident tragjik në Athinë! Makina ku po udhëtonte adoleshenti shqiptar bashkë me dy shokët e tij u përplas me pemën, humb jetën 15-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Tronditëse në Athinë: Nxënësja 14-vjeçare plagoset me thikë brenda shkollës
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë brenda një shkolle në zonën e Kypselit në Athinë, ku një nxënëse 14-vjeçare u plagos me thikë për arsye ende të paqarta. Sipas dëshmive të bashkëmoshatarëve, vajza u dërgua fillimisht në zyrën e drejtorit në gjendje shoku, duke shqetësuar të gjithë komunitetin shkollor.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila transportoi të miturën në spitalin “Aglaia Kyriakou”. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se vajza po merr trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka shkaktuar një situatë të tensionuar mes nxënësve dhe mësuesve, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes.

Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe policia greke (ELAS). Autorja e dyshuar, një tjetër nxënëse e shkollës, po merret në pyetje në Nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës. Policia pritet të marrë dëshmi edhe nga mësuesit dhe personeli tjetër i pranishëm gjatë incidentit për të sqaruar rrethanat dhe për të vendosur për masat ligjore që do të ndiqen.

Ngjarjet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë në shkolla dhe nevojën për vëmendje më të madhe ndaj sjelljeve agresive midis nxënësve. Drejtoria e shkollës ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e plotë. Ndërkohë, komuniteti shkollor është në gjendje alarmi dhe po përpiqet të ofrojë mbështetje psikologjike për të gjithë të përfshirët.

Incidenti i Kypselit rikujton rëndësinë e monitorimit të dhunës në shkolla dhe nevojën për ndërhyrje të hershme për të parandaluar tragjedi të tilla.

The post Tronditëse në Athinë: Nxënësja 14-vjeçare plagoset me thikë brenda shkollës appeared first on Albeu.com.

Vizita/ Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë mes Shqipërisë dhe Greqisë
Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dha këtë fundjavë një intervistë për gazetën greke TA NEA.

E pyetur për agjendën e çështjeve që do të trajtojë me homologun e saj grek Giorgos Gerapetritis, ministrja theksoi se “po vij në Athinë për të diskutuar 360 gradë, për gjithçka”.

“Për listën tonë shumë të gjatë, e theksoj, shumë të gjatë, të bashkëpunimit dhe pikave të forta, por edhe për fushat ku mund të përmirësohemi. Për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik, një fqinj me rëndësi të jashtëzakonshme, dhe vullneti ynë është të ecim përpara në frymën e bashkëpunimit të ngushtë, miqësisë dhe vlerave evropiane. Marrëdhëniet tona janë tashmë shumë të afërta.

Megjithatë, besoj se ato mund të zgjerohen në fusha strategjike si energjia, veçanërisht energjia e rinovueshme dhe siguria energjetike rajonale, mbrojtja e mjedisit, transformimi digjital, turizmi, siguria dhe shumë të tjera”, tha Spiropali.

Prioriteti sipas saj, është të hapim një kapitull të ri, kapitullin më të mirë deri tani në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë

The post Vizita/ Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë mes Shqipërisë dhe Greqisë appeared first on Albeu.com.

“Drejtësi për Denisin”/ Babai shqiptar hyn në grevë urie në Athinë
Prej disa ditësh, sheshi “Syntagma” në Athinë është kthyer në simbol dhimbjeje dhe proteste. Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi më 28 shkurt 2023, ka nisur një grevë urie dhe etjeje përballë Parlamentit grek.

I pikëlluar nga humbja e të birit, por edhe i zemëruar nga mungesa e përgjigjeve dhe refuzimi i kërkesave të tij, Ruçi kërkon vetëm një gjë: drejtësi dhe të vërtetën për atë që ndodhi atë natë të kobshme. Një nga kërkesat e tij kryesore është edhe lejimi i zhvarrosjes së trupit të Denis Ruçit, gjë që deri tani është refuzuar nga Gjykata e Larisës.

“Unë nuk dua asgjë tjetër, veç të vërtetës për djalin tim. Nuk do të largohem derisa të më dëgjojnë”, – është shprehur ai.

“Grevë urie dhe etjeje për Denisin, për të gjithë fëmijët, për drejtësinë dhe të vërtetën, që të mos humbasë më asnjë jetë për fitimet e tyre. Nuk kam mundur të fle për dy vjet e gjysmë. I kam dhënë një premtim djalit tim: nuk do t’i fal ata që shkaktuan këtë tragjedi. Për shkak të tyre, të gjithë këta fëmijë u larguan nga jeta në mënyrë kaq të padrejtë.”

Tragjedia hekurudhore në Tempi, ku humbën jetën 57 persona – shumica të rinj – është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda në historinë e transportit grek. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë nga aksidenti, shumë familje ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare dhe transparente mbi shkaqet reale të katastrofës.

The post “Drejtësi për Denisin”/ Babai shqiptar hyn në grevë urie në Athinë appeared first on Albeu.com.

Vri*et me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Greqi
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë, shkruan Protothema.

Ngjarja ndodhi në zonën e Agios Panteleimonas, ku shqiptari u qëllua me plumb në kokë.

Forca të forta policie dhe një mjek ligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e ngjarjes.

The post Vri*et me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi shqiptar me pagesë (EMRI)
Policia greke, ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë.

Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

The post Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi  shqiptar me pagesë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë
Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës për të parandaluar rreziqet shëndetësore për vizitorët dhe punonjësit.

Autoritetet greke, thonë mediat e huaja, kanë njoftuar se vendimi është marrë për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Në përgjigje të valës së të nxehtit, autoritetet greke kanë vendosur pushime të detyrueshme pune në disa zona të prekura, veçanërisht në Greqinë qendrore dhe disa ishuj.

The post Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ B*mbë në Athinë, ja momenti i ngjarjes! Çfarë regjistruan kamerat
Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train në Avenue Syggrou të Athinës mbrëmjen e sotme. Materiali vizual ka regjistruar ndriçimin në momentin e aktivizimit të mjetit shpërthyes, i cili la pas dëme të vogla materiale.

Autoritet në vendngjarjes kanë grumbulluar mbetjet nga shpërthimi në mënyrë që të mund të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore. Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se çfarë dëmesh ka shkaktuar shpërthimi pasi zona është bllokuar deri në përfundimin e hetimeve.

Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj. Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.

Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.

The post VIDEO/ B*mbë në Athinë, ja momenti i ngjarjes! Çfarë regjistruan kamerat appeared first on Albeu.com.

Rama në Athinë: Shqipëria ka paga më të mira dhe taksa më të ulëta se Greqia (VIDEO)
Ditën e sotme, ka hapur dyert në Athinë të Greqisë, panairi i punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Goxhe përpara hyrjes në sallën ku po organizohet ky panair janë shoqëruar nga qindra qytetarë që kishin dalë për të përshëndetur dhe për t’i uruar atyre mirëseardhjen.

Ministrja Balluku, u shpreh se kjo është pjesa ku janë vendosur të gjitha kompanitë shqiptare që kanë ardhur për të bërë ofertat e tyre për hoteleri-turizëm, bujqësi, ndërtim, infrastrukturë.

“Aeroporti i Rinasit ka ardhur për të bërë prezantimin e ofertave që kanë pasur. Secili prej tyre është i pajisur me kontrata direkte që mund të lidhen dhe të gjithë ofertat sa i përket faciliteteve të ndryshme të punës”, tha Balluku.

Kryeministri Rama, ka ndaluar personalisht në çdo stendë, ku ka komunikuar me përfaqësuesit e kompanive dhe ka theksuar mundësitë për pozicionet e ndryshme që ofrohen me paga që nisin nga 1 mijë euro në muaj, duke u rritur në varësi të kualifikimeve dhe përvojës profesionale.

Gjatë diskutimeve me kompanitë dhe ofertat që ato prezantonin, Rama tha se pagat por edhe taksat e shtetit janë më të mira dhe konkurruese në Shqipëri se ato në Greqi.

Ministri i Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Gonxhe, foli për ofertat për turizmin, pushteti qendror, projektet kryesore të investimeve në shërbimet turistike.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro u ndal te “të gjitha ofertat turistike ku mbi 40 pjesëmarrës nga hoteleri turizëm, territori dhe bregdeti kanë sjellë kontrata, oferta dhe prezantim të rrogave drejtpërsëdrejti në këtë panair. Interesi është shumë i madh për disa nga kompanitë”, tha Kumbaro.

Sipërmarrësi Luan Bregasi, ishte i pranishëm në këtë panair, ku foli krahas oferta në turizëm edhe për pagat që ofron biznesi i tij.

“Një shef kuzhine merr tre mijë euro në muaj, një zëvendës shef kuzhine 1500 euro neto, masazhator 1200 euro plus 25% të xhiros. Ka vende pune dhe oferta plot. Na ke krijuar mundësi shumë të mira dhe për klimën e të bërit biznes”, u shpreh ai.

Kompania e vajit të ullirit Musaj dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie, ndanë me kryeministrin Rama ofertat e tyre për punësim dhe pagat në këtë sektor.

“Kemi ardhur me një ofertë konkrete për fuqi punëtore, kemi nevojë. I paguajmë shumë mirë, me kushte shumë të mira pune. Mund të përpunonim më shumë të produkte të ullirit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore ai ulli ngeli i pa vjelë dhe doli me një kosto më të lartë”, u shpreh sipërmarrësi.

“Në bujqësi nuk paguhen punëtorët 700-800 euro. Krasitësit e vreshtave që janë banorë nga Konispoli në Igumenicë paguheshin 30-35 euro në ditë, ndërsa te ne marrin 45 euro në ditë dhe specialist nuk paguhet me krahun e punës, por me mendjen që ka”, tha një tjetër investitor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau një tjetër histori suksesi siç e quajti ajo kompaninë shqiptare për bimë mjekësore nga Gradishti, që mori pjesë në një panair në Gjermani pak ditë më parë, ku mori kërkesa të shumta nga shqiptarët atje.

“Është një ngas kompanitë që krenohemi dhe që ka marrë kërkesat e para për punësim këtu në panair”, tha Denaj.

“Kemi nevojë për njerëz të kualifikuar në fushën e përpunimit agrobujqësor dhe menaxhimit për një vlerë të shtuar të produkteve tona. Pagat janë 1500-2000 euro në muaj dhe kushtet gjithashtu”, pohoi përfaqësuesi i kompanisë së bimëve medicinale.

Në panairin me temë “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, në Technopolis, Athinë, janë të pranishme mbi 100 subjekte shqiptare, liderë të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë në këtë panair mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Panairi u ofron bashkatdhetarëve të diasporës që duan të kthehen dhe punojnë në Atdhe, mundësi punësimi, por edhe informacion mbi hapësirat për të investuar.

Panairi i Punës, i pari i këtij lloji, në Greqi, hap një derë të re komunikimi me diasporën shqiptare për Shqipërinë 2030.

Të gjitha mundësitë e punës dhe materialet informuese do të jenë të aksesueshme edhe online, gjatë Panairit të Punës, për t’i mundësuar çdo personi të interesuar të marrë pjesë në këtë mundësi.

The post Rama në Athinë: Shqipëria ka paga më të mira dhe taksa më të ulëta se Greqia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I shoqëruar nga Fredi Beleri, Berisha para shqiptarëve në Athinë: Marrëveshja e detit ishte më e mira
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Athinë. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri vlerësoi dhe falënderoi grekët të cilët pritën me bujari të madhe qindra e mijëra emigrantë shqiptarë.

“Por unë dua të përulem me nderimin më të madh sot, para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse miq, sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve”, tha Berisha, i cili në këtë takim përpos deputetëve demokratë u shoqërua edhe nga eurodeputeti Fredi Beleri si dhe Vangjel Dule.

Ndër të tjera, Berisha u ndal dhe të marrëveshja e detit që PD firmosi gjatë periudhës kur ishte në pushtet. Këtë marrëveshje ish-kryeministri e cilësoi si më të mirën që Shqipëria ka bërë ndonjëherë me Greqinë.

Ai theksoi se kjo marrëveshje ishte e drejtë dhe e barabartë për të dyja palët, duke theksuar se asnjëra nga palët nuk do të dilte humbëse.

“Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste.

Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Partia Demokratike u themelua në vitet ’90, por ju nuk duhet të harroni se mbështetësi i parë i opozitës shqiptare, mbështetësi i parë i pluralizmit politik në Shqipëri nga arena ndërkombëtare ka qenë Kostandin Mitsotaqis, i cili do të ishte kryeministri i parë që do të takonte lidershipin disa javor të PD-së.

Kostandin Mitsotaqis ishte kryeministri i parë në Europë dhe botë që do të priste në Selanik, Ibrahim Rugovën.

Panorama e marrëdhënieve tona është padiskutim panorama e dy kombeve mike, e dy vendeve mike.

PD në këtë rast dua të theksoj, se marrëdhëniet mes dy fqinjëve nuk janë asnjëherë linare, njohin uljet dhe zbritjet, por në çdo kohë në pushtet, PD me qeverinë e këtij vendi ka njohur një dialog konstruktiv dhe një vullnet për të dialoguar pa asnjë tabu për çdo çështje.

Ky vullnet bëri që në mars 1996 të firmosnim me presidentin e Greqisë, Stefanopullos traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Traktat që u jepte përgjigjen ligjore më të mirë, të gjitha marrëdhënieve mes dy vendeve, probleme që duheshin zgjidhur dhe të ardhmes së shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.

PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit.

Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj.

Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste.

Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin.

Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës.

Çfarë bëri? Jo tha. Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë. U tregua një sharlatan, negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të Jashtëm se, nuk e firmosim dot, se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira.

The post I shoqëruar nga Fredi Beleri, Berisha para shqiptarëve në Athinë: Marrëveshja e detit ishte më e mira appeared first on Albeu.com.