Atentati me 20 plumba në Sarandë, zbulohet emri i kalimtarit që mori plumbin qorr

Mëngjesin e sotëm ndodhi një atentat në Sarandë ku u plagos në orët e para të mëngjesit shtetasi  Spiro Iljadhi, biznesmen i njohur në këtë zonë dhe një kalimtar i rastit.

Është identifikuar emri i turistit 33-vjeçar i cili mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

I plagosur në fundshpinë ka mbetur turisti shqiptaro- amerikan Mario Jani, i cili po kalonte në afërsi të lokalit ku ndodhi plagosja.

Turisti ishte në Sarandë me pushime, ndërsa mori plumbin aksidental. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 


Shtuar 20.06.2021 09:22