atentate Archives - Albeu.com

Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, Emiljano Shullazi “direktiva” nga burgu, Ervis Martinaj veshi gjuajtësit si policë
Është zbardhur dinamika e plotë të atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Nëntor 2020 në zonën e fshatit Qerek të Fushë-Krujës.

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte  Bami dhe Ervin Durim Kodra, por autorët nuk kanë mundur të ekzekutojnë asnjërin prej tyre.

Rasti i kësaj ngjarje të rëndë u hetua fillimisht nga prokuroria e Krujës, por nuk dha rezultat. Pas 4 vite, prokuroria e Posaçme SPAK, përmes aplikacionit “SKY” ka arritur të identifikojnë këtë tentativë vrasje kundër Durim Bamit, duke qartësuar emrat e organizatorëve Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy personave të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli.

Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 drejtonin organizatat e tyre, ndërsa jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës.

Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ja përcillte Ervis Martinaj dhe mandej biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë.

Tashmë gjuajtësit dhe organizatorët janë identifikuar falë bisedave të zhvilluara përmes aplikacionit “SKY” të zhvilluara për këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Elton Qyno, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

“Ora News” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Ervin Kodra, u ka thënë policisë se në 4 nëntor 2020, rreth orës 13:00, është takuar me Durim Bamin, tek shtëpia e tij në Nikël, pasi Bamin e ka djalin e dajës.

Më pas janë larguar së bashku dhe kanë shkuar në fshatin Qerek, në afërsi të Rinasit, ku kanë ngrënë drekë në një lokal 1 katësh. Teksa kanë qëndruar deri në orën 15:00, me makinën e Durimit janë nisur duke udhëtuar drejt fshatit Nikël në Fushë-Krujë.

Drejtimin e makinës e ka patur Durim Bami ndërsa Ervin Kodra ka qëndruar si pasagjer në sediljen e parë të mjetit. Sapo kanë shkuar në hyrje të urës së Tapizës, në drejtim Kamëz-Fushë-Krujë, një automjet Golf 5 me ngjyrë gri ishte i ndaluar në trotuar, me kënd drejtimi nga asfalti i rrugës kryesore.

Dhe në një distancë prej rreth 20 metra, pa u afruar tek kjo makinë e parkuar, nga ky mjet është hapur zjarr në drejtim të makinës së Durim Bamit.

Kodra ka treguar se nga makina tip “Golf”, është hapur zjarr me breshëri armësh automatike, dhe në këtë moment sipas tij, Durimi ka prerë timonin e makinës majtas dhe kanë kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u futur në një rrugicë të vogël dhe duke përfunduar brenda rrethimit të një fabrike mermeri, ku janë përplasur në murin rrethues të saj.

Si Durim Bami dhe Ervin Kodra, kanë dalë nga automjeti duke rënë në tokë dhe pas disa minutash ka shkuar me shpejtësi Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, dhe ka dërguar në spitalin Ushtarak, Ervin Kodrën.

Ndërsa sipas dëshmisë së këtij të fundit për Durimin, ishte mësuar se ishte larguar në shtëpi.

Ervin Kodra, më tej ka treguar se në momentin kur janë qëlluar ka parë dhe ka fiksuar se brenda në automjetin tip “Golf 5”, kishte fiksuar 3 persona, ku njëri ishte shofer, tjetri pasagjer dhe i treti ka qenë në sediljen e pasme.

Sipas tij personi që ka qëlluar me breshëri ka qenë njeriu që ndodhej në sediljen e pasme të makinës dhe ky person në kokë mbante dhe kapele. Ndërsa dy personat e tjerë nuk ka mundur t’i fiksojë dhe nuk ka qenë në gjendje që t’i njihte tre personat që ndodheshin në makinën nga vinin të shtënat.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje Valter Bami, vëllai i Durimit, i cili ka treguar se si ka shkuar me urgjencë në fabrikën e mermerit, dhe kishte çuar në spital kushëririn e tij të plagosur.

Ndërkohë për tre ditë me radhë Durim Bami nuk është arritur të gjendet nga policia. Ai është vetëdorëzuar në polici tre ditë më pas dhe ka dhënë sqarime se nuk ka mundur të njohur autorët që i kishin ngritur pritën.

Për tre ditë me radhë Durim Bami nuk mundi të gjendej nga policia, vetëm kur u dorëzua vullnetarisht duke dhënë shpjegime mbi atë çfarë ndodhi.

The post Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, Emiljano Shullazi “direktiva” nga burgu, Ervis Martinaj veshi gjuajtësit si policë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nën pushtetin e plumbave/ Katër atentate në 48 orë, bilanc tragjik: Tre të vrarë e 5 të plagosur
Vendi ynë është tronditur nga katër atentate mafioze të ndodhura gjatë 48 orëve.

Bilanci është tragjik. Tre viktima dhe pesë të plagosur rëndë.

Fatjon Dervishi u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth ditën e sotme.

38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ai ndodhej me shokun e tij në makinë në momentin e atentatit, por ky i fundit nuk u prek nga plumbat.

Rreth orës 19:15 në Dukagjin mbeti i vrarë Zef Guri dhe djali i tij Gjin Guri u plagos rëndë, si pasojë e një atentati mafioz.

Autori/autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka ende asnjë gjurmë.

Tre orë më vonë, sërish në Shkodër një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes  3 personave në fshatin Grizhë.

Në polici është shoqëruar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa ditën e djeshme, në qytetin e Rrëshenit u ekzekutua  Martin Bardhi (Marku) i cili sapo kishte dalë nga burgu.

Ai u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku,pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.

Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale./Albeu.com/

The post Shqipëria nën pushtetin e plumbave/ Katër atentate në 48 orë, bilanc tragjik: Tre të vrarë e 5 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Fati i Ervis Martinajt ende mister, Artan Hoxha: Rrethi i tij ka dalë jashtë loje, atentatet u ndërprenë pasi ai u zhduk
Edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij që nga gushti i vitit të kaluar, Ervis Martinaj është ende në qendër të vëmendjes së mediave dhe autoriteteve.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin “Kjo Javë” se se autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij por kanë një version sipas të cilit kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij.

Ai theksoi se edhe pse nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.

Hoxha tha se pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha. /albeu.com

The post Fati i Ervis Martinajt ende mister, Artan Hoxha: Rrethi i tij ka dalë jashtë loje, atentatet u ndërprenë pasi ai u zhduk appeared first on Albeu.com.

Vrasje atentate dhe zaptim territoresh, si mafiozët shqiptarë kanë “pushtuar” tregun e kokainës në Amerikën Latine: Hiqen si biznesmenë
Mafiozët shqiptarë kanë kapur tregun e trafikimit të lëndëve narkotike në shumë vende të botës.

Edhe në Amerikën Latine, mafia shqiptare ka një rol kyç dhe është forcuar shumë kohët e fundit.

Mediat e huaja i kanë kushtuar një tjetër artikull ngjarjeve kriminale të ndodhura në Ekuador, ku shumë prej tyre janë të shkaktuara nga mafia shqiptare.

Në artikull thuhet se mafiozët shqiptarë, hiqen si biznesmenë ndërkohë që merren me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës nëpër Europë. Në shkrimin e gazetares Belen Arroyo, përmendet edhe se si mafia shqiptare mban pengje në Ekuador me qëllim sigurimin e ngarkesave të kokainës nga portet e Amerikës Latine për në Europë.

Artikulli i plotë:

Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. . Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë shpërthimin e pazakontë të dhunës që godet rëndë Guayaquil.

Ishte 15 shtator 2020. Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “ tubacion kokaine ” midis Amerikës Latine dhe Evropës. Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai. Për Polizia di Stato të Italisë , e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences (Procura della Repubblica di Firenze), ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol .

Ishte goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare . Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë. Shqiptarët i prenë ndërmjetësit. Janë sekuestruar katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para. Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si fei ch’ien , i cili nuk lë asnjë të dhënë, paralajmëroi Europol.

Por surpriza ishte më e madhe. Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador . Është bërë e ditur nga shtypi italian dhe shqiptar, me shumë detaje. “ Kapoja e padiskutueshme : Shqiptari pas tubacionit të kokainës në Evropë”, titullohej media Balkan Insight. Ajo citon burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka. I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuan dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi . Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai do të kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij. Jemi në kërkim të versionit të avokatit që e ka përfaqësuar në vitin 2015, kur ka ankimuar kërkesën për ekstradim; por nuk kishim përgjigje. Mbrojtësi që e sponsorizoi atë në 2020 kur ai përpunoi një kërkesë për para-lëshim ishte Harrison Salcedo . Ky avokat, i cili gjithashtu mbrojti Jorge Luis Zambrano , kreu i Los Choneros , u qëllua me armë në prill 2021. Katër muaj më parë, vetë Zambrano, i njohur gjithashtu si ” Rasquiña “, ishte vrarë në Manta.

FASADA E BIZNESMEVE

Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve. “Disa emisarë në vende si Ekuadori nuk kursehen në shfaqjen e stileve të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që mbërrijnë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur ”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafias dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine. Për arsye sigurie, ai kërkon të mos përmendet emri i tij. “ Shqipëria ishte një vend i varfër në Evropë . Tani është një narko-shtet, e cila eksporton drogë dhe dhunë. Disa nga ata që ndodhen përkohësisht në vendin nga i cili dërgohet një ngarkesë droge, si Ekuadori, kanë statusin e ‘pengëve’. Ato mbahen në garanci deri në përfundimin e mbërritjes së kokainës në destinacionin përfundimtar. Janë disa shqiptarë në atë situatë dhe janë nën komandën e kapos”. Që nga viti 2016, 991 persona të asaj kombësie mbërritën në Ekuador.

Cila është situata reale?

Shtypi në atë vend është i prekur nga lajmet për krimet e qytetarëve të asaj kombësie, të mbushura me plumba në Guayaquil dhe Daule. Të paktën gjysmë duzinë në tre vitet e fundit. Ekzekutimet kryhen në vende publike. Për studiuesin shqiptar “është përmbushur kodi i lashtë i Kanunit , sipas të cilit gjaku nuk shkon kurrë pa hak ”. Tradita stërgjyshore e pengon ekzekutimin e një personi brenda shtëpisë së tij. Në disa nga vrasjet në Guayaquil, autorët mbërritën në shtëpitë e viktimave, të veshur si oficerë policie: ata i dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe vetëm atëherë u ekzekutuan.

Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta , veçanërisht banane. Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontenier ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë. Burime antinarkotike nuk përjashtojnë zbulimin makabër të dy trupave të varure një ure në Durán mund të lidhet me atë ose konfiskime të tjera. Në ato ditë u gjet një kokë në Machala dhe një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me një sekuestrim në atë port. Drejtoria e Policisë Kundër Narkotikëve, e cila ishte në krye të gjeneralit Giovanni Ponce, ka arritur një rekord në sekuestrimin e drogës që nga viti 2021: strukturat fillojnë të pësojnë goditje, kur dërgesat e tyre të drogës janë të frustruar.

Mafia italiane (Ndrangheta e frikshme e Kalabrisë) shpesh kamuflon dërgesat e tyre të drogës në ushqime deti. Këto organizata me origjinë italiane kishin lidhje me Forcat e Bashkuara vetëmbrojtëse të Kolumbisë (AUC), të cilat që nga viti 2006 u atomizuan në fraksione të ndryshme, si Los Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Clan del Golfo; dhe, Los Rastrojos, i referohet studimit “Visionet e kokainës, tregtia e paligjshme nga Amerika Latine në Evropë”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Europol, botuar në vitin 2021.

“Po përjetojmë ‘ efektin e kacabusë ’, pra atomizimin e grupeve të krimit të organizuar”, tregon një agjent antinarkotik. Kushtet specifike që përjetoi Ekuadori që nga viti 2012 favorizuan ardhjen e organizatave kriminale, të cilat kur përshkallëzohen në rrezik – duke u futur në krime të tjera, bëhen atentate të mirëfillta mafioze.

The post Vrasje atentate dhe zaptim territoresh, si mafiozët shqiptarë kanë “pushtuar” tregun e kokainës në Amerikën Latine: Hiqen si biznesmenë appeared first on Albeu.com.

Atentate mafioze dhe deri te vrasjet në familje, Ardi Veliu mbledh drejtorët e policisë
Vendi ynë nuk po gjen qetësi prej kohësh si pasojë e vrasjeve dhe krimeve deri në ato brenda familjes.

Lidhur me situatën e rënduar, drejtori i Përgjithshëm i  Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur në Tiranë drejtorët e Policisë të 12 qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vetëm një ditë më parë u shënua vrasja e fundit në fshatin Gjoçaj të Peqinit ku mbeti i vrarë Ylber Xhahysa. Në pesë muaj e parë të vitit 2021, numërohen 27 viktima nga ngjarjet kriminale, përfshirë këtu atentate mafioze, vrasje pas konflikteve të çastit dhe krim në familje.

The post Atentate mafioze dhe deri te vrasjet në familje, Ardi Veliu mbledh drejtorët e policisë appeared first on Albeu.com.