Astrologia Meri Shehu Archives - Albeu.com

Nis Big Brother VIP 3, ja tre konkurrentët e parë
Big Brother VIP 3 ka nisur këtë sezon të ri nën drejtimin e Ledion Liços.

Banori i parë i Big Brother Vip është gazetari Drini Zeqo.

Ai ka lindur në Tiranë, në 15 qershor 1982 (41 vjeç). Që prej vitit 2002, Drini shfaqet çdo ditë në ekran. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC News). Ka prezantuar spektakle, si: “Dancing with the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus, e po ashtu ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini.

Konkurrentja e dytë e “Big Brother VIP3”, eshte moderatorja Ilnisa Agolli.

Ilnisa Agolli ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.

Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan.

Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me të, teksa ajo shprehet se është e vetmja gjë që mund ta prekë.

Në rrëfimin e saj përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo tregoi se do ti mungojë shumë vajza e saj.

“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakto që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.

Ndërkohë, konkurrentja e tretë e “Big Brother VIP3”, eshte astrologia e njohur, Meri Shehu.

Meri është astrologia më e famshme në Shqipëri. Me një karrierë 20 vjeçare në fushën e astrologjisë, e pranishme thuajse çdo ditë në studio televizive ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e zoodiakut. Ka përfunduar shkollën e astrologjisë në Greqi dhe njihet për humorin dhe batutat spontane.

Para se të hynte në shtëpi, ajo fillimisht u bë pjesë e skenës së madhe të Big Brother VIP.

“Ky është viti i binjakëve, mua më mungonte Big Brother në kuptimin që doja ta shijoja, e kam parë shumicën e prezantuesve, spektaklit, tashmë dua të shijoj nga brenda këtë eksperiencë kaq të bukur dhe që ndiqet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si fillim do të njoh karakteret dhe do të përpiqem t’i analizoj me shenjat. Gaforret kapin ganxhat, binjakët kanë sharmin, binjakët shkojnë mirë me ujorin”, tha Meri. /albeu.com/

The post Nis Big Brother VIP 3, ja tre konkurrentët e parë appeared first on Albeu.com.

Paratë do të “fluturojnë” nga xhepat dhe këmbana dasme, Meri Shehu zbulon rënditjen për muajin korrik: Dy shenjat që do të thonë “PO”
Muaji korrik hynë fuqishëm për të gjitha shenjat. Astrologia Meri Shehu paralajmëron se paratë do të “fluturojnë” nga xhepat, por ka edhe këmbana dasme.

Dy shenjat që do të thonë “PO”, të ndikuara nga diagonajla e rëndësishme astrologjike janë Bricjapi dhe Gaforrja.

Lajmi i mirë për korrikun është se ditët e vrullshme do të mbarojnë shumë shpejt, jo më larg se në datën 2, ndërsa priten edhe zhgënjime.

Luani

Është në vendin e fundit për Korrikun pavarësisht se Afërdita është në Binjak dhe kemi gjithë këto udhëtime, kontakte e njohje, por marsi në dem i bën të mos ndjehen të qetë lidhur me karrierën, njerëzit në pushtet, pushtetin që duan të vendosin ata vetë. Marsi në Dem i bën të shpenzojnë shumë edhe atë që nuk e kanë dhe nuk do ndihen komodë, qoftë në investime për projektet e së ardhmes apo çështjet familjare. Mund të kemi edhe debate familjare. Një zhgënjim rreth datës 14 në jetën personale e ekonomike.

Virgjëresha

Marsi në Dem i ndihmon Virgjëreshat, çfarë shpenzojnë e marrin sërish dhe e rikuperojnë. Do kenë shpenzime për çështje që nuk kanë të bëjnë thjesht me jetën e tyre, por me kontakte me jashtë, partnerin, në çift ose bashkëshortin. Do ndihmojnë më së shumti dikë që e kanë më të dashur dhe kjo në një plan të dytë do iu rikthehet sërish. Njëherë do iu ikë nga duart, pastaj do iu vijë prapë. Ose ata që s’janë lidhur do njohin një bashkëshort shumë potent që do marrë dominancë.

Demi

Kanë një muaj relativisht të çuditshëm sepse Marsi ikën nga Dashi që i kishte bllokuar në nerva, prapskena pune e shëndetësore. Marsi në Dem nuk është në pozicion të mirë sepse Demi udhëhiqet nga Afërdita, nga e bukura, e mira, ekuilibri. Marsi është luftë kështu që në jetën e Demit do futet një luftë për të mbrojtur jetën personale, ekonomike apo për të bërë gjërat që duan. Do shpenzojnë shumë energji dhe do na shpartallojë ekonomikisht. Demat do kenë kërkesa të mëdha ekonomike dhe do shpenzojnë shumë gjatë muajit Korrik.

Dashi

Marsi në Dem shkon direkt në çështjet e tyre ekonomike. Një nga shenjat që do shpenzojnë më shumë do jenë Dashët. Pas datës 5 duhet të shikojnë mirë çfarë japin, marrin, komunikojnë, diskutojnë në çështjet ekonomike dhe jetën personale. Deri në datën 14 kemi gjëra të mira sepse lëvizin e udhëtojnë. Në datën 13 në darkë e 14 futen në shtëpi të gjithë Dashët që kanë bërë rrëmujë e sherre në jetën e tyre.

Binjakët

Kanë Afërditën në shenjën e tyre, një kombinim i bukur për ta deri në datën 14, pastaj gjërat fillojnë rrëzohen në disa raste si kështjellë rëre, kështu që shumë Binjakë të kenë parasysh dhe të shikojnë njohjet që kanë bërë deri tani në punët që kanë planifikuar dhe rezultatet pas datës 14. Do jenë më të qetë ekonomikisht, por edhe në jetën e tyre personale do marrin më hov, do ndihen më mirë. Ky muaj është i flaktë e i vrullshëm për të gjithë kështu që të kenë kujdes nga sherret, luftërat, nxitimet, ekstremitetet që mund ta fusin veten.

Shigjetari

Kanë një muaj plot shanse e avantazhe lidhur me partnerët, të tjerët, marrëdhënie, komunikime, dashuri, japin, marrin. Do jenë shumë komodë, do llastohen shumë sepse e ndiejnë që janë në qendër të vëmendjes. Pastaj do fllojnë të mendojnë për çështje më thelbësore personale e ekonomike dhe do ta ndiejnë veten më të qetë shpirtërisht pas datës 18. Marsi në Dem thotë që duhet të kemi kujdes me shëndetin e punën, u hkon më shumë një punë ushtarake, e fortë, e fuqishme se sa një me diplomaci.

Peshqit

Do ndihen mirë, komodë me njerëzit e afërt, do investojnë për shtëpinë e tyre, marrëdhënie personale, bashkëjetesë, për një punë shteti ose për t’u kualifikuar, por pritshmëritë e tyre nga data 14 e tutje do jenë të vogla dhe mund të heqin dorë. Të shikojnë çfarë mund të krijojnë, çfarë talenti kanë por edhe çfarë të dashurojnë. Mund t’i futen edhe një marrëhdënieje shumë të fuqishme erotike pas datës 18, të qetësohen dhe të bëjnë paqe.

Peshorja

Do jenë shumë dominante për sa i përket të drejtave të tyre në çështjet ekonomike, por që kanë të bëjnë me trashëgimitë dhe paratë që vijnë nga partneri e partnerja. Nëse ata nuk janë të aftë të nxjerrin të drejtën e tyre, do ta bëjnë Peshoret. Do marrin forcë, potencë dhe do ushtrojnë shumë dominancë në marrëdhëniet e tjera në përgjithësi. Vazhdon të jetë muaj martesash, fejesash, fëmijësh, planifikimesh shumë të rëndësishme. Si gjithë shenjat e tjera, të evitojnë përballjet, sherret, nuk është momenti të bëjmë luftë deri në ekstremitet, të ruajë diplomacinë e vet.

Ujori

Janë ata që bashkë me Marsin në Dem që është shumë i fuqishëm, por që do e përdorin në shtëpi për të vendosur hegjemoninë, pretendimet e dominancën e tyre. Do bëhen të parët e punës në marrëdhëniet familjare, duhet t’iu themi kujdes si do silleni me të shtëpisë që do të mbesin zhveshur. Do jenë shumë materialistë gjatë këtij muaji, gjërat që nuk i kanë pasur e kanë pritur shumë, nga inati e padurimi do i kërkojnë e do i marrin tani. Do kërkojnë më shumë se sa duhet, por duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare, mos t’i vënë flakën në disa raste.

Bricjapi

I rezervuar, konservator, vë rregulla dhe i përshtatet Marsi në Dem, bën gati programet ekonomike, kursimet. Është një shenjë shumë tokësore, praktike, mezi hapet përballë gjërave të reja. Marsi në Dem do influencojë që të vërë diktate kursimesh të mëdha ose një lloj rregulli e potence, autoriteti më të madh se sa i takon. Do jenë aktivë dhe shumë energjikë në dashuri. Bricjapët dhe Gaforret martohen në Korrik, ky është lajmi më i madh, është muaji që i thonë ‘po’ një lidhjeje familjare dhe një martese të qëndrueshme.

Akrepi

Do marrin përsipër detyrimet, përgjegjësitë e të tjerëve për t’i mbrojtur sepse Marsin e kanë në Dem përballë shenjës së tyre dhe duhet të kenë gjithmonë antagonziëm për të mbrojtur veten dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta. Megjithatë do bëjnë dominanca në çift, do kenë relacione e bashkëpunime të fuqishme, ndërsa me Afërditën në Gaforre kontakte e lidhje me jashtë. Nëse një Akrep kërkon të bëjë një marrëdhënie, biznes ose bashkëpunim, e ka të favorizuar pas datës 18, por me jashtë. Partner, bashkëpunëtor ose udhëtim jashtë, pse jo.

Gaforrja

Diagonalja Gaforre-Bricjap do jetë më e lakuara, në datën 13 kemi Hënën e plotë në Bricjap që e thërret Gaforren për bashkëpunime e martesa. Afërdita hyn në shenjën e tyre në datën 18. Të gjithë të zhgënjyerit e të gjithë shenjave dhe ata që do zhgënjehen fuqishëm deri në datën 18 do kthehen fuqishëm te Gaforret, qoftë si person, qoftë si mentalitet. Gaforrja është shtëpia, marrëdhënia e qëndrueshme, familja, dashuri, afrimitet, lot, nostalgji, kinema. Gjithë armata e të zhgënjyerve do kthehet te Gaforrja dhe do shohim çfarë do përfitojë kjo shenjë prej saj.

The post Paratë do të “fluturojnë” nga xhepat dhe këmbana dasme, Meri Shehu zbulon rënditjen për muajin korrik: Dy shenjat që do të thonë “PO” appeared first on Albeu.com.