Astrit kalaja Archives - Albeu.com

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apel/ Xhaxhai i autorit të krimit kërkon të dalë nga qelia
Çështja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, rikthehet sërish në gjykatë. Xhaxhai i autorit të krimit i është drejtuar drejtësisë me një kërkesë për lirim nga burgu.

Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ka kërkuar sërish ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ai ndodhet në qeli që prej tetorit 2025, kur u arrestua pas ngjarjes së rëndë, ndërsa seanca është caktuar më 8 prill dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Taulant Banushi.

Gjon Shkambi, akuzohet për përfshirje në krimin brenda godinës së drejtësisë, por Ai pretendon se nuk ka pasur asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me veprimin e nipit që qëlloi ndaj gjykatësit.

Më 6 tetor 2025, Elvis Shkambi, qëlloi me armë në sallën e gjyqit pas shpalljes së vendimit për një konflikt të gjatë pronësie, duke lënë të vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja

Ragip dhe Ervis Kurti babë e bir që ishin palë kundërshtarë në proces mbeten të plagosur.

Çështja lidhet me një konflikt pronësie që zgjat prej më shumë se 30 vitesh, ku familja Shkambi pretendon pronësinë e një objekti të përfituar që në vitet ’90, ndërsa në të njëjtën godinë janë strehuar 31 familje, duke sjellë një seri të gjatë përplasjesh gjyqësore.

30-vjeçari që u vu menjëherë në pranga nuk ka kërkuar asnjë herë ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa ëhstë në pritje të përfundimit të hetimit dhe përballjes me drejtësinë për krimin që tronditi jo vetëm drejtësinë.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apel/ Xhaxhai i autorit të krimit kërkon të dalë nga qelia appeared first on Albeu.com.

U vra brenda sallës së gjyqit, familjarët e Astrit Kalasë kërkojnë që gjyqtari të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Familjarët e gjyqtarit Astrit Kalasë, i cili u vra me armë zjarri në brendësi të Gjykatës së Apelit në Tiranë, kanë kërkuar që gjyqtari të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, gruaja e Astrit Kalasë, Valbona, ka kërkuar hapjen e proceduara që gjyqtari me karrierë 32 vite, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

“Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit në emër të Republikës, nga një palë në proces e cila nxori armën dhe e qëlloi menjëherë pas shpalljes”, thuhet në kërkesë.

Sipas Top Channel, familja insiston se rendi dhe qetësia nuk sigurohen vetëm nga policia por edhe nga gjykatat që sakaq po bëhen gati ti drejtohen edhe komisionit qendror të  statusit të dëshmorit, një opsion që hap rrugën për padi në gjykatën administrativ.

Gjyqtari Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e gjyqit, pasditen e 7 Tetorit 2025 sapo dha një vendim në emër të Republikës.

Palë në proces ishin Gjon Shkambi dhe Elvis Shkambi, të cilët kërkojnë lirimin e ambienteve të një prone që ata kanë në Shkodër, nga rreth 16 familje që e kanë zënë atë më shumë se 20 vite më parë dhe nuk pranojnë të dalin prej andej.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, nxori nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.

Pas këtij veprimi, 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën shtetasve Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre. Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1, Tiranë.

Gjyqtari u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës Tiranë, por gjatë rrugës ndërroi jetë, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë pas marrjes së ndihmës së specializuar mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

The post U vra brenda sallës së gjyqit, familjarët e Astrit Kalasë kërkojnë që gjyqtari të shpallet “Dëshmor i Atdheut” appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu
Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të vitit 2025.

Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur në gjykatën penale të Tiranës. Raportohet se Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim.

Si ndodhi vrasja?

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit.

Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi teksa po shpallte një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Kalaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetojë.

Policia arrestoi autorin në ambientet e gjykatës. Para hetuesve ai pranoi krimin duke deklaruar se shkak për të ishte bërë çështja e një prone në Shkodër.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu: Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë.

Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi, deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij.

Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.

Ndërkohë, nipi i tij Elvis Shkambi, i cili mbetet gjithashtu në paraburgim, nuk ka apeluar vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë.

Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu: Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim appeared first on Albeu.com.

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar…
Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shakmbi, në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

Gjithashtu, ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes, ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm.

“Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai.

“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

The post Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve
Këtë të hënë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti, ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

“Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.

Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme.

“Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.

Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.

“Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zhvillohet sot seanca në Apel për autorin, xhaxhain e tij dhe rojen e sigurisë
Këtë të hënë, zhvillohet seanca në Apel për Elvis Shkambin, autorin e dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë, Banush Koxhaj.

Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje më 6 tetor brenda sallës së gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, teksa po jepte një vendim për çështje pronësie.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Elvis Shkambi, një prej palëve në procesin që po gjykohej nga i ndjeri, po hetohet për 3 akuza penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi i pranishëm në sallën e gjyqit, dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij, për të vrarë gjyqtarin e Apelit nëse do jepte një vendim në dëm të tyre.

Sakaq, roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj, po hetohet për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka kryer kontroll fizik në momentin që Elvisi hyri në gjykatë për seancën, i armatosur.

Dëshmia dhe dinamika

Një nga pikëpyetjet më të mëdha të ngritura pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 6 tetor, është hyrja me armë e 30-vjeçarit Elvis Shkambi, i cili së bashku me xhaxhain e tij Gjonin, kaluan detektorin pa asnjë problem dhe qëndruan në pritje të seancës në sallën e pritjes.

Për rreth dy orë në një qetësi absolute, si vrasësi i mëvonshëm i gjyqtarit Kalaja ashtu dhe xhaxhai, nuk shprehin në mimikën e tyre asnjë trazim që mund të çojë në dyshimin se një tragjedi do të pasojë.

Elvis Shkambi, i cili më pas përballë grupit hetues do të rrëfejë se armën pistoletë, e kishte fshehur në brezin e përparmë të pantallonave poshtë bluzës.

Duke shmangur kështu vendosjen në një çantë dore që mund të dekonspironte të gjithë skenarin e tij.

Skenar që nuk mund të quhej i përmbushur, nëse nuk do të ishte shoqëruar edhe me mungesën e vigjilencës së rojes së sigurisë i cili ndërsa dëgjon kushtrimin e kuq të alarmit të detektorit, nuk kryen asnjë veprim për të ndalur personat e mundshëm që kishin shkelur protokollin e sigurisë.

“Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Gjatë kësaj kohe në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet nga hetimet paraprake.

Sipas zbardhjes së mëtejshme së dinamikës në të cilën zhvillohet ngjarja. Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi, vihen re të qëndrojnë të palëvizur në sallën e pritjes deri në 15.29 minuta.

Koha kur nga altoparlanti i gjykatës vjen thirrja që palët të bëhen gati për seancën. Momenti kur xhaxha dhe nip lëvizin drejt sallës ku do të mbahej verdikti mbi çështjen ku këtë herë ata ishin palë e paditur.

Një skenë e cila zhvillohet në harkun e 6 minutave të vetme, nga ora 15.29 minuta deri në orën 15.35 minuta.

Momenti kur jashtë sallës ku po jepej vendimi, dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme dhe më pas njerëz të gjakosur që lëvizin në panik e sipër.

“Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës së Apelit deri në orën 15.29 minuta”,

Më pas, ata futen në ambientet e sallës nr 3 të zhvillimit të seancës gjyqësore.

Ku në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, shtetasi Elvis Shkambi, që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi, i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur të dy, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që vihet re gjatë momentit kur Elvis Shkambi nxjerr armën dhe qëllon mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, është se xhaxhai i tij Gjoni, nuk ndërrmerr asnjë veprim për ta ndaluar.

Por qëndron i palëvizur në sallë. A thua sikur të ishte përpara bezes së një filmi që po jepej ndërkohë në kinema. Ç`ka ka rritur dyshimin te grupi hetues se ai mund të ishte në dijeni të aktit që ndërmori nipi i tij.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjon Shkambi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, ç`ka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit ose dhe ndihmësit.

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Dhe pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

E mbijetuar nga masakra brenda gjykatës ishte dhe sekretarja e gjyqtarit. Një plumb përshkoi kompjuterin ku ajo po zbardhte vendimin.

“Teksa po dilte vrasësi me drejtoi armën. Më tha: ‘Nuk kam asgjë me ty’. Ai u largua qetësisht nga salla e gjyqit. Kam bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë. Më pas mësova se gjyqtari ndërroi jetë”, ka rrëfyer para hetuesve sekretarja e gjykatës.

Elvis Shkambi,u përpoq të shfajësohej dhe të shprehej se vrasjen nuk e kishte paramenduar, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi nuk ka dhënë asnjë shpjegim para gjykatës.

“Vrasjen e gjyqtarit nuk e kisha menduar dhe as planifikuar. Kur ai dha vendimin mu errën sytë. Qëllova në drejtim të tij, jo me qëllimin për ta vrarë. Armën e zjarrit e mbaj prej 10 vitesh dhe në çdo institucion shkoja i armatosur. Unë punoj prej vitesh në agjenci inteligjente”, mësohet të jetë shprehur vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në fakt pavarësisht komunikatës së policisë e cila thotë se Elvis Shkambi, u neutralizua dhe u prangos menjëherë nga punonjësit e policisë, e vërteta e dokumentuar nëpërmjet pamjeve të tjera filmike, rezultoi se autori pasi kishtë dorëzuar armën te një nga nëpunësit e gjykatës, i priti me duar në xhepa efektivët e policisë në oborrin e Gjykatës.

Sikundër në këto pamje ku Elvis Shkambi, dëgjohet teksa orienton një nga punonjësit e policisë të drejtohen nga ai, pasi është ai vrasësi që po kërkojnë.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zhvillohet sot seanca në Apel për autorin, xhaxhain e tij dhe rojen e sigurisë appeared first on Albeu.com.

“Ishin të mbytur në borxhe”/ Flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqtarit
Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit. Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi.

Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxori edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma. Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të gjobitura, institucione që nuk gjenin dot fundin e së drejtës.

Në atë seancë, ku palët ishin paditësit Rakip dhe Ervis Kurtaj, kundër përmbarueses gjyqësore të Shkodrës. Si palë të treta ishin regjistruar Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, dhe Elvis Shkambi, 30-vjeçari që do të vuloste me plumba fundin e një kapitulli tragjik.

“Në radhë të parë u shpreh ngushëllime familjarëve të Astrit Kalasë. Nuk e donim si ngjarje. Elvisi dhe Gjoni kanë qenë në hallet e veta. Kanë qenë të mbytur në borxhe. Kanë blerë godinën në truallin e tyre. Fajet ua ka Lorenc Luka, ish-kryetari i Bashkisë, i cili u ka shit godinën në një prone të kthyer në vitin 1996. Ai ua ka të gjitha fajet. Nuk e kanë konsultuar krimin me askënd” deklaroi Pal Shkambi, familjari i Elvis dhe Gjon Shkambit./Top Channel

The post “Ishin të mbytur në borxhe”/ Flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqtarit appeared first on Albeu.com.

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë
Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor.

Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më tej përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë, shkruan A2 CNN.

“Kjo rezolutë,” u shpreh Hoxha, “është një thirrje për reflektim serioz dhe të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.”

The post Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria zbardh skenën e ngjajres së rëndë: Në makinën e Gjon Shkambit gjenden…
Prokuroria e Tiranës, ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit rreth një javë më parë.

Referuar edhe kamerave të sigurisë, rezulton se pranë sallës nr. 3 ka hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi Elvis Shkambi, i drejton pistoletën Ragip Kurtajt dhe Elvis Kurtajt, të cilët tentojnë të dalin nga salla dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj është dëmtuar në pjesën e brinjëve në krahun e majtë.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”, me të cilën personi nën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer ngjarjen.

Pas kontrollit të bërë, armës i është hequr krehëri i saj, ku është konstatuar se arma kishte një fishek në folenë e saj gati për qitje dhe në krehër ishin dhe dy fishekë të tjerë të vendosur.

Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, është gjetur automjeti i markës “Mercedez Benz”, me traga AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambi, ku gjatë këqyrjes dhe kontrollit të këtij automjeti janë gjetur dhe sekuestruar në 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria zbardh skenën e ngjajres së rëndë: Në makinën e Gjon Shkambit gjenden… appeared first on Albeu.com.