astra Archives - Albeu.com

Ishin të skaduara, mbi 130 mijë vaksina AstraZeneca në Kosovë hiqen nga përdorimi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se të mërkurën janë hequr 133,234 vaksina AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia, të cilave u ka skaduar afati në fund të muajit gusht.

Vitia ka thënë në një konferencë për media se skadimi i afatit të tyre ishte paralajmëruar kohë më parë, ndonëse siç ka thënë, ka pasur dezinformata lidhur me këtë.

“Sot janë hequr 133,234 vaksina nga kompania AstraZeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave u ka skaduar afati. Si MSH qysh ne fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, për afatin e këtyre vaksinave.

Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë, deri në refuzim për marrjen e tyre. Ne nuk jemi në situatë kur duhet zgjedhur vaksinë. Një pjesë e madhe e vendeve të rajonit nuk e kanë pasur mundësinë e zgjedhjes dhe janë vaksinuar edhe me vaksina jo të certifikuara me EMA dhe FDA, për ne sigurimi i vaksinave është parësore prandaj nuk kemi pasur kompromis në këtë drejtim dhe nuk do të kemi as në të ardhmen”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se ka mjaftueshëm vaksina dhe se nuk do të lejojnë që stoqet të mbesin pa vaksina.

“Kemi mjaftueshëm vaksina dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment që stoqet tona të mbesin pa to. Në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër, do të marrim 150,000 vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas, edhe 100,000 të tjera nga Italia. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntorin e këtij viti, por gjithashtu presim në fillim të javës tjetër të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave Pfizer përmes COVAX-it nga donacioni i SHBA-së prej 500,000 dozave si dhe mbi 200,000 doza nga kontrata bilaterale që kemi me kompaninë Pfizer, dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave”, është shprehur Vitia.

Sipas tij, duke filluar nga java tjetër, do të kryhet vaksinimi edhe ditëve të fundjavës. /albeu.com/

The post Ishin të skaduara, mbi 130 mijë vaksina AstraZeneca në Kosovë hiqen nga përdorimi appeared first on Albeu.com.

A duhet ta marrë Kosova vaksinën e AstraZeneca, flet infektologu kosovar
Shqetësimet për efekte anësore kanë shtyrë disa shtete që të pezullojnë vaksinën e AstraZeneca por kjo kompani thotë se në 17 milionë persona që janë vaksinuar nuk është vërejtur shqetësimi. Në vendin tonë infektologët thonë se bëhet fjalë për raste të izoluara dhe vaksinën inkurajojnë qytetarët që ta marrin.Kosova e cila deri më tani është e vetmja në Europë që s’ka vaksinuar qytetarët e saj është në pritje të vaksinës së AstraZeneca përmes projektit të Covax.

Infektologu Ilir Tolaj thotë se rastet e trashjes së gjakut janë të kufizuara dhe se vaksina e AstraZeneca duhet të merret.

“Të dhënat kur analizohen në tërësi tregojnë se këto efekte anësore, në veçanti kjo e fundit, e ngjizjes së gjakut, është një efekt anësor jashtëzakonisht i rrallë. Në 17 milionë vaksinat e dhëna të prodhimit AstraZeneca në Bashkimin Europian vetëm 40 raste janë evidentuar deri tash që kanë pasur një çrregullim të tillë”, tha Tolaj për RTV Dukagjini.

“Përgjigjja e shkurtër, po ne duhet t’i pranojmë, fatkeqësisht se nuk i kemi më herët, fatkeqësisht që tashmë nuk kemi filluar vaksinimin”, shtoi ai.

Përkundër që OBSH i ka quajtur shqetësime të pabaza Gjermania dhe Holanda janë shtetet e fundit që për të njëjtat shqetësime e kanë pezulluar këtë vaksinë, teksa u bashkohen shteteve si Danimarka, Republika e Irlandës, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda që kanë marrë këtë veprim.

Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca Ocford në parandalimin e infeksioneve simptomatike ishte 74.80 për qind.

The post A duhet ta marrë Kosova vaksinën e AstraZeneca, flet infektologu kosovar appeared first on Albeu.com.