Asosacioni Archives - Albeu.com

Kosovë, një pjesë e opozitës nuk e takon presidenten Osmani për diskutime mbi Asociacionin
Javën e kaluar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paralajmëroi takime me udhëheqësit e opozitës për të diskutuar rreth projekt statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga diplomatët perëndimorë.

Gjatë fjalimit të saj vjetor në parlamentin e Kosovës me 15 dhjetor, presidentja Osmani tha se është me rëndësi që të gjithë, pa dallim partiak, të ulen dhe të përgatisin komentet rreth projekt statutit.

Por, deri tani ajo është takuar vetëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimin e ka refuzuar kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ndërsa të martën dështoi siç u tha “për shkaqe protokollare” takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Projekt statuti i Asociacionit që u bë publik kohët e fundit, është kritikuar nga një pjesë e opozitës e cila vlerëson se ai dëmton karakterin unitar të shtetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se nuk mund të mbështesë asgjë “që del jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, jashtë sistemit unitar të shtetit si dhe jashtë rregullimit territorial të tij”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi tha se nuk mori pjesë në takimin me presidenten meqë ishte një takim këshillues që nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet.

“Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit. Ne, sot e kësaj dite, ende nuk e dimë qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës për sa i përket statutit të asociacionit. Andaj, ai është i pari që e ka edhe përgjegjësinë kushtetuese, institucionale, ligjore që të tregojë qëndrimin e tij të vërtetë e të mos krijojë paqartësi herë vet, e herë përmes zëvendëskryeministrit apo të tjerëve duke thënë se kemi pranuar se kemi pranuar”, tha ai.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj kishte vullnet të mirë për të diskutuar mbi Asociacionin, por se “presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”.

“Nuk ka qenë puna që protokolli do ta njoftonte presidenten për arritjen e zotit Haradinaj në takim dhe që atij nuk i pritej. Protokolli e ka njoftuar zotin Haradnaj se presidentja ishte akoma në takim me Kyetarin e LDK-së. Pra ajo vet e kishte caktuar orën e takimit dhe vet nuk e kishte respektuar agjendën”, tha ai.

Duke theksuar se takimi nuk është mbajtur për shkak se zot Haradinaj nuk ka dashur të presë, këshilltari për media i presidentes Osmani, tha se dera e presidencës vazhdon të mbetet e hapur për takim me zotin Haradinaj.

“Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale”, tha zoti Kupina në një përgjigje për Zërin e Amerikës.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në Bruksel dhe në Ohër më herët gjatë këtij viti e cila nuk arriti të ulte tensionet mes palëve.

Palët u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Javën e kaluar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se projekt statuti i Asociacionit është hartuar nga miqtë e Kosovës në Evropë dhe Amerikë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk duan edhe një Republikë Serbe apo çkado që ka ndikim negativ në funksionimin e shtetit të Kosovës.

Ai shprehu shqetësimin me shkallën e lartë të komenteve dhe kritikave rreth Asociacionit, duke theksuar se çdo dyshim mbi kushtetutshmërinë e tij do të qartësohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

The post Kosovë, një pjesë e opozitës nuk e takon presidenten Osmani për diskutime mbi Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Kurti: Drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar se ka shprehur vërejtje për draftin e Asociacionit të komunave serbe në Veri, të prezantuar nga europianët dhe amerikanët më 21 tetor.

Kurti nuk pranoi të jepte detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, ai u shpreh se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjet dhe kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër dhe më i avancuar, por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, ndaj unë kam shprehur kritikat”, u shpreh ai.

The post Kurti: Drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013 appeared first on Albeu.com.

BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar.

Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë. Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret. Për këtë edhe kryeministri Albin Kurti foli gjatë raportimit në Kuvend për dialogun e ku tha se i është kërkuar të mos flasë në detaje. Megjithatë, sipas tij, drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për këtë draft janë deklaruar për RTK-në zyrtarë të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se në takimin e 26 tetorit, në Bruksel, palët kanë pranuar propozimin e liderëve evropianë.

“Ata paraqitën një propozim të ri të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave dhe këmbëngulën që palët të fillojnë zbatimin e tij. Kjo do të çonte përpara procesin e normalizimit dhe do të zbuste rrezikun për përshkallëzim dhe dhunë të re. Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë ‘parimisht’ për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që të ishin të papranueshme nga pala tjetër. Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme”, tha Stano.

Në anën tjetër në disa media në Kosovë janë publikuar materiale në të cilat pretendohet se janë pjesë të draft-statutit të Asociacionit të propozuar, mirëpo që të njëjtat janë demantuar nga zyrtarët qeveritarë. Ndërkohë që BE thotë se dokumenti i dorëzuar nuk është publik.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e medieve që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, shtoi Stano.

Për më tepër, BE thekson se të dyja palët do të vlerësohen mbi performancën e tyre individuale të zbatimit.

The post BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar appeared first on Albeu.com.

Kurti: Projekt statuti për Asociacionin ka qartësi rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar siç tha në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Ai i bëri këto komente gjatë raportimit në parlamentin e Kosovës rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

“Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial. Kjo qartazi nuk është ‘zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”, tha kryeministri Kurti.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e stë cilit ishte propozimi statutin e Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Kryeministri Kurti tha se ky projekt e mbyllë hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’iu projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të saj.

Ai ndër të tjera theksoi se sipas projekt statutit çfarëdo ndryshimi i tij bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës dhe vetëm pasi të ketë dhënë aktgjykim lejues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

“Kjo e përmbys atë që e ndërtonin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përkatësisht supozimin që e krijonin ato se pjesëmarrësit në një Asociacion do të jenë të lirë ta avancojnë atë në një drejtim të panjohur. Një drejtim i tillë i panjohur më nuk ekziston dhe tash drejtimi është i qartë dhe i njohur – Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kapërcimet, avancimet e tejkalimet nuk lejohen dhe nuk mund të ndodhin”, tha ai.

Partitë opozitare kritikuan ashpër kryeministrin Kurti për siç thanë përmbysjen e parimeve me të cilat kishte fituar pushtetin.

“A është për të qeshur që erdhi dita që dhjetë vite më vonë të vish ti në këtë foltore për ta mbrojtur ‘zajednicën’, a është për të qeshur që vjen e na tregon se cfarë propozimi të mirë ke pranuar për zajednicën? A është për të qajtur për dhjetë vjet, një dekadë të humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës e përcarjes në shoqëri që ke instaluar në cdo pore të jetës, të jetëve të humbura që ti i ke prirë e i kë mashtruar duke e kundërshtuar këtë ‘zajednicë’ të cilën sot ke ardhur për ta mbrojtur, arsyetar, lavdëruar e mbështetur”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Opozita akuzoi kryeministrin Kurti për mungesë transparence, ndonëse ai tha se nuk mund të jap hollësi rreth projekt statutit për shkak të kërkesës së diplomatëve perëndimorë.

“Ndonëse në emër të popullit të Kosovës kryeministri ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e Asociacionit, ne vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ. Një dokument kaq jetik, i dakorduar tashmë me Serbinë vazhdon të mos shpaloset paraprakisht para popullit të Kosovës”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të sovranit kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg kuvendit, pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars. Kjo marrëveshje kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Kryeministri Kurti, tha se ishte i gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore ndërsa akuzoi sërish presidentin serb Aleksandar Vuçiç se e refuzoi atë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk është shtruar çështja e nënshkrimit apo mosnënshtrimit gjatë bisedimeve, ndërsa e ka cilësuar propozimin e 21 tetorit si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen, por ka nënvizuar se nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes de fakto të Kosovës, duke sfiduar kërkesat perëndimore që kjo të ndodhë njëkohësisht me fillimin e themelimit të Asociacionit nga qeveria e Kosovës./VOA

The post Kurti: Projekt statuti për Asociacionin ka qartësi rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur appeared first on Albeu.com.

Osmani: Draftin për Asosacionin ta bëjmë me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar.

Ajo tha se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërkaq, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup e tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore.

Për jetësimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të formojë Asociacionin, që është edhe kërkesa kryesore e Beogradit.

Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik do të mund të cenonte funksionalitetin e shtetit. Por, SHBA-ja insiston se nuk do të lejojë që Asociacioni t’i ngjasojë entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

BE-ja dhe SHBA-ja po ashtu kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë menjëherë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

The post Osmani: Draftin për Asosacionin ta bëjmë me SHBA appeared first on Albeu.com.

Kurti: Asosacioni duhet të zbatohet, Republika Srpska nuk është e mundur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë të dhënë më herët me gazetën kroate, foli edhe për asociacionin. Kujtojmë se SHBA kërkoi themelimin e Asociacionit. Në intervistën e dhënë Kurti i ndal edhe tek ndërkombëtarët për të cilët tha se kanë mbajtur anën e Serbisë në mënyrë drastike,.

“Asociacioni duhet të zbatohet, Republika Srpska nuk është e mundur’, ka thënë ai.

Pjesë nga intervista:

Veçernji List: Por aty përmendet edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe? A është kjo e pranueshme për ju?

Kryeministri Kurti: Neni 7 flet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015.

Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes. Por në të njëjtën kohë kemi edhe qëndrimin e qeverisë amerikane, i cili është publikuar në një tekst në të cilin shkruhet se asociacioni duhet të jetë një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat.

Për ne, etnonacionalizmi territorial është absolutisht i papranueshëm. Ky lloj nacionalizmi e ka të domosdoshëm shovinizmin dhe aparteidin, ai është në kundërshtim jo vetëm me shoqërinë qytetare, por madje edhe me nacionalizmin nacional-çlirimtar.

Ne kemi ofruar një draft vizion për komunitetin serb në Kosovë, i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb. Vuçiq nuk donte të dëgjonte për të apo ta lexonte. Ai dëshiron bashkimin e komunave me shumicë serbe kundër shtetit tonë, siç është bërë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991. Në Kosovë 4% e popullsisë janë serbë. Por ata kanë 10 nga 38 komuna, kanë 10 vende të rezervuara nga 120 në Parlament dhe kanë 17 për qind të asambleistëve komunal në komunat tona. Po ashtu, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën në të gjitha nivelet e administratës. Do të thotë, në Kosovë ka diskriminim pozitiv, por Beogradi dëshiron Republikën Srpska brenda Kosovës.

Kjo, sigurisht, nuk është e mundur. Jo vetëm që nuk është e dëshirueshme, por edhe nuk është as e mundur. Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë.

Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Veçernji List: Çfarë dëshiron realisht presidenti i Serbisë?

Kryeministri Kurti: Revizionizëm historik. Më 5 dhjetor 2019 ai mohoi masakrën e forcave serbe në Reçak më 15 janar 1999, duke e quajtur atë “ngjarje të fabrikuar”. Të njëjtin mohim e ka përsëritur edhe ky Aleksandri tjetër, Vulin, më 10 dhjetor 2021. Por së pari duhet të them se kjo nuk është çështje e qëllimeve të presidentit të Serbisë, por e karakterit të shtetit të tyre si i tillë. Ata duan homogjenizimin e serbëve për hegjemoninë e Serbisë.

Ata as nuk mund ta imagjinojnë, e lëre më ta përcaktojnë Serbinë pa hegjemoni. Ata i përkasin asaj rryme që disa e quajnë demokraci joliberale, e cila as nuk beson në të drejtat e njeriut dhe as nuk toleron pluralizmin politik. Në këtë kuptim, partia kryesore politike në Serbi është Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj Vuçiq dhe Dodik duken si këshilltarë të patriarkut. Ka tre dekada që ata flasin në mbarë botën për fundamentalizmin islamik në Ballkan për të përhapur kështu më lehtë fundamentalizmin e tyre ortodoks. Ata duan një shtet, një kishë, një lider dhe një parti politike.

Ata imagjinojnë se vetëm homogjenizimi i kombit mundëson hegjemoninë territoriale të shtetit. Kundër kësaj qëndrojmë ne, popujt që u shtypën dhe u eksploatuam nga Serbia për më shumë se një shekull dhe ku ajo bëri gjenocid disa herë, sepse donte tokën tonë pa ne. Faktori i tretë është bashkësia ndërkombëtare, e cila, sipas meje, ose nuk e kupton ose mbyll veshët dhe sytë para një fakti që ne, popujt e Ballkanit, e dimë, dhe kjo është se presidenti Vuçiq e don dhe i frikësohet Kremlinit më shumë sesa Brukselit apo Uashingtonit. Zoran Gjingjiq, i cili luftoi kundër krimit të organizuar në Serbi dhe intelektualisht ishte shumë më i thellë dhe i orientuar drejt perëndimit, mbase do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Ai u vra. Tani Aleksandar Vuçiq as nuk lufton kundër krimit të organizuar dhe as nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Unë kam dalë nga burgjet serbe para më shumë se dy dekadash, por Vuçiq nuk ka dalë nga koha kur unë isha në burg. Mbase burgu nuk është vetëm ai me grila.

The post Kurti: Asosacioni duhet të zbatohet, Republika Srpska nuk është e mundur appeared first on Albeu.com.

Ideja e Ramës për Asosacionin, Milo: Është iniciuar me miratim të BE-së e SHBA-së
Pas përplasjes së fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo thotë se mes shqiptarësh “do të kemi më shumë diplomaci sesa bashkëpunim vëllazëror”.

Milo i tha Gazetës Express se beson që ideja e Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është iniciuar me miratimin në nivelet më të larta europiane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, në mënyrë që të bëhet sa më i plotë “rrethimi” i Kurtit në vorbullën e presionit ndërkombëtar.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën, por Milo thotë se “këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës”. Ai e ka parë emocional – si “rrallë herë” – kryeministrin shqiptar në konferencën e fundit për media ku paralajmëroi se bashkësia euro-atlantike po përgatiste masa sanksionuese ndaj Kosovës.

Sipas ish-kryediplomatit shqiptar, “Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar” draftin e Ramës për Asociacionin, që ai thotë se “është draft europian” në thelb. “Kurti pohon të kundërtën dhe ai nuk do të deklarohet se e ka lexuar. Sepse ai në parim ndihet ‘i tradhtuar’ nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti, që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane”.

Gazeta Express: Çfarë ju thotë juve paraqitja e Ramës në konferencën për media të martën?

Paskal Milo: Paraqitja e kryeministrit Rama në konferencën e shtypit ishte tërësisht e sunduar nga ndjenja e shqetësimit dhe e përgjegjësisë. Rallë herë ai shfaq një profil kaq emocional. Ishte i ndërgjegjshëm por edhe i detyruar që të adresonte shigjeta kritike ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij. Frazat ishin të Ramës, thelbi i deklaratave ishin të Borrellit e pse jo edhe të Departamentit të Shtetit.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën por këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës.

Gazeta Express: Çfarë efekti mund të ketë kjo paraqitje e Ramës ne raportin e tij me Kurtin?

Milo: Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin janë karakterizuar gjithnjë me oshilacione, me pakënaqësi e mosmarrëveshje të ndërsjellta. Janë dy karaktere të ndryshme, Rama kozmopolit dhe Kurti nacionalist, ambiciozë për të lënë gjurmë e vulën e tyre në zhvillimet e botës shqiptare por edhe më gjerë. Kanë zgjedhur armë dhe aleatë jo gjithnjë për të njëjtin qëllim. Mendoj se është thyer ena e komunikimit normal mes tyre dhe do të duhet kohë që të mund të ngjiten copat e thyera të saj. Do të kemi më shumë diplomaci mes shqiptarësh sesa bashkëpunim vëllazëror.

Gazeta Express: A ia vlen ta shohë dhe ta shqyrtojë Kurti tani draftin e Ramës për statutin e Asociacionit? Kryeministri shqiptar tha se “është top”.

Milo: Platforma e Ramës për Asociacionin siç edhe ai e deklaroi nuk ka autorësinë e tij. Ata që e kanë hartuar mund të jenë specialistë të përkryer por përmbajtja e saj është miratuar në nivelet më të larta europiane, besoj edhe me miratimin e Departamentit të Shtetit. Pse u zgjodh Rama për të bërë rolin e iniciuesit të platformës? Për ta bërë sa më të plotë “rrethimin” e Kurtit, për të ushtruar presion sa më të madh ndaj tij. Vendet e tjera që e rrethojnë Kosovën, përjashto Serbinë, nuk kanë peshë e rol të madh në Ballkanin Perëndimor dhe as ushtrojnë influencë në opinionin shqiptar.

Drafti i Ramës në thelb është drafti europian. Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar. Kurti pohon të kundërtën dhe ai nuk do të deklarohet se e ka lexuar. Sepse ai në parim ndihet “i tradhtuar” nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti, që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane.

Gazeta Express: Me dështimin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, a duhej ta pranonte Kurti një takim me Ramën në një tjetër format, siç iu kërkua?

Milo: Duhej ta pranonte takimin me format të reduktuar. Nuk ka rëndësi forma por përmbajtja. Te Kurti mbisundoi psikoza inatçore, krenaria e lënduar por edhe dyshimet që ai ushqen për disa veprime e qëndrime të Ramës, qoftë në rrafsh rajonal, qoftë në marrëdhëniet me perëndimorët.

The post Ideja e Ramës për Asosacionin, Milo: Është iniciuar me miratim të BE-së e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Kurti i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka shkruar Draft për Asociacionin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kërkojnë me ngul themelimin e Asociacionit dhe kanë deklaruar se po presin që Qeveria e Kosovës të propozojë menjëherë një draft-statut për atë se si duan të duket Asociacioni. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka një draft për Asociacionin, por që kryeministri Albin Kurti nuk po e shpalos.

Lidhur me këtë ka folur sot kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se Qeveri së Kosovës nuk ka shkruar draft-statut për Asociacionin.

Sipas Express, kreu i ekzekutivit ka thënë se për të shkruar draft për Asociacionin duhet të ketë fillimisht pajtim për parimet bazë. Për këto parime Kurti shton se është pajtuar SHBA-ja.

Ai tutje ka treguar se ka përmendur shtylla për draftin e që janë letra e Federica Mogherinit, qëndrimi amerikan i shprehur në letrën e Chollet dhe Escobar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Draft-statut të Asociacionit Qeveria e Kosovës nuk ka shkruar. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për një draft-statut për thellimin e mëtejshëm të draft-vizionit qysh në Ohër, kur u refuzua një gjë e tillë më 18 mars. Dhe gjithashtu kemi shprehur në vazhdimësi gatishmërinë tonë, kur të pajtohemi për parimet. Sepse s’ka kuptim një tekst gjerë e gjatë nëse parimet bazë nuk janë të dakorduara. Me SHBA-në kemi pajtueshmëri të plotë sa i përket parimeve bazë, dhe këtë e ka thënë ambasadori Hovenier. Unë kam deklaruar në Ohër se e shkruaj draft statutin me shtyllat: Qëndrimi i BE-së, letra e Federica Mogherinit, qëndrimi amerikan i shprehur në tekstin e Chollet dhe Escobar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Kurti ka treguar se më 2 maj kishte propozuar një draft-vizion të bazuar në modelin kroat dhe ka shpjeguar se pse e ka zgjedhur atë si model.

“Së pari më 2 maj unë kam propozuar një draft vizion me dy faqe për ta realizuar nenin 7 të marrëveshjes themelore lidhur me nenin 10 , përkatësisht marrëveshjet e mëhershme. Kjo parashihte një kornizë shumë progresive e pozitive për vetëmenaxhimin e komunitetit serb të inspiruar në modelin kroat.

Pse e kam marrë Kroacinë, sepse edhe Kroacia ka dalë nga lufta e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë sikurse Kosova, e dyta Kroacia është shembull suksesi për anëtarësim në BE dhe NATO.

Dhe e treta, Serbia ka një marrëveshje për normalizim me Kroacinë, po inspirohemi prej saj që ta bëjmë edhe një marrëveshje për normalizim edhe neve, e ku për fqinjësi të mirë duhet të mbrohen edhe pakicat”, ka potencuar tutje.

Por Kurti thotë se kur në Ohër ka thënë se mund ta zgjerojë draftin edhe më tej, presidenti Vuçiq ka qenë duke e lëshuar takimin.

“Kjo është arsyeja pse e kam bërë këtë propozim. Unë kam thënë që mund ta zgjeroj edhe më tutje, me datën 18 mars në Ohër madje kam ofruar që ta shkruaj një draft-statut, por pasi të pajtohemi për parimet bazë dhe ai ka qenë momenti kur presidenti i Serbisë e lëshoi takimin”, ka potencuar Kurti.

The post Kurti i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka shkruar Draft për Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtari amerikan: Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Gjatë një seance të këtij komiteti, ku do të raportojnë këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Senatori amerikan tha se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, duke shtuar se Vuçiç po vazhdon të përqafojë narrativë nacionaliste, sikurse ideja për “Serbinë e Madhe” , ashtu siç presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe”.

“Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit.

Një ditë para paraqitjes së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Chollet zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Me të dy zyrtarët, Chollet bisedoi për dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ndërsa porositi palët që të vazhdohet puna e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe duke kërkuar nga palët që t’i shmangin provokimet.Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2011. Ky proces, që gëzon mbështetjen e SHBA-së, synon të çojë palët drejt normalizimit të plotë t raporteve.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia në Bruksel arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve dhe më 18 mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por kërkon nga palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Asociacioni është prioritet, teksa Escobar ka deklaruar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.

Ky draft është refuzuar nga pala kosovare.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut. Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore./REL

The post Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtari amerikan: Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e saj të statutit të Asociacionit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se një draft i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të prezantohet nga ana e Kosovës.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë i cili që është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe siguron që nuk preket as sovraniteti, as integriteti territorial,” i ka thënë mediave Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më herët nga Qeveria e Kosovës, është bërë e ditur se një draft i statutit të Asociacionit pritet të prezantohet në Bruksel nga i ashtuquajturi grup menaxhues që është themeluar në bazë të marrëveshjes së parë në lidhje me Asociacionin të nënshkruar më 2013 mes dy vendeve.

Marrëveshja për Asocacionin nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram se “do të jetë vështirë”.

Në anën tjetër, sa i përket pikës tjetër të takimit që ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, Osmani tha se miratimi i një deklarate për këtë çështje është shumë e rëndësishme.

“Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që t’i hapë arkivat, aty ku gjinden edhe dëshmitë për mbi 1.600 të zhdukur me dhunë të luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht kemi shumë dyshime në atë se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nëse nuk bllokohet nga ana e Serbisë, do të përfundojë sot, partnerët ndërkombëtarë të sigurohen që çdo hap që premtohet, të zbatohet”, tha Osmani.

Autoritetet kosovare i kanë akuzuar vazhdimisht ato në Serbi se nuk po bëjnë sa duhet për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave ende të zhdukur./rel

The post Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e saj të statutit të Asociacionit appeared first on Albeu.com.