Asociacion Archives - Albeu.com

Hovenier: Qeveria e Kosovës të lëvizë përpara me Asociacionin
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se shteti i tij beson se për Kosovën është urgjente që të lëvizë përpara me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik të Kosovës, Hovenier tha se Kosova ka shumë miq që duan ta shohin shtetin pjesë të organizatës të Këshillit të Evropës dhe të shfaqë përkushtimin për të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut.

“Një nga mënyrat më të dukshme për të bërë këtë e që e kemi rekomanduar të gjithë, është ndërmarrja e këtij hapi të rëndësishëm të dërgimit të këtij drafti të BE-së të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Na duket se kjo është një gjë e rëndësishme për Kosovën, pa iu referuar Këshillit të Evropës, sepse do të ndihmojë për të siguruar mbrojtje të duhur për komunitetin etnik serb në Kosovë, por gjithashtu zhbllokon dhe hap këtë rrugëtimin në të cilin duam ta shohim Kosovën”, tha Hovenier.

Kosova dështoi të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës të mbajtur në mes të majit në Strasburg, pasi shtetit iu vendos kusht që të lëvizte përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ditë para takimit në Strasburg, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një letre njoftoi Këshillin e Evropës se Kosova synon që të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit, në këmbim të pranimit të shtetit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Por, në letrën e Gërvallës thuhej se draft-statuti do të frymëzohej nga një draft i prezantuar kohë më parë nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Hovenier tha se me sa e kupton ai, kjo ofertë e Gërvallës më nuk është e vlefshme, ndërkaq sa i përket se çfarë draft-statuti duhet Kosova të dërgojë në Kushtetuese, ambasadori amerikan tha:

“Lidhur me pyetjen se cili draft dhe si dërgohet më tej, kjo është çështje e rëndësishme dhe padyshim që është një zgjedhje sovrane e Qeverisë së Kosovës se çfarë statuti zgjedh të hartojë dhe si e çfarë do të kërkojë të miratojë apo dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, do të them se drafti i ofruar nga Bashkimi Evropian – ky draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – ofron një sërë përparësish unike dhe të rëndësishme”.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./rel

The post Hovenier: Qeveria e Kosovës të lëvizë përpara me Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë.

“Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se të lehtësonim afrimin e të dyja palëve sepse në disa raste ne kemi vërejtur se ka pasur vullnet në të dyja palët”, tha Escobar në një intervistë për Qendrën e Evropës në Këshillin e Atlantikut.

I pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, Escobar tha se kjo çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira.

“Prandaj, ishte e rëndësishme që Kosova të sinjalizonte vullnetin e saj për të adresuar çështjen e minoriteteve, minoritetit serb brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

📆 Tomorrow | 🕑 2:00 p.m. ET

“We should have insisted more on the implementation of the ASM because we noticed the lack of the good will on the both parties,” reflects DAS Escobar in #BalkansDebrief with @ilvatare on his last day of his term. pic.twitter.com/GQ3A8nSSEn

— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) May 16, 2024

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, vitin e kaluar palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, që parasheh sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetit serb në Kosovë. Brukseli ka thënë se vetëmenaxhimi nënkupton Asociacion.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë insistuar që Kosova të themelojë Asociacionin.

Escobar tha se zbatimi i Asociacionit është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe për sigurimin e njohjeve të reja.

“Nga perspektiva amerikane, për shkak se rruga evropiane ka përfshirë pjesë të këtij Asociacioni në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar propozimin evropian, përmes procesit evropian që është dialogu, dhe marrëveshja që është e garantuar nga BE-ja, do t’i jepte palës amerikane një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane, për të thënë se Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar Evropa, prandaj ka arsye për njohje të reja. Pa këtë, le të themi, ne nuk kemi pasur material për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

The post Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit appeared first on Albeu.com.

Kosova përgatit draft-rezolutën për Asociacionin, Vuçiç: Mashtrim i Prishtinës dhe Albin Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se letra e autoriteteve të Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës, me të cilën premtojnë se deri në fund të muajit do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, është një tjetër mashtrim nga Prishtina.

“Ky është një truk tjetër që Albin Kurti dhe ndihmësit e tij, përfshirë Gerald Knaus dhe lobistë të tjerë, po e realizojnë së bashku”, pretendoi ai.

“Kush jeni ju që do të dorëzoni tekstin tuaj. Marrëveshja e Brukselit thotë qartë se duhet të bëhet nga menaxhmenti serb ose të jetë ajo që të paktën konceptualisht kemi rënë dakord të jetë BE. Është truk pasi anglezët po u bëjnë presion të gjithëve që të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në KE”, u shpreh Vuçiç.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin dy herë në dialogun mes vete nën ndërmjetësimin e BE-së, më 2013 dhe më 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute, përfshirë një të Bashkimit Evropian fundvitin e kaluar, por edhe nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

The post Kosova përgatit draft-rezolutën për Asociacionin, Vuçiç: Mashtrim i Prishtinës dhe Albin Kurtit appeared first on Albeu.com.

Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka të bëjë aspak me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti.

Franca dhe Gjermania i kërkuan Kosovës të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit pak kohë pasi në fund të prillit Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha dritën jeshile për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

KiE – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – mund të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

Kurti nguli këmbë se Kosova e meriton anëtarësimin, pasi i ka “plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme tashmë”.

“Ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në gjykatën Kushtetuese të Kosovës… Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dokumente, të cilat nuk i ka pranuar dhe të cilat nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, shtoi Kurti.

Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe qysh në vitin 2013.

Megjithatë, qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës refuzuan ta zbatojnë marrëveshjen, duke shprehur frikë se asociacioni i tillë njëentik mund të ndikojë në funksionalitetin e duhur të shtetit.

Pas trysnisë së vazhdueshme, diplomatët perëndimorë hartuan një draft-statut të këtij asociacioni, të cilin ia dorëzuan Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar.

Kurti tha të mërkurën se u kishte thënë diplomatëve perëndimorë dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, “qysh tetorin e kaluar se Qeveria e Kosovës nuk e pranon këtë draft-statut”.

“Kosova ka ofruar që ai dokument të bëhet pjesë e pakos së Marrëveshjes Bazë të Brukselit, dhe të Aneksit të Ohrit, dhe të nënshkruhet që të bëhet ligjërisht i obligueshëm dhe i zbatueshëm. Ai u refuzua nga Serbia”, tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që u arrit në fillim të vitit të kaluar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në KiE gati dy vjet më parë – më 12 maj, 2022.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës.

Më pas, më 16 prill, raporti i Bakoyyanisit kaloi edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Komiteti i Ministrave, saktësisht një muaj më vonë.

I përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut.

Serbia njoftoi së voni se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kjo, pavarësisht marrëveshjes që ajo ka me Kosovën, për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./REL

The post Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE appeared first on Albeu.com.

O’Brien: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet.

O’Brien tha se rikujtoi se themelimi i Asociacionit është “i rëndësishëm për serbët në Kosovë në mënyrë që ata të kuptojnë se si do të duket jeta e tyre”.

“Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e premtimit ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha zyrtari i lartë amerikan gjatë një konference për media në Beograd më 20 prill, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk kishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin. Vitin e kaluar, bashkësia ndërkombëtare i paraqiti Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin.

Palët fillimisht e pranuan draft-statutin, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Duke folur për rezolutën që pritet të miratohet në Kombet e Bashkuara për Srebrenicën, O’Brien tha se qëllimi është që të ketë partneritet me Serbinë dhe këdo tjetër, për t’u përballur me të vërtetën.

Zyrtari amerikan tha se ka qenë avokat që ka punuar në hetimin e krimeve të luftës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që ka hetuar vrasjet në Srebrenicë.

“Atëbotë, forcat e Qeverisë së Serbisë na garantuan ne sigurinë dhe më pas me ne ishin edhe përfaqësuesit e OKB-së teksa ne po kryenim punën për të vërtetën. Edhe sot e kësaj dite po e bëjmë këtë, dhe ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ne ishim partnerë atëherë dhe duhet të jemi partnerë edhe tani”, tha ai.

Nismëtarët e rezolutës së Srebrenicës janë Gjermania dhe Ruanada. SHBA-ja, Franca dhe shtetet e tjera më pas iu bashkuan këtyre dy shteteve si sponsorizues të rezolutës.

Pritet që rezoluta finale të paraqitet në fillim të majit.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, zyrtarët në Beograd mohojnë se në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës është kryer gjenocid. Në Srebrenicë u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i tij dhe SHBA-ja pajtohen për pak gjëra, përveç që paqja dhe stabiliteti duhet të ruhen.

“Ne pajtohemi se është shumë e rëndësishme që të ruhen paqja dhe stabiliteti. Nga ana serbe, premtoj që Serbia do të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se është “veçanërisht i shqetësuar” lidhur me rezolutën e OKB-së për Srebrenicën, duke theksuar se shteti i tij kundërshton “fuqishëm” miratimin e rezolutës.

“Sepse e dimë se çfarë nënkupton kjo dhe sa shumë do të jetë pengesë për raportet në rajon”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë luftën që Kosova të mos pranohet në organizatën e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës javën e kaluar mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Çështja tani kalon në Këshillin e Ministrave, të cilët takohen në maj. Ky këshill është organi i fundit që vendos përfundimisht nëse një shtet bëhet anëtar i Këshillit të Evropës./rel

The post O’Brien: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni appeared first on Albeu.com.

Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Konjufca: Në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar
Kreu i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

Pas një takimi me Ramën, konjufca ka thënë se kryeministri i Shqipërisë pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por vetë atij nuk i duket ashtu.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën.  Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.

The post Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Konjufca: Në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar appeared first on Albeu.com.

SONDAZH/ Përplasja Rama-Kurti, kush ka të drejtë?
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqiëprisë, e parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë më 14 qershor, është anuluar.

Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll.

Kryeminitstri Edi Rama ka propozuar një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke i kërkuar Albin Kurtit të pranojë kushtet e partnerëve europianë dhe amerikanë.

Nga ana tjetër, Kurti ka kërkuar që Rama ta paraqesë një propizim të tillë në Beograd, për shqiptarët në Serbi.

Si e cilësoni qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në raport me situatën në Kosovë?

The post SONDAZH/ Përplasja Rama-Kurti, kush ka të drejtë? appeared first on Albeu.com.

Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagon zyra e Kurtit: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë
Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka dhënë një përgjigje në lidhje me propozimin draft statutit për Asociacionin të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagi, zyra e Kurtit thotë se kjo çështje është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Më tej theksohet e nga Shqipëria Kosova pret mbështetje, pasi ndërmjetësuesit janë të shumtë.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, thuhet në reagimin për Top Channel.

The post Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagon zyra e Kurtit: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë appeared first on Albeu.com.

Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin
Në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndodhi ajo që është pritur gjatë. Ekipi menaxhues i emëruar nga Kosova, por i kontrolluar nga Serbia prezantoi draft statutin e Asociacionit. Kryeministri Kurti si kundërpërgjigje prezantoi një draft-vizion por evitoi fjalën Asociacion. Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se të hënën Kurti për herë të parë e prezantoi vizionin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Escobar tani kërkon që ky proces të kryhet shpejt duke i kaluar edhe filtrat parlamentarë e ligjorë.

Ekipi Menaxhues i përbërë prej katër serbëve që, formalisht, janë emëruar nga Qeveritë e mëparshme të Kosovës, e ka propozuar draft-Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar – siç ka thënë ai – fundamentalisht.

Nga ana tjetër, Kurti publikoi një version të tijin mbi të cilin duhet të ndërtohet statuti i Asociacionit, por vetë nuk ia përmendi emrin.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e sheh të rëndësishëm faktin që ka nisur diskutimi për themelimin e Asociacionit. Ai tani pret që dy ekipet negociuese të takohen brenda dy javëve, për të arritur në një përfundim.

Ato që shpalosën Kurti dhe serbët i quan serioze.

“Mendoj se është serioz (drafti i Kurtit), por edhe ai i prezantuar nga ekipi menaxhues është po ashtu serioz”

“Detaje të rëndësishme janë diskutuar dhe tani është në dorë të kryenegociatorëve për të ecur përpara dhe të fillojnë të vijnë me një statut funksional. Pritjet tona janë që brenda dy javëve të ardhshme, kryenegociatorët të takohet dhe të diskutojnë këtë proces përsëri”, tha diplomati amerikan në një bisedë me gazetarë.

Escobar thotë se drafti i Asociacionit duhet të kalojë nën filtrat parlamentarë dhe ligjorë, ashtu që të mos ketë më kthim mbrapa.

“Tani, ky proces është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, të marrin seriozisht dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta kryer atë, për të pasur pajtim mes dy palëve, ta vendosin atë në shqyrtim parlamentar dhe shqyrtim ligjor, që të sigurohet që është një pjesë e pakthyeshme dhe qendrore e normalizimit”, ka thënë ai.

Duke u nisur nga deklaratat e dy palëve pas takimit të 2 majit, dukej se Kosova dhe Serbia, ishin larg njëra-tjetrës në atë se si e duan draftin e Asociacionit. Megjithatë, Escobar e sheh si progres të vogël faktin që palët kanë ofruar propozimet e tyre.

“Do të thoja se kemi një nivel të vogël të përparimit me prezantimin e propozimeve të shkruara nga dy palët se si do të duhet të duket Asociacioni. Kështu që, kjo është, do të thosha unë, një prej herave të para që ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës se cili është vizioni i saj për Asociacionin – dhe e kanë një të tillë”, ka thënë ai.

Ekipi Menaxhues është bërë kryetemë e bisedimeve vetëm muajin e fundit. Deri para pak ditësh nuk dihej as përbërja e tij. Escobar thotë se fokusi ishte te bindja e vështirë e Kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin, prandaj nuk është folur shumë për ekipin.

“Do të thoja, shumë sinqerisht, ne kemi pasur vështirësi për ta bindur Qeverinë e Kosovës për të pranuar obligimin ligjërisht të detyrueshëm për ta formuar Asociacionin dhe kjo është pse ndoshta ju nuk keni dëgjuar për Ekipin Menaxhues për një kohë të gjatë”, tha Escobar./express

The post Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Asociacioni, kusht për kthimin e serbëve në institucione
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar të enjten me serbë të Kosovës në Rashkë, ku ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Vuçiç ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje më 23 prill në katër komunat veriore.

“Duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, se ky është kusht pa të cilin serbët nuk mund të kthehen në institucione, megjithëse herën e fundit e pashë që asnjëri prej jush nuk dëshiron të kthehet në institucione, ndoshta janë ëndrrat e mia boshe që do t’ia dilja në një rast të tillë dhe do t’ju lutesha, do ta bëja këtë, por nuk u shkon në mendje ta krijojnë asociacionin”, ka thënë ai.

Sipas tij, pala kosovare dëshiron që përmbajtja e Asociacionit të jetë inekzistente, prandja edhe i kanë prezantuar edhe kushtet për themelimin e tij. Madje, sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar për themelimin e Asociacionit. Ndërkohë, Vuçiç ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar komentet e fundit në lidhje me çështjen e targave ilegale në veri.

The post Vuçiç: Asociacioni, kusht për kthimin e serbëve në institucione appeared first on Albeu.com.