ashensoret Archives - Albeu.com

ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit.

Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor.

Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje.

Administratorët apo shoqëritë administruese, janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre.

Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta.

Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

ISHMT thekson se mungesa e regjistrimit, e mirëmbajtjes së rregullt apo e inspektimeve periodike rrit ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe aksidenteve, duke vënë në rrezik përdoruesit e përditshëm.

Për këtë arsye, inspektorati ushtron kontrolle në terren dhe, në rast shkeljesh, mund të vendosë masa administrative, deri në ndalimin e përdorimit të ashensorit, nëse konstatohet rrezik serioz për sigurinë.

Apeli i ISHMT-së vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend, janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas kërkesave ligjore.

Institucioni u bën thirrje administratorëve dhe bashkëpronarëve që të tregojnë përgjegjësi, duke respektuar detyrimet ligjore, pasi siguria e ashensorëve nuk është vetëm çështje teknike, por një element thelbësor i mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve./ Monitor

The post ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Aventura me ashensorët, oktapodi që ka kapur gjithçka, por vetëm siguri nuk jep: Si po rrezikohet çdo ditë jeta e qytetarëve (VIDEO)
Hipja në ashensor është kthyer në një aventurë të rrezikshme për mijëra qytetarë në Shqipëri. Rregulli e do që ashensorët të inspektohen në mënyrë periodike nga kompani të specializuara në këtë fushë, por siç ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, kompanitë përgjegjëse janë aty vetëm për të marrë paratë duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Rënia e ashensorit pak ditë më parë në një pallat tetë katësh në Tiranë, la dy të plagosur, ku mes tyre ishte edhe një grua shtatëzënë.

Administratorët e pallateve janë të detyruar që të lidhin kontrata për mirëmbajtjen periodike të ashensoreve dhe inspektimin e tyre me kompani të specializuara, por nisur nga ajo që vërehet si edhe aksidentet e shtuara gjatë muajve të fundit, duket se gjithçka bëhet vetëm në letra, ndërsa realiteti është krejt tjetër.

Çfarë ndodh me inspektimin e sigurisë te ashensorët?

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka licencuar tre kompani(LINK) për inspektimin e sigurisë së ashensorëve. Janë pikërisht këto kompani që kanë përgjegjësinë për sigurinë e jetës së qytetarëve që hipin në ashensore.

Por, ndryshe nga sa presin qytetarët dhe institucionet shtetërore, duket se njëra prej tyre, edhe pse ka emrin e tillë është më shumë e angazhuar në sektorë të tjerë, ku sasia e parave është më e madhe dhe ku “leku del më kollaj” nga taksat e qytetarëve se sa tek inspektimi i ashensorëve.

Kompanita qe inspektojne sigurine e ashensoreve, te miratuara nga ISHMT (LINK)

Bëhet fjalë për kompaninë që pak kohë më parë mori edhe koncensionin qindra milionësh të inspektimit të pompanive të karburantit dhe gazit në karburante duke i ngarkuar shoferëve të makinave një kosto shtesë për çdo litër naftë.

Më parë, inspektimi i këtyre pompanive bëhej nga Drejtoria e Metrologjisë, por për arsye ende të paditura u pa e nevojshme që një shërbim i tillë t’i kalonte privatit.

E njëjta kompani, që thotë se inspekton sigurinë e ashensorëve, me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh, rrekët të marrë përsipër një numër të madh shërbimesh të tjera duke filluar nga inspektimi i autoboteve të gazit, tek kontejnerët, madje edhe ofrojnë shërbime për mbrojtjen e mjedisit.

Sëfundmi, kompania merr përsipër edhe të futet në tregun e “Real Estate” duke shitur apo blerë hapësira ndërtimi.

Me një shtrirje kaq të madhe dhe një numër të kufizuar punonjësish dhe ndërkohë që arka mbushet me taksat e shqiptarëve nga pompat e karburanteve, sigurisht që siguria e jetës së qytetarëve do të mbetet si prioritet i katërt apo i pestë.

Shkurt e shqip: Zoti na ruajt në ashensor, se ata që janë përgjegjës për sigurinë e kanë mendjen të mbushin xhepat! /albeu.com

The post Aventura me ashensorët, oktapodi që ka kapur gjithçka, por vetëm siguri nuk jep: Si po rrezikohet çdo ditë jeta e qytetarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.