ASH ne qeveri Archives - Albeu.com

Vuçiç do të ‘masë’ mbështetjen e popullit ndaj tij, i kërkon opozitës referendum
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ftoi më 14 janar përfaqësuesit e opozitës që të kërkojnë mbajtjen e një referendumi këshillues për qëndrimin e tij në këtë post, me qëllim që të përcaktohet mbështetja që ka në mesin e qytetarëve.

Vuçiç, përmes një videoje të publikuar në Instagram, tha se Qendra Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) në Beograd kohët e fundit publikoi rezultatet e një sondazhi. sipas të cilit, në një referendum të tillë, 52 për qind e qytetarëve do të votonin kundër qëndrimit të tij në këtë funksion.

“Nëse këto pohime të CRTA-s janë të sakta, për mua është e pamundur të qëndroj në postin e presidentit të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që partitë opozitare të dorëzojnë vetëm 67 nënshkrime [të deputetëve] – dhe ata kanë më shumë se 80 – për të kërkuar mbajtjen e një referendumi këshillues për presidentin e Serbisë”, tha Vuçiç.

Partia opozitare për Liri dhe Drejtësi shkroi në X se ky “grep i regjimit është një përpjekje për të organizuar një referendum pa përmbushur kushtet zgjedhore, për të sjellë përsëri votues të rremë dhe për të bërë fushatë të papenguar në të gjitha televizionet që janë nën kontrollin e regjimit”.

Sipas ligjit në Serbi, një referendum organizohet për të lejuar qytetarët të shprehin mendimin e tyre mbi një akt-propozim, për të konfirmuar një akt të miratuar ose për një çështje me rëndësi të përgjithshme. Ai mund të jetë detyrues ose këshillues.

Organizata joqeveritare CRTA publikoi më 11 janar rezultatet e një sondazhi të opinionit publik, sipas të cilit, nëse një referendum do të mbahej tani, 52 për qind e qytetarëve do të refuzonin, ndërsa 34 për qind do të shprehnin besim ndaj presidentit.

Njëkohësisht, sondazhi tregoi se shumica e qytetarëve në Serbi nuk mendojnë se një referendum këshillues, pra jodetyrues, për besimin ndaj presidentit të Serbisë do të ishte zgjidhja për daljen nga kriza politike – ide kjo që u propozua nga Vuçiç.

Vuçiç vlerësoi se Serbia është nën “presion të përbashkët dhe të koordinuar nga jashtë dhe brenda në nivel politik”.

Sipas tij, legjitimiteti është gjëja më e rëndësishme në politikë dhe sovraniteti buron nga vullneti i popullit.

“Unë do të respektoj çdo vendim që do të merret në referendumin këshillues dhe nëse vendimi është që më shumë se 50 për qind, qoftë edhe për një votë, dëshirojnë që të mos jem president i Serbisë, unë do të jap dorëheqje menjëherë”, deklaroi Vuçiç.

Ai tha se është “çështje diskutimi” nëse referendumi këshillues do të mbahej në mars, prill apo maj.

“Kjo është një mënyrë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore krizën e shkaktuar nga abuzimet e pamoralshme të tragjedisë, duke respektuar gjetjet objektive të sondazhit të opinionit publik. Kështu, Serbia hyn në ujëra të qeta”, shtoi presidenti.

Prej më shumë se dy muajsh, në Serbi po zhvillohen bllokime dhe protesta, ku qytetarët, studentët dhe opozita kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Mbi 60 fakultete në katër universitete shtetërore janë bllokuar.

Sondazhi i CRTA-s, ndër të tjera, tregoi se 61 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështesin bllokimet dhe protestat, ndërsa pjesa më e madhe e tyre (48 për qind) besojnë se përgjegjësinë politike për rrëzimin e strehës duhet ta mbajnë ministrat përkatës, e më pas presidenti i Serbisë (39 për qind).

Sondazhi i opinionit publik u organizua, sipas njoftimit të CRTA-s, mbi një kampion përfaqësues prej 1.030 të anketuarish në territorin e Serbisë, nga 20 deri më 28 dhjetor 2024.

Autoritetet në Serbi dënojnë protestat dhe bllokimet.

Streha prej betoni e ndërtesës së stacionit në Novi Sad u shemb vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit – pas një rikonstruksioni trevjeçar dhe pretendimeve të zyrtarëve se ishte bërë sipas standardeve më të larta evropiane.

Prokuroria e Lartë në Novi Sad ngriti më 30 dhjetor aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me rrëzimin e strehës.

Ndër të akuzuarit janë ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, dhe ndihmësja e tij Anita Dimoski, si dhe ish-drejtoresha e ndërmarrjes publike “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë,” Jellena Tanaskoviq.

Në paraburgim janë 10 të akuzuar, Vesiç është i lirë, ndërsa Tanaskoviq dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak./REL

The post Vuçiç do të ‘masë’ mbështetjen e popullit ndaj tij, i kërkon opozitës referendum appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Grupi i punës shqyrton mundësinë e përfshirjes së ASH-së në Qeveri
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se grupi i punës i dalë nga Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së shqyrton mundësin e hyrjes në Qeveri të një partneri të ri. Ndërkohë që tha se gjatë ditës së sotme nuk do të takohet as me Taravarin e as me Gashin.

“Sot nuk do të kem takim as me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, zotin Taravari e as me kryetarin e partisë Alternativa zotin Afrim Gashi, por mund t’ju them se grupi i punës të cilin njëzëri e formuam Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së punon në përgatitjen e mundësisë për hyrjen e një partneri të ri në Qeveri, unë sot pasdite kam një bisedë telefonike me një zyrtar të lartë të SHBA-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

The post Kovaçevski: Grupi i punës shqyrton mundësinë e përfshirjes së ASH-së në Qeveri appeared first on Albeu.com.