artur mecollari Archives - Albeu.com

Meçollari: Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike! Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, njëherësh dhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me kthimin në Shqipëri të 816 tonëve mbetjeve toksike, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, e më pas u rikthyen sërish në vendin tonë.

Balluku në fjalën e saj e ka hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit, pasi sipas saj  me këtë proces është marrë koncesionari i huaj.

“Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj” deklaroi sot Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Pas këtij reagimi të Ballukut, ish zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpjegon rregulloren miratuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Sipas Meçollarit, Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL) dhe në Portin e Durrësit, autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës.

“Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)” shpjegon ndër të tjera Meçollari.

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën  SOLAS.

Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 –  Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 –  Gazet e presuara dhe gazet e lengshme  nën presion.

Klasa 3 –  Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që  ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5   – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6    – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 –    Materialet  radioaktive.

Klasa 8 –    Materialet  korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi  e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.

/oranews/

The post Meçollari: Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike! Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës appeared first on Albeu.com.

Qeveria “mbyll sytë” për zaptimin e pronave të ushtrisë, Artur Meçollari: U ka mbetur të gënjejnë veten
Sot, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e cilësoi ndëshkim ekzemplar atë të heqjes së çadrave dhe shezlongeve të vëna në mënyrë të paligjshme në plazhet publike.

Ky reagim nuk i ka pëlqyer aspak, ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet se Balla dhe Peleshi flasin për zaptimin e plazheve publike duke gënyer veten përballë zaptimit të pronave të ushtrisë.

Reagimi:

Tani u ka mbetur të gënjejnë vetēm veten.

Ministri i Brendshëm kur foli për ndëshkim ekzeplar për ndërtime pa leje e kishte për shezllonistët. Ndodhi sot në Ksamil.

Ja ku e ka, bashkë me Peleshin, 5,2 hektar të Forcës Detare të zaptuara prej dy vitesh në Porto Romano nga Porti

MBM i Kastrati Group.

Kujtojmë se zaptimi i pronave të ushtrisë është kthyer në një sport të preferuar të oligarkëve në Shqipëri. Pak ditë më parë GJKKO sekuestroi portin ushtarak të Limionit në Sarandë pasi atyre kishte filluar ndërtimi i një porti turistik nga një kompani shqiptare, ndërsa SPAK mori në pyetje ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-kreun e Shtabit të Përgjithshëm në kohën e dhënies së portit me kocension, Bardhyl Kollçaku.

Mirëpo, ndërkohë që GJKKO jepte vendimin për portin e Limionit, një tjetër pronë e ushtrisë po zaptohej. Bëhet fjalë për ish-depon e minave detare në Porto Romano, për të cilën emisioni KRONOS raportoi pak ditë më parë se po zaptohej nga kompania Kastrati.

Mësohet se pas transmetimit të emisionit SPAK ka nisur hetimet edhe për këtë pronë të ushtrisë duke shkuar në MCN TV për të sekuestruar pamjet filmike bruto të emisionit teksa ishte filmuar zaptimi i pronës së ushtrisë në Porto Romano.

Këto materiale mbi Porto Romanon, Struktura e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i marrë për llogari të hetimin numër 108 të vitit 2021, ku po hetohet mënyra se si privatizua baza detare e Sarandës, i njohur si gjiri i Limionit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar ka nën hetim procedimin penal nr. 108 të vitit 2021 për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sa më sipër organi procedues se në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore duhet të admnistrohet dhe të merret pranë televizionit “MCN TV”, kopjet e pamjeve filmike në cilësinë “bruto” të papërpunuara dhe pa filtra të prodhuara nga një pajisje DRON, të cilat janë transmetuar në Emisionin “KRONOS” në datën 24.02.2023 janë publikuar edhe në platfromën Youtube më titullin e videos “Kastrati merr ish depon e minave në Porto Romano pa asnjë dokument”, thuhet në dokumentin e SPAK.

Ministria e mMbrojtjes konfirmoi me anë të një kërkesë për informacion se prona më numër 219 e njohur si ish-depo e minave detare në Porto Romano është pronë e Flotës Detare.

“Prona nr.219 “Ish Depo Minave Detare” Porto Romano është pronë në administrim të Forcës Detare e cila gëzon dhe certifikatë pronësie për këtë pasuri.Kjo pronë është pjesë e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në administrim të Forcës Detare dhe në çdo rast që konstatohen se mbi këtë pasuri mund të kryhen cënime të çdo lloj natyre, nga persona të tretë, Forca Detare ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara për këtë qëllim”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Cënimin e pronës së ushtrisë e konfimroi edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili sqaroi se institucioni që ai drejton ka bërë detyrën duke bërë tre kallëzime në prokurorinë e Durrësit. Sipas tij një kompani kishte shprehur interes për të zgjeruar aktivitetin e saj por këtë duhet të bente sic e parashikon ligji. Ndrësa nuk sqaroi pse policia ushtarake nuk ka marrë ne mbrojtje këtë sipërfaqe toke sic beri me bazën e Shëngjinit kur u verifikua se ajo ishte cënuar.

SPAK me marrjen materialeve në fjalë ka zgjeruar hetimet për mënyrën si janë privatuzar disa prona të ushtrisë dhe kryesisht ato të Forcës Detare. Sipërfaqe toke të cilat ndodhen në pikat më të bukura të bregdetit shqiptarë dhe mjaf të lakmuara nga kompanitë private. Deri tani publike janë bërë hetimet bazën e Sarandës dhe ate të Shëngjinit dhe ish depo e minave në porto romano. Ndërsa burime nga prokuroria e posaçme sqarojnë se në verifikim janë të paktën edhe tre prona të tjera./albeu.com

The post Qeveria “mbyll sytë” për zaptimin e pronave të ushtrisë, Artur Meçollari: U ka mbetur të gënjejnë veten appeared first on Albeu.com.

Për të tretën herë radhazi, ish-zv.komandanti i Flotës Detare paraqitet në SPAK
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka shkuar ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meçollari tha se ishte në SPAK për një çështje administrative.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.

Më herët Meçollari ka dhënë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit dhe Limionit në Sarandë./Albeu.com.

The post Për të tretën herë radhazi, ish-zv.komandanti i Flotës Detare paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Ndërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, Meçollari paraqitet në SPAK
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK.

Kjo është hera e dytë që Meçollari paraqitet në SPAK. Ai do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarakë të Shëngjinit.

Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars, ku u mor në pyetje nga prokurorët, në të njëjtën ditë me ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, për një padi ndaj këtij të fundit për pronat e ushtrisë.

Ndërkohe dy ditë më parë Ministrja Xhaçka, u pyet ne cilësinë e deklaruesesnë lidhje me pronat e ushtrisë.

Baza e Limionit është vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme. Meçollari ka bërë dhe një kallëzim për bazën detare të Shëngjinit ku sipas tij është lejuar ndërtim nga një subjekt privat.

Në kuadër të këtij hetimi Meçollari u ballafaqua në SPAK pak ditë më parë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i PS.

SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës.

Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj është për banën ushtarake në Shëngjin. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka regjistruar emra personash konkretë nën hetim./albeu.com/

The post Ndërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, Meçollari paraqitet  në SPAK appeared first on Albeu.com.

Artur Meçollari ndan lajmin: SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazën detare të Sarandës dhe Shëngjinit
Ish-Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka njoftuar se do të nisin hetimet për ndërtimet në Bazën Detare të Sarandës dhe Shengjinit.

Sipas tij SPAK ka nisur hetimet pas denoncimit të tij.

Në një postim në Facebook, Artur Mecollari gjithashtu dha lajmin se Gjykata e Tiranës pushoi çështjen penale për shpifje ndaj Mecollarit, i denoncuar nga Ilir Xhebexhiu, Gjeneral Brigade dhe Komandant i Forcave Detare.

Ndër të tjera, Artur Meçollari thotë në postimin e tij se ai u padit për shpifje pasi denoncoi ndërtimet e paligjshme në Bazën Detare të Shëngjinit.

NJOFTIM:

Gjykata Penale e Tiranës pushoi sot çështjen penale kundër meje.

Sot, me vendim të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë të Tiranës u pushua çështja penale, për akuzën e kundravajtjes penale të shpifjes, me paditës z. Ilir Xhebexhia, Gjeneral Brigade dhe Komandant i Forcës Detare në ngarkim të Artur Meçollarit, Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Komandant në detyrë i Forcës Detare (Zëvendëskomandant).

Akuza për shpifje u ngrit për shkak të problematikave që kisha ngritur lidhur me ndërtimin privat të jashtëligjshëm brenda Bazës Detare të Shëngjinit dhe Operacionit SAR të datës 8 janar 2021, gjatë së cilit motovedeta e Rojes Bregdetare P-116 “Bora” shpëtoi 55 refugjatë sirian, por ndaj komandantit dhe ekuipazhit të motovedetës vijon padia penale për shpërdorim detyre.

Vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës pritet të zbardhet së shpejti. Ndërsa për çështjen e ndërtimit në Bazën Detare në Shëngjin, si dhe Bazës Detare të Sarandës, mbas dy kallëzimeve të mia, SPAK ka nisur hetimiet penale.

Një falenderim të veçantë për sistemin e ri të drejtësisë dhe avokatit tim të çështjes Astrit Bajo./albeu.com/

The post Artur Meçollari ndan lajmin: SPAK nis hetimet për ndërtimet në bazën detare të Sarandës dhe Shëngjinit appeared first on Albeu.com.