Artriti reumatoid Archives - Albeu.com

Artriti reumatoid, si ndikojnë ndryshimet e motit, shiu dhe lagështia
Pavarësisht se janë shumë studime që shqyrtojnë efektin e motit në problemet që lidhen me artritin reumatoid (RA), rezultatet mbeten jokonkluzive. Studimet ekzaminojnë perceptimin e pacientit (subjektiviteti) kundrejt realitetit (objektiviteti). Në një studim të pacientëve me artrit reumatoid, pjesëmarrësit u pyetën nëse moti ndikonte në gjendjen e tyre. Dhe, shumë thanë “PO”.

Shumë njerëz e kuptojnë se moti ndikon në gjendjen e tyre. Më shpesh njerëzit ankohen se moti i ftohtë ose lagështia i bëjnë ata të ndihen më keq se moti me diell, i nxehti apo thatësirat.

Dihet se perceptimi nuk është domosdoshmërisht i barabartë me realitetin. Me fjalë të tjera, analiza e simptomave dhe e dhimbjes është një nga vështirësitë e hasura në studimet mbi efektet e motit te pacientët me artrit. Në të vërtetë, dhimbja është e vështirë të objektivizohet pasi është një përvojë subjektive me variacion të konsiderueshëm midis individëve dhe brenda të njëjtit individ.

Prandaj është e kuptueshme që efekti i motit në simptomat e artritit reumatoid shpesh trajtohet nga pacientët. Ka rezultate kontradiktore në literaturë dhe nuk është e qartë nëse rezultati është një rastësi apo një efekt i drejtpërdrejtë. Ndër argumentet e paraqitura për të shpjeguar gjetjet jopërfundimtare të raportuara mbi efektin e klimës te dhimbjet, u vlerësua edhe efekti i stinëve.

Stinët përcaktohen nga klima në një vend të caktuar në tokë. Sezonaliteti është një fenomen që shpesh lidhet me kushte të ndryshme te njerëzit, duke përfshirë sëmundjen, zhvillimin, shprehjen e gjeneve, imunitetin dhe fiziologjinë. Në veçanti, efekti i sezonalitetit te sëmundjet autoimune dhe kyçet është përshkruar në studime. Për artritin reumatoid, ky efekt është raportuar për fillimin e sëmundjes, ecurinë, madje edhe përparimin dhe ashpërsinë radiografike.

Për shumë njerëz me artrit, një lehtësim i konsiderueshëm i simptomave zakonisht ndodh gjatë verës. Edhe kur ka pak lagështi, dhimbja e artritit priret të jetë më e butë në ditët më të ngrohta dhe më me diell.

Moti i thatë mund të jetë shumë më i mirë për dhimbjet e artritit. Por dhimbja mund të përkeqësohet gjatë ditëve me shi dhe motit të ftohtë. Presioni barometrik, thënë thjesht, është pesha e ajrit. Pesha e ajrit rritet në mot të mirë (p.sh. dielli, nxehtësia) dhe zvogëlohet në mot të keq (p.sh. stuhi, erë e fortë).

Gjatë periudhave me shi dhe borë, temperatura bie dhe presioni barometrik zvogëlohet. Kjo mund të shkaktojë trashje të membranës dhe inflamacion në nyje, gjë që i bën ato më të ngurtësuara. Pra, pacienti mund të jetë më i ndjeshëm ndaj dhimbjes gjatë lëvizjes, duke e bërë dhimbjen e artritit të duket më e rëndë.

Fatmirësisht, vitet e fundit, identifikimi dhe vlerësimi i RA-së është bërë më i aksesueshëm dhe i saktë. Përveç kësaj, gjatë dekadës së fundit, trajtimi i RA-së ka treguar zhvillim të dukshëm. Pra, pacientët tanë janë zakonisht në remision. Veçoritë specifike të klimës nga zona të ndryshme gjeografike mund të jenë gjithashtu një shpjegim i mundshëm për polemikat e gjetura në studime.

Mundësia e efekteve të motit te dhimbjet e pacientëve me artrit reumatoid në varësi të stinës, veçanërisht efekti i temperaturave ekstreme është i dukshëm. Rezultatet nuk mund të përgjithësohen dhe duhet të merren parasysh variacionet sezonale, variacionet gjeografike brenda studimeve dhe faktorë të tjerë (p.sh. sindroma Sjogren), të cilat mund të jenë objekt i studimeve të ardhshme.

The post Artriti reumatoid, si ndikojnë ndryshimet e motit, shiu dhe lagështia appeared first on Albeu.com.

Gjehen lehtësisht, 3 bimët që qetësojnë dhimbjet e artritit reumatoid
Disa bimë mjekësore me efekt anti-inflamator mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të artritit reumatoid. Megjithatë, është e rëndësishme të njohësh efektet anësore të dozave që duhen marrë.

Çfarë është artriti reumatoid?

Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje autoimune që shkakton dhimbje dhe përkeqësim të artikulacioneve. Shpesh prek të dy anët e trupit dhe zhvillohet në mënyrë progresive. Kur godet një artikulacion, mund të përfshijë dhe atë të anës tjetër.

Për shkak të përparimit të simptomave, sëmundja konsiderohet kronike. Në fakt, për shumë pacientë, mund të ndikojë tek aktivitetet e tyre të përditshme. Dhimbja gjithashtu mund të manifestohet me ndërprerje, me episode lehtësimi dhe dhimbje të forta.

Simptoma e artritit reumatoid

Simptomat e artritit reumatoid mund të jenë të lehta ose të rënda në varësi të stadit të sëmundjes. Diagonstikimi në kohë mund të ndihmojë në parandalimin e simptomave të dhimbjes akute. Në çdo rast, edhe nëse dhimbja zhduket, këshillohet të konsultoheni me mjekun. Manifestimet klinike të patologjisë përfshijnë:

-Dhimbje në kyçe, në njërën ose dy anë të trupit

-Inflamacion i artikulacioneve

-Ngurtësi

-Humbje e funksionit të artikulacioneve

-Lodhje e zgjatur

Bimët që qetësojnë dhimbjet e artritit reumatoid:

1. Aloe Vera

Aloe Vera është një nga bimët mjekësore më popullore në trajtimin e disa sëmundjeve. Njihet që nga kohët e lashta për përfitimet e saj nutricionale, është një ilaç alternativ për shqetësime të ndryshme. Për këtë arsye, aplikimi i xhelit të gjendur në brendësi të gjetheve të Aloe verës ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të artritit reumatoid. Gjithashtu stimulon qarkullimin dhe parandalon disa shqetësime të lëkurës si psoriasis dhe alergji të ndryshme.

Si aplikohet?

Merrni një sasi xheli aloe vera të nxjerrë nga gjethja e kësaj bime dhe aplikojeni në artikulacione përmes një masazhi delikat.

Përsëriteni këtë veprim çdo mbrëmje para se të shkoni në shtrat.

2. Xhinxher për të qetësuar dhimbjet e artritit reumatoid

Një prej trajtimeve më të mira natyrale për të reduktuar simptomat e artritit është xhinxheri. Falë përmbajtjes së xhinxherolit, ai ka një efekt anti-inflamator që redukton ënjtjen, ngurtësimin dhe dhimbjen.

Si përdoret?

Çaji është mënyra tradicionale për ta konsumuar këtë erz. Përgatatitja është shumë e thjeshtë: një lugë kafeje xhinxher hidheni në një filxhan me ujë të vluar. Mund ta pini 2-3 herë në ditë.

Mund ta gjeni edhe në formë kompresash apo kapsulash. Për aplikimet lokale, mund të përdorni edhe vajin e tij.

3. Çaj jeshil

Edhe pse famën më të madhe e ka për vetitë e tij në dobësim, çaji jeshil është edhe një burim i vlefshëm për të qetësuar dhimbjet e artritit reumatoid. Kjo falë antioksidantëve dhe përbërësve anti-inflmatorë që mbrojnë artikulacionet.

Si përdoret?

Mund të konsumohet si pije ose në kompresa, apo të aplikohet si vaj. Për dozën duhet të flisni me mjekun.

The post Gjehen lehtësisht, 3 bimët që qetësojnë dhimbjet e artritit reumatoid appeared first on Albeu.com.

Mjeku i njohur tërheq vëmendjen: Për këtë sëmundje serioze, mos abuzoni duke përdorur barna popullore
Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Artriti reumatoid është sëmundja më e shpeshtë nga grupi i sëmundjeve që prek sistemin muskuloskeletik, e cila prek 1 deri në 3% të popullatës mbi 15 vjeç. Është sëmundje kronike, multisistemike, deri tani me shkaqe jo të njohura mirë. Artriti karakterizohet nga inflamacioni i vazhdueshëm i cipës sinoviale, është membranë që mbështjell artikulacionet, sjell dëmtim të kapilarëve, erozion kockor, deformime kockore me pasojë pamundësinë në lëvizjen e artikulacioneve. Ai shpjegon se si duhet të veprohet në rastet që kjo sëmundje prek dhe cilat janë zgjidhjet më të fundit të shkencës për të.

Si shkaktarë për shpërthimin e sëmundjes përmendim disa:

Faktorët gjenetikë

Faktorët endokrinë dhe riprodhues

Faktorët infeksioz

Faktorët e mjedisit

Faktorët social-ekonomik

Te faktorët infeksioz kryesisht akuzohen si shkaktarë të sëmundjes disa viruse, mykoplazmat, retroviruset, virusi Epstein barr etj.

Te faktorët mjedisorë dhe socio-ekonomik përmenden disa shkaktarë, për shembull është vënë re që te punonjësit që punojnë te minierat e qymyrgurit, ata në industrinë e peshkut, kanë incidencë më të lartë të artritit reumatoid.

Gjithashtu alkooli dhe duhani akuzohen si faktorë riskues për artritin reumatoid. Ndërsa nuk ka ndryshime në shpeshtësinë dhe gravitetin e sëmundjes në varësi të statusit social-ekonomik. Sëmundja prek si të pasurit, ashtu edhe të varfrit. Morboziteti (shpeshtësia e sëmundjes) dhe mortaliteti (vdekshmëria) është rritur shumë. Sëmundshmëria dhe vdekshmëria është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe te ata me nivel të ulët arsimor. Sa më i paditur, aq më keq mjekohesh.

Lidhur me faktorët gjenetikë, është vënë re se ka një prevalencë mjaft të rritur tek pjesëtarët e një familje. Vuan nëna, vajza, djali, motra. Sëmundje në pjesëtarë të së njëjtës familje. Është vënë re te binjakët që ngjasojnë, që quhen monozigotë, shpeshtësia e sëmundjes është 4 herë më e rritur se tek ata që nuk ngjasojnë, që quhen bizigotë.

Janë disa të dhëna mjaft interesante, ku te gratë shtatzëna rastet e reja të fillimit të sëmundjes janë më të ulëta. Pra, gjatë shtatzënisë rrallëherë fillon artriti reumatoid. Por menjëherë pas lindjes, shpeshtësia e sëmundjes është 5 herë më e shpeshtë sesa gjatë shtatzënisë. Ndërsa gjatë shtatzënisë, të sëmurat me artrit reumatoid përmirësohen shumë mirë, aq sa mund të ndërpresin dhe mjekimin. (Sigurisht, e kam theksuar edhe më parë, gratë që vuajnë nga artriti reumatoid dhe marrin mjekim, duhet të flasin patjetër me mjekun para se të ngelin shtatzënë, që të mos kenë probleme)

Gjithashtu, ka mjaft të dhëna për kontraceptivët apo terapinë zëvendësuese hormonale, ku thuhet se rëndojnë apo ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Do të thotë që estrogjenët (hormonet estrogjenike)  kanë efekt stimulues në sistemin imunitar, rrisin aktivitetin e sistemit imunitar dhe mund të agravojnë së tepërmi sëmundjen. Të sëmurat me artrit reumatoid kanë vënë re që edhe gjatë periudhës menstruale kanë rëndim të simptomave të sëmundjes.

A ka formë parandalimi kjo sëmundje?

Jo, për fat të keq nuk ka formë parandalimi. Por te masat parandaluese mund të përmendet rëndësia e kapjes së sëmundjes në kohë. Nëse kapet shpejt në kohë, mundësia e trajtimit është shumë më e mirë dhe ecuria është e mirë. Me mjetet që disponon mjekësia sot, një i sëmurë me artrit reumatoid mund të mbahet në gjendje të qëndrueshme që sëmundja të mos përparojë.

Trajtimi?

Ka disa lloje trajtimesh. Është e rëndësishme që i sëmuri të njihet me sëmundjen se çfarë është. Ka shumë të sëmurë që abuzojnë: përdorin barna popullore, nuk duan ta besojnë që u ka filluar një sëmundje e rëndësishme , e nënvlerësojnë ndonjëherë situatën që kanë për arsye objektive ose subjektive. Problemi është se ka shumë raste kur pacientët vijnë në gjendje të rëndë.

Në rastin e artritit reumatoid mjeku ka disa qëllime:

Të qetësojë dhimbjet përmes medikamenteve.

Qëllim tjetër është parandalimi i dëmtimit përfundimtar të artikulacioneve.

Të informohet pacienti për sëmundjen.

Duhet të bëhen terapi me ushtrime, të cilat ndikojnë mbi lëvizshmërinë e artikulacioneve.

Terapi me pajisje ndihmëse për aktivitetin ditor në punë dhe në shtëpi: përdorimi i qaforeve, i gjunjëzave, të patericave.

Trajtimi duhet të fillojë sa më herët dhe duhet të jetë i personalizuar, nuk ka skema fikse për të gjithë të sëmurët me artrit reumatoid.

Te barnat që përdoren ka disa linja mjekimi dhe të parët janë anti-inflamatorët josteroidë. Një grup barnash që frenojnë inflamacionin.

Pra, stadi i parë fillon me anti-inflamatorët josteroidë: qetësojnë dhimbjen, inflamacionin, janë barna të cilat kanë efekt të përkohshëm ose kryesisht simptomatik, nuk shërojnë sëmundjen. Vetëm qetësojnë simptomat.

Meqë këto medikamente nuk japin atë rezultatin e duhur, te të sëmurët shtohet doza, të vogla jo më shumë se 10 ml kortizonik. Në varësi të stadit të sëmundjes, mjeku vlerëson barnat e tjera që përdoren. Janë disa barna që quhen barna modifikues të sëmundjes, të cilat janë: metotraxati, aziatoprina, salazopyrina etj. Prej këtyre, disa janë citostatikë, imunosupresorë, përdoren dhe në sfera të tjera të mjekësisë, në patologjitë malinje, por janë barna që gjejnë përdorim të gjerë në reumatologji, sepse frenojnë hiperaktivitetin e sistemit imunitar.

Kur këto barna nuk japin përsëri efekt, për fat të mirë janë zbuluar dhe një grup i madh medikamentesh që quhen barnat biologjike.

Janë barna përafërsisht me efekte të njëjta, siç ishin dhe barnat imunosupresorë që përmendëm më lart, që veprojnë në sistemin imun, veprojnë në hallka të ndryshme të inflamacionit dhe frenojnë sëmundjen.

Janë barna shumë të shtrenjta, me kosto të madhe por që kanë efektivitet. Në mjekimet që duhet të përmend, është edhe mjekimi kirurgjikal që u bëhet këtyre të sëmurëve. Kirurgjia korrigjon pozicionet vicioze të artikulacioneve, deformimet e artikulacioneve, deri në protezim të artikulacioneve të cilat kanë dalë jashtë përdorimit.

The post Mjeku i njohur tërheq vëmendjen: Për këtë sëmundje serioze, mos abuzoni duke përdorur barna popullore appeared first on Albeu.com.

Artriti Rheumatoid, mjeku specialist zbulon çfarë është dhe si trajtohet kjo sëmundje e vështirë
Artriti reumatoid është sëmundja më e shpeshtë nga grupi i sëmundjeve që prek sistemin muskuloskeletik, e cila prek 1 deri në 3% të popullatës mbi 15 vjeç. Është sëmundje kronike, multisistemike, deri tani me shkaqe jo të njohura mirë. Artriti karakterizohet nga inflamacioni i vazhdueshëm i cipës sinoviale, është membranë që mbështjell artikulacionet, sjell dëmtim të kapilarëve, erozion kockor, deformime kockore me pasojë pamundësinë në lëvizjen e artikulacioneve. Ai shpjegon se si duhet të veprohet në rastet që kjo sëmundje prek dhe cilat janë zgjidhjet më të fundit të shkencës për të, shpjegon mjeku nefrolog, Alket Koroshi.

Si shkaktarë për shpërthimin e sëmundjes përmendim disa:

Faktorët gjenetikë

Faktorët endokrinë dhe riprodhues

Faktorët infeksioz

Faktorët e mjedisit

Faktorët social-ekonomik

Te faktorët infeksioz kryesisht akuzohen si shkaktarë të sëmundjes disa viruse, mykoplazmat, retroviruset, virusi Epstein barr etj.

Te faktorët mjedisorë dhe socio-ekonomik përmenden disa shkaktarë, për shembull është vënë re që te punonjësit që punojnë te minierat e qymyrgurit, ata në industrinë e peshkut, kanë incidencë më të lartë të artritit reumatoid.

Gjithashtu alkooli dhe duhani akuzohen si faktorë riskues për artritin reumatoid. Ndërsa nuk ka ndryshime në shpeshtësinë dhe gravitetin e sëmundjes në varësi të statusit social-ekonomik. Sëmundja prek si të pasurit, ashtu edhe të varfrit. Morboziteti (shpeshtësia e sëmundjes) dhe mortaliteti (vdekshmëria) është rritur shumë. Sëmundshmëria dhe vdekshmëria është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe te ata me nivel të ulët arsimor. Sa më i paditur, aq më keq mjekohesh.

Lidhur me faktorët gjenetikë, është vënë re se ka një prevalencë mjaft të rritur tek pjesëtarët e një familje. Vuan nëna, vajza, djali, motra. Sëmundje në pjesëtarë të së njëjtës familje. Është vënë re te binjakët që ngjasojnë, që quhen monozigotë, shpeshtësia e sëmundjes është 4 herë më e rritur se tek ata që nuk ngjasojnë, që quhen bizigotë.

Janë disa të dhëna mjaft interesante, ku te gratë shtatzëna rastet e reja të fillimit të sëmundjes janë më të ulëta. Pra, gjatë shtatzënisë rrallëherë fillon artriti reumatoid. Por menjëherë pas lindjes, shpeshtësia e sëmundjes është 5 herë më e shpeshtë sesa gjatë shtatzënisë. Ndërsa gjatë shtatzënisë, të sëmurat me artrit reumatoid përmirësohen shumë mirë, aq sa mund të ndërpresin dhe mjekimin. (Sigurisht, e kam theksuar edhe më parë, gratë që vuajnë nga artriti reumatoid dhe marrin mjekim, duhet të flasin patjetër me mjekun para se të ngelin shtatzënë, që të mos kenë probleme)

Gjithashtu, ka mjaft të dhëna për kontraceptivët apo terapinë zëvendësuese hormonale, ku thuhet se rëndojnë apo ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Do të thotë që estrogjenët (hormonet estrogjenike)  kanë efekt stimulues në sistemin imunitar, rrisin aktivitetin e sistemit imunitar dhe mund të agravojnë së tepërmi sëmundjen. Të sëmurat me artrit reumatoid kanë vënë re që edhe gjatë periudhës menstruale kanë rëndim të simptomave të sëmundjes.

A ka formë parandalimi kjo sëmundje?

Jo, për fat të keq nuk ka formë parandalimi. Por te masat parandaluese mund të përmendet rëndësia e kapjes së sëmundjes në kohë. Nëse kapet shpejt në kohë, mundësia e trajtimit është shumë më e mirë dhe ecuria është e mirë. Me mjetet që disponon mjekësia sot, një i sëmurë me artrit reumatoid mund të mbahet në gjendje të qëndrueshme që sëmundja të mos përparojë.

Trajtimi?

Ka disa lloje trajtimesh. Është e rëndësishme që i sëmuri të njihet me sëmundjen se çfarë është. Ka shumë të sëmurë që abuzojnë: përdorin barna popullore, nuk duan ta besojnë që u ka filluar një sëmundje e rëndësishme , e nënvlerësojnë ndonjëherë situatën që kanë për arsye objektive ose subjektive. Problemi është se ka shumë raste kur pacientët vijnë në gjendje të rëndë.

Në rastin e artritit reumatoid mjeku ka disa qëllime:

Të qetësojë dhimbjet përmes medikamenteve.

Qëllim tjetër është parandalimi i dëmtimit përfundimtar të artikulacioneve.

Të informohet pacienti për sëmundjen.

Duhet të bëhen terapi me ushtrime, të cilat ndikojnë mbi lëvizshmërinë e artikulacioneve.

Terapi me pajisje ndihmëse për aktivitetin ditor në punë dhe në shtëpi: përdorimi i qaforeve, i gjunjëzave, të patericave.

Trajtimi duhet të fillojë sa më herët dhe duhet të jetë i personalizuar, nuk ka skema fikse për të gjithë të sëmurët me artrit reumatoid.

Te barnat që përdoren ka disa linja mjekimi dhe të parët janë anti-inflamatorët josteroidë. Një grup barnash që frenojnë inflamacionin.

Pra, stadi i parë fillon me anti-inflamatorët josteroidë: qetësojnë dhimbjen, inflamacionin, janë barna të cilat kanë efekt të përkohshëm ose kryesisht simptomatik, nuk shërojnë sëmundjen. Vetëm qetësojnë simptomat.

Meqë këto medikamente nuk japin atë rezultatin e duhur, te të sëmurët shtohet doza, të vogla jo më shumë se 10 ml kortizonik. Në varësi të stadit të sëmundjes, mjeku vlerëson barnat e tjera që përdoren. Janë disa barna që quhen barna modifikues të sëmundjes, të cilat janë: metotraxati, aziatoprina, salazopyrina etj. Prej këtyre, disa janë citostatikë, imunosupresorë, përdoren dhe në sfera të tjera të mjekësisë, në patologjitë malinje, por janë barna që gjejnë përdorim të gjerë në reumatologji, sepse frenojnë hiperaktivitetin e sistemit imunitar.

Kur këto barna nuk japin përsëri efekt, për fat të mirë janë zbuluar dhe një grup i madh medikamentesh që quhen barnat biologjike.

Janë barna përafërsisht me efekte të njëjta, siç ishin dhe barnat imunosupresorë që përmendëm më lart, që veprojnë në sistemin imun, veprojnë në hallka të ndryshme të inflamacionit dhe frenojnë sëmundjen.

Janë barna shumë të shtrenjta, me kosto të madhe por që kanë efektivitet. Në mjekimet që duhet të përmend, është edhe mjekimi kirurgjikal që u bëhet këtyre të sëmurëve. Kirurgjia korrigjon pozicionet vicioze të artikulacioneve, deformimet e artikulacioneve, deri në protezim të artikulacioneve të cilat kanë dalë jashtë përdorimit.

The post Artriti Rheumatoid, mjeku specialist zbulon çfarë është dhe  si trajtohet kjo sëmundje e vështirë appeared first on Albeu.com.