artificiale Archives - Albeu.com

Si po përdoret inteligjenca artificiale për të parashikuar krimin përpara se të ndodhë!
Në filmin Minority Report, Tom Cruise drejton një departament policie që parashikon krimin përpara se të ndodhë, por mos po e bën realitet sot inteligjenca artificiale?

Një teknologji e tillë tashmë është përdorur me sukses dhe studimet kanë treguar se mund të funksionojë për të parashikuar krimin me saktësi deri në 90%. Por teknologjia është e diskutueshme, pasi ajo ka potencialin për të ndërtuar mbi paragjykimet ekzistuese rreth mënyrës se si forcat e policisë merren me zona ose komunitete të caktuara.

Nëse oficerët racistë të policisë synojnë zona të caktuara, për shembull, dhe të dhënat e tyre të arrestimit përdoren për të trajnuar AI-në, ajo mund të drejtojë edhe më shumë oficerë në ato zona. Në aktin e fundit të AI-së së Bashkimit Evropian, politikanët ndaluan sistemet për policimin parashikues, së bashku me teknologji të tjera si softueri për njohjen e emocioneve.

Policia zakonisht parashikon krimin në një mënyrë shumë elementare, duke mbivendosur raportet e krimit në harta për të zbuluar pikat e nxehta ku krimi ndodh rregullisht. Por AI-ja mund të analizojë grupet e të dhënave për të gjetur modele dhe për të parashikuar se ku ka gjasa të ndodhë krimi në të ardhmen e afërt.

Hulumtimet nga Universiteti i Çikagos çuan në një algoritëm që mund të parashikojë krimet e ardhshme një javë përpara me saktësi 90%. Por studimi theksoi gjithashtu problemet në polici, duke zbuluar se krimi në zonat më të pasura çoi në më shumë arrestime sesa krime në zonat e varfra.

A është përdorur inteligjenca artificiale për të parashikuar krimin?

Një departament policie në Richmond, Virxhinia, përdori të dhëna historike për të parashikuar se ku mund të qëllohej rastësisht në natën e Vitit të Ri dhe monitoroi zonat ku mund të ndodhte. Të shtënat e rastësishme ranë me 47%, tha departamenti i policisë.

Forcat e policisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë përdorur softuerë nga kompani duke përfshirë IBM-në, Microsoft dhe Palantir si për të parashikuar se ku mund të ndodhin krimet dhe nëse individët mund të kryejnë krime.

Pse është e diskutueshme?

Sistemet e inteligjencës artificiale në të kaluarën janë ‘ushqyer’ me të dhëna nga forca policore shumë problematike me një histori të paragjykimeve racore. Në ato raste, sistemet e inteligjencës artificiale mund të përforcojnë paragjykimet historike, madje të përdoren si një formë e “larjes së teknologjisë” ku teknologjia përdoret për të lejuar oficerët të synojnë pakica të caktuara, kanë paralajmëruar ekspertët.

Kate Crawford, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtoreshë e AI Now, tha në vitin 2019: “Sistemi juaj është po aq i mirë sa të dhënat që përdorni për ta trajnuar atë. Nëse të dhënat në vetvete janë të pasakta, do të bëjë që më shumë burime policore të përqendrohen në të njëjtat komunitete të mbikqyrura dhe shpesh të shënjestruara racore.

The post Si po përdoret inteligjenca artificiale për të parashikuar krimin përpara se të ndodhë! appeared first on Albeu.com.

Përafrim i legjislacionit me Inteligjencë Artificiale?
Sa i përket modelit të përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale, Komisioni Europian shpreh rezerva.

Komisioni tha për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve, nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë.

Njohës të çështjeve të integrimit në Shqipëri, edhe pse e vlerësojnë inovacionin, shpjegojnë se sfida e Shqipërisë në këtë proces mbetet tek zbatueshmëria e ligjeve.

Esmeralda Topi

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në masë gjatë vitit të fundit, ka sjellë mundësi që shpesh shkojnë përtej imagjinatës.

Ashtu ishte edhe modeli që Kryeministri Edi Rama i prezantoi shqiptarëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor.

“Dua ta ndaj me ju, që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke, unë do tua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të Bashkimit Europian rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore të BE-së”, deklaroi kryeministri Edi Rama,  nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste këtë fillim dhjetori.

Deklarata u bë një javë përpara se Kryeministri të nisej drejt Brukselit, ku u mbajt  Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Modeli i Inteligjencës Artificiale, siç shpjegoi Rama, ishte punuar nga një skuadër e përbashkët mes AKSHI-t dhe Mira Muratit, shqiptares së famshme që krijoi aplikacionin Chat GPT.

Dhe sikurse u zotua, Rama u shfaq në Bruksel me dosjen e modelit shqiptar të përdorimit të inteligjencës artificial, për përkthimin dhe harmonizimin e legjislacionit me BE-në në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Më 13 dhjetor, në profilin e tij zyrtar në facebook, kryeministri ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqej me një dosje, në të cilën shkruhej:

‘Shqipëria përdor Inteligjencën Artificiale për të ndërtuar lidhje me Evropën’

Me ardhjen në Tiranë më 14 dhjetor, pas Samitit, Rama tha:

“Kam informuar, me shumë krenari për hir të vërtetës, Samitin për modelin tonë të ri revolucionar, inovativ të Inteligjencës Artificiale me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen e 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë”.

Modeli shqiptar i AI në sytë e Brukselit

Rama e ka prezantuar përdorimin e ChatGPT-së për përafrimin e legjislacionit si një shkop magjik që do të na kursejë kohë, njerëz dhe para në këtë hap teknik të procesit integrues. Por ana tjetër e medaljes i takon Brukselit. Për të mësuar se si e vlerëson këtë nismë, revolucionare siç deklaron Rama, Faktoje iu drejtua me një kërkëse për informacion Komisionit Europian, i cili shpreh rezerva lidhur me modelin e përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale. Komisioni shpjegoi për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë.

“Përsa i përket përdorimeve specifike të AI, ndërsa potencialisht ato mund të kenë një kontribut pozitiv në detyra të tilla si përkthimi dhe krahasimi i legjislacionit, këto aplikacione me siguri nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë plotësisht njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë, jo vetëm për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, por edhe për të qenë në kapacitet për ta zbatuar atë deri në momentin e anëtarësimit”, u përgjigj për Faktoje një zëdhënës i Komisionit.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e la pa përgjigje pyetjen tonë lidhur me modelin e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama për përdorimin e Chat GPT-së në procesin e integrimit.

Zbatimin e ligjeve nuk e zëvendëson asnjë teknologji!

Krahas të mirave që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin mekanik të përshtatjes së legjislacionit, studiuesit adresojnë edhe disa problematika.

“Procesi i përafrimit në BE nuk është proces formal që nis dhe mbaron me shkrimin e akteve, por thelbi është në jetësimin dhe zbatimin e tyre”, thotë studiuesi Afrim Krasniqi, teksa shton se përpjekja e qeverisë për ta paraqitur si fakt bëhet për të krijuar idenë e inovacionit në qeveri, më shumë se sa një rezultat konkret.

Nga ana tjetër, edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “Lëvizjes Europiane për Shqipërinë” vlerëson se problematika kryesore në përafrimin e legjislacionit më shumë qendron në zbatimin, se sa në hartimin e tij.

“Kjo është pjesa kryesore e reformave të kërkuara dhe sfida më e madhe për shoqërinë shqiptare, që përfshin, ndërtimin dhe forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve njerëzore, financimin e qëndrueshëm dhe vullnetin e qartë politik“, thotë ai duke theksuar se kjo është sfida më e madhe që ka përpara Shqipëria./faktoje/

The post Përafrim i legjislacionit me Inteligjencë Artificiale? appeared first on Albeu.com.

Këto 10 profesione rrezikojnë të zhduken nga inteligjenca artificiale
Revolucioni i punës i shekullit XXI përfshin integrimin e të ashtuquajturës Inteligjencë Artificiale (AI). Kjo është kuptuar nga OpenAI, kompania që Elon Musk bashkëthemeloi me Sam Altman, dhe me këtë në mendje ata lançuan ChatGPT vitin e kaluar: një prototip i specializuar në dialog.

Tashmë, e përballur me dyshime për stabilitetin e vendeve të punës me ardhjen e inteligjencës artificiale, e njëjta kompani ka bërë një analizë për të ardhmen e vendeve të punës dhe ndryshimet që do të sjellë kjo lloj teknologjie.

Analiza arrin në përfundimin se inteligjenca artificiale do të ndikojë në 80% të vendeve të punës në të ardhmen e afërt.

Nga kjo, 10% do të thotë zëvendësim i punës në tërësi; ndërsa 19% do të kryejnë gjysmën e detyrave.

Një tjetër nga përfundimet sugjeron se punët që do të vënë re më shumë praninë e sistemeve të AI janë ato me “të ardhura më të larta”.

Megjithatë, vetë raporti paralajmëron për vështirësinë e parashikimit të pasojave reale. Ajo që bën të qartë është se punëtori do të duhet të përballet me një ndryshim rrënjësor në tregun dhe në performancën e punës.

Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me 10 punët më të prekura nga inteligjenca artificiale.

Matematikanët

Menaxherët dhe kontabilistët

Analistët financiarë

Gazetarët

Sekretarët ligjorë dhe ndihmësit administrativë

Dizajnerët

Sondazhistët

Marrëdhëniet me publikun

Inxhinierët e “blockchain”

Përkthyes

The post Këto 10 profesione rrezikojnë të zhduken nga inteligjenca artificiale appeared first on Albeu.com.