Artan Grubi Archives - Albeu.com

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati
Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë – mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës – pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Ai raportohet se është në mbajtje në një paralagje të Shkupit. Autoritetet kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Publik.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës.

Reagimet e partive për arrestimin e Grubit

Parti të ndryshme kanë reaguar pas arrestimit të Grubit. Bashkimi Demokratik për Integrim, subjekt që i përkiste Grubi, e ka vlerësuar si pozitive vendimin e tij për t’u kthyer në Maqedoni të Veriut. Ky subjekt tha se pret që procesi të zhvillohet sipas standardeve më të larta të sundimit të ligjit, transparencës dhe respektimit të rregullit të prezumimit të pafajësisë.

“BDI-ja mbetet e përkushtuar në qëndrimin e saj se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikim politik. Vetëm një proces profesional i shpërben të vërtetës, institucioneve dhe besimit të publikut”.

BDI-ja ka thënë se do të monitorojë me kujdes procesin ndaj Grubit.

“Ashtu siç u pajtuan që ta lirojë atë, ashtu janë pajtuar edhe tani që ai të kthehet”, është shprehur zëdhënësja e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Bogdanka Kuzeska.

Ajo e ka cilësuar arrestimin e tij në kufi si “teatër” dhe pretendoi se arratisja e tij kishte qenë në bazë të një marrëveshjeje politike. Kuzeska tha se për këtë, partia e saj kishte njoftuar në dhjetor të vitit 2024 dhe “tani vetëm është konfirmuar në sytë e publikut maqedonas”.

“Qëllimi është shpërqendrimi politik dhe mbrojtja e Qeverisë. Në këtë mënyrë, VMRO-DPME-ja, me mbështetjen e BDI-së, dëshiron të fsheh skandalin më të madh të drogës me 5 tonë narkotikë, që çon në krye të Qeverisë së [Hristijan] Mickoskit. Si ka mundësi që nuk ka pasur asnjë kamerë për pesë tonë drogë dhe ka kamera për Grubin? Qeveria po e vë nën kontroll gjyqësorin dhe Prokurorinë, rastet e Prokurorisë Speciale së po shkatërrohen, tani është momenti i duhur që Grubi të dorëzohet”, ka thënë Kuzeska.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE iu përgjigj LSDM-së duke thënë se e kupton nervozizmin brenda kësaj partie për shkak të arrestimit të Grubit.

“Tani ai mund të paraqesë të dhëna për aferat dhe krimet për të cilat ka punuar së bashku me Zoran Zaevin, zëvendësin e Zaevit, Oliver Spasovskin dhe Venko Filipçen. Pikërisht për këtë arsye LSDM-ja po përpiqet të mbulojë gjurmët dhe në këtë mënyrë të shpëtojë veten”, është thënë në reagimin e VMRO-së.

Për arrestimin ka reaguar edhe koalicioni i partive shqiptare, VLEN, që bën pjesë në Qeverinë maqedonase. Nga ky koalicion thanë se Grubi përfaqëson “kutinë e zezë” për qeverisjen e BDI-së dhe se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveçse të përballet me “mëkatet e tij”.

“Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofike zgjedhjet lokale dhe dështuan të gjitha premtimet e rreme të [Ali] Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe për hyrje të supozuar në qeveri, Artanit nuk i mbetet tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por, kush do të sakrifikohet bashkë me të, mbetet të shihet”, ka thënë koalicioni VLEN-i.

Arratisja e Grubit

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit, Lupçe Kocevski ka thënë se hetimet për rastin e Lotarisë Shtetërore tashmë kanë përfunduar dhe pritet vetëm ekstradimi. Ikja e tij ka qenë pengesë për nisje të gjykimit.

Për dallim prej Grubit, i cili gjatë periudhës së arratisë kishte dyshime se po fshihej në Kosovë ose Shqipëri, avokati i Bajramit ka thënë më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por ka jetuar jashtë Maqedonisë së Veriut disa muaj para se t’i bastisej shtëpia.

Prokuroria pati kërkuar ndalimin e Grubit dhe Bajramit, me arsyetim se ekziston dyshim i bazuar se veprimet e të dyve kanë pasur qëllim përfitimin e paligjshëm material.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.

Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi. Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.

Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski pati thënë atëbotë se Grubi “bashkë me një person tjetër, biznesmen, është larguar nga Maqedonia [e Veriut] me makinë me targa diplomatike dhe është nisur drejt vendit fqinj Kosovës” dhe që Bajrami, sipas tij, nuk ka qenë brenda territorit maqedonas për kohë të gjatë.

Mes tjerash, Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.

Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin “Target” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.

Grubi ishte anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të opozitës, dikur deputet dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së./REL

The post Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati appeared first on Albeu.com.

Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi
Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar dhe më sipas procedurave është arrestuar nga policia.

Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të Maqedonisë së Veriut rreth orës 06:10 dhe u ndalua menjëherë nga autoritetet.

Ai është dërguar pranë autoriteteve për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.

Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.

The post Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi appeared first on Albeu.com.

Artan Grubi shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar
Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan sot në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Kërkesa për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zyrtarit të lartë është lëshuar nga Prokuroria publike në Shkup, pasi Gjykata Themelore e miratoi të martën në mbrëmje kërkesën për caktimin e masës me paraburgim për zotin Grubi dhe Bajrami.

Ata dyshohen për përfshirje në manipulim me prokurimet publike për Lotarinë dhe ndarjen e jashtëligjshme të licencave për kompanitë e lojërave të fatit dhe kazinotë.

Tetë persona dyshohen si të përfshirë në këtë vepër penale. Sipas prokurorisë, ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi tetë milionë euro.

Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë.

Mediat lokale raportojnë se zoti Grubi ka angazhuar një avokat dhe se “do të kthehej në vend nëse gjykohet në gjendje të lirë”.

Vetë ish-zëvendëskryeministri nuk është prononcuar publikisht që nga e diela në mbrëmje kur shkruante në rrjetin social Facebook se ndodhej “jashtë shtetit për vizitë private dhe se do të kthehej sapo të kryente detyrimet”.

Artan Grubi u përcaktua nga Departamenti i Shtetit pak ditë më parë së bashku me gjykatësin Enver Bexheti si të përfshirë në korrupsion dhe u shpallën si “persona të padëshiruar”./VOA

The post Artan Grubi shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Bastiset shtëpia e Artan Grubit, ish zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpall “non grata” nga SHBA
Policia e Maqedonisë së Veriut ka bastisur shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Sipas raportimeve të mediave vendase, kontrollet kanë ndodhur këtë të hënë, ndërsa Grubi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e bastisjes. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se ndodhet jashtë shtetit për një vizitë private dhe do të kthehet në Shkup sapo të përfundojë angazhimet e tij.

Në shtëpinë e Bajramit, gjatë kontrollit autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe parash. Dyshohet se ai ka ikur jashtë vendit, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se ai do të kthehet. Bastisjet janë bërë gjithsej në nëntë shtëpi, përfshirë ato të anëtarëve të Komisionit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore.

Kontrollet janë realizuar pas dyshimeve për përfshirjen e personave të lartpërmendur në aktivitete të krimit të organizuar që lidhen me Lotarinë e Maqedonisë së Veriut. Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i BDI-së, së fundmi është përfshirë në Listën e Zezë të SHBA-së për korrupsion.

The post Bastiset shtëpia e Artan Grubit, ish zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpall “non grata” nga SHBA appeared first on Albeu.com.

SHBA-të e futën në Listën e Zezë/ Artan Grubi vendosi të tërhiqet nga jeta publike
Tre ditë pasi SHBA-të e futën në Listën e Zezë Amerikane për përfshirje në korrupsion, Artan Grubi sonte vonë njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike, raporton Portalb.mk.

Grubi i cili ka qenë zëvendës-kryeministër i RMV-së dhe njëherit shef i kabinetit të kreut të BDI-së, njoftimin e të mërkurën pak minuta para mesnate.

“Edhe pse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë”, thotë Grubi në njoftimin e tij.

Më 9 dhjetor 2024, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe në prag të Ditës së të Drejtave të Njeriut, ish-zëvendëskryeministri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi dhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve e cila lidhet me personat e korruptuar.

Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi dhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit Enver Bexheti janë cilësuar publikisht për përfshirje në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për të çrregulluar procedurat gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit.

Më 11 dhjetor 2024 Prokuroria Publike ka hapur lëndë kundër Artan Grubit, gjyqtarit Enver Bexheti, si dhe të tjerëve që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-ve.

Këtë vit në listën e zezë amerikane u shtuan: ish prokurorja Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski. Vitin e kaluar, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të: kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko , ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni Orce Kamçev dhe familja e tij, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë si dhe kompania “Cytrox“. Në “listën e zezë” amerikane janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.

Kujtojmë që propozim Ligji për masat kufizuese, pra ligji që përfshin personat e listës së zezë arriti në Kuvend në janar, por Qeveria teknike e tërhoqi me arsyetimin për harmonizime shtesë.

The post SHBA-të e futën në Listën e Zezë/ Artan Grubi vendosi të tërhiqet nga jeta publike appeared first on Albeu.com.

U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut
Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u shpall “non grata” nga SHBA. Grubi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ish-zv.kryeministri, thekson se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se nuk ishte në dijeni, teksa shton se do angazhohet për të zbardhur plotësisht çështjen.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit.

Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje.

Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

The post U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi
Ish- zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, janë shpallur “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas DASH, Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

The post DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi appeared first on Albeu.com.

Dy ministrat e shkarkuar akuzojnë Grubin se i ka kërcënuar
Dy ministrat e Aleancës për Shqiptarët që u shkarkuan mbrëmë nga Kuvendi kanë deklaruar se janë kërcënuar në Facebook nga Artan Grubi.

Ata i kanë bërë thirje Artan Grubit të lërë kërcënimet dhe të mos e ndez situatën, ndërsa nga ana tjetër të shikojë ditën e 8 maj në kalendar.

Postimi i Mexhitit dhe Aliut:

Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…

Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!

Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!

Afër…shumë shumë afër!

NDRYSHIMI KA NIS!

The post Dy ministrat e shkarkuar akuzojnë Grubin se i ka kërcënuar appeared first on Albeu.com.

Grubi: Vizita e Kurtit u keqpërdor, pa BDI s’vihej tabela “Adem Demaçi” e s’bëhet as rruga Tetovë-Prizren
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga radhët e BDI-së, i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për vizitën e para pak ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë.

Grubi ka thënë se disa persona e kanë keqpërdorur vizitën e Kurtit në Maqedoni, derisa ka shtuar se pa partinë që drejton Ali Ahmeti, s’mund të emërohej as rruga “Adem Demaçi” e s’mund të bëhet as rruga Tetovë-Prizren.

“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, ka thënë Grubi./RTV21/

The post Grubi: Vizita e Kurtit u keqpërdor, pa BDI s’vihej tabela “Adem Demaçi” e s’bëhet as rruga Tetovë-Prizren appeared first on Albeu.com.

Grubi: Për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, jemi të gatshëm të heqim dorë nga qeveria e përkohshme dhe nga kryeministri shqiptar
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në intervistën e mbrëmshme për televizionin e Kosovës T7 deklaroi se vendimi për dorëheqje të ministrave nga radhët e BDI-së janë në funksion të integrimeve të Maqedonisë së Veriut në BE.

Grubi deklaroi se me vendimin për deponim të dorëheqjeve nga ana e ministrave, BDI ia hapi rrugën opozitës maqedonase të votojë “për” ndryshimet kushtetuese.

Grubi tha se me vendimin të cilin dje e kumtoi lideri partiak, Ali Ahmeti, BDI heqë dorë edhe nga premtimi i dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, dhe atë e bën “për të mirën e qytetarëve dhe në dobi të integrimit në BE”.

“Nëse ne shkojmë në opozitë, me ç’rast opozita (VMRO-DPMNE) do t’i votonte ndryshimet kushtetuese, për çka nevojiten dy të tretat në Kuvend, ne kemi thënë se për të ardhmen e vendit tonë jemi të gatshëm të heqim dorë edhe nga qeveria e përkohshme edhe nga kryeministri shqiptar edhe nga mandatet tona. Nga gjithçka që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë, nën kushtin që opozita maqedonase t’i votojë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Grubi për T7.

Anëtari i kryesisë së BDI-së përkujtoi se kusht i liderit të VMRO-DPMNE-së opizitare, Hristian Mickoski që ajo parti të votojë për përfshirje të pakicës bullare në Kushtetutën e vendit ishte “dalja e BDI-së dhe shqiptarëve nga qeveria e vendit dhe formimi i një qeverie monoetnike” mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Është e ditur se para dy muajve pati takim mes kryeministrit (Dimitar) Kovaçevski dhe liderit opoziotar, z. Mickoski, me ç’rast Mickoski theksoi se kusht i vetëm i VMRO-DPMNE-së opozitare për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës sonë evropiane, është dalja e BDI-së dhe shqiptarëve nga qeveria e vendit dhe formimi i një qeverie monoetnike i dy partive kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Do të thotë, opozitës nuk i pengon prëfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës, nuk i pengon asgjë tjetër, por i pengon shqiptarëtë jenë në qeveri dhe i pengon barazia mes maqedonaseve dhe shqiptarëve”, tha Grubi.

Vendimi për dorëheqjet e ministrave, shtoi zëvendëskryeministri i parë, nuk është i papritur, sepse “përcaktim i z. Ahmeti dhe i BDI-së për integrim të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE nuk është i sotëm, nuk është i djeshëm, por është aktual që nga themelimi i partisë”.

Grubi theksoi se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, BDI u bën thirrje të gjitha partive të tjera shqiptare me qëndrime proevropiane të bashkohen në një front politik proevropian.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dje kumtoi se ministrat nga radhët e partisë së tij kanë dhënë dorëheqje nga funksionet, të cilat do të jenë efektive pasi që VMRO-DPMNE t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e BDI-së dhanë dorëheqje nga funksionet të cilat i kryejnë për momentin. Dorëheqjet, z. kryeministër, automatikisht janë efektive në momentin kur opozita të votojë për ndryshimet kushtetuese”, qëndron në kumtimin e Ali Ahmetit në Fejsbuk.

Vendimin e këtillë e paralajmëroi dje ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ndryshimet kushtetuese.

“Të gjitha kërkesat e tyre i pranuam. Kërkuan BDI të dalë nga Qeveria. Qëndrimi i BDI-së është i qartë, vendimi do të aktivizohet ditën kur VMRO-DPMNE do të votojë. Madje mund ta nënshkruajmë sot me veprim të shtyrë dhe kjo të hyjë në fuqi ditën kur VMRO-DPMNE të votojë për ndryshimet kushtetuese”, tha Osmani në takimin me gazetarët.

The post Grubi: Për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, jemi të gatshëm të heqim dorë nga qeveria e përkohshme dhe nga kryeministri shqiptar appeared first on Albeu.com.