Artan Gaçi Archives - Albeu.com

Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B.

2. Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në vendimin e Apelit.

The post Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë appeared first on Albeu.com.

I dhanë tokë Artan Gaçit dhe Xhaçkës, SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros dhe ish-zyrtarëve të Himarës
Prokuroria e Posaçme, ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, si dhe disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

Hetimet e SPAK, treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara, duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total, janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje, kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish- juristi Vezir Gjikoka si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli, pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Kujtojmë se pak muaj pas arrestimjt Prokuroria e Posaçme, kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron, si dhe sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK.

Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501.

Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.

Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992.

Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

The post I dhanë tokë Artan Gaçit dhe Xhaçkës, SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros dhe ish-zyrtarëve të Himarës appeared first on Albeu.com.

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh
Që prej orës 9:00 të mësohet se ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, ka sekuestruar pjesën e dytë të sipërfaqes së investimit strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

SPAK ka regjistruar një procedim penal përsa i përket një kallëzimi të bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili pretendon se nga ana e Bashkisë Himarë, e cila drejtohej nga Jorgo Goro, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar një pronë në mënyrë të parregullt për të bërë të mundur ndërtimin e një trualli tjetër në këtë pronë me dokumenta jo të rregullta dhe dyshimet janë se janë dokumenta të falsifikuara.

Nga ana tjetër, Artan Gaçi duhet të japë shpjegime përballë SPAK se si e ka përfituar ai këtë pronë për të marrë statusin e “investitorit strategjik” dhe cilat janë praktikat që janë ndjekur.

Prokuroria e SPAK së bashku me agjentët e BKH kanë vajtuar edhe në Bashkinë e Himarës dhe kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin përkatës, për të cilën Fredi Beleri pretendon se prona është tjetërsuar në mënyrë që Artan Gaçi ta përfitonte dhe të merrte statusin e investitorit strategjik.

Në lidhje me këtë tokë, në atë që thuhet në kallëzimin e Belerit, është një sipërfaqe prej 5 mijë e 512 metra katrorë. /albeu.com

The post Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i truallit të bashkëshortit të Xhaçkës, VOA: Padia u bë nga Beleri, çështja u trajtua më shpejtësi nga SPAK
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka vënë nën sekuestro preventive një pjesë të truallit mbi të cilin ish deputeti socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, po ndërton një kompleks turistik. Kjo masë vjen pas një kallëzimi penal të bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, sipas të cilit dokumentat e pronësisë së kësaj sipërfaqe janë falsifikuar nga trashëgimtarët e një banori të Himarës, në bashkëpunim me kryebashkiakun socialist Jorgo Goro, me qëllim që ajo të përfitohej më pas nga zoti Gaçi.

I ndodhur në arrest më burg nën akuzën e shitblerjes së votës, në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, depozitoi në muajin gusht një kallëzim penal ndaj rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, trashëgimtarëve të një banori të Himarës si dhe ndaj ish deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, anëtare e parlamentit, emri i së cilës është po ashtu mes të kallëzuarve.

Zoti Beleri denonconte faktin se bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë tokë, të cilat i janë njohur trashëgimtarëve të familjes Mëhilli si pronë, përmes dokumentave të falsifikuar dhe akteve, sipas tij në shkelje të ligjit, nga ana e kryebashkiakut Jorgo Goro dhe zyrës së regjistrimit të pasurive. Ai pretendon se e gjithë kjo praktikë ka patur si synim që kjo sipërfaqe t’i kalojë ish deputetit socialist Gaçi, i cili e ka blerë më pas atë, duke e përfshirë si pjesë të terrenit ku ai ka nisur të ndërtojë një kompleks turistik në bregdet.

Çështja u trajtua më shpejtësi nga Prokuroria e Posaçme e cila ka marrë në pyetje për rastin, pak javë më parë, si zotin Goro ashtu dhe zotin Gaçi, të cilët shmangën komentet për gazetarët. Sot u mësua se ndërkohë, mbi këtë sipërfaqe trualli, është vënë sekuestro preventive. Madje sipas zonjës Xhaçka e cila reagoi në rrjetet sociale, ndaj disa komenteve të ish kryeministrit Berisha, kjo masë është marrë po ashtu disa javë më parë “për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994”, shkruajti ajo duke shtuar se nuk ka dyshime mbi qëllimin e Prokurorisë së Posaçme e se nuk ka pse ta komentojë.

Ndërtimi i një hoteli me 5 yje, nga zoti Gaçi, u bë objekt polemikash pasi kompania e tij mori statusin e investitorit strategjik, duke u tërhequr disa muaj më vonë, pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani të paraqitur si amerikane dhe me përvojë, por që në të vërtetë, ishte themeluar nga e fejuara amerikane e vëllait të zonjës Xhaçka, dhe pa ndonjë eksperiencë në fushën e turizmit.

Ky rast, u bë shkak edhe për vënien në diskutim të mandatit si deputete të zonjës Xhaçka. Ishte opozita ajo që pretendoi se bëhej fjalë për konflikti interesi, duke qenë se kompania e zotit Gaçi përmes statusit të investitorit strategjik, përfitonte shfrytëzimin e bregdetit. Ndonëse shumica nuk pranoi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit e konsideroi të gabuar vendimin, dhe i ka kërkuar parlamentit që t’ja përcjellë asaj rastin, si i vetmi autoritet që mund të vlerësojë pavlefshmërine ose jo të mandatit të një deputeti. Por ndonëse Gjykata është shprehur që në muajin Janar, parlamenti nga ana e tij po e zvarrit procedurën dhe çështja është ende pezull./voa

The post Sekuestrimi i truallit të bashkëshortit të Xhaçkës, VOA: Padia u bë nga Beleri, çështja u trajtua më shpejtësi nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen pronat e bashkëshortit të Olta Xhaçkës: SPAK vë dorë te Investitori Strategjik Artan Gaçi
SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka./Albeu.com

The post Sekuestrohen pronat e bashkëshortit të Olta Xhaçkës: SPAK vë dorë te Investitori Strategjik Artan Gaçi appeared first on Albeu.com.