artan gace Archives - Albeu.com

Pse e fshikulloi Edi Rama ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka
Edi Rama ka kaluar në një fazë tjetër. Ai as që e imagjinon që dikush nga të tijët ta kritikojë apo ta godasë publikisht, por tregohet i ashpër edhe me ata që qëndrojnë neutralë apo pasivë. Këtë ka pasur rastin ta provojë mbi shpinë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Ajo u kthye në target të shefit të rilindjes gjatë asamblesë së fundit socialiste. Kryeministri e fshikulloi atë për pasivitet në faqen e saj të Facebook. “Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”, tha Rama në sy të të gjithë asambleistëve. menjëherë pas kësaj deklarate, Lapsi.al e hapi profilin e ish-shefes së diplomacisë. Statistikat e kryeministrit, që i mat postimet vartësve, ishin të sakta. Ashtu sikurse shihet në faqen e Xhaçkës, që nga dita që u shkarkua, ajo ka shumë pak aktivitet në rrjetin social. Në 12 shtator ajo ka botuar një foto me pasardhësin e saj Igli Hasani, i cili i dha fund drejtimit 3-vjeçar të ministrisë së Jashtme duke i uruar atij postin e ri dhe duke falanderuar Edi Ramën për mundësinë që i dha.

Që nga ajo ditë, tashmë deputetja Xhaçka. ka bërë vetëm 4 postime, dy politike dhe dy jo të tilla, njërin për një panair produktesh ne Kolonjë dhe një tjetër me 7 foto po nga Kolonja.

Për mënyrën se si e organizon punën një parti e mbështetur te vitrina dhe fasada, e cila do t’i mbivendosë mediave tradicionale komunikimin përmes rrjeteve sociale, Olta Xhaçka është treguar vërtetë shumë përtace. Edi Rama e ka shpallur prej vitesh filozofinë e tij për t’i kundërvënë kazanëve mediatikë, propagandën që shpërndahet nga zyrat e rilindjes. Sot në çdo institucion shtetëror në shqipëri, gjenden 4-5 koordinatorë që i kërkojnë punonjësve të administratës poblike shpërndarjen dhe pëlqimin për statuset e kryeministrit apo për videot e tij, të Erion Veliajt apo Belinda Ballukut.

Por në këtë pikë kur partiakëve të thjeshtë u kërkohen angazhimi në Facebook, për kryeministrin është e pafalshme që deputetët, që duhet të jenë “të fundit në privilegje dhe të parët në sakrifica”, të mos jenë aktivë. Prandaj Rama mori si shembull deputeten Xhaçka, që kur u shkarkua është treguar indiferente. Pozita e Olta Xhaçkës u përkeqësua që kur ajo u akuzua se në konfikt interesi kishte favorizuar si anëtare e kabinetit qeveritar, për t’i dhënë bashkëshortit të saj privilegjin e investirorit stratetegjik.

Kompania e Artan Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 dhomash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment”  pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit. Si investitorë strategjikë, bashkëshortët Xhaçka- Gaçi përfitonin reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore.

Ndonëse në fillim Rama u duk sikur e mbrojti nga sulmet, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor dhe duke ndikuar në Gjykatën Kushtetuese që shqyrtoi mandatin e saj, në këmbim të shërbimeve për të goditur ambasadoren Yuri Kim dhe për të mbrojtur arrestimin e Belerit. kur ky i fundit bëri një denoncim në SPAK, gjendja u rëndua.

Xhaçka u bë një nga gjashtë gratë ministre që u detyruan të lënë vendet në fillim të shtatorit bashkë me ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila u përfshi në skandalin e abuzimeve me fondet e BE.

Me sa duket ndërprerja e karrierës trevjeçare në krye të diplomacisë, pasi udhëhoqi për një kohë të gjatë ministrinë e Mbrojtjes, nuk i ka pëlqyer Olta Xhaçkës. Dhe ajo e shprehu pakënaqësinë me formën në të fortë që mund ti lejohet një rilindasi: duke qenë pasive. Por edhe për këtë u fshikullua nga Rama.

Dhe kulmi i historisë është se pasi kryeministri e vuri në shënjestër, të hënën Xhaçka u rishfaq me një postim në Facebook pas plot 20 ditësh. Ende mbetet e paqartë nëse statusi i fundit ishte në kthim në resht, apo një ironi indirekte me kryeministrin që është bërë si llogaritar statusesh./LAPSI

The post Pse e fshikulloi Edi Rama ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka appeared first on Albeu.com.