Artan Fuga Archives - Albeu.com

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend
Në një intervistë për MCN, akademiku Artan Fuga, tha se me numrat që ka PS-ja të dala nga zgjedhjet e 11 majit, do të ishte hipokrizi të flitej për pluralizëm në Kuvend.

Sipas tij, fjala e opozitës do të mbetet vetëm fjalë dhe jo “fjalë-veprim”.

“Pluralizmi brenda Kuvendit të Shqipërisë në këto kushte është i mbaruar. Nuk them se është etapë e mbaruar sikur vdes një njeri por në këtë situatë është hipokrizi e madhe të flisnin për pluralizëm sepse numri i madh i deputetëve të PS-së, që mund të shkojë 80-83 ndoshta dhe më shumë e bën që fjala e opozitës të jetë vetëm fjalë, kurse fjala në Kuvendin e Shqipërisë ne në komunikim e quajmë fjalëveprim”.

Më tej, Fuga tha se korrupsioni në shoqërinë shqiptare është kapilar dhe se nëse do të bëhet një analizë për nivelet e saj situata do të paraqitet shumë e frikshme.

“Nëse do të bëhej një analizë sesa është korrupsioni në shoqërinë shqiptare në të gjitha format e veta, situata është e frikshme dhe në këtë situatë të frikshme, vetëm me ndëshkime nga prokuroritë apo SPAK nuk i dilet dot kurrë sepse mund të duheshin, stadiumet të bëheshin burgje.

Aq kapilar është aq i tmerrshëm është, aq e ka molepsur dhe squllur si metastazë shoqërinë shqiptare dhe e ka molepsur në kokë saqë njerëzit e pranojnë si një fakt fatal si vdekja apo e konsiderojnë dhe si sukses të X apo Y dhe për t’u pastruar nga kjo nëse fillon tani, nga fundi i shekullit mund të arrihet që shoqëria shqiptare të vetëpastrohet. Aq rëndë e ka infektuar në të gjitha format dhe nivelet. Dhe është një nga frenat më të fortë që na pengon për të shkuar drejt progresit”.

Në lidhje me procesin e integrimit, akademiku u shpreh se mënyra sesi flitet tani nuk jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit në BE.

Sipas Fugës, një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë, e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Patjetër në kritere dhe në kritere të matura mirë dhe që janë të vështira për t’u realizuar. Në konceptin tim, nuk e shtroj çështjen kështu, që, ne do pranohemi për këtë arsye apo për këtë tjetrën. Unë nuk shoh akoma horizontin se ne do pranohemi. Unë mendoj se mënyra sesi flitet tani nuk më jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit. Pastaj do thoja që u pranuam për këtë apo për atë. Nuk shoh një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë do ta uroja rritjen e influencës evropiane në Shqipëri, rrugën drejt integrimit, por shoh se vështirësitë janë akoma dhe deklarimi se në 2027 apo 2030 do jemi pjesë e BE, nuk them se nuk mund të ndodhë, por e shoh të vështirë dhe nuk shoh argumentet mbi të cilat bazohet ky kalkulim”.

The post Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani/ Artan Fuga: Kundër mbylljes së TikTok, nuk janë zgjidhje për të rinjtë, duhet polici kibernetike
Propozimet e qeverisë në përgjigje të fatalitetit të 14-vjeçarit për kufizimin e përdorimit të botës online nga të miturit e deri në masën drastike për mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat-it e forcimin e mbikëqyrjes me kamera, profesori Artan Fuga nuk i sheh si zgjidhje.

Artan Fuga: “Përgjigja policeske është e gabuar, e dëmshme. Të shtohen kamerat në korridore, po deshët e në WC e shkollave, apo të monitorohet mësimi në klasa, të themi të bëhet një Big Brother, të vihen detektorë metali, të zhduken telefonat nga duart e adoleshentëve. Jo nuk është kjo politika, kjo do ishte politikë represioni”.

Virtualiteti është realiteti i të rinjve për akademikët. Ndaj edukimi për një internet të sigurt është i rëndësishëm dhe jo bllokimi i kësaj hapësire.

Artan Fuga: “Revolta e adoleshentëve ndaj botës së të rriturve është jashtëzakonisht e madhe. Dhe ti i thua që po të mbyll këtë rrjet ku ata komunikojnë? Po mirë po sikur të rinjtë të na thonë po ju mbyll televizionet, po ju mbyll parlamentin… Unë për vete me studentët e mi politikën e kam te hapja e tyre te webi, rrjetet sociale. Pse? Se ti po si përdore këto rrjete sociale për kulturimin e tyre, ti ke braktisur fushën ku ata veprojnë”.

Por profesor Fuga, sheh të nevojshëm krijimin e një institucioni të ri ndëshkues për krimet online.

Artan Fuga: “Nuk mjafton policia rrugore, as e doganës, as policia e shtetit, as ajo private. Patjetër duhet të ndërtohet policia kibernetike. Kush ka fjalë dhune, akuzon pa të drejtë, shpif ti shkojë nesër policia… jo ta fus në burg, por të ketë gjoba të rënda!”.

Profesori propozon si domosdoshmëri, afrimin e të rinjve me aktivitetet kulturore të detyrueshme që do i largojnë nga dhuna.

Artan Fuga: “E para njëherë të përdorim botën tonë virtuale mirë ne të rriturit. E dyta të hapim botën tonë kulturore ku të rinjtë të gjejnë akses, në art, sport, poezi, biblioteka. Ne po kërkojmë prej 15 vitesh si departament te Ministria e Arsimit të fus edukimin mediatik në shkolla. Ka të bëjë për të ardhmen e vendit, nuk na dëgjon njeri! Për këtë unë kërkoj kush ka përgjegjësi, të jap dorëheqjen, të ik, të zhduket nga institucionet që ruajnë të mirën publike”.

The post Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani/ Artan Fuga: Kundër mbylljes së TikTok, nuk janë zgjidhje për të rinjtë, duhet polici kibernetike appeared first on Albeu.com.

Sot Kadare kreu aktin e fundit sublim, shpalli pavarësinë e kulturës nga politika
Nga; Artan Fuga

Në këtë ditë të fundit që trupi i tij është edhe pak orë mes nesh, ndodhi ajo që pritej, u shfaq dora e fundit që ai na jep për t’u emancipuar!

Komunistë e lavdërojnë sepse e thjeshtojnë atë që ai krijoi te idealet e tyre. Antikokomunistë që e lavdërojnë me po aq zjarr, sepse ai i dha goditje mitit të një stalinizmi që nuk kishte të bënte me shqiptarët.

Por, po ndodh edhe më tej: Komunistë hedhin gurin mbi të sepse ai nuk i qëndroi besnik idealeve të tyre. Antikomunistë që vjellin vrer sepse e quajnë në shërbim të komunizmit!

E gjitha kjo jehonë, zhurmë, kjo qarje-qeshje, ky trishtim – gëzim, ky vlerësim – baltosje vërtetoi në ditën e fundit kur Ai është edhe pak trup-midis-nesh se letërsia e Tij nuk mund të gjykohet politikisht, se kultura që Ai derdhi mbi mendjen e këtij kombi nuk mund të jetë e gjykueshme politikisht, apo sikurse thuhet se letërsia dhe arti i tij nuk mund të reduktohet te politika.

Politikisht kultura nuk mund të kuptohet!

Edhe ditën e fundit, pa folur, sikurse dukej se nuk mund të fliste prej kohësh, Ai prodhoi aktin sublim të shprehjes madhore:

Pavarësinë e kulturës nga politika! Ai nuk mund të gjykohet politikisht.

Shteti ynë para së gjithash duhet t’i kërkojë falje. Ky është nderimi më i madh që mund t’i bëjë. Në dekada të tëra ai kishte pasur të drejtë ndaj shtetit. Por, shteti kishte forcën fizike mbi të. Por, vetëm kaq ama!

Forca publike për dekada me radhë të jetës së tij e dhunoi psikologjikisht, makina propagandistike deshte ta bënte robin e vet, por nuk ja doli dot, lloj-lloj veprimesh tinzare kanë dashur t’i dërmojnë gjeninë krijuese, qarkullime, përgjime,kanosje, emërime, letra anonime, kërcërnime.

Ai sapo iu dha mundësia nuk deshi më të përzjehej me politikën!

Sot pa folur, i ftohtë, me atë që po ndodh, Ai kreu aktin e fundit sublim !

Shpalli pavarësinë e kulturës ndaj politikës, papajtueshmërinë e gjykimit politik me krijimin letrar dhe kulturor, artistik, lirinë e intelektualit për të qenë përtej burokracisë!

Ai përsëri u ngrit lart, i pakuptueshëm!

The post Sot Kadare kreu aktin e fundit sublim, shpalli pavarësinë e kulturës nga politika appeared first on Albeu.com.

Artan Fuga: Tre policë të Kosovës në territorin serb, e ça pastaj?!
Nga Artan Fuga

Kombet e civilizuara i zgjidhin incidentet kufitare me maturi, bashkëpunim! E tmerrshme, çfarë na ndodh, sa shumë jemi budallallepsur!

Diskutojmë nëse policët e Kosovës, ushtarakët serbë i kapën në territorin e Kosovës, apo kishin kaluar kufirin për të dalë në territorin e Serbisë.

Pa pikë rëndësie. Sikur t’i kishin rrëmbyer brenda kufirit të Kosovës, sigurisht kjo do të ishte një ngjarje me përmasa shumë të rënda. Por, ja e zemë se ata tre policë i zunë në territorin serb.

E cfarë pastaj? Në kufi edhe ndodh. Kush të jep të drejtën t’i mbërthesh, t’i trajtosh sikur të ishin terroristë, të mos japësh prova, të mos bësh notë proteste, të mos bashkëpunosh për t’i zgjidhur këto incidente kufitare kaq minore, por që pastaj përdoren brenda strategjisë të nxitjes të konflikteve që lidhen me gjendjen në Veri, me Asociacionin, me këtë ose atë.

Parimisht, shteti i Kosovës, boll i kishte hallet me serbët, nuk kishte përse të shtynte policët t’i shtonin ujë gotës në të derdhur.

Por, e them, ç’rëndësi ka kjo përpara faktit që i mban si robër lufte tre policë në vend të bashkëpunosh për të zgjidhur incidentin.

Kush po i mban ata tre policë ashtu? Kosova?

Hë? Kosova?

Këta i janë qepur, se ku ishin policët kur u rrëmbyen! O Zot, a mund të na japësh pak kulturë politike dhe mos na bësh të mos i dalim zot imazhit tonë!

Në vend të themi : Zgjidhini si njerëz konfliktet, bërtasin : I kaaapët brenda territorit kosovar! Kërkohen hetime se ku u kapën! Tmerr! Dhe për krizën në Veri të Kosovës, partitë politike në Shqipëri heshtin, hesht Kuvendi, hesht qeveria.

Asnjë deklaratë!

Po ne na u rrit edhe rroga! Rritet rroga shkurtohet mendja!

The post Artan Fuga: Tre policë të Kosovës në territorin serb, e ça pastaj?! appeared first on Albeu.com.

Debati për “mbulesën” në Kosovë, reagon Fuga: Unë për vete nuk kam nxjerrë asnjë vajzë nga mësimi pse ishte e mbuluar
Politika dhe opinioni publik në Kosovë ka qenë i trazuar ditëve të fundit lidhur me mbajtjen ose jo të “mbulesës” për vajzat e besimit Islam, në institucionet arsimore.

Lidhur me këtë temë, akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga në një intervistë për “Panorama.al”, ka theksuar se kjo gjë tashmë është e rregulluar në Kushtetutën e Kosovës.

Fuga shprehet se çdo vajzë në Kosovë e vendos vetë nëse do të jetë e mbuluar ose jo gjatë orarit të mësimit, për sa kohë që respekton ligjin.

Ai theksoi se mbajtja e shamisë nuk cënon asnjë ligj dhe asnjë vlerë, pasi besimi është një gjë personale dhe duhet respektuar.

Fuga risjell në vëmendje gjithashtu se gjatë mësimdhënies nuk ka hequr një vajzë universitare nga shkolla meqë ishte e mbuluar.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Profesor, në Kosovë është rikthyer debati për mbajtjen e shamisë nga vajzat nëpër shkolla, ku prej gati dy dekadash ka përplasje mes atyre që janë pro mbajtjes së shamisë dhe atyre që e kundërshtojnë një gjë të tillë. Si e konsideroni këtë debat publik lidhur me projektligjin për mbajtjen ose jo të shamisë në ambientet shkollore në Kosovë?

Fuga: Është e vërtetë që në mediat kosovare shoh një lloj debati aktualisht lidhur me lejimin apo ndalimin e mbajtjes të shamisë si simbolikë fetare islame nga vajzat në shkollë. Shoh gjithashtu që marrin pjesë politikanë, pedagogë, intelektualë, përfaqësues të fesë, deputetë, etj. Por nuk di nëse është një debat që zien ose jo në shoqërinë kosovare. Pra, a është një debat që bëhet në radhë të parë mes të rinjve vetë, mes vajzave, mes djemve, në familje, mes komshinjve, mes njerëzve pra në kafene. Pra, nuk di nëse është një debat i stisur nga lart, apo vjen deri në majat e dialogut social, në media, në kuvende si jehonë e buçitjes nga poshtë.

Nga sa e mas unë, sidoqoftë pak nga larg dhe tërthorazi gjendjen e debatit në Kosovë, por të debatit real në mes të popullsisë, nuk shoh ndonjë “përplasje” sikundër më pyesni ju. Unë dalloj dialogun, debatin, debatin e elitave politike, apo debatin, intelektual, debatin social të thellë në shoqëri, nga përplasjet në shoqëri për çështjet fetare apo botëkuptimin fetar. Përgjithësisht debatin, dialogun, kundërshtitë në opinionin publik kur ato kryhen në forma demokratike dhe të kulturuara pavarësisht ndonjë toni ndonjëherë të lartë, ndonjë teprimi jo të rrezikshëm për paqen sociale, e quaj gjithmonë të shëndoshë. Nuk ka gjë më të keqe, më të neveritshme, më të rrezikshme për një komb kur opinioni shoqëror fle i hipnotizuar, i anesteziuar, i vdekur si në Shqipëri. Kjo është e rrezikshme shumë. Kurse si debat politiko-mediatik e konsideroj krejt të kotë.

Pyetje: Pse?

Fuga: Sepse çështja është zgjidhur në Kushtetutën e Kosovës, në orientimin e shtetit të Kosovës drejt vlerave Perëndimore. A është shpallur liria e besimit? Kjo do të thotë që familja ka të drejtë që t’i edukojë fëmijët me atë besim që do dhe të edukojë ata që të respektojnë ato simbolika fetare që janë në traditat e saj. Kryqin në qafë, kippan në majë të kokës, kokat e bukura zbuluara sikurse i ka bërë nëna Natyrë, apo edhe në respekt të shamisë. Mjafton mos t’i përçudnojë, mos të ushtrojë dhunë, mos dëmtojë shëndetin dhe dinjitetin e tyre moral.

Pyetje: A thotë Kushtetuta e Kosovës së është shtet laik?

Fuga: Po! Pra, çështja e besimit nuk është çështje e shtetit, për aq sa respekton ligjet. E të tjera. Kurse i famshmi udhëzim administrativ i vitit 2014, flet për domosdonë e mbajtjes të uniformës në shkollë, por se çfarë kuptohet me uniformë dhe deri ku shtrihet koncepti i uniformitetit shkollor në veshje kjo mbetet të përcaktohet. Një urdhër sqarues nga ministrja për arsim e zgjidh në çast këtë. Të tjerat janë kot, sepse në planin normativ çështja është shumë e qartë.

Pyetje: Pse ky debat në një kohë kur Kosova pret liberalizimin e vizave me vendet e BE-së?

Fuga: E shoh pa asnjë lidhje. Pse ka ndonjë problem Evropa ta zëmë kur vende evropiane dhe perëndimore e tolerojnë këtë, sepse e quajnë çështje që ka të bëjë me lirinë e familjeve për të edukuar deri në një farë moshe fëmijët e tyre. Edhe këtu ka një rivalitet dhe bashkëpunim që ndonjëherë mund të zgjidhet me një konkurrim vlerash në afatgjatë. Shkolla laike publike duhet të edukojë respektin e simboleve edhe fetare, por edhe barazinë mes vajzave dhe djemve. Por, ka komunitete që kanë ndonjë ngarkesë simbolike për femrat më të lartë se për burrat. Kjo nuk është në përputhje sipas meje me këtë barazi gjinore.

Por, meqë unë e kuptoj kështu, dhe përpiqem që edhe vajzat dhe djemtë ta kuptojnë kështu, kjo nuk do të thotë që të bëhem i egër, cinik, përjashtues, të stigmatizojë atë pjesë të miqve, komshinjve që mendojnë ndryshe nga unë. Evropa mendoj se deri këtu duhet të shohë me sy pozitiv që edhe vajzat që familjet iu kërkojnë të mbajnë shami në kokë si shenjë fetare dalluese të vijnë në shkollën laike, të arsimohen, të emancipohen. Mendoni ju se çfarë gjendje do të përjetonin ato vajza të vogla që në shtëpi do të kishin presionin për të mbajtur shaminë në kokë, dhe nga ana tjetër për këtë shkak një fytyrë e egër drejtori nga ana tjetër e kangjellave të gardhit të shkollës t’u bërtasë, t’u çirret : Jashtë! Unë po të isha ai drejtor, edhe nëse do të më thoshin largoji ato vajza, do t’u përgjigjesha: Ikni more qërohuni!

Unë kurrë nuk kam hequr një vajzë universitare nga shkolla meqë ka qenë e mbuluar. Por, në respekt të feve, kam punuar me të fort, me delikatesë, me kujdes, që të kuptojë barazinë gjinore, të drejtat e saj vetjake, të kuptojë se besimi është në zemër dhe jo në imponim, të kuptojë se nderi i gjithkujt nuk është veshjet por te bindjet dhe sjellja. Unë kam parë në Evropë dhe më tej femra që janë besimtare të denja myslimane, që gëzojnë respektin e komunitetit të tyre, por që janë dhe kanë zgjedhur të jenë me kokën zbuluar.

Pra nuk ka asnjë lidhje me liberalizimin e vizave. Asnjë. Mos e kujtoni Evropën si një, kuçedër që ha ata me të cilët ajo nuk është dakord! Por, mua më vjen keq kur të moshuarit, të rriturit debatojnë për mënyrën e jetesës të të rinjve dhe këta janë përjashtuar. Unë uroj që të rinjtë kosovarë, vajzat fillimisht, të marrin iniciativën dhe të thonë: Pa hapuni pak se këtë çështje nuk e vendosni ju, por ne! Sa kohë që nuk ndodh kjo unë e shoh në imagjinatë shoqërinë kosovare mbuluar metaforikisht me një “jorgan” duke futur kokën mbuluar përpara hovit dhe energjive rinore. Shkoni në Evropë dhe guxoni të debatoni duke përjashtuar rininë kur është fjala për çështje që prekin atë!!! Ju marrin me hyaaahyaaaaa!

Pyetje: Sa i vjen në ndihmë portretizimit nga Serbia të shqiptarisë jo si komb, por të lidhur me religjione, në përpjekje për të bërë Perëndimin të pendohet për ndërhyrjen e vitit 1999?

Fuga: Mendoni se lejimi që vajzat pas moshës 16 vjeç, të mund ta mbajnë shaminë e kujdesshme, jo penguese, jo imponuar me dhunë, etj., në shkollë, nëse duan, do ta bënte Perëndimin të pendohej për ndërhyrjen në 1999? Pse? A mos është kthyer Kosova në shtet radikal fetar? Apo i përmbahet vlerave demokratike?

Pyetje: Gjithsesi, a po përpiqen serbët të na lidhin me aspektin fetar?

Fuga: Ju shihni “dorën serbe”, të armikut të jashtëm te lejimi i mbajtjes të shamive si shenjë simbolike fetare? Poqe se ka fakte, atëherë hajde debatojmë. Po, e vërtetë nëse Kosova si shtet do të humbasë laicitetin etj., këtu sigurisht do të bjerë nën vulën e propagandës të armiqve të saj se është bërë një shtet fetar. Por, nuk shoh këtu ndonjë shenjë. Albin Kurti apo Vjosa Osmani nuk po thonë se nuk pranohet në shkollë një vajzë që është kokëzbuluar.

Nuk po mbulojnë vajzat me detyrim për të ardhur në shkollë. Po ta bënin këtë duhet të shpalleshin “non grata” në Shqipëri, jo vetëm në Evropë, por, po respektojnë një parim që e kanë shkruar në Kushtetutë të tjerë përpara tyre. Dhe unë nuk flas për “serbë”, por për politika të shtetit të Serbisë dhe jo vetëm, flas për politika të mbrapshta që kanë denigruar shqiptarët, në kohët jugosllave ose pas tyre.

Pyetje: Përse duhet të aplikojmë norma të një shteti tjetër të stilit arab në një kohë kur shqiptarët kanë zakonet e veta? Çfarë domethënë që shqiptarët kanë zakonet e veta?

Fuga: Ju mendoni se identiteti shqiptar është ateist, apo jofetar? Unë nuk e besoj. Por, debat i gjatë. Jam gati ta bëj ku dhe kur duhet! Që shqiptarët janë ateistë, se janë të pafe, se kanë besim të cekët nga e kaluara? Se fetë përçajnë popullin? Nëse mendojmë kështu, hajde debatojmë, por unë nuk mund të them se në zakonet shqiptare nuk kanë qenë edhe ceremonitë fetare, të të gjitha feve, se nuk ka qenë zakon shqiptar t’i falej Zotit në variantin që besonte, se nuk ka qenë zakon shqiptar që të kungohej, të martohej në kishë, a xhami, a ku di unë tjetër! Unë nuk mendoj se ka zakone shqiptare që të jenë vetëm të vetat, pra pa ndikime nga besime fetare të përbotshme, të pandikuara nga popuj të tjerë, të izoluara nga vlerat e qenies njerëzore. Edhe ky dialog që po bëjmë është një zakon që vjen nga shumë larg, nuk e, kemi shpikur ne të dy si shqiptarë.

Pyetje: A është mbulesa një vrasje e lirisë, aq më tepër kur vihet në moshë të vogël?

Fuga: E respektoj frikën tuaj, dhe më vjen mirë si femër e keni të lartë ndjeshmërinë për lirinë tuaj. Jam solidar. Patjetër që kur një familje i imponon gjithçka një fëmije është një kufizim lirie. Edhe kur i thotë: Mos vidh, Mos fyej të tjerët, Mos bërtit, etj. E kuptoj që më pas, kur vajza bëhet madhore, nëse mbajtja e shamisë bëhet detyrim nga fizik është një diçka kriminale, po aq sa edhe kur vajzave të mbuluara u thuhet nuk ju pranojmë në punë, është po aq kriminale. Por, kur një vajze që familja e ka edukuar, mirë a keq, të mbajë shami, nuk e pranon në shkollë, po kjo a nuk do të ishte një shkelje e lirive të saj? A nuk do të ishte një shkelje e të drejtave të saj një herë nga familja pastaj edhe nga shkolla? A nuk do t’ua nxinim përfundimisht jetën këtyre vajzave në vend t’i merrnim për dore, me dashurinë e mësuesit, dhe t’u edukonim humanizmin, lirinë, gjithçka.

Pyetje: Ka të drejtë Kryeministri kosovar Albin Kurti kur thotë se shamia duhet të lejohet në institucionet publike edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare?

Fuga: Albin Kurti ka njëmijë herë të drejtë kur nuk pozicionohet si babai i kombit, kur nuk pozicionohet si edukuesi i kombit, si fanari etik që u thotë qytetarëve i të cilëve është shërbëtor publik se çfarë është mirë apo se çfarë është keq në jetën e tyre etike. Edhe mund t’ua thotë, por jo si Kryeministër. Ai nuk po thotë hajdeni të mbuluara, ose sa mirë që jeni mbuluar, ai kryen vetëm ekzekutimin e atyre që Kushtetuta e detyron si nëpunës, dhe u jep të drejtë atyre me të cilët ndofta ai nuk është, dakord personalisht.

Pra, nënkupton që vetë ato vajza të mbuluara drejtoresha e shkollës nuk do t’u çirret: Jashtë! Por nuk po ndryshon planin strategjik të pedagogjisë të shkollës laike që kërkon që nxënësit të edukohen me vlerat e të drejtave individuale. Ai po respekton vlerën që familja ka të drejtë të ndikojë me edukim te fëmijët, por duke mos i pranuar nën 16 vjeç me shami, u vë kufirin te thana radikalëve. Si? U thotë: Ju edukoni, dakord, jeni në të drejtën tuaj, por edhe shkolla publike edukon. Ju në familje mund të kërkoni shaminë, por ne në shkollë kërkojmë kokat e bukura zbuluar. Kur fëmija bëhet 16 vjeç lë që njeriu i rritur tashmë të bëjë si të dojë! Shiko këto parime nuk i ka shpikur Albin Kurti! Ka volume të tëra shkencore për të drejtat njerëzore mbi këto çështje. Mos shpikim rrotën nga e para!

Pyetje: Nga ana tjetër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse propozimi për mbajtjen e shamisë në shkolla nga mosha 16 vjeç lidhet me të drejtën e votës, do të kërkojë ndryshim të Kushtetutës. Çfarë e zgjidh këtë debat në Kosovë? A është zgjidhje peticioni?

Fuga: Nuk ka nevojë të lidhet e drejta e votës, me të drejtën për të vendosur për diçka. Kur vajza 16 vjeç konsiderohet se ka të drejtë të bëjë atë që do për veten e saj, kjo nuk do të thotë se medoemos duhet të ketë edhe të drejtën e votës. Ka të drejta që shteti mbron edhe për mosha më të vogla, kur i riu, apo adoleshenti vendosin vetë, por kjo nuk do të thotë që 10 vjeç të votojë. Kot është intimiduar! Peticioni? Në parim një budallallëk autoritarist, një instrument i shoqërisë së masave. Ta zëmë çfarë pune kanë të krishterët, ateistët, paganët; a ku e di unë, nëse komuniteti mysliman ka apo nuk ka një mendim të caktuar? Çfarë dreqin duan të shprehin me peticione burrat dhe gratë ta zëmë pesëdhjetëvjeçarë për çështje personale të 15-vjeçarëve, apo tetëmbëdhjetëvjeçarëve? Çfarë dreqin duan meshkujt të shprehen me peticione për liritë e femrave? Çfarë mentaliteti peticionist? A thua se po ndërtojmë një rrugë. Kujdes nga referendumet! Nuk janë shkalla më e lartë demokracisë!

Edhe Shqipëria ka një pjesë e madhe të popullsisë nga myslimanë, praktika fetare e të cilëve shpesh konsiderohet një model europian, për shkak të pikëpamjes shumë liberale për fenë. Por, vitet e fundit edhe në vendin shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja ose gra të mbuluara. A i druhet vendi ynë një fenomeni të tillë që mund të vijë në rritje?

Kush i ka matur? Kur t’i masim flasim! Unë shoh vajzat shqiptare që ikin në Perëndim, të lira! Vajzat shqiptare të marrin gjak në vetull për këto punë!

Pyetje: Kryeministri Edi Rama, jo më larg se dy ditë më parë në një intervistë për median franceze “France soir”, deklaroi se Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% europian. Në të vërtetë a ndjehen shqiptarët se janë një vend mysliman?

Fuga: Nëse ka thënë kështu ka ngatërruar gjithçka. Patjetër Shqipëria ka vlera evropiane që në fakt qeveria nuk i promovon ose i promovon dobët. Nuk e di përse. Unë nuk kuptoj si mund të thuhet se një vend është katolik, ateist, mysliman, hebre, ortodoks, pagan. Besimet e popullsisë mund të jenë të tilla. Pra, shqiptarët janë me besime të ndryshme. Shteti shqiptar duke ndarë shtetin nga feja, sigurisht është në modelin evropian. Dhe nuk ka njeri që e luan, ose luan me këtë se rinia shqiptare e mbron fort këtë vlerë!

Por, kjo nuk do të thotë se një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh në planin fetare të mos jenë me besim islam, sikurse ka ateistë, evangjelistë, hebrenj, ortodoksë, katolikë, bektashianë, a ku e di unë çfarë tjetër. Çfarë lidhje ka identiteti politik me identitetin fetare, hajde kuptoje! Edhe në planin individual ka besimtarë islamë që adhurojnë Evropën, sigurisht. Ku është kundërshtia këtu, të thuash se jam evropian, nuk jam mysliman, ose jam mysliman dhe nuk jam evropian.

Pyetje: A nuk janë me tradita familjare islame, ortodokse, katolike, ateiste këta që ikin drejt Evropës si drejt tokës së premtuar?

Fuga: Çfarë kontradikte shihni këtu! Në tekstet e shkollës sonë këto konceptet identitare janë bërë çorbë derri dhe prej andej lexoj dhe dëgjoj shumë formulime që janë pasojë e edukatës së shkollës së vjetër nga kanë kaluar dhe 50 apo 60-vjeçarët e sotëm, lëri të tjerët, dhe janë pasojë edhe e amnezisë dhe rrëmujës që mbretëron për këto çështje në antropologjinë akademike, apo edhe në tekstet e humaniteteve në shkollë që janë në pikë të hallit!

The post Debati për “mbulesën” në Kosovë, reagon Fuga: Unë për vete nuk kam nxjerrë asnjë vajzë nga mësimi pse ishte e mbuluar appeared first on Albeu.com.

Revoltohet Artan Fuga: Të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Akademiku Artan Fuga është revoltuar pas një ftese që i ka bërë Kuvendi i Shqipërisë, dhe ka kërkuar shpërndarjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme.

“Unë e bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë!

Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesionalizëm, më ftojnë të shkoj në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike me deputetë atje, mbi reformën territoriale dhe administrative!

Gjoja si ekspert!

Unë u përgjigjem publikisht: Refuzoj të marr pjesë; Unë e bojkotoj atë!

Sepse dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë opinionin publik sikur gjoja kanë dëgjuar dhe marrë pjesë ekspertë në reforma!

Unë ftoj për bojkot të gjithë ata që thërriten në këto paçavure dëgjesash! Pas përvojave që kam pasur, e kam marrë këtë vendim jo vetëm se të bëjnë budalla, por edhe të fyejnë, të përdorin, as ta venë veshin, madje edhe të dhunojnë psikologjikisht!

Kam kuptuar se të shkosh atje do të thotë ose të bësh qokë që ta kërkojnë, ose të jesh i shitur, ose të mos kuptosh se çfarë po bën!

Ftesa e tyre nuk shoqërohet me asnjë tematikë, me asnjë material paraprak të dërguar, me asnjë informacion mbi të drejtat e atyre si unë, që i kanë caktuar si figurantë!

Unë nuk vij, sepse bojkotoj!

Bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë për një mijë arësye!

Mbi të gjitha, sepse mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!

Keni vënë re ju atje edhe opozitarët: Gjithçka thonë, betohen e stërbetohen, por askush nga opozitarët nuk ka bythë të thotë: Duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohëshme! Vendi është në krizë politike të rëndë!

Shumë të rëndë”, shkruan Fuga.

The post Revoltohet Artan Fuga: Të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Artan Fuga ia shtron për drekë me Metën: Hëngrëm peshk dhe perime dhe folëm për skuthat, u kënaqëm
Artan Fuga ka drekuar këtë të diel me Ilir Metën. Përmes një postimi në Facebook, Fuga shkruan se kanë zhvilluar një bisedë të këndshme dhe me shumë humor të hollë, ku nuk kanë munguar dhe bisedat për “skuthat” siç i cilëson Fuga.

“Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personaliteve dhe pushtetarëve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qendroj larg! Kur janë në mes? nuk di çfarë të them!

Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë!

U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh!

Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto!

Dhe si kujtim një foto!

Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive”, shkruan Fuga.

The post Artan Fuga ia shtron për drekë me Metën: Hëngrëm peshk dhe perime dhe folëm për skuthat, u kënaqëm appeared first on Albeu.com.

“Nuk mund të intimidohet si ‘nuse e dhj*rë’ mbi kalë”, Fuga për Presidentin: Është kukull, si Kardashian
Akademiku i njohur Artan Fuga me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të re.

Sapo nis Fuga ngre pyetjen se “Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende po u zgjedhur”.

Sipas tij, Presidenti nuk mund të “intimidohet si ‘nuse e dhjerë në kal”, nga kryeministri apo kusho qoftë ky.

Ai shton se Presidenti në vendin tonë është thjeshtë një kukull, që nuk ka asnjë funksion dhe zbaton atë që i thonë të tjerët.

Postimi i plotë:

Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës. E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm sëbashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se:

Presidenti nuk vlen për gjë!

Pra nuk merremi si opozitë me çështjen e Presidentit!

Pra, si pushtet, e trajtojmë si një kukull e ardhshme!

Cfarë nuk dëgjon si gjykime këto ditë nga goja e pushtetarëve, kandidatëve qesharakë që vetëshpallin kandidatura? politikanëve të ndryshme.

I ngarkuari me rolin e kryetarit të grupit parlamentar socialist arriti deri sa të deklarojë dje se Presidenti nuk është pjesë e pushteteve në Shqipëri!!! Këtu jemi përballë një mosnjohjeje të lemerishme si të Kushtetutës, si të së drejtës kushtetuese, si edhe të historisë të institucioneve, por njohjen e kësaj nuk e pretendojmë për deklaruesit!

Por edhe nga kritikët analistë, apo politikanët e opzitës pak a shumë thuhet e njëjta gjë, se presidentit është sekretar i kryeministrit, se është kukull, se nuk ka kompetenca!

Dhe i japin të dy palët, sikurse më shumë shumica dhe disa nga solistët e saj, rolin e gjoja të përfaqësimit të moralit gjithëpërfshirës, të unitetit të popullit e kombit, a ku dihet se çfarë, pra një pushtet gjoja vetëm moral gjithpërfshirës!

Me një fjalë e paraqesin si një profet të rremë që paska fuqi pa kiompetenca të mbledhë kombin rreth vetes!

Sa qesharake aq edhe një mjaltë me helm brenda për ne qytetarët.

E paraqesin Presidentin si një kryeplak, si një bajraktar, si një gjysh të mirë, a si kryegjysh, që e duan të gjithë, e respektojnë të gjithë. Dhe e gjitha kjo ndërkohë që çdo veprim në shoqërinë tonë krijon çarje dhe separatizma të jashtëzakonshëm.

Eshtë e vërtetë se kompetencat e Presidentit të Republikës janë rrudhur qysh nga koha kur këtë detyrë e bënte Sali Berisha që e trajtonte kryeministrin e vet si një vartës të thjeshtë administrate. I kishte kompetencat.

Eshtë po aq e vërtetë se dy vite më parë edhe Presidentit Ilir Meta i hoqën edhe më shumë kompetenca duke e çuar pikën deri aty sa edhe një grumbull antarësh të akademisë i a hidhnin në kosh dekretin përkatës!!!

Eshtë e vërtetë se presidentët që kanë qenë pas 1998 përgjithësisht kanë qenë të pazotët të ushtrojnë në mënyrën e duhur dhe maksimale detyrat që u ka ngarkuar kushtetuta. Me ndonjë përjashtim kanë kthyer ligje të Kuvendit duke e ditur se Kuvendi do t’i rivotonte ato dhe do t’i fuste në fuqi!!!

Por, kjo praktikë e një presidenti me profil shumë të dobët në ushtrimin e kompetencave, nuk ka ardhur nga Kushtetuta, por nga ushtrimi disa herë servil i këtij apo atij presidenti i kompetencave të dhëna nga Kushtetuta.

Praktika e mbrapshtë e deritanishme ka sjellë që të ndërtohet një model presidencial që është kopja më e zbehtë e atij profili që kërkon Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë.

Nisur këndej, unë pyes veten përtej tam tameve të propagandës nëse i kanë kryer detyrat kushtetuese si duhet një rradhë presidentësh, apo nuk kanë bërë tjetër por që nganjëherë nga karakteri jo i fortë, nga dëshira për konfortin e rehatisë, nga arësye të tjera të ditura apo të paditura nga puvbliku, nuk kanë qenë në krye të detyrës? Mos kujtojë kush se qytetarët e hanë propagandën për të vërtetë, as vetëmburrjet dhe pozitat narciste të ndokujt që ka qenë më parë President!

Publiku e përbuz politikën dhe politikanët! Kjo është fatkeqësi për kombin, Shqipërinë, madje edhe më gjerë! Pa u rivendosur besimi, kjo gjendje do të përkeqësohet! Dhe kjo nuk bëhet duke parë që e gjithë politika në fakt do një president që ende pa u zgjedhur e profilojnë me shantazh duke i thënë : Ej, o budallaqe, mos kujto se do të kryesh funksione që janë shkruar në letër!!!

Presidenti i ardhshëm duhet ta lexojë mirë kushtetutën. Dhe do të shohë atje se detyrat dhe kompetencat e tij përballë kombit janë shumë të mëdha, dhe nuk janë thjesht dekorative! Nuk mund të luajë alibinë duke menduar: Unë si kukull u zgjodha, kukullën po bëj, ose me kukulla po luaj!!!

Presidentin Kushtetuta e ka përcaktuar si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe garant i sigurisë së vendit! Nuk po zgjatëm shumë për të thënë se çfarë hapësirash për veprim i hapen Presidentit dhe çfarë përgjegjësish i bien në kurriz prej këtij fakti! Po them vetëm se vetëm për këtë ai mund të thërrasë në raport jo vetëm ministrin e brendshëm dhe të mbrojtjes, por edhe vetë kryeministrin!

Presidenti është po ashtu që ka pushtet në strukturimin dhe gjenezën e pushtetit gjyqësor sepse ai emëron gjyqtarët për aq sa ja lejon si numur Kushtetuta në nivele shumë të larta të gjyqësorit! Kaq mjafton që dora dhe influenca e tij në pallatin e drejtësisë të jetë shumë e madhe!

Ai emëron ambasadorët dhe interpretimi i thjeshtë i Kushtetutës e ngarkon me përgjegjësi për sigurinë e jashtme të vendit dhe numrin një për lidhjen e traktateve ndërkombëtare dhe dypalëshe! Kaq duhet që ai politikën e jashtme të mos e ketë “frut të ndaluar”, por pjesë e veprimeve të tija të përditshme! Mua më vjen turp kur bëhen takime të rëndësishme jashtë vendit, dhe Presidenti rri si çilimi në tokë, ndërkohë Shqipëria paraqitet atje vetëm me kryeministrin!

Presidenti i jep mandatin kryeministrit, nuk është kryeministri që mandaton apo shkarkon presidentin!!! Nê kushte raportesh të ndryshuara në Kuvend roli i Presidentit bëhet primar. Ai gjykon mbi zgjedhjet dhe nëse sheh sipas gjykimit të institucioneve se zgjedhjet janë të trukuara, mund edhe të mos e japë mandatimin e forcës që i ka fituar me mashtrim ato duke e privuar nga qeverisja!

Askush nuk e privon dot Presidentin nga gjykimet publike të tij, nga marrëdhëniet me grupe deputetësh për të mirën publike!

Nuk janë vetëm kaq! por mjadftojnë për të thënë që edhe me aq kompetenca sa ka sot, ato nuk janë pak! Kushtetuta në fakt në planin personal, nënkupton se Shqipëria duhet të drejtohet nga dy “koka”, Presidenti dhe kryeministri.

Kjo e bën Presidentin të mos jetë kamarieri i kryeministrit, sikurse po e shantazhojnë për të qenë ende pa u zgjedhur, por të jetë bashkëqeverisës me kryeministrin e tij!

Jo të intimidohet si “nuse e dhjerë mbi kal” nga kryeministri kushdo qoftë ky! Jo të ankohet nën zë me miqtë se aq kompetenca ka! Jo të bëjë sikur, por të mbajë përgjegjësi edhe për rendin, edhe gjyqësorin edhe zgjedhjet, edhe politikën e jashtme, etj.

Ndryshe shteti shqiptar është i mbaruar!

Ai duhet ta lejë kryeministrin të qeverisë në politikën e ditës. Sigurisht. Mos i fusë hundët atje ku nuk duhet. Ta lejë qeverinë të punojë duke e administruar vendin. Mos i bëhet shkop në rrota.

Por, nga ana tjetër të marrë modelin e bukur të bashkëpunimit me kryeministrin, si dy koka shqiponje që e plotësojnë, por edhe e moderojnë, kontrollojnë, kufizojnë njeri tjetrin! Pra të marrë modelin bashkëpunues. Bashkëpunues ama dhe jo të servilit të ndyrë dyleksh!

The post “Nuk mund të intimidohet si ‘nuse e dhj*rë’ mbi kalë”, Fuga për Presidentin: Është kukull, si Kardashian appeared first on Albeu.com.

Artan Fugës nuk i dalin llogaritë: Ofron kush 317.500 lekë të vjetra në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë?
Akademiku Artan Fuga ka bërë një përllogaritje të kostos minimale të jetesës në kryeqytet.

Ai ka futur të gjitha shpenzimet bazike në përllogaritjen e tij dhe ka dalë në përfundimin se kostoja minimale e jetesës shkon në 317.500 për një person.

Në fund ai ka drejtuar me dyshim pyetjen nëse ka vende pune që i ofrojnë kaq lekë në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë.

“Fuqia blerëse dhe mbajtja e frymës me bukë dhe ujë

– Qiraja e apartamentit =  200.000 leka

– Ushqimi ditor  30 ditë x 2350 leka në ditë  = 69.150 leka

një byrek 200 leka

një kos lufra 500 leka

një kafe në ditë 700 leka

një copë bukë 200 leka

një banane 200 leka

një klie domate 500 leka

një shishe uji të pishëm 500 leka

2350 leka

– Ujë, drita, energji elektrike, Internet, telefon celular, pajtim te digjitalbi = 22.000 leka

– Qethje flokësh, rruajtje mjekre, larje dhëmbësh, sapunisje trupi, prerje thonjsh, locion pas rroje  = 16.00 leka

– Riparim këpucësh, arnim pantallonash, qepje kopsash këmishe, pagesa ashensori, pastrim shkallësh  24. 000 leka

– Kuponi i autobuzit urban 17.000 leka

– Lekë për cingare – duhani

Gjys pakete 500 lekë x 30 ditë = 15.000 leka

Shuma

15.000

17.000

24.000

16.000

22.000

23.500

200.000

317.500 leka të vjetra

Ofron kush një vend pune me 317.500 lekë të vjetra në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë?”, ka shkruar Fuga./albeu.com/

The post Artan Fugës nuk i dalin llogaritë: Ofron kush 317.500 lekë të vjetra në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë? appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim Berisha-Basha? Artan Fuga ka një këndvështrim tjetër mbi zhvillimet në PD
Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka dhënë një opinion ndryshe rreth zhvillimeve në Partinë Demokratike pas protestës së 8 janarit dhe pas përjashtimeve të mbrëmjes së djeshme.

Fuga është shprehur se Basha i ka bërë një nder Sali Berishës, pasi sipas tij ai i ka dhuruar një grup parlamentar, me përjashtimet që bëri mbrëmjen e djeshme.

Fuga ka shtuar se tashmë Berisha e konsolidoi grupin e tij të deputetëve dhe sipas tij të dyja palët e arritën qëllimin.

Postimi i Fugës:

Nderi lahet me nder!

Pas dhunës dhe skenave të dhunës që u “dhuroi” shqiptarëve në televizion, dhe gjithë planetit, skenat e turpit ku nga të dy palët u kthye logjika barbare dhe primitive e ushtrimit të dhunës paramilitare ndaj kundërshtatit, çështjet u “zgjidhën” me vetëgjyqësi, trupi i deputetëve dhe i politikanëve u përdor si “dash” prej mishi për goditje, ose si mburojë prej mishi për të ruajtur kështjellën, reciprokisht, Partia demokratike kaloi në një fazë të re.

Zoti Lulzim Basha i “dhuroi” mbrëmë vonë zoti Sali Berisha grupin e vet parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke përjashtuar “për jetë” një numër deputetësh tani këta nuk e kapërcejnë dot më “ylberin” dhe grupi i deputetëve në Kuvend rreth z. Sali Berisha u konsolidua plotësisht.

Të dy liderët u “rehatuan” pasi problem i para 9 shtatorit u zgjidh “me sukses”.  Basha “plotësoi” kërkesën amerikane për t’a hequr nga grupi deputet demokrat Berishën, dhe Berisha që sikundër theksonte kishte ikur tashmë, dhe mbetej i izoluar në Kuvend, tani ka të dhuruar grupin e ri parlamentar nga partia e tij dhe nga njeriu që e futi dhe kapapultoi në politikë.

Nga i përjashtuar nga grupi i deputetëve demokratë, z. Berisha rivjen po me “ndihmën” e partisë së tij dhe të drejtuesit të saj, me një grup të konsoliduar deputetësh në Kuvend.

Nderi lahet me nder!

Ky ishte rezultati politik objektiv i ngjarjeve! E them pa pikë pasioni!

Të dy palët e arritën qëllimin maksimal.  E ndihmuan njeri tjetrin në ditë të keqe!/albeu.com/

The post Bashkëpunim Berisha-Basha? Artan Fuga ka një këndvështrim tjetër mbi zhvillimet në PD appeared first on Albeu.com.