arsenali berthamor Archives - Albeu.com

“Dimri bërthamor”, nga një konflikt SHBA-Rusi do të vdisnin 5 miliardë njerëz
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë njerëz – afro 63 për qind e popullsisë aktuale të botës – do të vdisnin nga uria si pasojë e një lufte bërthamore në shkallë të plotë midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe aleatëve të tyre.

Sipas studiuesve, konflikti do të krijonte zjarre të shumta, që mund të dërgonin deri në 165 milionë tonë blozë në atmosferën e Tokës, duke çuar në rënien e të korrave në SHBA dhe Rusi, si nga eksportueset kryesore të ushqimit. Kjo do të çonte në një rënie deri në 90 për qind të prodhimit global të kalorive ushqimore.

Studimi i botuar më 15 gusht në revistën “Nature Food”, është i fundit në 4 dekada të hulumtimit historik që përpiqet të përshkruajë në detaje kërcënimet e një lufte bërthamore. Sipas raportit më të fundit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit për Paqe në Stokholm, nga afro 12.705 bomba bërthamore që ekzistojnë sot në botë, Rusia ka 5.977, ndërsa Shtetet e Bashkuara 5,428.

Në vend të tretë renditet Kina me 350 bomba. India dhe Pakistani, kanë përkatësisht 160 dhe 165 bomba bërthamore. Një luftë bërthamore në shkallë të plotë, do të prodhonte një ndryshim klimatik që do të ishte i paprecedentë në historinë njerëzore, deklaroi në një konferencë shtypi bashkautori i studimit Alan Robok, profesor i shkencës së klimës në Universitetin Ratxhers në Nju Xhersi.

“Në rastin e një luftë bërthamore SHBA-Rusi, më shumë njerëz do të vdisnin nga uria vetëm në Indi dhe Pakistan, sesa në vendet që janë palë në luftë”- theksoi ai. Efektet më të menjëhershme të çdo lufte bërthamore, janë gjerësisht të njohura që nga lëshimi i bombës atomike amerikane “Little Boy” në qytetin japonez të Hiroshimës më 6 gusht 1945.

Në atë rast një bombë e vetme vrau rreth 140.000 njerëz brenda 5 muajve nga shpërthimi i tij, dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë më shumë se 60.000 nga rreth 90.000 godinat e qytetit. Rrjedhja radioaktive, një nënprodukt i reaksionit të ndarjes së bërthamës që i dha “Little Boy” fuqinë e tij kataklizmike, mbuloi gjithë zonën.

Në Hiroshima dhe Nagasaki, qytet i bombarduar 3 ditë më vonë, ritmet e rritura të shfaqjes së sëmundjeve të kancerit, katarakteve dhe gjendjeve të tjera shëndetësore, vazhduan për vite me radhë tek të mbijetuarit që kishin qenë afër epiqendrave kur u shpërthyen bombat.

Por do të duheshin edhe 4 dekada të tjera, që shkencëtarët të fillonin të mësonin dhe diskutonin mbi rezultatin më vdekjeprurës dhe më të frikshëm të një lufte bërthamore në shkallë të vogël:të ashtuquajturin “Dimër bërthamor”. Sipas këtij skenari apokaliptik, pluhuri radioaktiv dhe tymrat, do të bllokonin një pjesë të konsiderueshme të dritës së Diellit.

Me uljen e temperaturave, shumë prej të korrave do të shkatërroheshin në mbarë botën, duke shkaktuar një zi buke globale dhe shfarosur miliarda njerëz. Për të modeluar se si do të ndikonte kjo ngjarje apokaliptike në aftësinë e planetit për të mbajtur jetën, studiuesit llogaritën sasinë e blozës që do të krijohej nga 6 skenarë të mundshëm të luftës bërthamore.

Duke filluar nga 5 skenarë të bazuar tek një luftë “e kufizuar” midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e kontestuar të Kashmirit, që do të prodhonte 5.5-52 milionë tonë blozë në varësi të shkallës së konfliktit, deri në atë të lufte globale bërthamore në shkallë të gjerë, që përfshin SHBA-në dhe Rusinë, që do të prodhonte zjarre të panumërta që mbulojnë qiellin, me mbi 165 milionë tonë blozë të emetuar në atmosferë.

Shkencëtarët i futën të dhënat në Modelin e Sistemit të Komunitetit të Tokës të Qendrës Kombëtare për Kërkime Atmosferike në SHBA (NCAR), një sistem që simulon ndryshimet në dritën e Diellit, temperaturën dhe reshjet e Tokës. Sipas tyre një dimër bërthamor do të sillte një rënie drastike të të korrave te misrit, orizit, sojës dhe grurit.

Duke supozuar se tregtia ndërkombëtare do të ndërpritet dhe se burimet e mbetura nuk do të jenë grumbulluar, shkencëtarët llogaritën më pas se si Dimri Bërthamor do të reduktonte kaloritë ushqimore të prodhuara në mbarë botën, si dhe numrin e njerëzve që do të vdisnin nga uria.

Studiuesit zbuluan se në skenarin më të keq të një lufte bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë, temperaturat në sipërfaqen e Tokës do të bjerë deri me 16 gradë Celsius, ose më shumë se sa 3-fishi i ndryshimit të temperaturës nga tani dhe Epokës së Fundit Akullnajore, dhe kjo do të sillte vdekjen e 5 miliardë njerëzve.

Në luftën më ekstreme midis Indisë dhe Pakistanit, prodhimi global i kalorive mund të bjerë me 50 për qind, duke shkaktuar 2 miliardë të vdekur. Sipas shkencëtarëve, rajonet më të goditura do të ishin vendet importuese të ushqimit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ndërkohë Australia dhe Zelanda e Re, do të ishin në një pozitë më të mirë, pasi do të shmangnin shumicën e bombave të hedhura në hemisferën veriore, dhe do të mbështeteshin tek të korrat e grurit që mund të rriteshin më mirë në një klimë më të ftohtë.

“Elementi më i rëndësishëm është sasia e tymit që futet në atmosferë”-thotë bashkautori i studimit Ouen B.Tun, profesor i shkencave atmosferike dhe oqeanike në Laboratorin për Fizikën Atmosferike dhe atë të Hapësirës. “Energjia e çliruar nga këto zjarre është 100- 1000 herë më shumë se energjia e çliruar nga vetë armët. Në stratosferë nuk bie shi. Prandaj kur kaq shumë tym ngrihet lart, do të qëndrojë atje për vite të tëra”- shton ai.

Duke përdorur modele rudimentare atmosferike dhe të dhënat satelitore, Tun dhe kolegët e tij zbuluan se luftërat termonukleare në shkallë të vogël, duke përdorur deri në 100 bomba bërthamore me fuqi 1 megaton, mund të shkaktojnë mjaftueshëm zjarre për të dërguar në atmosferë një shtresë të trashë tymi të zi, duke bërë që temperaturat në pjesën më të madhe të botës të bien me deri 15 gradë brenda vetëm 1 ose 2 javësh.

Ata parashikuan një efekt ftohës që do të zgjaste deri në dy dekada. “Nuk mund të përjashtohet mundësia e zhdukjes së njeriut”- përfundon studimi i tyre. Studimi thekson nevojën për t’u përkushtuar ndaj strategjive afatgjata të çarmatimit, që do të zhdukin armët bërthamore nga planeti ynë./CNA.al/

The post “Dimri bërthamor”, nga një konflikt SHBA-Rusi do të vdisnin 5 miliardë njerëz appeared first on Albeu.com.

Raporti i Pentagonit: Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor
Konfliktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë arritur në një pikë tjetër, ku po zhvillohet një garë e heshtur armatimesh mes dy vendeve, veç asaj ekonomike.

Pentagoni ka bërë një investigim dhe ka nxjerrë një raport mbi arsenalin bërthamor kinez, që sipas këtij raporti, thuhet se është duke u rritur me shpejtësi të madhe.

Në raport thuhet gjithashtu se mund të ketë mbi 1000 tanke bërthamore deri në fund të dekadës, pasi synohet të kapërcehet ndikimin global të SHBA nga mesi i shekullit të 21-të.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kina po shton arsenalin e saj bërthamor edhe me raketa bërthamore, gjë që sipas Pentagonit, do të vinte në rrezik sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Raporti vjen në mes të tensioneve të rritura mbi çështjen e Tajvanit dhe u publikua disa orë pasi gjenerali më i lartë amerikan, Kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët Mark Milley lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për përparimin ushtarak të Kinës duke deklaruar se përbën një nga ndryshimet më të mëdha në fuqinë globale gjeostrategjike që bota ka dëshmuar.

“Ata po lëvizin në një drejtim që tejkalon ndjeshëm atë që kanë qenë më parë për sa i përket numrit dhe aftësive. Ndonëse Kina kamban një politikë për mospërdorim parësor kur bëhet fjalë për armët bërthamore, Kina ka sugjeruar  seka rrethana në të cilat kjo nuk do të zbatohej”, tha zyrtari.

Kina është fokusuar gjithashtu në një forcë efektive bërthamore, por grumbullimi i tyre aktual është më i madh se sa pritej nga SHBA-ja. Investimi në forcën e saj bërthamore i ka lejuar Kinës të krijojë një “treshe bërthamore” të raketave balistike të lëshuara nga ajri, si dhe raketa të lëshuara nga sipërfaqja dhe deti, të ngjashme me treshen e vetë Shteteve të Bashkuara. Sipas të dhënave më të fundit nga Departamenti i Shtetit, SHBA-ja aktualisht ka 3750 tenke bërthamore në stokun e saj, më pas se madhësia e rezervave bërthamore të Kinës. Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) publikoi një raport këtë javë në lidhje me ndërtimin e shpejtë të tre fushave të dyshuara silo në Kinën perëndimore. Fushat e silosit janë ende vite larg nga bërja funksionale, por ato përfundimisht mund të jenë në gjendje të lëshojnë raketa bërthamore me rreze të gjatë.

Modernizimi ofron “një sërë opsionesh të ndryshme” në Tajvan

Raporti i Pentagonit, i quajtur zyrtarisht Zhvillimet Ushtarake dhe të Sigurisë që përfshijnë Republikën Popullore të Kinës 2021, fokusohet gjithashtu në qëllimet e Pekinit për zhvillimin dhe modernizimin e ardhshëm të forcave të tij të armatosura. Në mënyrë thelbësore, nëse Kina përmbush objektivin e saj të përkohshëm të modernizimit për vitin 2027, ajo mund t’i ofrojë Pekinit një sërë opsionesh të ndryshme në lidhje me Tajvanin, nga një bllokadë e ishullit deri te një pushtim i mundshëm i vetë Tajvanit ose një prej ishujve më të vegjël periferikë. Në të njëjtën kohë, Kina synon gjithashtu të pengojë ndërhyrjen e huaj në atë që Pekini e sheh si një çështje të brendshme politike.

“Natyrisht, ata po shikojnë Shtetet e Bashkuara ose palët e tjera që ata mendojnë se mund të ndërhyjnë në emër të Tajvanit,” tha zyrtari. Përtej vitit 2027, Kina po kërkon të përfundojë modernizimin e ushtrisë së saj deri në vitin 2035 dhe të bëhet një ushtri e klasit botëror deri në vitin 2049, në 100 vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës (PRC). Kjo do ta lejonte atë të zëvendësojë aleancat e SHBA dhe partneritetet e sigurisë në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në raport.

Raporti, i cili përmbledh zhvillimet ushtarake kineze gjatë vitit 2020, nuk përshkruan testin e fundit të raketës hipersonike të Kinës gjatë verës. Të mërkurën në Forumin e Sigurisë në Aspen, Milley tha se teknologjia hipersonike është vetëm një fushë ku Kina po bën përparime të rëndësishme. I pyetur në lidhje me testin e fundit të një arme hipersonike , Milley tha se kjo ishte vetëm një pjesë e tablosë më të gjerë në lidhje me aftësinë ushtarake të Kinës që përparon me shpejtësi, të cilën ai e karakterizoi si një “ndryshim themelor” në një luftë që tashmë po riformëson elementet e rendit ndërkombëtar.

Kina ka mohuar se ka testuar armë hipersonike.

Javën e kaluar, gjenerali i dytë më i lartë amerikan tha se ritmi me të cilin ushtria e Kinës po zhvillon aftësitë është mahnitëse ndërsa zhvillimi i SHBA vuan nga burokracia “brutale”. Zëvendëskryetari në largim i Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjenerali John Hyten, u tha gazetarëve në një tryezë të rrumbullakët të Grupit të Shkrimtarëve të Mbrojtjes se  ritmi me të cilën  ata po lëvizin dhe trajektorja në të cilën ata janë do të tejkalojë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar këtë gjë.  Pentagoni i është referuar vazhdimisht Kinës si “sfida e shpejtë” për SHBA-në, por presidenti Joe Biden theksoi të martën se konkurrenca nuk e bën konfliktin të pashmangshëm.

Në konferencën përmbyllëse për shtyp të samitit të klimës COP26, Biden tha se nuk ka asnjë arsye që duhet të ketë konflikt. Për samitin e tij të ardhshëm virtual me presidentin kinez Xi Jinping, Biden tha se ai i ka thënë Xi Jinping se SHBA pret që Kina tu përmbahet rregullave të lojës. Raporti i këtij viti shton një seksion të ri mbi kërkimin kimik dhe biologjik të Kinës, duke ngritur shqetësime në lidhje me aplikimet e mundshme me përdorim të dyfishtë të aktiviteteve biologjike të vendit. Por ai nuk futet në origjinën ose përhapjen e koronavirusit. Në vend të kësaj, ai vë në dukje se pandemia Covid-19 ishte një forcë shtytëse pas politikës së jashtme të Kinës, pasi ajo u përpoq të shmangte çdo faj për shpërthimin ndërsa përdorte ndihmën e huaj për të ndërtuar ndikimin rajonal.

Mbetet për t’u parë nëse është e vërtetë ajo që flitet shpesh se Kina ka testuar armë hipersonike, apo është një thashethem i radhës./albeu.com/

The post Raporti i Pentagonit: Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor appeared first on Albeu.com.