arrstim Archives - Albeu.com

EMRI/ U arrestua dje me ndihmë të DEA-s amerikane, gjykata në në burg indianin
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit ne burg për një shtetas indian te arrestuar Mitin Mirsha, për trafikim te lendeve narkotike.

Kujtojmë se Njësia e Përbashkët Hetimore, e përbërë nga Zyra Rajonale e Sigurisë/ Zyra e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-së (RSO, OCI), në ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Njësia Speciale Policore shqiptare, e njohur si “Mburoja e Përbashkët”, në bashkëpunim dhe koordinim me Agjencinë Ligjzbatuese Amerikane DEA, kanë patur në ndjekje një rast që lidhet me vënien në ekzekutim të dy urdhër arresteve të lëshuara nga dy gjykata të ndryshme në SHBA.

Koordinimi i këtyre tri agjencive, RSO/DSS, Policia e Shtetit dhe DEA, rezultoi me arrestimin në Rinas, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, të një shtetasi indian, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.

Për arrestimin e indianit dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore nga pala shqiptare (Njësia “Mburoja e Përbashkët”) është koordinuar në kohë reale me autoritetet qendrore të drejtësisë shqiptare dhe këto të fundit kanë dhënë dritë jeshile për këtë operacion të përbashkët hetimor.

Njësia Policore “Mburoja e Përbashkët” ka kryer hetime paraprake në koordinim të vazhdueshëm, si me Zyrën Rajonale të Sigurisë të ambasadës amerikane në Tiranë, ashtu edhe me zyrtarë të DEA-s në Shqipëri.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara më parë, Njësia Policore “Mburoja e Përbashket” ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë 31-vjeçarin në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bërë ekzekutimin e dy urdhër arresteve amerikane, por dhe kryerjen e hetimeve të tjera sipas marrëveshjeve në fushën e hetimeve penale në fuqi, ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së./albeu.com

The post EMRI/ U arrestua dje me ndihmë të DEA-s amerikane, gjykata në në burg indianin appeared first on Albeu.com.

Kishin mbjellë fshatin me kanabis, një i arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë
Policia në Vlorë ka vënë në pranga shtetasin K. L., 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç.

Në bashkëpunim me njër-tjetrin, këta shtetas kanë kultivuar bimë narkotike gjatë muajit shtator dhe tetor në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit K. L., 28 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë, të dyshuar ai bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike, gjatë muajit shtator dhe tetor, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.

Për këtë rast, më herët Policia ka vënë në pranga shtetasin I. E. dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. I.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post Kishin mbjellë fshatin me kanabis, një i arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë appeared first on Albeu.com.