arritje Archives - Albeu.com

Këto shenja të horoskopit nuk i festojnë arritjet e tyre
Nëse mburrja për sukseset tuaja nuk është stili juaj, atëherë ka mundësi që t’i përkisni një prej shenjave më poshtë, që do t’ju përshkruajmë, e cila mund të karakterizohet si më e relaksuara dhe më me këmbët në tokë e zodiakut. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë fare ego, thjesht gëzohen, pa zhurmë dhe pa festuar.

Gaforrja

Gaforret e dhembshura janë edukuese dhe të sjellshme nga natyra, por ata nuk kanë nevojë të shfaqin apo të pranojnë lëvdata publike në mënyrë që të ndihen mirë për kontributin e tyre në botë. Ndonëse është gjithmonë bukur të jesh i njohur, Gaforret preferojnë të “fluturojnë nën radar”. Nëse arritjet e tyre bien në sy të njerëzve të tjerë, ata gjithashtu mund të ndihen në siklet. Si një shenjë e sunduar nga Hëna, është e natyrshme që ai të ndihet më rehat vetëm duke qenë vetvetja në… hije, jashtë vëmendjes. Gjithashtu, Gaforret dihet se janë të ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe anktheve të njerëzve të tjerë, ndaj mburrja nuk u përshtatet atyre. Empatia e tyre e pakufishme i mban ata të përulur dhe të vendosur në çdo situatë.

Virgjëresha

Kjo shenjë përfaqësohet nga një vajzë e virgjër dhe lidhja e saj me pastërtinë dhe modestinë është e njohur. Pra, nuk është çudi që është një nga shenjat më të përulura. Virgjëreshat zakonisht kanë një neveri ndaj çdo gjëje që bie në sy ose e tepruar dhe nuk i duron dot sharjet. Ata janë njerëz të sofistikuar dhe preferojnë t’i mbajnë gjërat të thjeshta, të nënvlerësuara dhe sa më afër renditjes natyrore të gjërave. Në fakt, ata kanë më shumë gjasa të minimizojnë arritjet e tyre sesa të mburren me to. Pra, është e kotë të provosh lajka me këtë shenjë të vërtetë, jo modeste dhe kaq të arsyeshme. Virgjëreshat janë altruiste, plotësisht të orientuara drejt shërbimit dhe zakonisht mbeten të vendosura, pavarësisht sa të suksesshëm janë.

Bricjapi

Bricjapët sigurisht që ndihen shumë krenarë për arritjet e tyre, por rrallëherë e lënë suksesin që t’u “marrë mendjen”. Këta punëtorë shumë të vështirë e dinë se çfarë duhet për të ndërtuar diçka nga themeli. Është një shenjë lidershipi, por edhe tokësore, kështu që edhe kur arrin majat, mban një këndvështrim me këmbë në tokë për jetën, pavarësisht nga lartësitë që ka pushtuar. Kjo ka kuptim, pasi Bricjapët sundohen nga Saturni, planeti i lidhur me mësimet e jetës dhe durimin. Ky argumentim i ndikimit kozmik të Saturnit i bën Bricjapët realistët e vërtetë të zodiakut. Ata mund të kenë dinamizëm dhe ambicie, por aftësia e tyre për të qëndruar të përulur është një nga tiparet e tyre kryesore, e cila përfundimisht i ndihmon ata të arrijnë qëllimet e tyre.

The post Këto shenja të horoskopit nuk i festojnë arritjet e tyre appeared first on Albeu.com.

Si të rrisni vetëvlerësimin
Këshilla dhe ushtrime të dobishme për të zhvilluar një bazë solide të vetëvlerësimit për personin që jeni.

Vetëvlerësimi korrespondon me vlerën që i japim vetes. Mendoni për diçka që gjithashtu ka vlerë materiale, një çmim, një kosto, një kohë pune. Çfarë vlere do t’i jepnit vetes sot? Përgjigja e kësaj pyetjeje varet nga shumë faktorë, por ata që janë të rëndësishëm rrallë janë të jashtëm dhe kjo duhet mbajtur mend gjithmonë. Burimi i vetëvlerësimit mbetet i brendshëm dhe sigurisht varet shumë nga përvoja dhe nga situata familjare. Por pika e nisjes dhe e mbërritjes është brenda nesh.

Mendohet se të qenit shumë egoist mund të rrisë vetëvlerësimin, por shpesh ndodh e kundërta. Duke e krahasuar veten me të tjerët, ne rishikojm janë mënyrën se si mendojmë për veten dhe, duke ruajtur një hapje të mirë mendore, arrijmë të ndryshojmë, rritemi, përmirësojmë vlerën tonë. Rruga drejt rritjes së vetëvlerësimit përfaqëson një drejtim drejt vetënjohjes. Të gjitha gjykimet që i japim vetes varen nga rrugët që nisen brenda mendjes sonë. Mendja përfaqëson një filtër, krejt të ndryshëm nga ndjesia. Duke u kthyer në ndjenjë, ne mund të rifitojmë vetëvlerësimin. Ne në fakt mund të ndërtojmë vetëvlerësimin tonë përmes proceseve të sakta njohëse.

3 ushtrime për të rritur vetëbesimin

Le të zbulojmë së bashku 3 ushtrime të thjeshta që ju lejojnë të rrisni vetëvlerësimin menjëherë.

Ruani buzëqeshjen

Të detyrosh veten të buzëqeshësh për të paktën 10 sekonda ka një efekt të menjëhershëm mbi trurin dhe humorin e përgjithshëm. Për të kurorëzuar ushtrimin duhet të shikoni në pasqyrë ndërsa e bëni. Vëzhgoni veten, zgjasni stërvitjen tuaj dhe ngadalë do ta gjeni veten duke ndjerë se ju pëlqen buzëqeshja juaj, ajo ju jep kurajo, energji dhe vlerë.

Lista e arritjeve

Hartoni një listë të vogël edhe në një fletore të veçantë. Çfarë synimesh keni arritur, çfarë synimesh keni ushqyer, çfarë rezultatesh ju kanë emocionuar. Jini të sinqertë dhe nëse ju shfaqet një buzëqeshje gjatë shkrimit të tyre, kthehuni te ushtrimi i parë dhe stërvituni përsëri. Është një rreth i virtytshëm drejt dashurisë për veten.

Planifikoni veprime altruiste

Besoni apo jo, vetëvlerësimi rritet duke u dhënë të tjerëve. Jo me pritshmëri apo dëshirë për rezultate, por me planifikim, dëgjim të intuitës dhe lidhje me atë që përfaqëson nevojën reale të tjetrit, jo me atë që ne besojmë. Ne dëgjojmë fjalët, kuptojmë detajet. Të jesh i pranishëm ndërsa personi tjetër flet është një dhuratë e jashtëzakonshme. Dhe vlera jonë rritet, madje edhe qetësia.

Këshilla dhe strategji për të fituar besim tek vetja

Më poshtë po rendisim disa këshilla dhe strategji për të rritur nivelin e vetëbesimit dhe për ta mbajtur atë të lartë.

Largoni ankesat

Të ankuarit shkakton gjendje që nuk sjellin asnjë të mirë. Kjo nuk do të thotë të mbani gjithçka brenda, keni nevojë për ekuilibrin e duhur. Por fatkeqësisht ankesa rezulton të jetë diçka ngjitëse, influencuese dhe dërrmuese. Ankesa nuk korrespondon me kujdesin për veten dhe nuk na ndihmon në asnjë mënyrë për të mirëpritur veten dhe të tjerët.

Besoni të gjitha anët tuaja

Të kesh besim do të thotë të rritësh automatikisht vetëvlerësimin. Kjo vlen për kushtet e brendshme që na pëlqejnë dhe kushtet që kuptojmë dhe pranojmë më pak. Për shembull, ka pjesë nga vetja jonë që nuk mund t’i durojmë dhe që kanë të bëjnë me mënyrën se si ne shprehim emocione si zemërimi dhe bëhet e vështirë të duam njëri-tjetrin . Duaje individin që je. I zemëruar, i trishtuar, i keqkuptuar. Besoni gjithashtu pjesët tuaja që janë të zemëruara, të trishtuara, etj.

Ngjarjet e jashtme mbeten të tilla

Kushtojini vëmendje: kur dikush ndahet, thuhet se jeta e dashurisë shkon drejt shkatërrimit. Kthejeni perspektivën: nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk duhet të jetë e keqe, përkundrazi hap perspektivën ndaj diçkaje të panjohur. E njëjta gjë vlen edhe kur keni probleme ose humbisni punën. Sigurisht, nëse jeni bashkë për një kohë të gjatë, nëse keni punuar në të njëjtin vend për një kohë të gjatë, atëherë bëhet e vështirë, e pamohueshme. Burimi qëndron brenda dhe ne kemi fuqinë të kthejmë çdo ngjarje të jashtme në favorin tonë. Nxitja e guximit e bën vetëvlerësimin të fluturojë në nivele nga të cilat, për fat të mirë, bëhet e vështirë të zbresësh.

Eleminoni sabotimin e vetes

Fjalë kyçe në fushën e temave që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin, vetësabotim do të thotë të shkosh të shkatërrosh çdo situatë nga frika – e vetëdijshme ose jo – se mos nuk e meriton. Dhe ka pasiguri të forta. “Unë jam me x-në edhe pse nuk më pëlqen estetikisht pasi e di që nëse takohem me dikë që më tërheq do të përfundoja duke e humbur atë”, këto lloj mendimesh janë shumë vetë-sabotuese dhe nuk ushqejnë entuziazëm ose guxim, por na lënë në zonën tonë të pakënaqësisë së vazhdueshme. Një shembull tjetër: të shkosh në një intervistë duke ndjerë brenda vetes se rezultati nuk do arrihet. Kjo ndjenjë është shpesh vetëm rezultat i një sërë modelesh mendimesh të përsëritura dhe shumë demotivuese.

The post Si të rrisni vetëvlerësimin appeared first on Albeu.com.

Takimi Biden – Xi: Çfarë synojnë të arrijnë presidentët
Kur presidenti amerikan Joe Biden të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, nuk priten lëshime nga pala amerikane.

Nuk pritet as publikimi i ndonjë deklarate të përbashkët me tone entuziaste.

Takimi i shumëpritur i presidentëve të dy superfuqive botërore do mbahet të hënën. SHBA-ja ka thënë se Kina përbën kërcënimin më të madh ekonomik dhe ushtarak për Amerikën.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se duan të shmangin konfliktin.

Në vijim sjellim një vështrim se çfarë shpreson të arrijë secila palë nga takimi i parë i udhëheqësve ballë për ballë, që do të mbahet në ishullin Bali në Indonezi:

SYNIMET E SHTETEVE TË BASHKUARA

Në thelb, zoti Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë po përpiqen të kuptojnë se cilat janë qëndrimet e vërteta të presidentit Xi.

Në një konferencë shtypi pak para se të largohej nga Uashingtoni, presidenti Biden tha se donte të “përcaktonte … cilat janë linjat e kuqe të të dyja palëve, të kuptonte se çfarë ai beson se është në interesat kritike kombëtare të Kinës, dhe në interesat kombëtare të Shtetet e Bashkuara”.

Ky mision është bërë edhe më i rëndësishëm që nga përfundimi i kongresit të Partisë Komuniste në Pekin, gjatë të cilit Presidenti Xi siguroi një mandat të tretë duke e fuqizuar edhe më tej pozitën e tij.

Zoti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.

Presidenti i SHBA-së do t’i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t’i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.

Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.

Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë presion për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë.

“Ne besojmë se çdo vend në botë duhet të bëjë më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë, veçanërisht ata që kanë marrëdhënie me Moskën, për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për t’u larguar nga Ukraina”, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Zyrtarët amerikanë thonë se janë të interesuar për të parë se ku mund të bashkëpunojnë dy superfuqitë. Megjithëse ka shumë fusha në të cilat zoti Biden dhe zoti Xi nuk pajtohen pothuajse fare, Shtëpia e Bardhë ka renditur disa çështje ku mund të arrihet pajtim, duke përfshirë shëndetësinë, politikat kundër narkotikëve dhe ndryshimet mjedisore.

DËSHIRAT E KINËS

Presidenti Xi ende nuk ka dhënë një listë temash për bisedimet me presidentin amerikan, por Pekini dëshiron që SHBA të veprojë ndryshe në lidhje me tregtinë dhe Tajvanin.

Ndoshta pika më e rëndësishme është se mbledhja e Grupit të 20 vendeve më të industrializuara në Bali dhe takimi me zotin Biden i japin udhëheqësit të fuqishëm të Kinës mundësinë për ta paraqitur imazhin e vendit të tij si lojtar global dhe veten si një figurë historike që po rikthen rolin e Kinës në një forcë ekonomike dhe politike.

Kina ndjek “politika gjithnjë e më të sigurta të jashtme dhe të sigurisë që synojnë ndryshimin e status quo-së ndërkombëtare”, shkruan në revistën “Foreign Affairs” Kevin Rudd, ish-kryeministri australian i cili është president i “Shoqërisë së Azisë”. Kjo ka tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin, Evropën dhe fqinjët aziatikë të Kinës, por presidenti Xi nuk është i shqetësuar dhe duket se do të jetë më ambicioz jashtë vendit.

Takimi është “një ngjarje e rëndësishme e diplomacisë së kreut të shtetit drejt Azisë së Paqësorit”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Zhao Lijian. Ai tha se presidenti Xi do të “mbajë një fjalim të rëndësishëm” mbi rritjen ekonomike.

Zoti Zhao i bëri thirrje administratës së presidentit Biden të “ndalojë politizimin” e tregtisë dhe të pranojë sovranitetin e Pekinit mbi Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur demokratik që u nda me Kinën në vitin 1949 dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës.

Pekini dëshiron që Uashingtoni të heqë tarifat e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump në vitin 2019 dhe të heqë kufizimet në rritje për qasjen kineze tek mikroprocesorët dhe teknologji të tjera amerikane. Zoti Biden nuk ka hequr shumicën e masave të paraardhësit të tij dhe listës ia ka shtuar frenimin e qasjes në teknologji që zyrtarët amerikanë thonë se mund të përdoren për zhvillimin e armëve.

Qeveria e presidentit Xi ka shtuar përpjekjet për të frikësuar qeverinë e presidentit tajvanez Tsai Ing-wen duke fluturuar avionë luftarakë pranë ishullit dhe duke gjuajtur raketa në det.

Pekini ndërpreu bisedimet me Uashingtonin për sigurinë, bashkëpunimin për ndryshimet mjedisore dhe çështje të tjera pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht në shenjë mbështetjeje për qeverinë e tij.

Një tjetër synim për presidentin Xi: Të mos infektohet me virusin “COVID-19”.

Grupi i 20 vendeve më të industrializuara do të jetë udhëtimi i dytë jashtë vendit i udhëheqësit komunist kinez brenda 2 vjet e gjysmë, ndërsa qeveria e tij zbaton një strategji të ashpër “Zero infektime me COVID-19”, politikë kjo që mbylli qytetet dhe mbajti shumicën e vizitorëve jashtë Kinës.

Presidenti Xi e ndaloi atë moratorium duke marrë pjesë në një samit të shtatorit me Vladimir Putinin dhe udhëheqësit e Azisë Qendrore. Por ai anashkaloi darkën dhe paraqitjen para fotoreporterëve ku udhëheqësi rus, Putin dhe të tjerët nuk mbanin maska./VOA

The post Takimi Biden – Xi: Çfarë synojnë të arrijnë presidentët appeared first on Albeu.com.

Pentagoni: Ukraina, në rrugën e duhur për të arritur disa objektiva kyçe në fushëbetejë
Ukraina duket se është në rrugën e duhur për të arritur disa objektiva kyçe në fushën e betejës që i vendosi vetes.

Ky është vlerësimi i Celeste Wallander, ndihmës sekretares amerikane të mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Ajo vuri në dukje sukseset në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk, si dhe përpjekjet në vazhdim në rajonin jugor të Kherson.

Forcat ukrainase kanë korrur gjithashtu fitore të reja përgjatë lumit Dnipro sot.

Duke folur për qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, ajo tha: “Ukraina duket se është në rrugën e duhur për t’i arritur të tre këto objektiva tani.”

The post Pentagoni: Ukraina, në rrugën e duhur për të arritur disa objektiva kyçe në fushëbetejë appeared first on Albeu.com.

Kurti tregon “arritjet” në 100 ditë: Shkatërruam 8 banda kriminale
Kryeministri Albin Kurti ka folur në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se brenda tre muajve të parë të qeverisjes, janë marrë 144 vendime, ndërsa ka përmendur edhe reformat që ka ndërmarrë kjo qeveri.

“Me reformat e nisura në drejtësi dhe financa e ekonomi, kemi rritur besimin e qytetarëve tek ne. Kur jemi betuar në Kuvend, kemi thënë se luftimin e pandemisë do ta kemi prioritet. Çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë, duhet të shihni gjendjen me rastet e infektimit në ditën kur kemi marrë qeverinë dhe 100 ditë më vonë, ka pasur 9 raste të reja. Prej 17 vdekjeve në ditë, kemi rënë në 0 vdekje të të infektuarve me COVID-19”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës shpesh herë pas luftës është përmendur për të keq në raportet e jashtme, ndërsa ka thënë se kjo na filluar të ndryshojë që nga Qeveria Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti ka folur edhe për luftimin e pandemisë, për të cilën ka thënë se ka qenë prioritet i qeverisë së tij, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e rregullave në mënyrë që të luftohet edhe varianti Delta përmes vaksnimit masiv me vaksinën kundër COVID-19.

“Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdor vetëm vaksinat që janë të aprovuara kundër Covid-19, pra Pfizer dhe AstraZeneca. Kosova po e menaxhon shumë mirë situatën dhe rastet me COVID-19, por tash ka filluar të shpërndahet edhe varianti Delta, andaj zgjedhja është vaksnimi masiv, të cilin e kemi filluar si proces”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke planifikuar edhe pakon e dytë për bizneset dhe qytetarët prej 1.1 miliardë eurove.

Në anën tjetër, Kurti ka bërë të ditur se janë anuluar disa kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi që janë cilësuar si të dëmshme, me vlerë prej 100 milionë eurove.

Kurti ka përmendur edhe aksionet dhe bastisjes e Policisë së Kosovës si arritje të qeverisë së tij.

Ai ka deklaruar se kanë shkatërruar tetë grupe kriminale ndërsa kanë konfiskuar 400 kilogram kokainë.

The post Kurti tregon “arritjet” në 100 ditë: Shkatërruam 8 banda kriminale appeared first on Albeu.com.

Ndryshe nga vendet e rajonit, çfarë shohin shqiptarët si arritjen më të madhe në jetë
Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Barometri i Ballkanit 2021 që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Pyetjes “Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të bërë në jetë?”, shqiptarët në shumicë zgjodhën si më të rëndësishëm arsimin, pasi 82 për qind të anketuarve vlerësuan si arritjen më të madhe. Kjo zgjedhje ishte me larta se, në shtete e tjera të Ballkanit. Për shembull vetëm 54 për qind e boshnjakeve e konsideruan më të rëndësishmin arsimin si arritje në jetë, 54 % e maqedonasve, 60 për qind e Malazezëve dhe 45 % e Serbëve. Ndërsa 54 % e shqiptarëve në Kosovë e vlerësuan si arsimin si zgjedhje të rëndësishme në jetë.

Si arritja e dytë më e rëndësishme në jetë për shqiptarët është puna. 69 për qind e të anketuarve e kanë zgjedhur punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë, përqindja më e lartë rajonale. 58% e boshnjakëve e shohin punën si arritjen më të madhe në jetë duke e vënë edhe para arsimit. 51 për qind e maqedonasve e konsideruan punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë. 60 % e malazezëve e konsideruan punën po aq të rëndësishme sa arsimi, ndërsa Serbët e konsideruan punën si arritje në jetë më të rëndësishme se arsimin.

Ndryshe nga rajoni Maqedonasit dhe Serbët shohin si arritje më të madhe në jetë, njohjen e njerëzve të duhur, që anashkalon arsimin dhe punën,.

58% e popullsisë në Rajon mendon se me një arsim të mirë dhe një punë sigurohet një e ardhme e mirë. Ndërsa 38% i gjejnë kualifikimet e punës dhe arsimin si parakushtet kryesore për të gjetur një punë të mirë. 54% pretendojnë se njohja e njerëzve të duhur është e rëndësishme për një të ardhme të ndritshme, ndërsa më shumë se një e treta e popullsisë në Ballkan mendojnë se, fati do ti çojë përpara në jetë.

Ndërsa papunësia vazhdon të mbetet një sfidë në të gjithë rajonin, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, ka një numër në rritje të njerëzve, të cilët mendojnë se arsimi dhe puna janë parakushtet kryesore për të ecur përpara në jetë.

Ndërkohë më shumë se gjysma e të rinjve në Ballkan konsiderojnë si çështjen më të rëndësishme në jetë punësimin. Gjetja e një pune është shqetësimin më i madh për 62% te të anketuarve në moshat e reja.

Kriza COVID-19 shkaktoi humbjen e mijëra vendeve të punës në më pak se një vit. Meqenëse rinia përbën 21.27% të të gjithë popullsisë së Ballkanit Perëndimor, shqetësimi i të rinjve duhet të merret si një thirrje urgjente për qeveritë që të angazhohen në mënyrë aktive në politikat dhe masat e punësimit, sugjeron RCC./ Monitor

The post Ndryshe nga vendet e rajonit, çfarë shohin shqiptarët si arritjen më të madhe në jetë appeared first on Albeu.com.