arritje e madhe Archives - Albeu.com

SHBA pritet të njoftojë një arritje të madhe në fushën e energjisë
Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të njoftojë të martën se shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë një reaksion të fuzionit bërthamor që prodhon më shumë energji sesa konsumon, një arritje historike kjo në kërkimet prej dekadash për një mënyrë për të gjeneruar energji bërthamore të pastër dhe pa mbetje.

Njoftimi i pritshëm, i raportuar fillimisht nga gazeta Financial Times dhe i konfirmuar më pas nga organizata të tjera mediatike, do të identifikojë Laboratorin Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni si vendin ku është bërë eksperimenti.

Të hënën, departamenti njoftoi se Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm do të shpallte “një zbulim të madh shkencor” në një konferencë shtypi të martën.

Njoftimi vjen në një kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtuar përpjekjet dhe financimin për zhvillimin e prodhimit të energjisë së pastër, me një theks të veçantë në energjinë nga fuzioni. Ligji i miratuar së fundmi për Reduktimin e Inflacionit përmbante fonde të konsiderueshme për kërkime në këtë fushë.

Vetëm për shkak se shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një proces fuzioni që prodhon energji, kjo nuk do të thotë se janë të afërta ndryshimet domethënëse në mënyrën se si njerëzit gjenerojnë energji. Ekspertët thanë se ndërkohë që puna kërkimore është e rëndësishme, vazhdojnë të ekzistojnë pengesa të mëdha teknologjike për krijimin e sistemeve që mund ta vënë në shfrytëzim në masë energjinë nga fuzioni.

Një rrugëtim i gjatë

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se kur dy atome shkrihen së bashku për të formuar një element të ri, çlirohen sasi të mëdha energjie. Dielli, për shembull, është në thelb një reaktor i madh fuzioni në të cilin grimcat e mbinxehura bashkohen me forcë të jashtëzakonshme, duke formuar grimca të reja dhe duke çliruar energjinë e tepërt në formën e nxehtësisë.

Që në vitet 1940, shkencëtarët filluan të eksperimentojnë me reaktorët e fuzionit. Megjithëse kanë arritur prej kohësh të krijojnë reaksione të fuzionit, deri më tani ato reaksione kanë kërkuar gjithmonë furnizim me energji që tejkalon sasinë që ata prodhonin.

Arsyeja pse arritja e një reaksioni të fuzionit që prodhon energji ka qenë kaq e paarritshme është kryesisht sepse shkencëtarët duhet të krijojnë kushte ekstreme në laborator në mënyrë që të ndodhin reaksionet. Zakonisht, lazera të mëdhenj përdoren për të nxehur izotopet e hidrogjenit në temperatura në miliona gradë Celsius. Plazma që përftohet më pas kufizohet nën presion jashtëzakonisht të lartë, duke bërë që izotopet të bashkohen me forcë të mjaftueshme që të shkrihen në një element tjetër, duke çliruar energji kur kjo ndodh, në formën e nxehtësisë.

Një element i rëndësishëm i njoftimit të së martës do të jetë mënyra se si qeveria e përkufizon një rezultat me bilanc pozitiv energjitik. Zakonisht, kjo do të thotë se reagimi që matet prodhon më shumë energji sesa rrezet lazer të drejtuara tek hidrogjeni. Megjithatë, lazerët e përdorur në eksperiment nuk kanë efikasitetet të plotë, çka do të thotë se duhet më shumë energji për t’i furnizuar ato, sesa energjia që ata transmetojnë tek objektivat e tyre.

Që një reaksion fuzioni të jetë me bilanc pozitiv, në kuptimin e gjenerimit të më shumë energji se energjia totale e shpenzuar për eksperimentin – përfshirë mbetjet – reaksioni do të duhet të prodhojë në thelb më shumë energji sesa ajo e konsumuar nga rrezet lazer të drejtuara ndaj hidrogjenit. /VOA

The post SHBA pritet të njoftojë një arritje të madhe në fushën e energjisë appeared first on Albeu.com.

Hapja e negociatave, Berisha: Arritje e madhe për shqiptarët
Kreu i PD, Sali Berisha, reagon për hapjen e negociatave, pas mbajtjes në Bruksel të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke e cilësuar atë një arritje të madhe për shqiptarët.

Në një postim në “Facebook”, Berisha thekson se “PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në ëhstë mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohe normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!”

Mesazhi i Berishës:

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!

Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar ne arritjet e përmendura më sipër.

Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.

PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.

Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në ëhstë mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohe normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!/albeu.com

The post Hapja e negociatave, Berisha: Arritje e madhe për shqiptarët appeared first on Albeu.com.