arrijnë Archives - Albeu.com

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2
Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe.

Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH), apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet e shitjes së apartamenteve në një prej projekteve luksoze që pritet të nisë, në zonën pranë Liqenit Artificial, kanë arritur në 10,000 euro për metër katror, një rekord absolut për tregun shqiptar.

Sipas zhvilluesve të kontaktuar nga Monitor, çmimet reflektojnë standardin e lartë të këtyre njësive, të cilat janë të destinuara për një grup shumë të përzgjedhur blerësish elitë, si investitorë të huaj dhe individë me potencial të fortë ekonomik në tregun global.

Sipas tyre, apartamentet në këto kulla nuk janë më thjesht njësi banimi, por janë konceptuar si suita rezidenciale, ambiente të mëdha dhe të sofistikuara, të projektuara me arkitekturë moderne, dhe materiale ndërtimi të klasit të parë.

Këto projekte ofrojnë jo vetëm pamje panoramike dhe teknologji moderne ndërtimi, siguri të lartë kundër fatkeqësive natyrore, por edhe shërbime “premium”, përfshirë brande të hotelerisë më të njohur në Europë, dyqane moderne për tregtimin e mallrave dhe veshjeve luksoze, si ashensorë të dedikuar për emergjenca zjarri, lartësi kati deri në 4 metra, dhe hapësira të përbashkëta të llogaritura me standarde ndërkombëtare.

Përshpejtim i trendit të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të rezidencave në kulla ka qenë progresive. Para çmimit të shitjes prej 10,000 euro për metër katror, më i lartë për shitje në kryeqytet, në fazat e para të zhvillimit të kullave u shënuan në vitet 2022-2023.

Te kulla “Book Building” pas Sahatit të Tiranës, në vitet 2022–2023, apartamentet u shitën me çmime që nisnin nga 5,000 euro për metër katror sipas të dhënave të zyrës së shitjes për Monitor.

Te objekti pranë Presidencës, çmimet fillestare varionin nga 4,000 deri në 4,800 euro për metër katror.

Te “Rainbow Center” (një godinë 7-katëshe, ku dy katet e para të saj funksionojnë si qendra tregtare), në ish-Bllok, çmimet arritën në 5,000 euro për metër katror.

Te “Eyes of Tirana”, në fazën e parë të ndërtimit, çmimet për rezidencat u shitën mbi 3,500 euro për metër katror, ndërsa për ambientet komerciale mbi 6,000 euro -8, 000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave për vitin 2025, ndër zonat më të shtrenjta mbetet rruga “Brigada”, në zonën e ish- Bllokut, ku çmimi i apartamenteve shkon në 5,000 euro për metër katror, për një nga objektet që është në fazë zhvillimi. Si krahasohet Tirana me kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor?

Për shitjen e pronave luksoze, tashmë Tirana ka kaluar çmimet mesatare të kryeqytetit kryesor të Ballkanit Perëndimor, duke u krahasuar vetëm me transaksione të rralla në rajon.

Në Beograd është regjistruar një shitje rekord prej 11,811 euro për metër katror sipas raportit “Çmimet e pasurive të paluajtshme në Serbi 2025: Parashikimet”. Raporti evidenton se qendra historike e Beogradit mbetet zona më e shtrenjtë, me çmime mesatare për metër katror në zhvillimet e reja arriti në 3,941 euro, ndërsa mesatarja për ndërtesat e vjetra ishte 3,349 euro.

Ndërsa në Kroaci vetëm në rezidencat luksoze bregdetare çmimet shkojnë deri në 8,000 euro për metër katror sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania”.

Në Malin e Zi, çmimet para krizës financiare dhe luftës në Ukrainë arritën edhe në 10,000 euro për metër katror, por më pas ranë ndjeshëm me humbjen e tregut rus.

Aktualisht, çmimet janë ulur në 5,000–7,000 euro për metër katror.

“Çmimet e tregut reflektojnë kërkesën, zhvillimin ekonomik dhe fuqinë blerëse. Shqipëria, krahas Bosnjës, ofronte tradicionalisht çmime më të përballueshme, por në Tiranë po shohim një përjashtim për shkak të kërkesës së përqendruar në projekte elitare”, nënvizon zonja Dhami.

A po largohet Tirana nga realiteti i tregut vendas?

Ekspertët e tregut të real estate-it, vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin, për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut.

Me ndërtime luksoze që shkojnë përtej funksionit të banimit, Tirana duket se po përqendrohet në zhvillime të nivelit super të lartë, me fokus te blerësit elitarë dhe investitorët e huaj, ndërsa kërkesa për strehim po arrin të plotësohet vetëm te zonat periferike.

Çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë, variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror.

Po ashtu, sipas Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, vlerëson se çmimet e banesave u kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s.

Indeksi Fischer tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë.

Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit. / Monitor

The post Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2 appeared first on Albeu.com.

Krijohet koalicioni me 26 Parti/ PD dhe PDIU arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e 11 Majit
Partia Demokratike (PD) dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 11 majit.

Lajmi është bërë i ditur pas një takimi mes drejtuesve të dy forcave politike, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar opozitën dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë të fortë.

Kreu i Partisë Demokratike, deklaroi më herët se aleancat me aleatët opozitarë synojnë të maksimizojnë votën opozitare dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.

26 partitë opozitare do vijojnë fushatën në ditët në vijim, duke prezantuar platformat e tyre dhe strategjinë për zgjedhjet e ardhshme.

JA 25 PARTITE QE KANE FIRMOSUR BASHKEPUNIMIN ME PD NE KOALICION

The post Krijohet koalicioni me 26 Parti/ PD dhe PDIU arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e 11 Majit appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Shkurt 2025, temperaturat arrijnë deri në -7 gradë
Këtë të enjte vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin verilindor dhe juglindor, por nuk priten reshje.

Ndërsa nëpër lugina, do të ketë mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale, deri në 12°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 20 Shkurt 2025, temperaturat arrijnë deri në -7 gradë appeared first on Albeu.com.

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, arrijnë në 458 milionë euro për nëntë muaj
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, u rritën përsëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat në Bilancin e Pagesave nga ky zë për tremujorin e tretë arritën në vlerën e 190 milionë eurove, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin 2024, të ardhurat nga puna arritën në 488 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma neto (duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri), të ardhurat nga puna kishin vlerën e 458 milionë eurove, me një rritje prej gati 18% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit u bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen, si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.

Për 9-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna, kontributi i tyre total në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për gjashtë muaj, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 30% të deficitit tregtar në mallra për 9-mujorin 2024.

Puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare në dekadat pas rënies së komunizmit.

Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 9-mujorin, ato arritën në 498 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fasoneria në dy vitet e fundit, ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, por megjithatë vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për balancimin e deficitit të jashtëm të ekonomisë./ Monitor

The post Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, arrijnë në 458 milionë euro për nëntë muaj appeared first on Albeu.com.

Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë, por investitorët realë nuk na duan
Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik. Edhe për 9 mujorin 2023, kur janë të disponueshme të dhënat, që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja kanë vijuar tendencën rritëse, duke arritur në 1.1 miliardë euro.

Rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, më pas renditet industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht shifrës së lartë të deklaruar vendit duket se i mungojnë investimet e mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç po ndodh p.sh. në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut.

Realisht, Shqipëria jo vetëm që është më pak tërheqëse për tërheqjen e investimeve te huaja reale, por dhe interesi për të është ulur ndjeshëm.

Sipas Indeksit Global të Mundësive 2024” (GOI), Shqipëria është vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar.

Vendi ynë është përkeqësuar me 6 vende krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 73, shumë më poshtë vendeve të rajonit.

Në indeks janë marrë në analizë 5 komponentë. Shqipëria performon më mirë në “Perceptimin e Biznesit”, që lidhet kryesisht me masat dhe kufizimet që has biznesi, si dhe masat lehtësuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke u renditur në vendin e 62.

Në të njëjtin pozicion qëndron edhe sa i përket “Bazave ekonomike”, që lidhen me parashikimin makroekonomik të vendit, kualifikimin e fuqisë punëtore dhe potenciali për zhvillimin inovativ të vazhdueshëm, përmirësimi i mjedisit për rritjen e investimeve.

Por krahasuar më një vit në parë në të dyja komponentët ka një përkeqësim të lehtë. E renditur në vendin e 67, një përkeqësim me 7 vende ka pësuar Shqipëria, në “Standardet dhe politikat ndërkombëtare”, që kanë të bëjnë me faktin se sa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar, patentat dhe markat tregtare, taksat dhe rregulloret.

Në dy komponentët që performon dukshëm shumë keq, janë “Shërbimet financiare” (aksesi që ka një vend në shërbime të tilla) dhe “Kuadri institucional” (shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit, të drejtat e investitorëve, inovacioni), Shqipëria qëndron në pozicionin e 93 dhe 84 përkatësisht.

“Ndër 10 vendet me rezultatet më të larta të GOI në vendet në zhvillim në Europë, Moldavia dhe Shqipëria janë të vetmet vende, që bien nën mesataren në dy kategori: Shërbimet Financiare dhe Kuadri Institucional. Në të dyja vendet, kuadret Institucionale pengohen veçanërisht nga performanca e dobët e tyre, në nënkategorinë e Qeverisjes Publike, e cila bie dy devijime standarde, nën standardin”, thuhet në indeks.

Bullgaria renditet në vendin e 43, duke u parë si një terren i mirë për të investuar, Mali i Zi në vendin e 50, Maqedonia në vendin e 52, ndërsa Serbia në vendin e 59, një pozicion i pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

The post Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë, por investitorët realë nuk na duan appeared first on Albeu.com.