arrestohet dritan rexhepi Archives - Albeu.com

Dritan Rexhepi u kaq dje nga Turqia, reagon Italia: “Pablo Escobari” shqiptar është i yni
Policia italiane ka dalë me një reagim zyrtar mbi arrestimin e baronit të botës së krimit dhe drogës Dritan Rexhepit dje, 10 nëntor në Stamboll të Turqisë.

Për Italinë, Rexhepi njihet edhe si “Pablo Escobari” shqiptar.

Komunikimi sot i Policisë italiane mbi arrestimin e Dritan Rexhepit

Më 8 nëntor, i arratisuri i njohur, shqiptari REXHEPI Dritan u kap dhe u arrestua në Stamboll (zona Beylikduzu).

Puna e inteligjencës dhe analizës e zhvilluar në kuadër të aktivitetit të koordinuar nga Shërbimi për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar me Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpol Lionit, Shërbimin Qendror Operativ të Policisë së Shtetit dhe S.I.S.C.O. të Firences, bëri të mundur marrjen e informacioneve të dobishme për të konstatuar se Rexhepi, pas arratisjes nga Ekuadori, ishte strehuar në Turqi.

Falë një bashkëpunimi të ngushtë dhe të frytshëm dypalësh mes autoriteteve italiane dhe Policisë Turke, Policisë Kombëtare dhe Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës Kundër Drogës, të asistuar nga Eksperti i Sigurisë Kombëtare, u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i  shumë të rrezikshmit.

Dritan Rexhepi është një nga kriminelët më të mëdhenj shqiptarë, i njohur në mbarë botën.

I arratisur nga Shqipëria në Itali, profili i tij kriminal u pasurua nga kryerja e shumë grabitjeve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

I arrestuar dhe i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Firences, ai u arratis nga burgu i Voghera në vitin 2011. Më pas i arrestuar në Belgjikë për kryerjen e grabitjeve të shumta, ai u arratis sërish nga burgu belg.

Në vitin 2014 ai u arrestua në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 13 vjet burg dhe u bë sërish i pagjurmueshëm në vitin 2021, duke gjeneruar debat të madh në atë vend për shkak të metodave që lejuan largimin e tij.

Gjatë qëndrimit në burgun e Guayaquil, ai arriti, nëpërmjet përdorimit të bisedave të koduara, të krijonte një kartel shqiptar të trafikut të drogës të quajtur “Kompania Bello” i dedikuar për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, prodhuar në Kolumbi, të transferuara në Evropë dhe shpërndahet nën markën ekskluzive “BELLO”.

Rexhepi, i njohur si lideri i padiskutueshëm i kartelit shqiptar që vepronte në të njëjtin nivel me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës, u godit nga urdhëri i ndalimit në burg i lëshuar nga GIP në Gjykatën e Firences me kërkesë të Antimafias së Qarkut.

Drejtoria e Firences, në kuadër të operacionit LOS BLANCOS të kryer nga Skuadra Fluturuese dhe u dënua në shkallë të parë me 20 vjet burg për krimet e bashkimit kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës. Përgjegjësia penale e të njëjtit do të duhet të konstatohet në shkallët e mëvonshme të gjykimit.

Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë dje që kërkesën për arrest provizor t’ia përcjellë autoriteteve kompetente turke, të shoqëruar me dokumentacionin e ekstradimit në rrugët e zakonshme diplomatike.

Firence, 11 nëntor 2023

The post Dritan Rexhepi u kaq dje nga Turqia, reagon Italia: “Pablo Escobari” shqiptar është i yni appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ I shtrirë përtokë, dalin pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit
Janë bërë publike pamjet e operacionit “Kartel” në Stamboll gjatë të cilit ra në pranga “mbreti” shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi.

Ky i fundit kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Në operacionin për kapjen e tij, siç shihet në video, janë angazhuar forca të shumta policie.

Rexhepi shihet i shtrirë në tokë dhe “i mbërthyer” nga forcat turke të policisë.

Kush është Dritan Rexhepi?

Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej.

/Albeu.com

The post VIDEO/ I shtrirë përtokë, dalin pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Turqi “mbreti” i kokainës Dritan Rexhepi
Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti” shqiptar i kokainës, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll.

Ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi u arrestua pas operacionit të koduar “Kartel”, në Stamboll.

Yerlikaya tha se u konstatua që Rexhepi hyri në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

İstanbul’da düzenlenen “KARTEL OPERASYONU” ile İtalya ve Arnavutluk makamlarınca;

? Kırmızı Bülten’le aranan ve Güney Amerika’dan Avrupa’ya uyuşturucu sevkiyatı yapan “KOMPANİO BELLO” isimli uyuşturucu Kartelinin lideri Dritan REXHEPI yakalandı❗️

Aziz Milletimiz bilmesini… pic.twitter.com/4cbWMYNQgg

— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 10, 2023

Kush është Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli.

Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t’u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.

Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati.

Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë.

Në  dokument thuhej se:-“… gjatë procedurave për njoftimin e të dënuarit Gramoz Rexhepi është mësuar së i dënuari ishte arrestuar në Itali. Në këto rrethana, është proceduar me njoftimin nëpërmjet letër-porosisë drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë Italiane. Por ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë i mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu…”.

Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit:-“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhpei ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.

Po kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit?

Nga një dokument i sistemit Tims, zbulohet që pas arratisjes së parë nga Durrësi dhe gjatë kohës së zhvillimit të gjyqit në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda kur ishte në kërkimin ndërkombëtar, Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri shumë herë të tjera, edhe në asnjë rast dhe nga askush, nuk është arrestuar.

Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj.

Ky dokument tregon se:“…ka rezultuar se në datën 8.08.2014 në kuadër të një operacioni antidrogë “Balance” të zhvilluar në Ekuador, përveç shtetasve ekuadorianë është arrestuar dhe shtetasi shqiptar Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet e bëra nga Departamenti i Krimit të Organizuar në sistemin TIMS, rezulton se ky shtetas i identifikuar me emrin Lulzim Murataj, është personi i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar, Dritan alias Gramos Rexhepi ose “Dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”.

Lulzim Murataj identitetin e të cilit e ka përdorur Dritan Rexhepi, rezulton se është banor i komunës Kote, i lindur në fshatin Velç, në 23 prill 1979, i cili aktualisht rezulton të jetë në burg në Angli.

Por kjo nuk ka penguar Gramoz Rexhepin të siguronte një pasaportë me identitet të bashkëfshatarit të tij Lulzim Murataj, por me foton e vetë Dritanit. Rezulton se aplikimi për nxjerrjen e pasaportës biometrike është kryer në komunën Levan të Fierit dhe të gjithë praktikën e dokumentacionit e më pas hedhjen në sistem të gjurmëve të gishtave dhe fotografive e ka ndjekur punonjësi i qendrës së aplikimeve, Anton Përlala.

Gjurmët papilare të gishtave dhe foto kanë qenë të Gramoz Rexhepit, ndërsa të dhënat e tjera janë hedhur në sistem në emër të Lulzim Murataj./Albeu.com

The post Arrestohet në Turqi “mbreti” i kokainës Dritan Rexhepi appeared first on Albeu.com.