Arrestohet 3 te rinj Archives - Albeu.com

Tre çanta të mbushura me lëndë narkotike drejt Malit të Zi, arrestohet 3 të rinjtë në Shkodër
Tre persona u arrestuan nga policia e Shkodrës në tentativë për të trafikuar tre çanta plot me kanabis drejt Malit të Zi.

Në operacionin e koduar “Grabom” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare”, ben me dije policia.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabom”.

Operacioni, nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Grabom dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Sekuestrohen 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Shërbimet operacionale të DVKM Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Grabom, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Grabom, me qëllim trafikimin e saj, nëpërmjet kufirit jeshil, në drejtim të Malit të zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grabom”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

The post Tre çanta të mbushura me lëndë narkotike drejt Malit të Zi, arrestohet 3 të rinjtë në Shkodër appeared first on Albeu.com.